Vjen në shqip romani "Alef" i shkrimtarit Paulo Coelhos

7 Qershor 2013, 09:43Kulturë TEMA

 I përkthyer në 20 gjuhë dhe me mbi 2.5 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, objekti i tij është udhëtimi i Coelhos, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente, në kërkim të vetvetes.

Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: Të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.

Alefi nuk mund të shpjegohet. Megjithatë, në Traditën magjike shfaqet në dy forma. E para, është ajo e një pike në Univers që përfshin gjithë të tjerat, të tashmet dhe të kaluarat, të mëdhatë dhe të voglat. Në përgjithësi e zbulojmë rastësisht, siç ndodhi në tren. Që të ndodhë kjo, njeriu (ose njerëzit) duhet të jetë në pikën fizike ku gjendet. Këtë e quajmë Alef i vogël.

Po tjetër, si mund të jetë Alefi? Kur dy njerëz mund të jetojnë gjithë jetën së bashku, të punojnë së bashku, ose edhe mund të takohen vetëm një herë dhe të ndahen përgjithmonë, sepse nuk e përshkuan pikën fizike që e bën të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar atë çka i bashkoi në këtë botë. Domethënë, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo çka i afroi. Por, në qoftë se Zoti e dëshiron një gjë të tillë, ata që e kanë njohur një herë dashurinë do të takohen përsëri.

Paulo, gjithashtu flet në gjatësi rreth dashurisë dhe faljes, të kaluarës dhe të ardhmes, që sipas tij ekzistojnë  vetëm në kujtesën tonë. Por momenti i tanishëm është përtej kohës: është përjetësia. Por ,koncepti është shpjeguar keq: nuk janë veprimet e tua në jetën e mëparshme ato që do të ndikojnë të tashmen. Janë veprimet e së tashmes ato që do të çlirojnë të kaluarën dhe, logjikisht, do të ndryshojnë të ardhmen.

6 komente në “Vjen në shqip romani “Alef” i shkrimtarit Paulo Coelhos”

  1. kush roman qe hyn ne shqiperi e gjen aty ku shiten qoftet. jemi popull qe lexojme ne.

    1. Latif Dreqi says:

      Isha sot andej nga tregu, dmth Tegu, me ra rruga andej,e desha te shplodhesha pak.Hyra ne ate librarine atje..U habita me titujt e shumte te botuar, gjithfare librash,tyrysoj sorollopi kish botuar,por aty gjeta vetem dy cupa qe shitnin,asnje tjeter..

  2. Vera says:

    A thua do te keni miresine te tregoni se kush eshte perkthyesi?Thjesht per “kulture” te shkruesit te lajmit e,pse jo, edhe te lexuesit…

  3. Wendy says:

    E kam Lexmark,nje nder romanet me te bukura te Coelhos .

  4. ana says:

    SI nuk mesuan keta gazetare te bejne nje shkrim me koke dhe kembe? E shohim me kopertine qe libri eshte botuar tek Toena, po nuk dime kush e ka perkthyer? Kur do te kuptojne gazetaret qe emri i perkthyesit perben pashaporten e dyte te nje libri perpos emrit te autorit?

  5. davidi says:

    alef eshte germa e pare e alfabetit cifut. alfa i thone greket, aleph i thone cifutet. do ta kete perkthyer rrethi i botuesit cifut nga gjirokastra te revistes alepf qe ka shume vite ne qarkullim fale parave qe vjel poshte e lart, sidomos nga amerikanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje