Para disa ditës një studiues i politikës mu afrua me synimin që të bënim një studim të thelluar shkencor të PD-së. Me mirësjellje e refuzova duke i thënë se kisha në duar një projekt tjetër. E vërteta është se kam në duar një projekt tjetër, por edhe se nuk desha të merrem me një projekt që nuk pasqyron të vërtetën, thjesht sepse jam i bindur që paraqitja e PD dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme. Edhe më shumë se kaq, PD që është sot nuk do të jetë e njëjtë me PD mbas zgjedhjeve. I thashë se ky fenomen që do të ndodhë mbas një momenti kritik si zgjedhjet do studiuar dhe analizuar me kujdes dhe nuk zgjidhet me një pyetësor e me përgjigje telefonike që do të jenë të përgjuara e me radhë. Arsyeja e vërtetë është se njerëzit tanë, sipas mendësisë klasike katundare, ndryshe mendojnë, ndryshe thonë, e ndryshe veprojnë. Me një pragmatizëm katundar klasik të mbështetur në dukje në sjelljen burrnore “kam ngrënë bukën e filanit” sjellja e të gjithëve në lojë motivohet nga tre parimet e sprovuara katundare, “kalova lumin, të vjedhi edhe kalin,” “gjithkush për atë të vetën” dhe “qeni leh atje ku ha.” Motivimi kryesor është ruajtja e interesave të ngushta, mënyra e mbrojtjes të të cilave nuk kuptohet lehtë nga të huajt si për shembull blerja e votave vetëm me një gjel deti, me një thes mielli, dhe me nga një lopë për familje. Këtë nuk ta thotë kush në një pyetësor telefonik. Ajo që ndodhi me skuthin intelektual Fatos Nano mbas vitit 2005 mund të ndodhë edhe me kulimin politik Sali Berisha. PD do të ketë probleme të tjera nga gjendja e PS dhe ujërat do të sqarohen mbas zgjedhjeve. Ti marrim një nga një disa nga këto probleme kryesore që do të lindin mbas zgjedhjeve.
Një hap i mirë është të fillohet me një vlerësim se cila është paraqitja e jashtme e PD-së. Paraqitja e jashtme e PD është e një partie qeverisëse dhe e një reparti ushtarak të komanduar mirë ku shefi din se ç’bën. PD i ngjan një strukture që drejtohet nga një udhëheqës shumë i fortë në kryeministri. PD ka një grup deputetësh që kontrollojnë zona të caktuara në formën e pashallëqeve politike të konsoliduar me lidhje klienteliste dhe me një numër shumë të madh, dhjetëra- mijëra vetësh që kanë punuar në qeveri. PD është një parti me lidhje të shumëfishta në ekonomi dhe me pasunarët që e mbështesin pa mëdyshje. PD gëzon mbështetje masive në disa shtresa të popullit dhe në zona të caktuara. PD kontrollon dosjet që janë si thupra e mësuesit në shkollën e katundit. Po ashtu PD ka një influencë të ndjeshme në strukturat e bandave në botën e nëndheshme. PD është në kontroll të një perandorie televizive e shtypi që shpraz pa ndërprerje një propagandë çoroditëse. PD është një parti që po mbledh rreth vetes të gjithë ata individë që dikur ishin pjesë e saj (me përjashtim të Aleksandër Meksit, dhe pa modesti, edhe timen, se duan s’duan ata, PD është partia që e kam nisur e themeluar edhe unë). Në letër e si makinë elektorale PD është një parti impresive. Është e sigurt se Sali Berisha do të nxjerrë një listë tejet konkurruese në nivel kombëtar me kandidatë për deputetë, do të mbledhë 300,000 vetë në mitingun parazgjedhor, do të ketë në dispozicion para me thasë, televizione private, gazeta fletërrufe, dhe do të zhvillojë një fushatë shumë të fortë, të egër dhe pa asnjë rezervë kundër gjithkujt që i duket pengesë në rrugën e tij. PD duket si një parti shumë e fortë dhe me rrënjë në shoqërinë shqiptare. Në fund Sali Berisha do të ketë një grup kuvendor të numerikisht substancial të PD-së në Kuvend. Kjo pritet. Mirëpo kjo është vetëm paraqitja.
Saliu do të sillet si fitimtar, cilido që të jetë rezultati. Sjellja e tij është e shpjegueshme. Sali Berisha nuk do të ndalet para asgjëje sepse këto zgjedhje janë për jetë a për vdekje dhe për mbijetesën e tij dhe të familjes së tij. Por ai e di se pika e zgjedhjeve do të jetë një pikë kthese dhe vendimtare për Sali Berishën. Para zgjedhjeve ai do të ketë dhe e ka edhe gurin, edhe arrën në dorë. Mbas zgjedhjeve ai do të mbajë arrën dhe dikush tjetër do të ketë gurin. Krahasimi mbaron këtu sepse mbas zgjedhjeve ai do të jetë krejtësisht i pasigurt, jo aq me prijatarët e partive të tjera se sa me partinë e vet. Në varësi të marrëveshjeve që do të bëhen, ai ose do të jetë një partner i padëshirueshëm në një qeverisje të ashtuquajtur të shpëtimit kombëtar, ose do të jetë në opozitë së bashku me disa partnerë shqetësues e kërcënues. Por në të dy rastet, poshtë kupolës familjare, sjellja e bashkëpunëtorëve të Trustit të Gështenjave të Tropojës është një rebus i pashpjegueshëm sepse gjithkush po mendon për të vetën.
