Saint Kitss dhe Nevis ka njohur Kosovën

14 Nëntor 2012, 20:53Rajoni TEMA

Qeveria e shtetit Saint Kitts dhe Nevis ka marrë vendim të hënën për njohjen e Kosovës, ndërsa brenda disa ditëve pritet të dërgojë edhe notën verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë thënë për KTV-në se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj por ka shtuar se po presin notën verbale për ta bërë publik lajmin.

Ministri Hoxhaj disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis. Njohja e këtij shtetit do ta çonte në 97 numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën.

12 komente në “Saint Kitss dhe Nevis ka njohur Kosovën”

  1. Pelasgian says:

    thank you edhe pse eshte hera e pare qe degjoj kto emra LOL

  2. suzana(Kosove) says:

    saint-kits dhe nevis, hahaha, ku po gjene Pacolli keto shtete ore.
    Cilit kontinent i takojne se s,kam degjue kurre per to.
    Jane banoret e ketyre vendeve musliman apo Qafira?

    1. Arben Kosova says:

      Oj Suzez,gjendet ne Oqeanin Atlantik i takon Caribbean Amerikes Veriore tek Republika Domenikane dhe Puerto Rico ka rreth 50000 banor.Location Caribbean, North America
      Population 49,898
      Latitide of center 17° 20′ 24.7″ (17.3402°) north
      Longitude of center 62° 46′ 13.4″ (62.7704°) west
      Average elevation 480 meters (1,575 feet)
      Capital Basseterre
      Area 261 km² (101 miles²)
      Language English
      Currency Dollar
      Phone code +1-869
      Internet domain .kn
      Edit this place.Klm.

  3. boss says:

    ju falemindeojm nga zemra per ket njohje

  4. Mark says:

    As ministria e jashtme e Kosoves se ka idene se sa shtete e kane njohur Kosoven.Ne website-in zyrtar shkruhet 91 shtete,ketu shkruhet 97.Ne jemi rrumpalle si ne Shqiperi e ne Kosove.

    http://www.mfa-ks.net/?page=1,33

  5. Dardan says:

    Ku jane Shqiptaret e Shqiperis ne thojza pse nuk e urojn kosoven per ket njohje aaa jo ketu te gjthe jane ekstremist te krishtit keta komentojn vetem ne ndonje tem fetare si ajo atje per krasniqin e cila tashe ka arrite 200 komente nga ekstremiste e janullatosit, ndersa na shesin pordhe koti se qfare esht islami etj

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      urime Kosoves o Dardan

    2. kosovari says:

      o keta te shqipris jan vetem per te flliqsina kurgjo tjetere.sa ma large tynve.

  6. Taulant/Tirane says:

    A kane te drejte vote keto shtete ne OKB?Kjo na intereson.Po qe se kane,jemi ne rregull.C’na duhet sa te medhaja jane dhe kujt feje i perkasin?

    1. Irvi Hyka says:

      Po Shën Kitts dhe Nevis është një shtet sovran dhe anëtar me të drejta të plota në OKB. Vota e tij në Asamblen e Përgjithshme është e barabartë me atë të Indisë le të themi. Më vjen keq që disa komentues mundohen ti sfumojn këto njohje të cila kanë një rëndësi të madhe, pasi kur një shtet njeh Kosovën në një zonë të caktuar lëviz edhe shtet e tjera dhe meksika do të ishte objektiv i mirë për rajonin.

  7. Dardan says:

    Taulant/Tirane,,, Po velle taulanti kane te drejt vote ne OKB,

  8. atila says:

    Bravo edhe pak behemi dy Shqipe ne OKB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje