“Rebelimi Komunist” dhe Gangsteri Antikomunist

9 Mars 2013, 12:07Blog TEMA
“Rebelimi Komunist” dhe Gangsteri Antikomunist

Sali Berisha- 1997

Nga Viktor Malaj*

Njëzetetre vjet pas rënies së regjimit komunist, trashëgimtari më i denjë i atij regjimi dhe plaku më i vjetër i politikës aktuale shqiptare, kryeministri i Shqipërisë u shfaq para studentëve të Tiranës. Çfarë deshi atje, – mund të pyes ndokush. Atje, ai u përpoq të bëjë atë çfarë ka bërë më mirë gjatë këtyre 23 viteve: të mashtrojë brezin e ri, ata qytetarë të Shqipërisë që nuk kanë pas lindur ende kur Plaku i sotëm u nis me mision nga KQ i Partisë së Punës (Komuniste) tek studentët e asaj kohe për t’i ftuar që së bashku t’i shprehnin mirënjohjen Kryeudhëheqësit komunist Ramiz Alia si nismëtar i Reformave Demokratike.

Prej atëherë e deri tani ka kaluar shumë kohë dhe kanë ndryshuar shumë gjëra. E pandryshuar ka mbetur vetëm aftësia dhe pafytyrësia e kryeministrit aktual për të gënjyer kurdo dhe për gjithçka. Për të njëmijtën herë përsëriti përcaktimin e rremë të ngjarjeve të vitit 1997 si “rebelim komunist”. Pse e bën këtë? Duke qenë një njeri që i ka vënë vetes qëllim që, me çdo kusht e mjet, të qëndrojë në pushtet derisa  të vdesë, ai vit i ka mbetur peng për gjithë jetën. Më kot shpreson se, duke e cilësuar trazirën sociale të asaj kohe si “rebelim komunist”, do të amnistojë veten për krimet e tij, të cilat i paraprinë kaosit që do përfshinte gjithë vendin dhe që  solli pasoja tragjike. Ai e di shumë mirë se të rinjtë e sotëm nuk e njohin dhe nuk e kanë përjetuar arsyeshëm atë ngjarje (pasi kanë qenë shumë të vegjël në atë kohë) dhe, nga ana tjetër, shpreson që të rriturit e asaj kohe ta kenë harruar apo konceptuar sipas versionit të tij mashtrues. Po të  ndiqet me vëmendje sjellja e tij politike do të konstatohet lehtë se gjithnjë e për gjithçka të keqe e të padrejtë që i ka ndodhur popullit shqiptar tash 23 vjet, edhe kur ky ka qenë në pushtet, edhe kur ka qenë në opozitë, ka fajësuar kundërshtarët e tij politikë. Pasi miratoi ngritjen e firmave piramidale; pasi i priti me pompozitet në Presidencë krerët e tyre mashtrues, duke u përpjekur t’ia shesë popullit si “dëshmi e prosperitetit demokratik” (nënkupto: të qeverisjes së tij); pasi ai dhe shumica e kandidatëve të tij për deputetë dolën në tribunat elektorale të vitit 1996 të shoqëruar nga krerët e firmave piramidale; pasi partia e tij rezultoi se ishte e vetmja forcë politike që kishte marrë para falas nga këto firma, ai, pa ngurrimin më të vogël, kur firmat falimentuan dhe shkaktuan kaosin social e politik, u përpoq të bënte përgjegjës kundërshtarët politikë, pasi ia kishin “ngritur firmat me qëllim që ta rrëzonin nga pushteti”.

Pafytyrësia e këtij njeriu është ekstreme. Doktrina e tij e Gënjeshtrës nuk ka qenë krejt e pasuksesshme në të sotmen politike shqiptare, por, si të gjitha gënjeshtrat e kësaj bote, as kjo doktrinë nuk ka të ardhme. Ai e di, më mirë se askush tjetër, se rebelimi nuk është pjesë e doktrinës dhe praktikës komuniste. Aksioni i komunistëve është revolucioni dhe jo rebelimi. E, po të kishte qenë revolucion ajo çfarë ndodhi në 1997, Plaku i sotëm i politikës shqiptare do të ishte tani duke bërë ndonjë lojë bixhozi me njerëzit e idealit të vet si Ballaban Pasha, Esat pashë Toptani, Ahmet bej Zogu etj. Ndonjë nga ato lojërat e bixhozit si ajo që ka bërë për së gjalli me grekët.

Në revoltat e 1997 morën pjesë të mirë e të ligj, nga jugu e nga veriu, të majtë e të djathtë, opozitarë e pushtetarë që kishin humbur paratë në Parajsën e Rreme Berishiste. Disa prej individëve më aktivë të atyre revoltave, Plaku ynë i Politikës i ka sot ministra dhe ambasadorë të emëruar prej atij vetë. A ishin edhe këta “rebelë komunistë”? Si e shpjegon Plaku ynë mashtrues faktin se as qeveria amerikane dhe as ajo e BE nuk i bënë një cilësim të tillë revoltës qytetare të 1997? Nëse ajo revoltë ishte “rebelim komunist”, atëherë çfarë ishte ngjarja e 14 shtatorit 1998, e drejtuar bash prej tij, të cilën e dënuan SHBA-ja dhe BE-ja si përpjekje të mirëfilltë për “marrje e pushtetit me dhunë”?

Si gjithmonë, Plaku ynë mashtrues ka dy ose më shumë versione për gjithçka ndodh në vendin tonë dhe i përdor sipas vendit dhe kohës, në përshtatje me nevojat e tij. Ja si iu përgjigj njërës prej pyetjeve të  Televizionit Publik Iranian më 23 mars 1997:

 

“Pyetje: Sipas mendimit tuaj, kush është pas këtyre ndodhive në Shqipëri?