Po ashtu, duhet thënë se pavarësisht se si përfundojnë zgjedhjet, një gjë dihet e sigurt. Sali Berisha do të jetë kryetar i përjetshëm i PD-së. Kjo përkthehet kështu. Ai është kryetari i përjetshëm i PD-së për sa kohë që ai vetë do të ketë jetë, d.m.th e ndoshta katër-pesë vjet të tjera, ja edhe dhjetë vjet, por pa dyshim jo tridhjetë e pesë siç shpresonte në një moment deliri parlamentar Saliu. Herët a vonë do të vdesë si gjithë të tjerët dhe askush më mirë se ai nuk e di se sa delikate është gjendja e dikujt në moshën e tij dhe në gjendjen e tij. Në mos tjetër, veshja antiplumb të jep kruarje, shpesh të bezdisshme e të padurueshme.
Mirëpo, edhe me Saliun kryetar të përjetshëm, d.m.th. edhe për ca vjet, në të dy skenarët e mundshme mbas zgjedhjeve pyetja që duhet të bëhet është se çfarë do të ndodhë me PD-në? Kjo pyetje është legjitime sepse mbas zgjedhjeve ndryshon raporti i forcave dhe problemet me të cilat do të përballet Saliu janë jo të lehta. Fatos Nano kishte një parti të strukturuar e të fortë dhe prapë të vetët, të drejtuar nga Gramoz Ruçi, me metoda katundare dhe me mendësi katundare ia futën turrë nën hali. Të tre motivet e njohura pragmatike katundare do të vënë në lëvizje e do të ndryshojnë strukturën e PD-së që nuk është e konsoliduar deri në atë pikë sa të mos përjetojë një shkërmoqje ekstreme si në vitin 1997. Prandaj ai po bën gjithçka që mundet që të mos e lejë këtë të ndodhë. Nga ana tjetër njihet mirë fenomeni i partive oligarkike apo nën kontrollin e një familje, qoftë ajo edhe kriminale, që kur përballen me humbjen shkërmoqen e treten si kripa në ujë. PD nuk është PS edhe pse kanë lindur nga e njëra nënë, PPSH. Njëra parti mori kuadrot, tjetra mori të përdoruarit e të shfrytëzuarit. Askush më mirë se Sali Berisha nuk është i vetëdijshëm për këtë punë.
Në parantezë duhet thënë se Saliu e di se ka një problem të madh në faktin se PD është një parti qeverisëse e diskredituar në të gjithë drejtimet. PD po qeveris shtetin, por në thelb është një kartel mafioz që njihet si Trusti i Gështenjave të Tropojës dhe është në shërbim vetëm e vetëm të familjes Berisha. Në tetë vjet qeverisje ndodhën krime të panumërta, ekonomia u shkatërrua, borxhet u rritën me gjashtë miliardë dollarë, u shit deti shqiptar, u shitën pronat e fundit që kishte shteti shqiptar, korrupsioni ishte i llahtarshëm, niveli i kontrollit të bandave në shërbim të PD u rrit ndjeshëm. Gjatë këtyre viteve u shkatërrua më tej ushtria, arsimi, shëndetësia, mbrojtja shoqërore dhe siguria. U shitën hidrocentralet e deri edhe qentë e policisë. U ndërtua rruga e kombit që është një gjë që do të mbahet mend dhe mijëra rrugë e rrugica që shërbyen për të pasuruar biznesmenët afër PD-së dhe nuk të çojnë kund. Mirëpo çmimi që u pagua, paratë që u vodhën, dhe përdorimshmëria dhe mirëmbajtja e tyre janë me më shumë se një pikëpyetje. U sollën plehrat e Italisë, vjedhja e pronës publike u bë normë, u rritën numrat e përdoruesve të drogës, të vrasjeve, të trafikimit, të të burgosurve e me radhë. Pasurimi marramendës i disa individëve të lidhur me klanin Berisha dhe me Trustin e Gështenjave të Tropojës është një shenjë e qartë se qeverisja e PD-së ishte një qeverisje e korruptuar, kleptokratike, në shërbim të një strukture oligarkike në majë të së cilës qëndron Sali Berisha. PD është një parti që nuk ka asgjë me çka mund të krenohet në historinë shqiptare. PD është partia e dështimit, e krimit, e vjedhjes, e cubnisë, si në qeverisjen e parë ashtu edhe në të dytën.
Saliu e di se deri tani ka mbajtur bashkë një shportë me karavidhe politike, që do të shprazet sa të bjerë në ujë. Mjafton të shihet figura e Arben Imamit, Genc Pollos, Ed Selamit, Tritan Shehut e me radhë. Këta janë si monedha, falen prurësit më të parë. Këtyre nuk ua lë partinë, do t’i përdorë, i ka paguar mirë, por nuk iu beson sepse vetë i ka zvetënuar edhe më shumë se kanë qenë të përdorur e të zvetënuar. Këta nuk kanë asnjë lloj besnikërie politike dhe me gjuhën katundare, janë aty për “të rruar” para. Mirëpo, PD është e detyruar që të nxjerrë si deputetë një numër individësh që janë tërësisht të kriminalizuar, të kapur si nga Sali Berisha ashtu edhe nga kundërshtarët e tij. Kandidatët e PD-së për deputetë, me përjashtim të disidentit të djathit, dhëndrit të partisë, lënë për të dëshiruar. Edhe pse Fahri Balliu tashmë është i Bekuari Apostolik, prapë se prapë, si pisqollë mediatike, ai është një rob i Saliut që nuk beson se do t’i gëzojë milionat, as ai e as e bija. Fahri Balliu mbahet peng edhe nga ata që ia kanë letrat në dorë, jo vetëm të tijat por edhe të së bijës sepse nuk i ka vetëm Saliu letrat, i kanë disa palë. Po ashtu Fahriu mbahet peng nga ata që ia numërojnë ditët e presin rastin që t’ia kthejnë borxhet e palara. Shëtitjet në bulevard nuk do të jenë më aq të shkujdesura.
Të gjithë të tjerët që i kanë shërbyer duke menduar se do të marrin partinë në dorë si Lulzim Basha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, apo Sokol Olldashi kanë interesa që e tejkalojnë Sali Berishën. Besnikëria e tyre nuk është ndaj Saliut por ndaj klanit të tyre të mbështetësve. Të gjithë presin radhën dhe asnjë nuk beson se Saliu e ka sinqerisht me të, sepse në mos tjetër, kur ka ardhur momenti, i ka përdorur si lecka dyshemeje. Po ashtu, po të mos jetë PD në qeverisje, deputetët e Trustit do të detyrohen të bëjnë disa zgjidhje të pakëndshme për Saliun, sepse të gjithë i kanë dosjet e mbushura dhe kanë interesa të tilla që do t’i bëjnë të flasin me palën tjetër. Përpjekja e tij për t’i mbushur karriget e Kuvendit me zero politike apo me njerëz që kanë shokë me të bijën gjatë hetimit të UCK-së, apo fëmijë apartamentesh me dhëndrin, e miq fëmijërie nga Lagja e shquar e Brrakës me të birin do ti japë një përqindje besnikësh por këta që e bënë gavetën duke qenë spiunë ministrish kanë treguar se nuk kanë shtyllë kurrizore, nuk do të funksionojnë. Deputetët e PD-së kanë klanet e tyre lokale që janë më shumë klane krimi familjar e mafioz se sa struktura ideologjike. Deputetët që kanë vrarë, që dalin me kobure ne stadium e në takime me drogaxhinj, që kapen me prostituta e që vdesin duke bërë seks me sekretaret, që janë milionerë në një mandate, nuk pyesin për Saliun. Këta nuk i kalon dot Saliu. Dhe do të jetë e vështirë që këta të dorëzohen e të bëjnë ç’do Saliu kur Saliu ka arrën e dikush tjetër ka gurin në dorë.
Mbështetësit e shumtë që duhet të humbin punën nuk kanë më se c‘të humbasin. Klientët dhe mbështetësit, si dhe militantët e kanë kuptuar se nuk rrihet më edhe tetë vjet në opozitë. Shumë ndjehen të mashtruar dhe do ta braktisin sa të hiqen prej punës, nëse nuk e kthejnë pllakën menjëherë sepse Saliu u soll krejt ndryshe nga i stërkorruptuari Fatos Nano që i la të gjithë të vetëve të vjedhin simbas parimit “duan të hanë edhe këta, se nuk bëhet qameti tanët janë”. Saliu la të vjedhin vetëm disa, dhe militantët morën dromcat, thërrmijat e korrupsionit. Pakënaqësia është e madhe edhe tek militantët që kanë besuar tek PD qysh nga dita e parë. Saliu u tall me ta dhe i la në rrugë. Tashti që Saliu do të jetë në lumë duke notuar si kryetari Mao, këta do ta braktisin se ai nuk ka më ç’t’ju japë. Këta duhet të mendojnë për atë të vetën dhe do të mbështesin atë që iu jep një kafshatë. Si të gjithë katundarët tanë heroikë, çdo familje i ka njerëzit në të dy partitë, kështu që loja luhet për familjen e jo për ideologjinë.
Kjo sjellje “mbaje mirë me të gjithë dhe futja më të ligut” do të shihet në kthimin e pllakës së televizioneve si Klan dhe të gjithfarë llumkomentatori që sot bën rrërtërrtërre të pafund e përnatë për Sali Berishën në shtyp në gazeta, në radio e në internet. Saliu e din se i ka peng sa kohë që ka pushtet. Sepse këta i kanë miq edhe këta të palës tjetër, por më mik kanë kuletën e pushtetin. Dhe këta që po vijnë në pushtet janë të uritur dhe e kanë oreksin e madh.
Biznesmenët që nuk i morën paratë, dhe që duhet të derdhin “ndihmat” për PD gjithsesi, do të shkojnë tek partnerët e tyre, tek shokët e vjetër të konviktit, tek kushërinjtë dhe do të gjejnë gjuhën me ta. Këta janë në pikë të hallit sepse nuk e kanë të sigurt pasurinë që kanë vënë. Nga pastrues nevojtoresh janë bërë milionerë, nga kamerierë janë bërë miliarderë. Nga mushka droge e spacciatori janë bërë “kinga.” Eh, këta që po vijnë tash edhe janë të uritur, edhe e kanë oreksin e madh.
Po ashtu edhe të gjithë llojet e banditëve që nuk lanë gjë pa bërë dhe që kanë “investuar” në “ekonominë” shqiptare duhet të verifikojnë pasurinë e të gjejnë mbrojtje se këta që po vijnë tash edhe janë të uritur, edhe e kanë oreksin e madh. Kështu që Saliu nuk mbështetet dot as tek këta sepse këta duan të mbijetojnë për vete.
Zyrtarët që e kanë punën prej PD, pak prej frikës pak prej dëshpërimit do të dalin në mitingjet e PD-së, dhe pak nga pak, varet nga fryn era, do të shkojnë edhe në mitingjet e PS-së. Partitë politike në shtetin shqiptar kanë nja gjashtë milionë anëtarë. Të gjithë e dinë se kolegu i tyre, që i kanë zënë vendin, pop ret që të kthehet. Fëmijët nuk ushqehen me teserën e PD-së, kështu që gjithkush duhet të mendojë për të vetën.
PS i mbajti mbështetësit edhe me Bashkinë e Tiranës dhe me mundësitë që ajo ofronte. Mirëpo shpresat kanë shterur. Shpjegimi është se Bashkia e Tiranës nuk i ka më burimet sepse kryeministri i ardhshëm do t’ia mbyllë rubinetin. Më në fund, do të nisë edhe një herë eksodi drejt Kanadasë, SHBA-së e kudo tjetër ku zyrtarët berishianë, biznesmenët e PD-së, afaristët, doganierët, shefat, drejtorët e me radhë i kanë fshehur paratë e pasuritë. Të gjithë këta që u kthyen në vitin 2005 do të rikthehen këtë herë “të rregulluar,” me qesen plot dhe të ulen të bëjnë politikë në kafenetë e Nju Jorkut dhe të Torontos. Ata që ikën do të vijnë edhe më të uritur dhe me oreksin më të madh.
