Për manifestimin qendror të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Komuna e Prishtinës ka organizuar sot një program të pasur kushtuar 28 Nëntorit,, që nga mëngjesi e deri në mesnatë.
Udhëheqja komunale fillimisht do të bëjë vizita dhe nderime te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti dhe shtatorja e Skënderbeut.
Nga ora 10:00 – 18:00 organizohet Panairi i veshjeve kombëtare dhe i ushqimit tradicional i realizuar në bashkëpunim me organizatat dhe shoqatat e grave të Prishtinës.
Në mesditë zhvillohen (12:00 – 13:00) aktivitete aeronautike mbi qytetin e Prishtinës të realizuara nga Shoqata e Paragllajdizmit të Kosovës.
Në orët e mesditës zhvillohen programe për fëmijë se nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, Studio baleti Studio Rudina, Kori i fëmijëve Xixëllonjat, Shkolla kitarës Vihuela, Shoqëria kulturo-artistike Gerçek, Kori i fëmijëve Zërat Gazmor, Studio baleti Studio Mjellmat, Shoqëria Kulturo-Artistike Minatori i Ri.
Ndërsa nga 15:00 – 18:00 do të ketë një koncert me këngë dhe valleve popullore: Bajram Curri, Qamili i Vogël, Hivzi Sulejmani, Emin Duraku, Minatori i Ri, Grupi i valltarëve nga Fushë Kosova,
Ndërkaq nga ora 20:00 – 23:30 do të kemi koncertin e mbrëmjes: Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar – “Dasma”, Besart Halimi dhe HALIBAND, Etno Flamengo, Minatori, Zig Zag Orkestra, Oda, Jericho, NR
Dhe në orën 24.00 pa një çerek ndizen fishekzjarret./Zeri
Urime gjithe Shqiptarve kudo jane, Ju pershendes me ket thenje te(Dritëro Agolli: “Do vijë dita, Shqipërinë e Kosovën do t’i kenë zili te gjithe” Ket bindje kame edhe une jami Populli me vitale ne Evrope jemi zgjuar si feniksi dhe ska Bire nana qe i ndale Shqiptaret drejt Bashkimit Zhvillimit e Prosperimit te Pergjithshem, Urime Shqiptare
@ Dardan – Kur thua qe pershendet te gjithe Shqiptaret, ke parasysh edhe Shqiptaret Katolike dhe Ortodokse apo jo?..:)
pelasgian3,, Apsolute une nuk i ndaje Shqiptaret Katolike dhe ata Ortodokse nga Shqiptaret tjer, Kritikat e mia per disa Shqiptaret Ortodokse qe jane ber me Greke dhe anti-Shqiptare se Greku e Serbi nuk i perfshine te gjithe Shqiptaret Ortodokse, E dine ti se cili esht Kleri fetare Shqiptare per te cilin kame me se shumti Respekte aje esht Ortodokse Ate, Nikolla Marku pastaje Kleri Katolike i Kosove Don Lushe Gjergji dhe ket ta them me sinqeritetin me te madhe,
U kenaqa qe gjithe Kosova ishte kuq e zi.Pervec nje hekurishte ne Morine asgje nuk na ndan.Do ta shkrijme ate porte qe quhet kufi.E treguat dhe nje here qe dashuria juaj per Shqiperine nuk eshte shuar.Faleminderit.