Sali Berisha: Fatkeqësisht, sot, si nocion, ekstremizmi islamik është bërë alibi përfituese, me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata në Shqipëri. Është këtu fjala për aktorë të njëjtë, domethënë për ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnje. Askush ende nuk e di se çfarë janë duke përgatitur Fuqitë e Mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, i cili u bë para katër vjetësh në Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë”. (botuar më 28 prill 1997 në “Përpjekja” të Abdi Baletës).

 

Ja pra, për iranianët ai kishte versionin e “fuqive të mëdha” (kuptohet që ishte fjala për SHBA si e vetmja superfuqi), ndërsa për popullin shqiptar ka versionin e “rebelimit komunist”. Tani, le ta zëmë për një çast se kryeministri ka thënë të vërtetën, domethënë se revolta kishte natyrë komuniste. Si mendon ky farë burri, se ai dhe banda e tij kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan ndaj kundërshtarëve politikë (edhe po të ishin komunistë), t’i heqë nga puna me lista partiake, t’i fyejë, t’i ndalojë për të vënë lule në vendin e prehjes së dëshmorëve të atdheut, t’i rrahë për këtë shkak, t’i burgosë me akuza false, t’i kanosë, t’i vrasë, t’iu marrë pasurinë me mjete mashtruese, t’i nëpërkëmbë, t’iu falsifikojë dhe dhunojë zgjedhjet? Dhe, pas gjithë këtyre, të shpresojë se do të justifikohet para popullit se “ua bëra komunistëve”?

Mendoj se ka ardhur koha që, në mos ai, familja e tij, nëse nuk janë verbuar tërësisht nga privilegjet, duhet të heqin dorë nga synimet e përjetësimit të pushtetit nëpërmjet dredhive të fëlliqura dhe krimit. Se, mund të vijë një ditë që kurrfarë etiketimi, si “rebelim komunist”, nuk i shpëton dot nga fundi i turpshëm që i kanë përgatitur vetes. E, kur nuk kanë turp, fundi bëhet tragjik. Uroj të mos shkohet deri atje.

 

7 komente në ““Rebelimi Komunist” dhe Gangsteri Antikomunist”

  1. albani says:

    Titulli i ketij shkrimi duhej te ishte: “Rebelimi Komunist” dhe Kryegangsteri dhe kryemafiozi antikomunist”! I shkreti ky popull qe nuk mund te arrije kurre se cfare perbindeshi eshte ky njeri dhe nuk do te mund kurre te dije se si ka ardhur ne krye te PD, ne krye te shtetit dhe te pushtetetit. Jo kurre! Vetem ata qe jane perndjekur, perdhunuar, futur ne burg, qe u ka vjedhur parate, qe u ka shkaterruar bizneset dhe familjet, vetem ata qe ky njeri u ka vene gjoba me mijera e mijera dollare e euro, dhe vetem ata te aferm te te vrareve dhe te djegurve mund te kuptojne se sa i tmerrshem eshte ky njeri. Ky eshte mallkimi me i madh qe dikush (Djalli dhe Vdekja) mund t’i beje ketij populli dhe cdo shqiptari te ndershem.

  2. Ajet Delaj says:

    March 9, 2013

    Misioni Katovica, garanci për vazhdimsie e trashëgimise neokomuniste të Shqipërisë

    Shqiptarët janë ngritur në kohë të ndryshme të historisë së tyre për liri e të drejta njerëzore, gjë që ka garantuar mbijetesën e kombit tonë të vogël përgjatë dallgëve të historisë. Natyrisht që të tëra lëvizjet popullore kanë pasur rëndësinë apo më mirë të themi ndikimin e tyre në të ardhmen e kombit shqiptar në periudha historike të ndryshme, gjë që ka peshuar më shumë për mirë apo për keq, për gjeneratat që i kanë përjetuar këto lëvizje por jo vetëm kaq.
    Nuk dua të ndalem në historinë e këtyre lëvizjeve të kombit përgjatë historisë, apo për ndikimet që ato kanë pasur në ardhmërinë e kombit e shoqërisë shqiptare pasi ato kanë qenë të shumta dhe do ishte e pamundur për volume të tëra, por dua të ndalem në periudhën postkomuniste që njihet me termin demokracia e brishtë shqiptare, pas ’90-tës edhe për faktin se procesi vazhdon duke ndikuar në të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve, të brezit tonë e besoj se edhe të fëmijëve tanë.
    Në këtë analizë gjithashtu nuk dua të ndalem në detaje të zhvillimeve në këto 21 vjetët e fundit, por do mundohem të fokusohem në kthesat e vendimet madhore që kanë përcaktuar të tëra zhvillimet brenda shoqërisë shqiptare si në fushën politike, ekonomike e sociale. Pa frikë mund të them se shembjen e sistemit komunist në tërë lindjen ish-komuniste e përjetuan si një rreze shprese rreth 90% e popullsisë shqiptare megjithëse vetë procesi erdhi (aq sa erdhi) si gjithmonë i fundit në zinxhirin e vendeve ish-komuniste.
    Mbase shumëkush nuk është dakord me këtë përqindje, por e them me bindje se nuk kanë qenë më shumë se 10% e shqiptarëve kriminelë komunistë që e kanë pritur ditën e demokracisë si ditën e gjykimit, megjithëse fatkeqësisht asnjëra kurrë nuk erdhi së paku gjer tani, pasi duhet thënë se nazistët intensitetin më të madh të dënimeve të tyre e patën rreth viteve ’70-të, por nuk duhet harruar se startimi i dënimit të krimeve të nazizmit nisi me Nurenbergun e vazhdoje mbas mbarimit të luftës.
    Nëse kemi në konsideratë që shqiptarët përgjatë inkuzicionit komunist janë lidhur me një mijë fije e pranga me sistemin, kjo përqindje natyrisht rritet pasi diktaturës kriminale i kanë shërbyer shumë më tepër shqiptarë se sa ekzekutorët por qe gjithsesi thelle ne shpirt veten nuk e ndienin aq mekatare sa ti pengonte qe ta përjetonin rënien e diktaturës si ditën e çlirimit të tyre mendor e shpirtëror.
    Megjithatë për mua katër kategoritë e shtresave shoqërore të shoqërisë shqiptare në atë dhjetor të lavdishëm e shpresëmadh të ’90-tës tashme te harruar jo vetëm e kanë përjetuar në mënyra të ndryshme, por mendoj se të tërë kanë dalë të “zhgënjyer” nëse i referohemi asaj se çfarë përjetuan gjatë këtyre 23 vjetëve në raport me çfarë kanë pritur që të ndodhë pas ’90-tës.
    -Rinia studentore në veçanti si iniciatore e ndryshimit, apo se paku promotore e saje ,por pothuaj tërë rinia shqiptare dhe ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që nuk ka pasur asnjë lidhje direkte me diktaturën janë për mua të zhgënjyerit e mëdhenj, pasi sipas meje, për 5 deri në 10 vjet Shqipëria do ishte pjestare e tërë strukturave perëndimore, pra plotësisht e integruar në perëndim e natyrisht shumë e stabilizuar politikisht e ekonomikisht. Por dhe për faktin se misionarët e diktatorit të fundit që erdhën tek studentët si të dërguarit legalë dhe në emër të tij po sundojne Shqipërinë prej 23 vjetësh, kurse rinia studentore e ’90-tës gjendet sot e shpërndarë si “zogjtë e korbit” që nga New Zelanda, Austalia, Amerika, Kanadaja e në krejt Europën.
    Pra realisht Shqipëria që shohim sot nuk është Shqipëria e aspiratave të rinisë, e antikomunistëve, por është Shqipëria e programit “Katovica” të mbijetesës dhe trashëgimisë komuniste edhe sot kur dhjetoristët e dikurshem i kanë kaluar të 40-tat.
    -Të persekutuarit, të përndjekurit dhe të shpronësuarit që në të shumtën e rasteve përfaqësoheshin nën të njëjtin njeri apo shtresë, pasi shumica e tyre i kishin përjetuar të tria këto gjendje shoqërore, për mendimin tim kanë qenë më realistët ne ndiesite e tyre pasi shumica e tyre, lëvizjen e ’90-tës e kanë quajtur si një lojë të komunistëve por me mungesën e alternativës dhe pamundësinë për një mijë e një arsye për tu grumbulluar në një formacion politik të tyre mbështetën Partinë Demokratike dhe ka akoma që e mbështesin megjithëse e kanë të vërtetuar tashmë se Partia Demokratike nuk ka qenë ndonjëherë përfaqësuese e shtresës se tyre, por fatkeqësisht duhet thënë se një pjesë e tyre vazhduan shërbimin e detyruar të firmosur në birucat e errta të sigurimit komunist, duke u detyruar ta vazhdojnë edhe në “liri” pas ’90-tës.
    Ushtria e madhe e bashkëpunëtorëve vullnetarë dhe me detyrim të diktaturës mund të themi se janë përfituesit e mëdhenj, pasi jo vetëm pushteti i “ri” i pas ’90-tës nuk i “zhburrëroi” nëse u kishte mbetur ndokund ndonjë fije burrëri, por në funksion të filozofisë së studimit që pushtetet e pas ’90-tës adaptuan me shpejtësi kategoria e “butakëve” pa shtyllë kurrizore ishin mjaft të përshtatshëm në funksion të kësaj filozofie për të ndërtuar këtë Shqipëri që kemi sot trashëgimtare e denjë e sistemit kriminal komunist.
    Në tërë këtë zallamahi shqiptare të pas ’90-tës, të krijuar me qëllim fitues të mëdhenj duhen llogaritur xhelatët komunistë që jo vetëm nuk paguan asnjë kacidhe për krimet që kishin bërë, por arritën që të rimarrin për herë të dytë legalisht në zotërim të tëra pronat dhe mundin e shqiptarëve të fituar ndër shekuj së bashku me produktin e skllevërve të krijuar gjatë sundimit të tyre “skllavopronar” të 50 viteve të fundit megjithëse duhet thënë se de facto nuk i kanë pas lëshuar ndonjëherë.
