Në këtë fund viti njerëzia vrapuan për përgatitjet e festave në të gjitha aspektet si: gatimet, zbukurimet e mjediseve, blerjet e dhuratave për pjesëtarët e familjes apo në disa raste për familjet e vobekta.
Të gjithë uruan e dhuruan, sipas standardit të jetës së tyre, e në këto raste, vetëm të varfrit nuk patën ç’të ofrojnë përveç sakrificës së tyre…
Ka përveç këtyre të mësipërmeve disa momente mendimi për çdo njeri, të thjeshtë a person publik. Ka një moment kujtese për njerëzit që na mungojnë, reflektim mbi sjelljen tonë gjatë gjithë këtij viti, jo të qetë për ne shqiptarët, në raport me qëllimin e jetës..
Në fakt, qëllimi i jetës është zhvillimi i personalitetit të secilit; të përmirësosh natyrën në mundsh deri në përsosje, kjo mund t’ia vlejë të përpiqesh shumë në jetë. Ne njerëzit e sotëm jemi të terrorizuar vetëm për thelbin e qenies tone, duke harruar detyrimin më të madh: përgjegjësinë që kemi secili për veten. Ka nga ata që ushqejnë zhelanë, por lënë shpirtrat e tyre të varfër të vdesin urie.
Në këtë fund viti është edhe një ritual, që ndoshta jo të gjithë e bëjnë sepse atmosfera e festës me pijet e ndryshme i pengon të mendojnë për të, por në këtë fund viti është një lloj kënaqësie e veçantë të qortosh vetveten, kur mendon dhe beson që askush, si ne vet, nuk ka të drejtë të na bëjë vërejtje.
RRËFIMI DHE JO PRIFTI NA LIRON NGA MËKATET
Nje artikull i mrekullueshem.
D.G.
Kjo eshte shume e drejte, komenti do te ishte i tepert.
Nje teme e trajtuar me filozofi dhe fisnikeri
faleminderit
Plotesisht e vertete.