“Jeta e panjohur e Ismail Qemalit”

22 Nëntor 2012, 14:12Politika TEMA
“Jeta e panjohur e Ismail Qemalit”

“Jeta e panjohur e Ismail Qemalit” është dokumentari i gazetarit Roland Qafoku,i cili është promovuar mbrëmë në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve.

Për herë të parë në këtë dokumentar jepet një profil i plotë për familjen e krijuesit të shtetit shqiptar.

Në këtë investigim të gazetarit Qafoku merr zgjidhje edhe dilema e lindjes së Ismail Qemalit, datë e cila përkon çuditërisht me atë të diktatorit Hoxha.

Mesa duket diktatori nuk ka dashur ta ndajë as me krijuesin e shtetit shqiptar datën e lindjes dhe për 50 vite të regjimit komunist , në të gjitha tekstet e historisë shkruhej se Ismail Qemali lindi në vitin 1846, pa përmendur ditën dhe muajin.

Por historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, në librin e tij “Shqiptarët në Perandorinë Osmane” duke iu referuar arkivave të Perandorisë, shkruan se Ismail Qemali ka lindur më 16.10.1846, pra në tetorin e famshëm, ku për gjysmë shekulli është festuar me madhështi ditëlindja e Enverit.

Ndërkohë që në kohën e mbretërimit të Zogut, edhe më pas gjatë komunizmit, u shmang nga gjeneralitetet mbiemri Vlora. Ai u quajt thjesht Ismail Qemali, sepse pas vitit 1944 historiografët komunistë zyrtarizuan zëvendësimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, që Ismaili e përdorte prej kohës si hierarki e Perandorisë Osmane. Në asnjë rast nuk përmendet Ismail bej Vlora, por vetëm Ismail Qemali, dhe në disa raste edhe I.Qemali. Komunizmit duket se nuk i ka shkuar për shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora.

Ismail bej Vlora është lindur pikërisht në të njëjtin vend ku pas 70 vjetësh do të shpallte Pavarësinë. Deri më 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve me një sipërfaqe 40 mijë metra katrorë, të cilat u prishën.

Janë tri versione që shpjegojnë prishjen e sarajeve: i pari është ai i një tërmeti që ndodhi në Vlorë dhe i shkatërroi plotësisht sarajet. E dyta për një studiues nga Vlora, Ago Agajn, autori dhe urdhëruesi i prishjes së sarajeve të Vlorajve është kryetari i Bashkisë së Vlorës, Qazim Kokoshi. Varianti i tretë vjen nga Hëna Këlcyra, vajzë e tezes së Eqerem bej Vlorës, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetë sarajet.

Hëna Këlcyra shprehet se tezja i ka treguar se prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarësisht rrethanave si u shkatërruan sarajet e Vlorajve, shkatërrimi i tyre solli mallkimin për gjithçka që kishte lidhje me pasardhësit e Ismail Qemalit dhe gjithkënd që kishte lidhje me mbiemrin Vlora. Dhe në fakt, përveç lavdisë së ngritjes së flamurit nga Ismail beu, në gjithçka tjetër këtë familje e ndoqi mallkimi.

Ka qenë vetëm 12 vjeç kur Ismail Qemal bej Vlora është regjistruar në gjimnazin “Zosimea”, ku të gjithë nxënësit ishin ortodoks dhe ai ishte i vetmi mysliman. Ky fakt thuhet se shkaktonte mjaft të qeshura kur një herë në muaj prifti shkonte e bekonte godinën dhe nxënësit dhe se si Ismaili sprapsej kur prifti i tundte kryqin përpara fytyrës.

Miqësia e babait të tij me  ministrin e punëve të Jashtme të Perandorisë bënë që në moshën 16 vjeçare ai të shkonte në kryeqytetin e Perandorisë. Ai nisi punën në Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht nisi studimet për jurist në Stamboll, ku edhe u diplomua. Ai njihte shumë mirë gjuhët, shqip, turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht.