    Pasi 90-ta ishte vetëm një iluzion nëse sjellim në memorien e gjithsecilit se qeveria e parë pluraliste e pas ’90-tës, punën e saj nuk e nisi me kthimin e pronave të grabitur nga regjimi kriminal komunist tek pronarët legjitimë, por bënë privatizimin e të tëra ambienteve të shërbimeve për shitësit dhe administratorët e tyre komunistë kur dihet se kush e kishte sektorin e shërbimeve gjatë diktaturës, njerëzit e privilegjuar të saj e padyshim në masë të madhe bashkëpunëtorë vullnetarë të sigurimit famëkeq.
    Megjithëse nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur përfaqësues i opozitës “antikomuniste” në pozicion e zv/kryeministrit ishte i biri i Prokurorit të Përgjithshëm në kohën e diktaturës.Ndryshimi i vetëm ndërmjet grabitjes së parë dhe të dytë qëndron vetëm tek mjetet e përdorura pasi rezultati i arritur është i njëjtë, ku dhuna e përgjakshme e grabitjes së parë u zëvendësua me mashtrim, grabitje me dhunë e me ligje “demokratike” të trashëgimtarëve idologjikë, gjenetikë e shpirtërorë të diktaturës komuniste por kryesisht të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, por që kishin pasur rangje të ulta në piramidën diktatoriale.
    Grabitja e pronave e futja e shoqërisë shqiptare në konflikt social qëndron pika më e fortë që përcaktoi vazhdimësinë komunisto- kriminale të sistemit komunist në kushtet e reja të Europës së pas ’90-tës, por edhe pamundësinë e ngritjes së një demokracie funksionale në Shqipërinë e 20 viteve të fundit e mosdëshirën dhe moskrijimin e shtresës së pronarëve legjitimë të shpronësuar nga diktatura e të mashtruar nga postdiktatura neokomuniste e “Katovicës”.
    Kthimi i pronës së grabitur nga regjimi komunist rehabilitimi dhe kthimi i eshtrave të të masakruarve nga regjimi kriminal komunist janë treguesit më të mirë për të përcaktuar qeverisjet post komuniste dhe ndihmojnë në mënyrë të pagabueshme për të shpërndarë demagogjinë e trashëgimisë komuniste.
    Faktorët dhe aktorët që në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe në kundërshtim me të tëra konventat dhe dokumentet e organizmave perëndimore që shteti post komunist mashtrues dhe demagog i ka firmosur tashmë bënë të mundur që Shqipëria të mbetet edhe pas shteteve që dolën nga lufta e përgjakshme e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përsa i përket implementimit të demokracisë e ngecje të procesit integrues në strukturat e demokracive perëndimore.
    Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë sistem demokratik pa bazën e tij ekonomike, pra nuk mund të ngrihet sistemi kapitalist mbi mohimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut ku padyshim shenjtëria e pronës private e ndërtimi i shtetit të së drejtës me të tëra strukturat e tij mbeten pa dyshim sfidat kryesore që jo vetëm na kanë mbajtur e do na mbajnë larg Europës, por do mbetemi një shoqëri në kaos sepse kështu e duan ideatorët dhe ekzekutorët e programit antikombëtar të vazhdimësisë omunist.
    Kthimi i pronës private të grabitur dhe krijimi i kapitalistëve legjitimë e shenjtërimit të kësaj prone i kalon kufijtë e lirisë dhe të drejtave të njeriut, por shndërrohet në gur themeli e garantues i sistemit të ri duke garantuar moralin e vetë sistemit e bazën solide të zhvillimit të tërë shoqërisë shqiptare e natyrisht barriera vendimtare për vazhdimësinë e trashëgimisë komuniste në Shqipëri.
    Problemi i pronës private dhe analizës së tërë sistemit komunist në Shqipërinë e pas ’90-tës ka vend për një analizë të veçantë, pasi në këtë shkrim dëshiroj të ndalem në disa momente kulmore që kanë përcaktuar vazhdimësinë komuniste në sistemin e ri të mafies komuniste të pas ’90-tës, ku padyshim rigrabitja e pronës private e moskthimi i eshtrave të viktimave të sistemit kriminal komunist dhe mosrehabilitimi i shtresës së persekutuar mbetet akti më i shëmtuar por që përcaktoi qartë këtë vazhdimësi dhe natyrisht do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në të ardhmen në vetë performancën dhe përmbajtjen e sistemit postkomunist në Shqipëri.
    Për të vërtetën projekti dhe zhvillimet post komuniste në Shqipërinë e pas ’90-tës që njihet me projektin “Katovica” I ideuar nga hefi I KGB ruse ne vitet 70te e materializuar nga Gorbacovi sigurisht nuk është një projekt shqiptar por i adaptuar nga komunistët shqiptarë siç po duket ka dhënë rezultate të kënaqshme megjithëse akoma nuk e kemi kaluar të gjithë procesin dhe për pasojë nuk kemi shkuar akoma në fund përsa kohë kemi akoma sundimtarët “katovicas” që sundojne (grabisin) Shqipërinë siç kanë bërë edhe baballarët e tyre shpirtërorë e gjenetikë.
    Projekti i vazhdimësisë komuniste apo më mirë të themi i trashëgimisë komuniste kishte për qëllim që të bënte kalimin e pushtetit nga diktatura komuniste tek trashëgimtarët e tyre në kushtet e reja të krijuara në Europën e lindjes pas ’90-tës gjë që mund të themi gjer tani ia kanë arritur falë demagogjisë pasi në këtë fushë kanë trashëguar përvojë vërtetë të vyer ku profesori i tyre ka arritur të marri çmimin e OKB si populli më i ushqyer në fund të viteve ’80-të, kur shqiptarët ishin në prag të urisë kolektive.
    Për të kuptuar krejt zhvillimet e 23 viteve të fundit të demokracisë alla shqiptare duhet të analizojmë katër ngjarje apo fenomene që kanë ndodhur herë më shumë zhurmë e gjak e herë pa zë fare, por që kanë përcaktuar gjithçka është arritur apo ka ndodhur përgjatë tërë këtyre viteve të demokracisë së brishtë shqiptare e me çfarë po shikohet do të ndikojë edhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë.
    E nëse i shtojmë kësaj përpjekje tërë strukturën e errët të botës së krimit ekonomiko-financiar të shoqëruar me spastrimet dhe eliminimet e kundërshtarëve e njerëzve që kishin kontribuar apo kundërshtuar në ndërtimin e kësaj piramide kriminale që i kalonte kufijtë e Shqipërisë duke bashkëpunuar që në të gjallë të diktatorit me organizatat më kriminale të rajonit dhe më gjerë duke krijuar struktura solide të mbështetjes së drejtpërdrejtë e suportit financiar të misionarëve “katovicas” të pas ’90-tës në suksesin e misionit të tyre atëherë panorama bëhet dhe më e qartë jo vetëm ku ndodhet Shqipëria sot por ndriçohet edhe rruga 23 vjeçare e neokomunizmit shqiptar.
