Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi është entuziast pas njohjes së Kosovës nga tre shtete brenda pak ditësh.
Duke folur nga Nju Jorku, Thaçi tha se do vijnë të tjera njohje, përfshi edhe pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën.
Siç raporton Koha Ditore, Thaçi deklaroi se Kosova tani shihet si një histori suksesi.
Ai e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e tij në SHBA, duke veçuar takimin me Presidentin amerikan, Barack Obama.
“Obama na ka garantuar për mbështetjen e tij të mëtejshme për Republikën e Kosovës,” tha Thaçi./ep
“Do bëhet mjalti sivjet” tha arusha.”se ma ka anda mua”, prandaj
Me then te drejten Thaci nuk ma mbushi mendjen ne fillim. Une e shoh nga jashte, se nuk jam kosovare, se ata e dine me mire, por po srejton si politikan boteror. Deri sa duan ti japin cmim Nobel, dhe serbet nuk shajne me si me pare. Bravo i qofte, se u krijua edhe nje figure tjeter. Ibrahim Rugova. Rexhep Qosja. Hashim Thaci
askushi, E vertet ne fillim Thaqi ishte i ri dhe nuk kishte shum njohuri ne politik mirpo pervoja 15 vjeqare kontaktet e perditshme me diplomat Evropian dhe Amerikan e kane ber nje nga Politikanet me te zgjuar qe ka ballkani sote.
Thaqi i ka ato mekatet e tija por per diplomaci esht doktore fale pervojes se fituar ne keto vite.
Entuziast nuk eshte fjale e mjaftueshme per gezim qe munde te kete per popullin shqiptar. Do ishte me mire fjala “harmoni” prej fjales “Ilire” ajo do te conte ne kambe popullin shqiptar.
Ska gezim me te madhe!
Thaci populli i Kosoves ka nevoje per ato qe ti thua ( njohjen e pavaresise ) por kushtoi vemendje dhe ekonomise , se nese njerezit nuk kane te hane , ku ta cojne pavaresine pastaj ?