Saliu po bën një përpjekje gjigande dhe të zgjuar që të mbështetet tek rinia, por rinia që i afrohet nuk ka bindje politike. Si mund të mbështetësish një parti që nuk ka ideologji? Çfarë bindjesh mund të kesh? Rinia që i afrohet i afrohet jo prej Çiljetes e Greta Koçit, por për shkak se i ka nisur babai, se duan një vend pune, ose se duan të zënë shoqëri me dikë që ua do zemra, e të marrin një rrugë jashtë shtetit. Rinia është bërë tejet pragmatike dhe përtej lustrës së mbështetjes dhe entuziazmit, mendon e sillet si katundarët më të sprovuar. Saliu po vepron si gjarpri sepse kërkon t’i helmatisë e t’ua hedhë një lugë helm në çorbë, por ka shumë të rinj që e kanë kuptuar dhe “luajnë me dy porta” si biznesmenët, sibanditët, si zyrtarët si mbështetësit.
Por problemi më i madh janë ata katundarët që e mbështetën për tetë vjet dhe që Saliu, urtë e butë në gjuhën e tyre “ua ngjeshi paq.” Këta donin të legalizonin pasuritë e vjedhura. Prandaj ia dhanë votat. Tashti Saliu nuk ka kohë ti legalizojë, edhe pse iu ka shkelur syrin që do ta bëj po fitova këtë herë; katundarët që duan të zgjidhin problemin e tyre e dinë se Saliu u soll simbas parimit “kalova lumin, ua vrava edhe kalin.” Dhe tashmë e dinë se duhet të mendojnë gjithkush për atë të vetën. Sepse këta që po vijnë janë të uritur dhe e kanë oreksin e madh, duan para dhe katundarët ilegalë në sytë e tyre, duhet të zgjidhin qesen e të paguajnë ryshfete për tetë vite të tjera për pronat që I kanë vjedhur, zënë, grabitur e blerë. Po I paguajnë katërfish më shtrenjtë se sa t’ia kishin dhënë paratë pronarit në dorë. Pushkën nuk e marrin dot se të gjithë djemtë i kanë rrugëve të botës duke u marrë me veprimtari ndërtimtare artistike e krijuese, dhe gjithkush do të këqyrë atë të vetën. Kur të vijë ‘filani” do ti japin paratë e do të kujtojnë Saliun dhe as nuk do të munden që të protestojnë. Nuk zgjidhen më punët me mitingje tek ish-Pallati i ish-Kulturës. Lul Basha e ka bërë lulishte, tamam lulishte katundare, sepse funksionon vetëm kur nuk ka makina në lëvizje. Ky është një problem i madh për Saliun.
Ka shumë e shumë për të thënë, por shqetësimi i madh i Sali Berishës është mbas këtyre zgjedhjeve të gjithë këto elemente do të vihen në pikëpyetje. Pikëpyetja kryesore që e mundon atë dhe Trustin e Gështenjave është se si do të sillen këto shtresa. Saliu e din se nuk e ka jetën e gjatë, trashëgimtarët që po lë në PD janë pesha të lehta, dhe që përkulen lehtë, para dhe prapa, majtas dhe djathtas, dhe se sjellja e të gjithëve në lojë motivohet nga tre parimet e sprovuara katundare, “kalova lumin, të vjedhi edhe kalin,” “gjithkush për atë të vetën” dhe “qeni leh atje ku ha.” Në vitin 1992 PD e kreu misionin historik të mashtrimit të shqiptarëve, Saliu e ringriti me mjeshtëri të jashtëzakonshme në një parti politike qeverisëse mbas vitit 1997, dhe tashmë e ardhmja e tij, e Trustit të Gështenjave dhe e Familjes varet nga aftësia e tij për t’i mashtruar edhe një herë shqiptarët. Por si edhe u prek përciptazi këtu, mbas zgjedhjeve loja luhet me rregulla të tjera. Varet se a do ti hipë Saliu kalit të qeverisjes apo gomarit të opozitës, a do të jetë Don Kishoti apo Sanço Panço, edhe pse të dy rolet i njeh mirë. Por varet edhe nga sjellja e palës tjetër të parisë. Mbas 2005, Saliu u soll si xhentëlmen me ta, nuk i preku fare, por vetë Edi Ramës i ka punuar qindin, dhe kushedi çka i kalon nëpërmend Edit dhe atyre që po presin radhën, se këta janë ujq të uritur dhe e kanë oreksin e madh.
http://www.facebook.com/shenasi.rama
Oreks paste ai bashke me njerezit e rinj qe ka nga mbrapa..Oreksi ben gjerat realitet..
ne cdo shkrim analize qe mundohesh te besh zoti shinasi rama,nuk le pa perdorur shprehjen katundare.me lejo te them se je shume i pavlere e i padeshirueshem per shume shqiptare qe lexojne tek tema.e kur mendon se nje njeri si puna jote ka dhe grada.ku ku per ne.ma zi se jozefina je edhe ti mar “profesor”.pika qe ste bjen ty.o mero pashe zoten mos ju nep platforme ktyne ha-merr-ik anve se na i nxjerri zorret e barkut me kto shkrime.
OOOOOOOOOOOOOOO ‘shkodrani’…Lexoje mire se eshte i thelle…Nuk kate bejne me ‘katundar’ si Ti (Ju) apo apo Une….Nuk ka pse te ‘djeg’ nenkesule…..Ne gjithe boten perdoret me te drejte ‘ne kuptimin e fjales’ Rural’ periferik.contryman etj edhe ne Britani ku popullsia katunare eshte 5-6 %..askush nuk fyhet sepse askush nuk e ndien vehten inferior……………..PSE NE??????// Per fat te keq njrez dinjitoz e te ditur si z.Rama nuk ka shume……………
O VDKESHIT TE GJITHE
Vdeksh ti moj qelbesir e kuqe.
LSI falimenton dhe Ilir Meta behet kryetar i PD
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/levizja-seksuale-per-integrim.html
Zoti Shinasi: fakti qe ti je njesoj me Sali Berishen apo e ndjen veten te tille nuk do te thote aspak qe edhe opzita te jete e ngjashme me ju.
te jeni te sigurte se ne dore te moçalorve nuk ka me mbet
Malok
ne dor te moçaloreve je edhe tani mer lali. shiko nga kush perbehet qeveria : bode, imami, olldashi, pollo, ruli, mediu, bregu, ceka, nishani, tritan shehu etj ! hahahahaha
paraja i bo te gjith bashk mer çun, malok e moço !
NQS nje krahine eshte ‘Mocalore’ po cfare je ti mor i humbur pa shenj e nishan….Sa glac shkolle ke e cfare merresh…turp qe demaskon edhe vehten o trim!!!
Zoti shinasi
E fillova se lexuari kete artikullin tuaj dhe e lashe ne mes per aresye se pothuajse te gjitha idete qe hidhni i keni ezauruar ne artikuj te meparshem.
Nuk kam respekt per asnje dhjetorist duke ju perfshire dhe juve sepse ja u mori nje qyrravec tropoje meritat nga duart ne 90’dhe ka arritur te krijoje nje shtet mafjoz te rrezikshem.Ju u treguat trima ne 1990 me nje regjim qe kishte rene me kohe dhe nuk ishte koha per te rrezuar nje sistem qe ishte i vetrrezuar.
Nuk shoh asnje dhjetorist brenda apo jashte shqiperise qe te aktivizohet me shpirt kunder trustit te geshtenjave.Mos harro i nderuar Shinasi se bossat e trustit te lulelakres i ke bash aty ne amerike qe nga fazllici,nikolla gejxh dhe duke mbaruar te tony podesta.Nuk besoj se nuk i ke lexuar shkrimet pikante te Gery Kokalarit
qe keto arrijne deri te emrimi i ambasadoreve te parrezikshem te markes arvizu.
Nuk duhet te merreni me keto shkrime sado te arrira te jene.Ju duhet te krijoni nje levizje atdhetare dinamike me shqipatre atdhedashes ne Shba dhe ti drejtoheni kongresit amerikan dhe presidentit Obama duke akuazuar segmente pro serbe dhe pro greke ne washington dhe lobin ilegal i berishes per shkaterrimin perfundimtar te shtetit dhe ekonomise shqiptare.
Cfare ke shkruar me siper i di cdo njeri ne bote por problemi eshte se cfare duhet te beje sot ai popull te rrezoje specien me te felliqur shqipfolese te lindur ne trojet shqiptare.
Dilni nga llogoret e buta te facebook-ve se duam te shohim ne shesh te burrave si ne 1990.
Nuk rrezohet nje perbindesh me keto formate flete rrufesh.
Komplimenta N.Gjini,tamam shkruajne fleterrufe kunder nje regjimi.
Largohen te gjithe,dhe na shkruajne fjale,fjale ,fjale….po na duket vetja sikur do hidhemi ne klase te dyte,dhe sikur jane kta qe po e mbajne ne kurriz,jo ne qe jemi ktu.Nuk di e mesoi Sala nga kta fb,apo kta nga Sala…me mire ti therrasim face~buksa sesa ..dhjetoristat e kotesise,hiq regjim e instalo sundim!!!
Analize shume e sakte.Faleminderit.Gjithsesi do te benit mire te kontribonit me shume ne sherimin sesa ne diagnostikimin e kaosit politiko-social ne Shqiperi z.Rama.Persa u perket ju komentuesve me siper, u them se e respektoj mendimin tuaj,por nuk me duket e drejte te paragjykojme me format “mjaftoheni vetem me flete rrufe” apo cfare keni bere ju,apo pse nuk beni me teper”.Z.Rama nuk ka asnje pergjegjesi apo detyrim me teper sesa ju apo une.Gjithsecili ben aq sa mundet atje ku eshte.E cfare bejme ne me teper? Mjaftohemi me komente ketu tek Tema apo fb.Dikush qe e ndjen vehten te afte te beje nje analize me te qarte dhe me ide te qarta,eshte i lire ti botoje ketu tek Tema apo diku tjeter.
Analiza e Shinasiut mund te konsiderohet e vlefshme vetem nese perball tij qendron nje opozite e shendoshe. Por mund te quhet e shendosh nje opozite kur drejtohet nga nje klan qe funksionon njesoj is Trusti i Geshtenjave. Klani i Edit qeverisi Tirane pak a shume ne te njejten stil. Ju kujtohen debatet e Fatos Lubonjes me Edin ne lidhje me Teatrin Popullor. Nese nuk ju kujtohen po ju kujtoj se lejet e ndertimit dhe tenderat jepeshin ne te njejten menyre. Firmat duhej te “kolliteshin” tek studiot arkitekturore te Edit dhe pastaj te mernin lejen. Harruat edhe Koco e Kokes se Dhime. Pastaj mos harroni se lejet me te shumta dhe me kollaj tek Edi i merrte vetem firma e ndertimit te Berishes qe e ka emrin….. Kete po jua le juve ta gjeni. Eshte fare e thjesht. Eshte ajo qe ka marre te tera tenderat e rrugeve me asfalt dhe te atyre elektronike.
Ehhh qerrata ke te drejte..Sepse para Edit kishit nje “Gjinush” aty ne bashki dhe e beri si bathore Tiranen..Kishit nje teneqe gjysem te ndryshkur tabelle “Miresevini ne Tirane”..Kur e morri Edi, e kishit katandisur si kosh plerash Tiranen pa asnje gje te gjelbert verdall pervec kjoska dhe shurratoresh cepave te pallateve..Ke vajtur ndonjehere tek bashkia e Tiranes o Gjinush ?!?! Ate qe beri Edi aty po ben shurraqi juaj tani…Bashkia e Tiranes elektronikisht i bente gjerat ketu e 10 vjet qe kur e beri Edi..Sa per ate Fatos Lubonjen, me kujton ate limonin e thartuar qe kush perpiqet ta shijoj, shtremberon fytyren..Me ke te bashkepunonte Edi sipas teje me cilen firme ndertimi..?!?! Kishte konkurrence atehere ose tani ?!?! Ate po perpiqet te te thoje qe pushteti lokal eshte i mberthyer nga ai qendror..
Analiza e Shinasiut mund te konsiderohet e vlefshme vetem nese perballe tij qendron nje opozite e shendoshe. Por mund te quhet e shendosh nje opozite kur drejtohet nga nje klan qe funksionon njesoj si Trusti i Geshtenjave. Klani i Edit qeverisi Tiranen pak a shume ne te njejten stil. Ju kujtohen debatet e Fatos Lubonjes me Edin ne lidhje me Teatrin Popullor. Nese jo po ju kujtoj se lejet e ndertimit dhe tenderat jepeshin ne te njejten menyre. Firmat duhej te “kolliteshin” tek studiot arkitekturore te Edit dhe pastaj te mernin lejen. Harruat edhe Koco e Kokes se Dhime. Harruat qe vetem ai i merrte tenderat ne Bashkine e Tiranes. Eshte po ky Koco qe bente te gjitha privatizimet e PS.
Pastaj nuk duhet te harroni se lejet me te shumta dhe me kollaj tek Edi gjate ketyre viteve i merrte vetem firma e ndertimit te Berishes qe e ka emrin….. Kete po jua le juve ta gjeni. Eshte fare e thjesht. Eshte ajo qe ka marre te tera tenderat e rrugeve me asfalt dhe te atyre elektronike. Pra Edi dhe Maloku nuk jane ashtu sic duken. Thjesht tallen me ju o te gjore. Jane bashke. Jane bashke qe kur i bashkoi Partia per te bere Pluralizmen.
Nje analize e shkelqyer qe e kam lexuar me nje fryme.Shenasi Rama fjalen me kuptimplote e ka kur perdor katundarizmin.Kjo fjale ka kuptimin me realist te politikes se pd dhe te ambientit shqiptar ne pergjithesi.
Epo nje gje duhet kuptuar qarte se kur sunduesi vjen nga nje dere katundare te tipit te shpellave dhe jo nga nje dere qytetare dhe fisnike aty me patjeter do marrin norma dhe cilesi jete veset me te uleta,si bajraktarizmi,arroganca,servilizmi,shpifja orientimi i thashethemnajave primitive,rendja pas perfitimit te momentit dhe lenia ne harrese e normave dhe virtyteve qe e cojne nje shoqeri perpara.
Partia demokratike e sunduar prej me se dy dekadash nga nje dore e tille si Berisha qe nuk ka aftesine te beje nje gje persembari dhe me dinjitet por shume e afte ne djallezi dhe kjo po nga nje dore e vetme si Berisha jep te qarte tablone se pas Berishes ne mos u shofte fare kjo parti fundja do te mbetet nje parti pa shtylle kurrizore dhe mosbesuese perjetesisht ne terenin shqiptar.
PS dashur pa dashur duke pasur ne brumin e vet nje elite te konsoliduar ka mbetur dhe do mbetet forca politike me e afte per qeverisjen e vendit sepse gjithnje atje aktoret nuk kane qene te njejte dhe debati brendshem ka qene perhere moto e punes se tyre gje qe e ka bere kete parti me vizionare dhe me te afte ne administrimin e vendit.
A mund ta besojme 100%rotacionin politik se Berishen pas 23 qershorit do ta shohim ne opozite.
Nje gje duhet kuptuar qarte se Berisha po e ndjen se eshte i rrezikur tej maset por se nuk duhet harruar se ai ka forma dhe menyra te pafundme ne koke se si te manovroje dhe si ti shpetoje kesaj katrahure.Po e quaj katrahure sepse me mekatet qe ka ne kurriz e ka te pamundur dorezimin e pushtetit plus qe partite e tjera politike qe po qendrojne asnjanese jane rrezik eventual se e tradhetojne rotacionin politik.Qe te jem i sinqerte nuk u besoj aspak fjaleve te forta neper tribuna.Per mua ato jane bllofe elektorale dhe asgje me shume.
Per shumekendin fluturon ne eufori se Berisha ka marre fund dhe per shume te tjere se nuk mund ta rrezojne.
Une jam as ne eufori por as ne ate se Berishen nuk mund ta rrezojne,pra i ndermjetem.pse e them kete sepse tek ne dhe jo vetem tek ne por ne cdo vend te globit qe eshte ne suazen e organizmave nderkombetar dhe sidomos ne nato ketu fjalen e fundit dhe vendimtare e thote faktori nderkombetar.
Faktori nderkombetar i jep mbeshtetje cdo subjekti apo lideri i cili ka mbeshtetjen masive ne popull ne radhe te pare dhe qe din ti permbahet rregullave te lojes ne radhe te dyte.
Berisha i ka humbur ne syte e tyre te dyja opsionet keshtu qe fundi i tij eshte i sigurte por do mbeten ne varesi te situates se si, e kam fjalen ne mos me vote ne formen e e nje revolucioni.
Berisha eshte i vetdijshem per te dyja keto mundesi sepse i ka provuar ne kurriz por mbetet serish ne dore te tij se cila rruge mund te jete me favorshme per te megjithe ne shume raste atehere kur tiranet jane dukur me te fuqishem se kurre dhe me agresore atehere e kane pasur fundin me te afert dhe jane shkermoqur si keshtjelle prej rere.
Mendova se kushedi cfare do lexoja. Kuptohet, meqe eshte nje mesimdhenes ne universitet. Por mjerisht shoh analizen e nje individi pa informacion, ose me sakt, analizen e nje individi qe burim informacioni ka vetem shtypin e perditshem. Natyrisht, kur flet kaq gjate, pa tjeter qe edhe ndonje gje mund te thuash. Ndaj eshte mire kur njeriu flet per nje problem te caktuar dhe nxjerr ne pah njohurite per ate qe flet. Zoti Rama afishon ne analizat e tij nje perbuzje te theksuar per katundarine, por mjerisht,shkrimi i tij nuk i kalon vlerat e mediokritetit te cdo ish sekretari te thjesht partie ne cilindo nga fshatrat e thella malore. Sa per krahasim, (ndonse gaboj qe beje krahasim) te lexosh shkrimet e Ardin Vehbiut dhe ti krahasosh me keto te Profesor Rames, pa me te voglin dyshim eshte sikur te krahasosh diten me naten.
Kam degjuar se amerika eshte vendi i realizimit te endrave, i transformimit dhe vitalizimit mendor shpirteror pse jo edhe fizik. Cuditerisht tek autori i ketij shkrimi kam gjetur vetem nje njeri te coroditur menderisht, shterp ne ide, te rendomte deri ne cmenduri se si shkruan. Shinasi mavrija ngele duke share dhe neperkembur vendin tend, po te kesh byth hajde dhe shtroje ketu pastaj bej kasandren. Ti dhe soji jot i te zhgenjyerve nga nena, babai motra e vellezer ne pac, nuk ja vlen tu degjosh emrin pa le tu lexosh. Cfare ke bere ti mor birbo per kete vend? Vetem cdo dy vjet kur ka zgjedhje leh nja dy tre here dhe me pas si ato zuskat e rrugeve pasi mbarojne pune me klientin bejne pushim dhe presin tu vije tjetri. Pyete ate bythen tende te perdale dhe hajde ne vendin tend mate ate koke te shtrembur dhe shiko se sa do te te besojne dhe do te te vine nga pas. Ju jeni tipiku i nje pseudointelektuali qe vetem nxin dhe nxin, leh dhe vetem leh. te njejten gje ben edhe kurva, seks, seks, seks. Pallavesh.
Po ca merreni me kyt fuks qe i ka dal dishmitar Luk Velajt ne gjykat per agjtacion e propagand,kjo eshte me e sigurt kush don ta vertetojn te shkoje dhe te shofin kush ishte deshmitari kyq ne gjygjin e Luk Velajt ,nje gje i falet Shinasit se ishte shume i ri sigurimi i shtetit e kishte pregatitur
Shkrimi eshte i gjate. Lexova vetem titullin:
Në dorë të kujt do të mbesë, Partia Demokratike?
Pergjigja ime eshte:
Ne dore te GRETA KOCIT (e dini qe eshte “e madhe” ne PD)
Analize koti!
Analize iantçare dhe aspak reale, por thjeshte nje mbiperpjekje per te nxire diçka ne gazete.
Per mendimin tim te zhduket fare si parti sepse ja ka qit zin Sala te gjith per keq mendoj per PD . dhe ai qe do e mori persiper nuk ka per te ber hajer .
…z.Shinasi, me ben pershtypje ne traktet tuaja, perdorimi i tepert, ose me mire mania juaj me fjalen KATUNDAR. Me vjen keq qe megjithe karrieren tuaj ne Amerike, keni mbetur nje injorant i rendomte, qe i thua vetes profesor dhe keqperdor me pa te drejte kete fjale. Bastioni i PD-se, i juaji d.m.th. qe nga 90-ta, e ketej kane qene llumrat e qyteteve dhe jo katundaret. E keqja Shqiperise nuk i ka ardhur nga katundaret e katundeve, por nga por nga katundare me kollare, si puna jote, megjithese mund te kesh lindur ne qytet. Mos ofendoni njerezit pa te drejte, z.Shinasi Rama!
Varet se si e lexon dhe si e kupton kete analize te bere shume qarte nga dhjetoristi Shinasi Rama .Te gjithe e dime qe Sali Berisha, te gjithe dhjetoristet, i largoi, e degdisi ane e kend botes vetem e vetem per te qene vete i pari dhe ja arriti qellimit.Por Saliu tani e ndjen friken se ka bere shume mekate dhe ato ne kete bote lahen. Sa per PD-ne e ardhme ,kur t’i lere shendene Saliu, do te behet ” kashte e koqe “:Klanet rreth tij do te hahen si qente ne kerme .
ORE PD NE DORE TE KUJT MBETET AI DIHET -JOZEFINA OSE LULI.POR PS NE DORE TE KUJT DO MBETET PASI RAMA ME NE FUND DO BEHET BURRE TE LARGOHET.FLITET NJERA NGA TRI PARTITE KOMUNISTE CE ESHTE NE KOALICION-PRA MARKO DAJTI APO PRENG QUNI.
Mbase jam i gabuar ,por gazetari kur shkruan nje artikull, nuk mban parasysh lexuesin, nese do ti pelqeje atij apo jo, por te verteten e asaj qe shkruan (qe ndjen)dhe formen artikulative per ta percuar ate sa me qarte.Ne rastin tone ai i ben analize Pd ,lexuesi i ben analize auorit.Dhe sipas disave se paska bere mire ,se paska me te mire se ai etj.Po cju duhen keto xhanem s’arrij ta kuptoj.Njeri i ben thirrje te vije ketu e a cliroje nga S.Berisha.Jo mor zoteri ai te vije nga Amerika e te cliroje ty,po ti?Arma e ij kjo eshte dhe ai po lufton dhe qe nga atje.Nje tjeter fyhet nga fjala katundar ,qe me sa kuptoj une s’ia di fare kuptimin ne kete rast.Te dashur miq,lexoni relaksohuni,informohuni,reflektoni.kjo eshte per ne.
S’ka ç’duhet analize me e holle se kaq per PD-ne. Mjafton analiza e bere ne paragrafin e dyte te artikullit, nga fjalia e trete deri ne fund te paragrafit.
Cilesim mëse i gjetur per Nanon si “skuth politik”!
Ne disa zera te pershkrimit te PD-se, gjendja eshte g60-70 per qind e njejte edhe ne PS.
Katundare te temes….qe skeni per tu civilizuar kurrre…dhjetoristet iken nga syte kembet se ju pane ca ishit kur zbritet me kokat pa lare ne vitin 90..o skllever qe nuk do beheni kurre njerez(te lire)mbaheni per vete vendin tuaj te mjere se ne nuk kemi ndermend te merremi me ju…shenasiu ben gabim qe jua var se nuk e meritoni..
Minimumi 50% e PD-es eshte thjesht per te siguruar nje pune ose per te mos e hequr nga puna,pjesa tjeter eshte per te vjedhur.50% i pare sapo Saliu te dali ne opozite do e braktisin,keshtu qe PD-eja do katandiset ne gjysmen e gjelit dhe ne nje kacafytje per sundim midis tyre.
Po pse po e sulmoni disa Shinasin.Ai pershesh e kos po han.Per Luk Velajn nuk ka kohe te pergjigjet me fjale se eshte pergjigje me vepra prandaj eshte larguar nga vendi se nuk ka vend ma ne Shqiperi.Mirpo Shinasi i gjore ka gabue vetem nje gje te vogel:Duhej te trajtonte se ne dore te kujt do mbese Ps pas ikjes te Rames si Shinasi? TE Erionave ,te Dizinjeve,te homove apo te lavireve? Se Rama po ndjen jo humbjen po qe po por edhe rrezikun e hetimit per korrupsion.Pallati i Lindes eshte vetem fillesa.Tek pallati tash shpeton se e ndan Linden dhe ja rras fajin asaj .Po per te tjerat? Pyetni Shinasi Spiunin qe spiunoji LUK VELAJN
Per mua eshte analize e qelluar ne lule,jo ne ate te ballit,por me shkelm ne…Me se e gjetur,sakaq e sakt,ajo perseritja:”Keta qe vine,jane me se te uritur,jane… E thenur ndryshe, gjeje vere e futu o lume miku!
NE DOREN” TUC MAKUT ” KA ME NGELE
Ne nje pjese te artikullit tuaj z.Shinasi thoni qe nje eksod tjeter pritet drejt kanadase ose amerikes mbas zgjedhjeve sepse i kane mbushur xhepat me leke e do bejne politiken e shqiperise ne kafenete e nju jorkut e torontos.Desha te dija ku e vini veten tuaj, ne eksodin e pare, apo ne te dytin se ky i treti ju gjen ne amerike.Nje tjeter gje eshte qe jepni shume fakte per vjedhje ne permasa shume te medha nga PD dhe kryeministri. Mbase eshte e vertete,mbase vjedhjet jane shume me te medha se sa i pershkruani ju. Thjesht me kujtohet qe e njejta gjuhe e te njejtat argumente jane thene gjate dhe pas vitit 1997 per vjedhje te pa precedenta te bera nga PD dhe presidenti shqiptar ne ate kohe. Por nuk u provua asnje gje gjate 8 viteve ne vazhdim te qeverise socialiste.Duket sikur ju zotni Shinasi na shiteni ketu me keto shkrimet tuaja sikur i dini te gjitha faktet dhe shifrat e vjedhjeve ne Shqiperi. Kjo eshte me te vertete psikologjia e fshatarit, por ne rastin tuaj e fshatarit qe jep leksione ne nju jork.Mbase jo me kot na tregove disa parime katundare. Te jap te drejte vetem per nje gje ne shkrimin tend,atje ku thua per 2 pjellat e parise se punes,njeren prej te cilave ti krenohesh se ke mare pjese ne krijim.
Shkrim gjysem medioker.Megjitese mund te kesh marre tituj te ndryshem je inferior dhe shume larg nivelit te liderit te opozites.Ne vend te kultures katundareske perdor me drejt “kulturen qytetare” te disave qe vec qytetare nuk eshte dhe sa larg kultures se vertete eshte kjo sjellje e tyre bashke me ty brenda.Ky shkrim provon ziline qe ke per liderin e opozites.Ne te gjita qe thua ke mbetur ai i koheve te rinise tende kur debatoje ne oren e M-L ne shkollen e mesme,korr e mos lidh.Se qe ne shkolle te mesme ne te gjita lendet ke qene medioker,pervec ores se anglishtesh dhe padyshim ne Marksizem qe ishe mbi nivelin mesatar te klases.
Trajtim briliant i mendesise mercenare te shqiptareve te cilen e ka vene ne pah Nexhmedin Spahiu. Te lumte z.Rama.
partia pseudodemokratike aktuale duhet futur ne nji furre me dru dhe duhet bere hi !Dhe ky hi te mos hidhet ne asnji vend te Planetit Toke ,por tiua japin udhetareve te NASA s ,qe ta hedhin lerg ,,,andej nga Hena ,ose me larg akoma ,se mos na vjen ndonji molekule nepermjet ajrit dhe krijohet prape kolera e shqiptarise !ha .ha .ha !!!!!
fole e fole ,e kerkund nuk dole,pse nuk dole e thjeshte se dhe ju Z. shinasi jeni shqiptar si puna jone qe kemi 23 vjet qe shoqeria shqiptare shkon si rotaxhile,pa pike dinjiteti human e shoqeror