    E thashë ngjarje kulmore, pasi episode të shkëputura ka sa të duash që tregojnë qartë fytyrën e pushtetit poskomunist. Një fenomen mjaft domethënës që tregon qartë se nga kush është qeverisur Shqipëria në 23 vitet e fundit është “mosgjetja” e mbi 5000 të zhdukurve nga regjimi komunist deri tek ata që janë zhdukur mbas viteve ’80-të siç ishte rasti i fundit në Shkodër ku tregon qartë vazhdimësinë e veprimtarisë kriminale, ku tregohet qartë se xhelatët komunistë janë përcaktues në vendimmarrje e ekzekutiv edhe sot e kësaj dite që po flasim.
    Megjithatë në një përpjekje për të përcaktuar disa pika kulmore të konsolidimit të veprimtarisë së “kaovicasve” po ju referohem disa prej tyre dhe jo vetëm kaq por po mundohem ti shtjelloj hap pas hapi dhe në unison siç në të vërtetë janë, pra krejt zhvillimet post komuniste të 23 vjetëve të fundit janë të paracaktuara nga një program i përpiluar qartë që në qeverisjen e z Alia e mbase edhe më parë.
    1-Është folur si nën zë por askush nuk është ndalur në një fenomen tashmë të njohur por asnjëherë të trajtuar seriozisht siç ka qenë “emigrimi” i tërë klasës politike që ka qeverisur Shqipërinë në të majtë e në të djathtë ne pozite e opozite pergjatë këtyre 23 viteve, para dhjetorit ’90-të,kur për shqiptarët e thjeshte tentativa për të dalë në botën e lirë kishte koston e jetës.
    A ka pyetur ndonjëri ndonjëherë përse regjimi i kishte dërguar beniaminët e vet nga Moska, Parisi, Roma, Athina, Boni e ndoshta edhe në ndonjë kryeqytet tjetër të Europës apo në Amerikë?
    Megjithëse gjatë revoltave të lindjes për shembjen e sistemit komunist lideri komunist Alia deklaronte se nuk jemi as lindje as perëndim në anën tjetër ishte përgatitur me shpejtësi për të përballuar valën e ndryshimeve që për ditë e më tepër presioni i këtyre lëvizjeve po dëgjohej në kufijtë e Shqipërisë.
    Për këtë, sipas disa “Udhëzimeve” që i kishin ardhur me kohë nga Moska sipas deklarimit të Servet Pëllumbit në Top-Channel në përgjigje të pyetjes se a e kishte pyetur ndonjëherë z. Alia për marrje të udhëzimeve nga Gorbaçovi në kuadër të perestrojkës e gllasnostit. Z Alia ishte përgjigjur me mënyrën e vet se “ja i kemi marrë ca letra”.
    Për këtë, z. Alia nuk kishte qëndruar duar kryq por kishte kohë para ’90-tës që kishte përgatitur plejadën e “katovicasve” që me çfarë po shohin në këto 23 vjet nuk e ka bërë keq atë punë. Fakti që 8 dhjetori tërë këtë plejadë e ka gjetur në kryeqytetet e Europës jo vetëm flet shumë por duhet thënë se lëvizja studentore u përball nese nuk u nis me një program të detajuar e të mirëmenduar e organizuar duke vërtetuar plotësisht thënien e z. Alia se “ne kemi kuadro sa për tetë parti politike” dhe “daleni djema se nuk i dini të gjitha”.
    Kam frikë së pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk i dinë të gjitha as sot e kësaj dite 23 vjet mbas 90-tës.
    Nëse u shtojmë “pelegrinëve” të z. Alia edhe dërgimin në shkollat prestigjioze të bijve të diktaturës së paku mbas viteve 80te e ne vazhdimin e kësaj veprimtarie edhe pas ‘92-it kur pushtetin e mori “opozita” katovicase atëhere panorama e realitetit shqiptar bëhet edhe më e qartë.
    Falë kësaj strategjie të mirëmenduar dhe moshës të re të Dhjetoristëve dhe infiltrimin në këtë lëvizje të njerëzve të tyre që në nisje për të mos thënë se shkëndijën e parë e dhanë vetë ata, e inkriminimit të konsiderueshëm të të persekutuarve e të përndjekurve së bashku me ish-pronarët, “katovicasit” arritën në një kohë rekord të uzurponin krejt pozicionet vendimmarrëse e politike të strukturave “të reja opozitare”.
    Padyshim, në funksion të kësaj strategjie ka qenë edhe hapja e ambasadave të 2 Korrikut pesë muaj para Dhjetorit ’90-të, ku diktatori dinak Alia, pasi nuk mund të bëhej kriminel pas Çausheskut, me hapjen e ambasadave më 2 Korrik 1990, realizonte dy qëllime madhore të programit të tij. Së pari i shërbente drejtpërsëdrejti regjimit serb si bashkëkryetar i shoqatës së “miqësisë” Jugosllavi-Shqipëri me Nexhmije Hoxhën në sfumimin e jehonës që do kishte shpallja e Republikës së Kosovës dhe së dyti lehtësonte implementimin e programit të tij “Katovica” në operacionin plastik që do realizonte, duke larguar nga kryeqyteti pjesën me antikomuniste që nuk do pajtoheshin lehtë me programin e tij.
    Prapëseprapë, megjithë përgatitjen shumë vjeçare e mjeteve në dispozicion, nuk arritën të mbanin nën kontroll entuziazmin dhe energjitë e shqiptarëve të çliruar nga zinxhirët e rëndë të diktaturës kriminale, ku së bashku me presionin në rritje të organizmave perëndimore, uzurpatorët “katovicas” u detyruan të zbatonin disa privatizime e liri ekonomike, e padyshim emigracioni masiv, biblik i shqiptarëve i paparë që me vdekjen e Gjergj Kastriotit që natyrshëm ndikuan jo vetëm në cilsine e jetën, por edhe në mentalitetin e shoqërisë shqiptare.
    Në këto kushte, kur jeta e shqiptarëve të dalë nga skamja ndryshoi dukshëm dhe suksesi i prekshëm i lirive ekonomike e politike i bindi shqiptarët dhe kryesisht të përndjekurit dhe të shpronësuarit se vetëm zgjerimi i këtyre lirive ju garantonte shqiptarëve realisht progresin ,stabilitetin dhe perëndimin e shumëndërruar.
    Zgjerimi i lirive dhe të drejtave natyrisht që nuk ju shkonte e as ju shkon për shtat as sot sundimtarëve të “rinj” katovicas dhe për këtë vunë në përdorim edhe dhunën për të shpërndarë grevën kombëtare të të përndjekurve e të shpronësuarve megjithëse me ta u solidarizua edhe lideri i studentëve të Dhjetorit ’90-të, i ndjeri Azem Hajdari.