Ismail Qemal bej Vlora ka pasur dy martesa gjatë jetës së tij. Për herë të parë u martua me një vejushë të re, Nasipe Hanëmi, e cila ishte vetëm 19 vjeç dhe kjo martesë u shoqërua me fat të keq. Vetëm një vit më pas gruaja bashkë me vajzën që po lindte vdiq dhe kjo qe një humbje e madhe për Ismail beun. Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe Ismail beu është dashuruar me një vajzë greke, Kleoniqi Surmelin. Ajo i ka dhuruar Ismail beut dhjetë fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza.

“Në fillim ndryshimi në besimin fetar qe bërë pengesë për bashkimin tim me këtë zonjushë të re që kisha rënë në dashuri, çka u kundërshtua fort nga njerka e saj. Mirëpo u morëm vesh me vajzën, si dhe me pëlqimin e heshtur të vjehrrit tim të ardhshëm, që ta rrëmbeja dhe kështu bëra një natë. Shtëpitë tona ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe sapo futa vajzën në shtëpinë time, thirra dëshmitarë nga të dyja palët, një prej të cilëve ishte konsulli belg, dhe akti i martesës u hartua dhe u nënshkrua në prani të tyre”.

Ajo ka vdekur në Spanjë më vitin 1918, një vit para Ismail beut dhe varri i saj gjendet akoma atje. Po në këtë vend sot e kësaj dite ndodhen edhe eshtrat e Donika Kastriotit, bashkëshortes së Skënderbeut.

19 komente në ““Jeta e panjohur e Ismail Qemalit””

  1. Sinani says:

    Ju lutem mos shkruani budallalleqe! E kam fjalen ne lidhje me emrin e ndryshuar te Ismail Qemalit. Ai vete ka firmosur ne dokumentin e pavaresise ismailkemal. Prandaj mos shkruani jo Zogu jo Enveri ja kane ndryshuar emrin.

    1. Dardan says:

      Nje gje nuk e kame te qarte sikur Hashim Thaqi Sote te nenshkruaj se e pranon Kosoven pa Veriun e Mitrovices si do ta cilsonim , Ashtu sikurse Ismail Qemali kur dha firmen e Pamvarsis se Shqiperis e cila i la jashte me teper se Gjysmen e teritoreve Shqiptare,

  2. niku says:

    Urime Z.Qafoku per punen e bukur qe ka bere….

  3. raimondi says:

    Aty thuhet qe Donika Kastrioti i ka eshtrat ne Spanje. Ashtu eshte Donika Kastrioti pas vdiq Skenderbeu shkoi ne Spanje , ne Valencia me duket.
    Ajo jetoi ne oborin e nje mbreti spanjoll atje bashke me te jemen e Skenderbeut , dhe shoqerohej edhe nga Vrana Konti….Nje historian spanjoll i asaj kohe i pershkuran me fjale shume te larta Doniken dhe te jemen e Skenderbeut bashke me Vrana Kontin , dhe si njerez me pamje shume fisnike dhe njerez shume dinjitoze …

    Shteti shqiptar duhet te interesohet dhe ti sjelle ne Shqiperi eshtrat e Donikes dhe te tjereve qe ishin me te

    1. albert says:

      Nuk eshte e mundur qe Vrana Konti ta shoqeronte Doniken ne Spanje. Ai vdiq ne vitin 1458.

      1. raimondi says:

        Kam pershtypjen qe ajo data e vdekjes nuk duhet te jete e sakte per Vrana Kontin

        Dhe ketu ka dicka
        __Historiani dhe gjuhetari i famshem Austraik Hahn , thote se Vojsava eshte nga familja e fisit te Vrana Kontit __Fisi i Vrana Kontit e kishte emrin Brania –dhe Vrana Konti duhet lexuar Brana Konti
        Mbiemri i Vojsaves eshte Tribaldia, por

        Pra ketu nga kjo hipoteze qe thote shkencetari Austriak Hahn , del qe ka shume mundesi qe Skenderbeu duke e ditur kete lidhje midis fisit te se Jemes dhe te Brana Kontit, e ka lene te jemen nen mbrojtjen e Vrana Kontit dhe i ka derguar keta ne Spanje me perpaara se sa te vdiste Skenderbeu….Pra gjate kohes se luftes e jema e tij e shoqeruar nga Vrana Konti dhe e shoqja duhet te kene qendruar ne Spanje ….

        Interesant eshte fakti se Historianit spanjoll i kishte bere shume pershtypje pamaj fisnike , dhe sidmos ai thoshte qe Shoqeruesi i moshaur i Zonjes ishte nje fisnik me pamje te jashtezamoshme

        Do shtoja se emri _Donika esht enje nga emrat me te bukur per Vajzat ….
        Gjynaf te mos i sjellim eshtrat e ketyre njerezve tane te medhenj qe ishin me te vertete Patriote , qe dhane per t ekrijaur kombin tone shqiptar, jeten e tyre, jeten e femijeve te tyre , pasurine tyre

        Ata falen gjitheshka, moren persiper vuajtje pa fund , duke mos bere
        asnje lloj mareveshje me askend per tokat e Arberise …qe ne sot te kemi Emrin e Nderuar Shqiptar

        Dhe sa per Ismail Qmealin dhe Enverin –do thosha se, Enveri e ka mbrojtur figuren e Ismailit .Ai nuk lejoi te publikohej mareveshja qe kishte bere Ismail Qemali me kryeminstrin grek ne 1907 ,
        ku kishte firmosur qe Cameria dhe jugu i Shqiperise , pa Vloren ti jepej Greqise

        Dhe ishte pikerisht kjo mareveshje qe i beri Anglezet te justifkojne vendosjen e kufirit tone ne Jug ku eshte sot duke lene Camerine jashte tokave tona

        Ndaj nuk keni apsak te drejte te kritikoni Enverin ne lidhje me Ismail Qemalin, se Enveri e ngriti lart kultin e Ismail Qemalit ….

        Edhe Abaz Eremenji ne Historine e tij per Shqiperine e kritikon Ismail Qmealin , edhe epr faktin se u kutjua shume vone per Pavarsine tone, kur ai kishte mudnesi ta kerkonte ate me heret —

        Po nejse, keto jane fakte historike qe nuk ja heqin meriten Ismail Qemalit si themeluesi i Pavarsise shqiptare..

        …Por ama ne Shqiptaret duhet te jemi te sinqerte me veten tone,
        se as qe mund te krahasohet Patriotizmi i vonuar i Ismail Qemalit,
        me Patriotizmin
        si kristal guresh te Cmuar te …..Vrana Kontit, Vojsava Tribaldia, Donika Kastrioti…dhe gjithe Heronjve te asaj kohe heroike qe tronditi Europen dhe ndali furine e Barbreve te Azise….me forcen e zemres se tyre me shume se me forcen e shpatave…

    2. Shtegtari says:

      “raimondi”
      Plotesisht dakord me kerkesen tende po cili shtet mavria???
      “Shteti shqiptar duhet te interesohet dhe ti sjelle ne Shqiperi eshtrat e Donikes dhe te tjereve qe ishin me te”
      Te shtojme qe Donika (apo Andronika) ishte edhe e bija e te madhit Gjergj Arianiti, Numri 2 pas Skenderbeut per nga fama ne ate kohe

  4. Tirona says:

    Per 100 vjetorin e pavaresise duhet te kishin sjellur eshtrat e bashkeshorteve te Skenderbeut dhe Ismail Bej Vlores dhe jo eshtrat e tradhetarit Zog.

    1. Dani says:

      Eshtrat e I. Qemalit jane ne Vlore o “Tirana”, mos ubej dhe ti si ish Ministri i Kultures, Xhaferri qe humbi simiten. Sa per dilemat qe paska zgjidhur Qafoku, ato jane dilemat e tij dhe jo te historise. Filmi Nentori i Dyte, mesa dime eshte bere ne kohen e Enverit. A mund ta kishte kaluar kete Enveri e ta kish bere “Nentori i trete”? Apo jo sepse nuk do ta linin akademoket dhe gazetaret tane kurajoze. Boll me teprime. E degjuat R. Qosen qe tha se nuk mund ti heqesh si me dore 45 vjet, dmth gjysmen e historise shteterore?Apo e kemi lene ta quajme enverist Qosen dhe bjeri ti biem… Mendoni pak si do te reagojne brezat pas 200, 300 a me shume vjetesh. A i bie ndermend kujt se ke ka vrare e ke ka prere Skenderbeu apo ke ka djegur apo pjekur Ali P. Tepelena? Keto qe i lejojme vetes ne jane jo historira, por teshtima historike. Keshtu eshte kur shtetin nuk e nderton, por e gjen te gatshem dhe vetem synon ta mjelesh me babezi dhe pa pergjegjesi as morale, as kombetare, e aq me pak penale. Dhe iu ngreme monumente, pasi i kemi shkaterruar shtepite!!! Troc, karagjoze te integrimit!

      1. Zana says:

        Zoti Dani, “Tirana” nuk thotë për eshtrat e Is Qemalit, por për eshtrat e së shoqes

  5. Ligor Luarasi says:

    SHQIPTARET KANE SHUME TE PA NJOHURA.
    ***************************************************
    Ende jeta e Ismail Bej Vlores ka per tu plotesuar ne te arthmen per te pa njohurat. P.sh. historiania Elena Kocaqi zbarth me fakte se Ismaili ishte dakrt qe Greqise ti kalonte Janinen dhe Camerine ne kembim qe te njihte qeverine e Vlores.
    Perballe te vertetave s’ka pse te shtremberohet apo inatoset askush,pa mesuar te gjitha te vertetat e shqiptareve dhe te Shqiperise s’mund te dijme si te veprojme per nje arthmeri sikunder e duam te gjithe.
    Nicja midis shume ideve pyet:E njeh vetveten? ne shqiptaret dhe shume njeres ne bote s’njohim veteveten tone,per nga cilesite e mira dhe te keqia qe kemi,nga semundjet qe mbartim brenda nesh,etj,etj.
    5000 $ pesemije dollare ne Amerike dashkerka testi i ADN personale qe ka c’do njeri per te mesuar semundjet qe trashegon dhe shume cilersi te tjera te tij qe ai s’i njeh.
    P.Sh.Kur je me tiroide je njeri pa freno ne te folur e ne mendime,i nxituar,etj,etj.Keshtu c’do semundje ka te sajat,qe edhe ne Parlament jemi kerleshur si majmunet.
    Ne shqiptaret ende s’njohim kush na i ka me dredhi kush jo.Sepse s’eshte e lehte te mesosh te verteten.E verteta tek njerzit maskohet ngaqe njeriu eshte edhe djall.Mbreme degjonja se si Konfuci i lashtesise jep strategjine e mposhtjes se armikut pa arme,pa agresion por me subvension.Nje teme qe as e kemi ditur sepse diktatura edhe kete bente,te luftonte pa arme nen rogos.
    Qe mos e zgjat ne shqiptaret jetojme ne mes te pa njohurave qe s’jane pak e ca.Tek ne jeta e drejtuseve tane mbahet sekrete e pa njohur sa sundon,kur del ne pensioni mesojme te pa njohurat e tij.
    Zogu per fronin paska bere gjithe ato leshome ndaj Serbit,Ismail Beu ndaj Grekut,po keshtu kujtojme leshimet ndaj Italise,Turqise,Rusit,etj,etj.Me te gjitha keto leshim – kafshime, si te mos jete e varfer kjo cope toke qe quhet Shqiperi? dihet: fukarallek maskarallek.Gjyshja me tregonte se kur braktisem Luarasin,ishin turqit me kuaj qe na grabisnin gjithe ushqimet e vjeshtes gatitur me djerse per te kaluar dimrin,ndaj lame placke e shtepi,mallin e katandi tregonte gjyshja qe zbritem ne Korce.Tani une nipi i saj para 20 vitesh braktisa atdheun nga varferia dhe percarja klasore allakomuniste 50 vjecare me kodoshllekun ca te nenes ca te njerkes.
    Del pyetja:Sa shqiptare kane mundesine te bejne testin e ADN-se se tyre? kjo ngelet e pa njohura kryesore qe na ben te mos dijme te sillemi edhe njeri me tjetrin per gerveret tona qe s’na ndahen dhe na cojne ne vrasjet e pa fund.
    Eshte e qarte, te pa njohurat tona ende s’jane zbuluar te gjitha,ndaj edhe gabojme per nje Shqiperi per se mbari,gabojme midis njeri tjetrit,nderkohe desherojme te gjithe nje atdhe ku te sundoje DRJTESIA E VERTETE.
    Kjo kerkon shume aftesi,drejtesi,ndershmeri,se pari nga ata qe do na drejtojne ne vazhdim.Sepse lexuam dhe njohem edhe Kryeministrin me te varfer te botes,i cili nga 12.000 $ roge ne muaj 750 $ mbante per vete,me te tjerat plotesonte mjerimin e atdhetareve te tij per c’do muaj.Nderkohe deklaronte se:I varer eshte ai qe vetem pasurohet prej egos se tij, saqe s’gezon edhe ato qe ka fituar por e ka mendjen ne pasuri te tjera.Edhe kjo e vertete per ne shqipot ishte e pa njohur,nderkohe tek ne korupsioni heth vallen c’do dite.Kur do zbardhet krejt kjo e panjohur?????

    1. tefta says:

      faleminderit per plotesimin dhe nga ana ime them qe cdo shqipetar duhet te shkoje tek mjeku dhe te beje te gjitha analizat e gjakut(te veshkes,mulcia,pankreasi,gjendra tiroide,hormonin e gjinise) dhe analizen e urines !TE GJITHA KETO BEJNE QE CDO NJERI TA MARRE VEHTEN NE DORE DHE TE PUNOJE ME VEHTEN E TIJ DHE ME NDIHMEN E MJEKUT QE TE MOS BEHET VRASES;KRIMINEL DHE TE PEFUNDOJE KEQ

  6. Dukati! says:

    Ku kanë kohë sërbët e pushtetit të bien eshtrat e të madhes Donika Kastriotit. Ata duhet të pastrojnë historin nga patriotët si Ismail Qemalin, Fan Nolin, Avni Rzstemin, Luigj Gurakuqin, Barjam Currin, Hasan pishtinln dhe gjithë rilindasit. Më tej të vedosin nevojtoret e historis si Esat Toptanin dhe nipin e tij satrapin Zog, më tej të ndajnë në dy pjesë Shqipërin dhe të dekorohan si heroj kombtar Sali Ramë Berisha, Jozefina Topalli, Ilir Mrta. Fatos Nano dhe gjithë llymi më i zi i kombit. Tmerr i tmerreve!

  7. Zigur Qarri says:

    Intresant rastesia ne muajin e lindjes,Tetor!!!

    Ismail Qemali lindur me 16.10.1846
    Ahmet Zogu ………….08.10.1895
    Enver Hoxha …………16.10.1908
    Ramiz Alia…………..18.10.1925
    Sali Berisha…………15.10.1944

    1. Permeti says:

      Ke ngatruar date per ate te fundit pasi e ka ne korrik. Sikur ta dinte qe dhe kundershtari i tij i tanishem do ta kishte ne korrik.

  8. Valbona says:

    Nderime ROLAND! Une te njoh mire. Po ke nje pasaktesi. Si pas te dhenave DONIKEN dhe VOJSAVEN ne Spanje i ka shoqeruar stergjyshi i
    Saliut,po personi nuk ja permende emrin se ja kishte derguar me SMS.

  9. kalorsi i zi says:

    Une jam mbret sepse jam skllav i dashurise.
    Pasuria i me ? Inteligjenca
    Sfanksi im ? Nje keshtjelle ku jetojne fisniket, syri shikon, fjala nderton, dashuria krijon jeten, une realizoj endren.
    I padukshem i plotfuqishem
    Biznesi im ? Infiniti
    Mon A ? Ame Stram Gram 17
    Gezuar 80- vjetorin Grand Maître, Jeacques Chiraque, L’ÉLU

  10. kalorsi i zi says:

    La pyramide se construit a l’intérieur de chacun de nous et la dernière pierre c’est l’amour. Il faut souffrir beaucoup pour mesurer la force du mal et avoir plus d’amour pour le pardonner, sans risquer la vie du rêve. Voila ma vie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje