Burim Kukeli është shembulli konkret i atyre futbollistëve me origjinë shqiptare që më në fund ia kanë dalë mbanë në një vend të huaj, pas shumë e shumë vitesh punë. Futbollisti 28 vjeçar jeton prej 24 vitesh në Zvicër, por në fund ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë kundër vendit që e “adoptoi”, edhe pse gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, siç e tregon ai vetë.
Lojtari është kontaktuar nga FSHF vetëm 3 muaj më parë dhe për herë të parë ka njohur kolegët e tij të kombëtares vetëm në javën e fundit.
“Është e pabesueshme. Kam patur shumë pak kohë për t’u ambientuar me këtë gjë. Tani jam këtu dhe sinqerisht që nuk mund t’i gëzohem pasi kam nevojë të përqendrohem dhe të jap më të mirën në fushë. A është e vërtetë që kam ngatërruar emrat e lojtarëve të kombëtares? Po, me përjashtim të Hykës, me të cilin kam luajtur te Lucerna”.
“Kam mbetur i çuditur kur FSHF më kontaktoi 3 muaj më parë. Fatkeqësisht nuk isha në gjendje të luaja në miqësoren e gushtit, por trajneri dëshironte që unë të isha pjesë e kombëtares dhe të luaja me të”, tha lojtari që tregon se sa e veçantë është ndeshja kundër përfaqësueses së Zvicrës, vend ku ka ardhur që në moshën 4 vjeçare.
“Jam rritur në Zvicër dhe i detyrohem shumë këtij vendi. Sigurisht që kjo është një ndeshje shumë e veçantë për mua, sidomos për faktin që zhvillohet në Lucern, ku kam luajtur për 4 vite e gjysmë. E kuptoj që nuk është e lehtë, por unë jam shqiptar dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen time. Pasaporta zvicerane ka qenë një problem gjatë jetës time, por nuk e kam kërkuar kurrë atë”.
“Personalisht e kuptoj vendimin e lojtarëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Këta lojtarë kanë zgjedhur të luajnë për një vend që ka bërë për ta dhe kjo zgjedhje e tyre duhet pranuar. Nuk besoj se do të ketë provokime në stadium. Siç e thashë, çdokush mund të zgjedhë si të dojë për veten e tij dhe të tjerët duhet ta pranojnë këtë zgjedhje. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur edhe për tifozët e shumë shqiptarë. Është e vërtetë që do të jetë një ndeshje ku do të jenë shumë shqiptarë, shumë prej tyre jetojnë në Zvicër dhe ky është rasti unik për të parë drejtpërdrejt skuadrën e zemrës. Edhe familja ime do të jetë në stadium”, ka zbuluar mesfushori shqiptar që pritet të jetë përsëri mes titullarëve në këtë sfidë.
Ashtu si futbollistët e tjerë të përfaqësueses kuqezi, Kukeli ka treguar se është i ndërgjegjshëm që Zvicra mbetet favorite për sfidën dhe për të fituar grupin ku bën pjesë edhe përfaqësuesja shqiptare.
“Fitorja ndaj Qipros erdhi si surprizë edhe për mua. Megjithatë arritëm objektivin që ishte fitorja dhe na u desh që të vinim zemrën dhe dëshirën e mirë në fushë. Sinqerisht, Qipro krijoi vetëm një rast të vogël për të shënuar, asgjë më shumë. Zvicra është një prej favoritëve, jo vetëm për këtë ndeshje, por për të fituar grupin. Jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë një betejë e vështirë. Por ecim para me besimin dhe pasionin për lojën, me të cilën jemi në gjendje të mundim çdo kundërshtar”.
Do fitojme apo jo?
Po, Po, Po!
http://fashionguests.blogspot.com/
Ha ha, sigurisht qe “ka zgjedhur” Shqiperine, pasi ka mbushur 28 vjet, pa shprese se do ftohej nga kombetarja zvicerane.
Ti Suzi,me ke je sot???.Se ckam nje mendim qe si kosovare-zviceriane qe je,sot je me Zvicren,pra kundra Shqiperise.
Une jam per barazim, Ben, Shqiperia edhe po fitoi piket sot, nuk ka ndonje shanse per me tutje, Zvicra po, keshtu qe deshiroi ti shof ata djem kur luajne, qofte edhe per Zvicren.
PZvicra eshte nje shtet thellesisht Antishqiptar
Une jam emigrant vete, dhe e shikoj qe autoritet vendase te cdo shteti nuk kane respekt fare per emigrantet
Nuk e gjen dot te drejten kurre__Une dije u zura me ata te punes ,
dhe sado qe mora politicine dhe e drejta ishte ne anen time , absolutisht policia nuk e cau koken fare per mua, , sa e kuptuan qe isha emigrant
Emigrantet kudo qe jane bejne jete te veshtire, edhe kur kane t e pune te mire ,
se ne nje moment veshtiresie autoritet e vendit ku jeton nuk te kane ne konsiderate fare
Ndaj , nqs ti ben nje kariere ne ate vend eshte totalisht si pasoje e jotja dhe jo e ndihmes apo e drejtesise se tyre, se ata te trajtojne me miungese respekti per drejtesine tende
Keshtu qe femijet e emigranteve nuk duhet te kene respekt fare per vendin ku jane , se prinderit e tyre kane hequr shume dhe do te thote te mos kesh respekt per vuajtjet e prindit tend kur ti dle kunder vendit te origjines dhe pro atij vendi aty ku jeton , kur prindit tend i eshte nxire jeta
Te me behet mua femija , dhe te lozi kunder Shqiperise, une e mbys me duart e mija…..
Bravo Kukeli, zgjedhja e tyre duhet kuptuar dhe pranuar.
Fitofte me i miri, mjafton qe kombetarja shqiptare te beje ne maksimum detyren e vet.
Ky zgjodhi Shqiperin sps nuk ka pase shanse ne Kombetaren Zvicrrane,
C’eshte kjo Suzana?! Si e ka kete kete llogjike(edhe shume deshire) qe Shqiperia te eleminohet nga turneu. N.q.se Shqiperia do te merrte piket e plota ne Zvicer, nje njeri me mend ne koke (dhe shqiptar) do te enderronte dhe shpresonte realisht per kualifikim. Kjo sepse grupi eshte i ekuilibruar (kam parasysh Zvicer, Slloveni, Norvegji). Realisht edhe une them qe Shqiperia ka shume pak mundesi per kualifikim, por ne se ajo do te fitonte ne Zvicer, mundesia e kualifikimit do te ishte 50 me 50 dhe jo zero sic thote Zonja Suzana.
Pak rendesi ka per mua humbim apo fitojme me zvicren, natyrisht fitorja eshte me e mira. Duhet te tregojme respekt per ato 5 shqiptar qe luajne me zvicrer nqs nuk shkojme ne ne Brazil do jete ata dhe flamuri jone do jete ne stadium ku ata do luajne fale atyre. Ka shembuj plot futbolli qe kane bere zgjedhje te tilla si psh Germany me Turqit.
Ne shqiptaret s’meritojm ashje.Kur jan te famshem i bajm Shqiptare kur si njeh kush jan kosovare
A dini ndonje link ne internet per te pare ndeshjen per ne qe jemi jashte Shqiperise?
kukeli dhe zviceran ?? ahaha po nse jeta diku ne vend te huaj dhe nje pasaport sipas logjikes perendimore te ben te till ??
besoj se jo aj eshte shqiptar dhe shqiptari do mbetet i till edhe nse lind ne HENE