    Megjithëse arritën ta shpërndanin pa shumë kosto grevën kombëtare të të persekutuarve në kuadër të “vështirësive” që kishte pushteti “demokratik” nga opozita komuniste e natyrisht me ndihmën e “mëkatarëve” të shtresës së tyre prapëseprapë progresi ekonomik i shqiptarëve respektivisht pavarësia ekonomike nuk ju garantonte sundimin afatgjatë “katovicasve”.
    2- Dështimi apo më mirë të themi organizimi i dështimit të referendumit të Kushtetutës kishte qëllim që të mos sanksiononte edhe ato pak arritje që ishin bërë në dy vitet e para të demokracisë dhe koha e vërtetoi këtë.
    3- Ngritja e sistemit të piramidave dhe grabitja e parave të shqiptarëve, veprim ky që çoi në terrorizimin dhe marrjen përveç parasë të vënë me aq mund rrugëve të perëndimit edhe të mijra jetëve të pafajshme. Në kushtet e zhvillimeve të vrullshme të pas ’90-tës, qeveritarët sundimtarë e kishin të pamundur vendosjen e masave shtrënguese për të ndaluar zhvillimin ekonomik të shqiptarëve prandaj thirren për ndihmë përvojën “ponci” dhe ngritën piramida financiarë ku për hir të së vërtetës shfrytëzuan me dinakëri injorancën mbi liritë ekonomike dhe etjen e madhe të shqiptarëve për t’u pasuruar shpejt.
    Me grabitjen financiare të realizuar nëpërmjet piramidave mashtruese në përmasa të papara ndonjëherë ku sundimtarët katovicas në bashkëpunim të hapur e të fshehtë me padronët e tyre në opozitën komuniste arritën jo vetëm tu marrin shqiptarëve kursimet dhe djersën e grumbulluar me djersë rrugëve të botës, por edhe apartamentet, të vetmen pasuri që trashëguan nga diktatura, duke e shndërruar Shqipërinë në një kaos të vërtetë ku mijra shqiptarë së bashku me kursimet e tyre humbën edhe pjesëtarët e dashur të familjeve të tyre e lëvizja studentore humbi liderin e tyre, që me gjithë dritëhijet që e kanë shoqëruar figurën e Azem Hajdarit, ai mbetet lideri i lëvizjes studentore e kryetari i parë i Partisë Demokratike.
    Qëndrimi i tij si kryetar i opozitës antikomuniste për tri javë dhe vrasja e tij kanë një domethënie kuptimplotë për krejt kauzën antikomuniste në Shqipërinë e post ’90-tës ku vërtetojnë deklarimin e të ndjerit Hajdari në Parlamentin Shqiptar në 1993 se të tërë ata që dinë (projektin “Katovica”) janë të destinuar të zhdukën.
    Fakti që u vra me konsensus, tregon se nuk ka qenë plotësisht i kontrolluar nga pushteti edhe nëse e kanë bërë një copë rrugë bashkë.
    Demagogjia komuniste, megjithëse mjaft e sofistikuar dhe me përvojë prapseprape misionarët apo më saktë “të deleguarit” tek studentët nuk do guxonin që pushtetin ta dorëzonin në kushte normale tek padronët e tyre.
    Për këtë, në mënyrë permanente kanë ushtruar terror shtetëror ku padyshim një ndër pikat kulmore të këtij terrori është ’97-ta dhe nën terror ekstrem sundimtarët “katovicas” e kryen pjesën e parë të misionit të tyre duke e dorëzuar pushtetin drejtpërdrejt në duart e ustallarëve të tyre prej nga e morën në ’92-shin, që në kushtet e “zgjidhjes” për momentin dhe ndihmën e shtuar të opozitës “katovicase”, pushteti i tyre sundoi për 8 vjet, duke vrarë më shumë se pesë mijë shqiptarë e grabitur edhe apo pak pasuri që kishin mbetur e duke e renditur Shqipërinë si vendin më të korruptuar të planetit. Sundimtarët komunistë, së bashku me misionarët e tyre “katovicas” në opozitë dhe pushtet gjatë tërë viteve post komunizëm janë kujdesur në mënyrë të veçantë që të mos lejojnë asnjë alternativë tjetër politikë në mënyrë që të realizojnë ashtu siç e realizuan rotacionin e pushtetit, vetëm ndërmjet sundimtarëve e misionarëve edhe atëhere kur shtetit i nxirren themelet si në ’97-tën, apo kur edhe polici më i humbur i periferisë shndërrohet në gjobëvënës e grabitës si në 2005-ën. Duke pasur në konsideratë se edhe demagogjia më e arrirë e ka një fund edhe demagogjia e “katovicasve” të pas 2005 për të çrrënjosur çibanin e korrupsionin, gjë që jo vetëm ishte irreale por rezultoi demagogji e pastër e bllof i radhës pasi “nuk kishte si e hante qeni të zonë”, siç thotë populli. Në kushtet e humbjes se kauzës së dytë, pushteti “katovicas” pas 2005 të luftës kundër korrupsionit, pasi kauzën e parë të luftës kundër komunizmit e kishte varrosur në gërmadhat e ’97-tës gjë që vërtetohet më së miri në sundimin e tij të dytë ku pjesë të kabinetit domosdoshmërisht fuste elementë të spikatur të së majtës komuniste edhe atëhere kur realisht nuk i duheshin ato vota. Në mungesë të një kauze të tretë të besueshme, lideri i misionarëve “katovicas”, z. Berisha thirri për ndihmë liderin e ri Rama të formacionit të vjetër komunist, ku në kushtet e pamundësisë për të mbijetuar bashkërisht, presionit permanent të perëndimit për të demokratizuar jetën e partive politike me parimin “një antar një votë”, bënë ndryshimet kushtetuese.
    4- Ndryshimet kushtetuese të 2008 mbi duke e snderruar Presidentitin e Republikës ne kryatar komune ku mund ta shkarkoje kryeministri dhe sistemin e ri të menaxhimit të votës së qytetarëve me një KQZ jashtë juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, pra jashtë sistemit të drejtësisë gjë që çuan në kthimin e plotë të partive politike në reparte ushtarake dhe mbytja edhe e asaj pak demokracie të brendshme që ekzistonte dhe menaxhimin e votës së qytetarëve nga “banda” bipartizane e grabitjes që po shohim çdo ditë.
    Shikoni zgjedhjet e fundit lokale, por kryesisht ato të bashkisë kryesore, atë të Tiranës kur numërimi i votave vazhdonte ditën e natën për mbi dy javë, deri në arritjen e konsensusit ku Rama merrte hapur 10 vota më shumë se Berisha me sejmenin e tij. Shikoni me vëmendje, të dy palët dalin të fituar ne kurrizin e shqiptareve si edhe here te tjera.
    Basha shmang drejtësinë për herë të dytë e Rama vazhdon të mbetet lideri i opozitës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se institucioni i Presidentit në dy mandatet e fundit dhe Gjykata Kushtetuese e viteve të fundit kanë treguar integritet dhe një pavarësi të admirueshme, gjë që kanë treguar me anulimin e marrëveshjes së shitjes së detit nga qeveria e tash së fundi anulimin e ligjit të çkombëtarizimit të kombit shqiptar të iniciuar po nga qeveria “shqiptare”, i kanë trembur deri në një farë mase mbartësit e projektit “Katovica” .
    Të zëvendësosh Gjykatën Kushtetuese pasi nuk arritën ta nënshtronin, me Kolegjin e Tom Ndrecës, përsa i përket ligjshmërisë së procesit zgjedhor në Shqipëri nga hetuesi i diktaturës që “rastësisht” ka punuar në Tropojë në vitet më kriminale të sistemit komunist në vitet ’70, është më shumë së tallje me vullnetin e shqiptarëve, është kriminale.
    Nëse i shtojmë kësaj, pandëshkushmërinë e krimeve shtetërore e më gjerë dhe deri në kërcënimet e hapura të ish-shefit të shtabit të ushtrisë e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga djali i kryeministrit dhe ai vetë tregojnë shumë më tepër sesa fjalët se trashëgimtarët komunist.
    Nuk arrijnë të sundojnë pa terrorin e mafies, që e kanë ngritur në sistem si domosdoshmëri të zëvendësimit të terrorit komunist. E thashë më lart se ndryshimet kushtetuese i kanë kthyer partitë kryesore politike në reparte ushtarake, në rastin më të mirë dhe në çeta bashibozukësh, në rastin më të keq, pasi kriteri i përzgjedhjes së kandidaturave konkurruese nga partitë politike është zëvendësuar vota aq sa është respektuar para 2008 me “preferencën” e kryetarit përkatës, duke i shndërruar fushatat përzgjedhëse me tender të hapur e të fshehtë që vetëm konkurrencë vlerash nuk mund të ketë brenda.
    Po ju referohem katër momenteve të rëndësishme për mua, por që mund të jenë edhe më shumë por gjithsesi me një lidhje dhe organizim funksional gjithnjë në funksion e në zbatim të projektit “Katovica” mbi ruajtjen dhe vazhdimësinë qeverisëse të falangave të komunizmit në Shqipërinë e pas ’90-tës që fatkeqësisht duhet thënë se kanë pasur sukses.
    Ndryshimet kushtetuese brenda një nate, pa asnjë konsulencë, asistencë apo konsultim publik, kishin vetëm një qëllim. Që të zyrtarizonte pronësinë e liderëve Berisha e Rama mbi formacionet e tyre ushtarake, tashmë duke e varrosur përfundimisht edhe atë pak demokraci të brendshme që kishte ekzistuar në formacionet e tyre politike gjithsesi anadollake. Në të tilla kushte dhe në zbatim të platformës së tyre sunduese, formacionet e tyre ushtarake nuk kanë asnjë mundësi e shans e aq më pak dëshirë të implementojnë demokracinë funksionale në Shqipëri dhe të tëra proceset zgjedhore do të jenë maskarada të radhës dhe nuk kanë si të jenë ndryshe kur për ti administruar këto procese bashkërisht kanë vendosur një hajn ordiner që ë kanë nxjerrë nga burgu si i pandehuri Ristani, pasi vetëm zotëri nuk mund të jetë e për “supervizor” po bashkërisht kanë caktuar hetuesin kriminal Ndreca të Tropojës e Sashenkën e Vlorës, shikoi vetëm emrin për ti kuptuar gjenezën.Te jeni te sigurte se edhe pasardhesit e tyre nuk kane per te qene ndryshe per sa kohe burojne nga e njejta platform.
    Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe nuk ka vërtetim më të mirë të shembjes edhe të asaj pak demokracie që është instaluar mbas ’90-tës në Shqipëri sesa pranimi dhe marrja pjesë e të ashtuquajturës opozitë në maskaradën e radhës, të quajtura zgjedhje lokale të 8 Majit me të njëjtën KQZ e Kolegj Zgjedhor që organizoi zgjedhjet e 2009, e për pasojë kasta kriminale politike organizoi vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm e plagosjen e dhjetra të tjerëve vetëm për të ruajtur kohezionin e tyre respektivisht trashëgiminë komuniste në të “majtë” e të “djathtë” të “politikës” shqiptare.
    Deklarata e fundit e z. Blushi, tregoi shumë më tepër se kaq kur tha se ne i çuam njerëzit për ti vrarë, e Berisha i vrau pra së bashku. Nga anët tona themi që hjeksi (ai që e qet viktimën në pritë) është më i keq se dorasi. A nuk doli së fundmi qartë edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane të Tiranës për Departamentin e Shtetit se kriminelë e përfaqësues të krimit të organizuar në Shqipëri ishin eksponentë të të dyja forcave në Parlamentin e Shqipërisë. Përsa kohë që projekti “Katovica” vazhdon me sukses të implementohet në Shqipëri, asgjë e mirë nuk ka për të ardhur, por gjithnjë kemi për të ndërruar një palë hajna e vrasësish me një palë tjetër, ashtu siç është bërë përgjatë 23 viteve të fundit, e natyrisht eksodi i shqiptarëve ka për të vazhduar me të njëjtin ritëm siç ka ndodhur edhe deri tani me të tëra pasojat dhe fenomenet që e shoqërojnë braktisjen masive të atdheut, fatkeqësisht shumica të rinj e të shkolluar.Në fund dua të them se për të vërtetën, puna më e lehtë dhe e pamoralshme është për të sulmuar apo denigruar opozitën. Por kjo vlen kur realisht opozita ekziston, por jo si në rastin e Shqipërisë, që nëse i referohemi një deklarimi të një diplomati të lartë të Tiranës rreth viteve 2000 se Shqipëria ka pluralizëm partiak me një parti apo thënë në shqip dy gjysma të së tërës pavarësisht sesi vetëquhen opozitë apo pushtet, realisht janë vazhdimësia komuniste e Shqipërisë me të tërë aksesorët e saj ndihmëse. Për këtë arsye është e vështirë lëvizja nga statuskuoja ekzistuese megjithëse me ndihmën e Zotit e aleatit strategjik të Shqipërisë e shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka për të qenë mision i pamundur pasi shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë i kanë energjitë dhe potencën fizike e intelektuale që shqiptarët të kenë një të ardhme krejt tjetër. Nuk duhet vetëm të besojmë e shpresojmë, por të punojmë me të tëra forcat që vazhdimësia komuniste në Shqipëri të ketë një fund.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  3. Ajet vella! Kur do na shkruash prape?

    1. Coni says:

      Ajet,permbledhja e shkrimit me pelqeu,natyrisht qe do te lutesha te shkruaje ca me shume detaje,analiza dhe fakte…pra ta zgjasje dhe ca shkrimin duke e bere edhe me interesant

  4. Vasel Malaj says:

    Çfare na paska shkruar ky i biri Zef GJin Ndreces nje CUB Mirditet qe eshte Rritur me gjakun e te internuarve. Deshta ti kujtoje atije Viktor Cubit se ish te internuarve ne Paçram te Zadrimes 1963-1968 ju keni gjakun borxhe, ku Sigurimi kishte zgjelle dy CUBA Zef GJIN Ndrecen Si kritare Ksheellit dhe Pjeter Çupin (Qupin) si Sikretar BIROJE. Te dy Kriminela te pa shpirte, te pa karakter, njerezit me te poshter qe kam njohur ne jeten time, Tamam hora dhe historikishte Torturuesit dhe masakruesit kane qene CUBA Mirditet te zgjellun prej regjimit Diktatorial. Pa u denuar krimet e komunizmit dhe Mafia e tyre nuk keni drejtesi as Demokraci ne shqiperi. Sali Berisha ju mbrojti dhe po ju mbron juve horave te Regjimit Komuniste, prandaj lepijani PRAPANICEN!!!!!

  5. fatmiri says:

    Mos shkruani e komentoni me, pavaresisht se nuk shkruani ne celuloid e nuk shpenzoni! Veproni, veproni, veproni! Kur ju te veproni, ne ne kembe jemi. Nuk durohet me “ja vdekje, ja liri”, e keni pare filmin?

  6. Niko Maloku says:

    HOSANA BERISHA

    Nga Fatmir Lamaj

    I burgosur politik

    Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

    Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

    Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

    S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

    Veç servilët e spiunët që duan para

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

    Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

    Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

    Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

    Ti na vret e na pret e na bën pastërma

    Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

    Ti, që na grabite pronat e lirinë,

    Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

    Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

    Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

    Veç qorrave u duket sikur bën kala

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

    E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

    E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

    Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

    Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

    Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

    Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

    Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

    Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

    Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

    Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

    Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

    Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

    Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

    Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

    Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

    Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

    S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

    S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

    As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

    Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

    Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

    Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

    Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

    Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

    Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

    Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

    A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

    Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

    Askush s’bërtet më Berisha Hosana

    Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

    Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

    Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

    S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

    Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

    Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

    Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

    Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

    Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

    Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

    Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

    Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

    Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

    Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

    Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

    Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

    Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

    Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

    Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

    Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

    Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

    Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

    Banditët e horrat s’do kenë më baba

    Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

    Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

    Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

    Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

    Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

    Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

    Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

    Turma që shqyen vetveten e uritur,

    Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

    Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

    Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

    Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana

    Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

    E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

    Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

    Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

    Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

    Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

    A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

    Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

    Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

    Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

    Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

    Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

    Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

    Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

    Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

    Ju laro t’paguar, lihni badihava

    Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

    Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

    E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

    Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

    Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

    Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

    Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

    Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

    Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

    Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

    Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

    Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

    Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje