Kë model opozitari do shpërblejë Basha?

13 Qershor 2014, 22:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha po përballet me një nervozizëm në rritje brenda Partisë Demokratike lidhur me ata çfarë ai mbështet për të qenë në krye të degëve në Partinë Demokratike. Nervozizmi dhe kritikat vijnë jo aq nga cilësia e atyre që përzgjedh Basha, por nga mekanizmi që ai po përdor për të nxjerrë në krye. Në shumicën e rasteve janë bashkime mërish dhe rezervash, që demokratët kanë për individë, të cilët i janë ofruar PD si të pilotuar për të qenë në krye të saj.

Por a është ky vërtet një problem për PD?

Besoj që jo. Nervozizmi brenda PD në këtë fushatë të zgjatur dhe të pafund zgjedhjesh, nuk vjen nga fakti se demokratët mërziten nga ajo që do Lulzim Basha, por nga fakti që Lulzim Basha nuk di çfarë të dojë. Problemi real që ka Lulzim Basha në këtë fushatë zgjedhjesh, nuk është një listë e qartë e tij me njerëz të tij dhe një vendosmëri të qartë për t’i bërë ata drejtues të PD. Problemi serioz është që Basha nuk ka ende një vendim të qartë nëse duhet t’i zgjedhë ai, Berisha apo vota e demokratëve njerëzit që duhet të drejtojnë partinë. Për këtë ai po bën ç’është e mudnur të mos kuptohet se kë mbështet në PD. Synimi i tij është të ulë rëndësinë e çdo të zgjedhuri, të shtojë strukturat, të fryjë kryesinë dhe sekretarët, të mbajë në lojë njerëzit e Berishës dhe kundërshtarët e tij, me shpresë se do ta shtyjë përballjen me këtë problem.

Por një kryeproblem në këtë fushatë të Bashës, gati një vit pasi ai ka marrë vetë kreun e PD-së, është se cili është kriteri i meritave për demokratët që duhet të ngrihen në detyrë. Kjo është një çështje jetike, për të qenë kriter i vlerave opozitare. Nëse ne diskutojmë tani se cili është modeli i demokratit, që mund të quhet se ka merita, këtë vit e kemi shumë të vështirë.

Së pari, demokratët më të shpërblyer nga qeveria Berisha në poste shtetërore, janë shumica në vendet e punës, dhe nuk kanë asnjë vlerë opozitare.

Së dyti, brezi i vjetër i politikanëve të PD, i cili ka ndjerë braktisjen nga Basha, janë mënjanuar dhe më shumë kanë qëndrime të matura poltike se sa ndonjë model opozitarizmi.

Disa emra që përbëjnë garniturën publike të Bashës, si Aldo Bumçi, Eduard Halimi, Arben Ristani, Flamur Noka, Jorida Tabaku, si dhe të rekrutuarat e medias në PD si puna e Dumes, janë bërë zëdhënës të politikës opozitare të Bashës. Këta në të vërtetë janë dhe ata që e kanë përfaqësuar opozitën, por jo se kanë bërë opozitë. Ky pritet të jetë dhe modeli më shumë i shpërblyer nga Basha si model opozitar.

Po cili është bilanci i këtij grupi?

Beteja e tyre e parë ka qenë beteja për furgonat 8 plus 1. Paralajmëruan dhe miting të madh për këtë çështje, bënë protesta, por në fund e lanë çështjen në mes. Beteja tjetër e tyre ishte mitingu i 20 shkurtit, i cili po ashtu dëshhtoi. Më pas vazhdoi beteja për trafikun e drogës, e cila kulmoi me spektaklin e avionit në Divajkë. Edhe në këtë operacion, në vend që të viheshin vetullat, u nxorën sytë, pasi hetimi zbuloi se ka fakte që qeveria e tyre ka bërë trafik droge me avion nga Gjadri, dhe kjo çështje është tani në dorë të prokurorit.

Finalja e betejës së tyre opozitare ishte beteja kundër statusit dhe futja në grevë urie e disa grupeve të interesit. Futën fillimisht disa militantë të hequr nga puna dhe disa ish- të përndjekur politikë. Dështuan me futjen në grevë urie të ish- pronarëve dhe të disa invalidëve të punës. Aq nervozë u bënë nga dështimi i këtyre grevave, sa as që i përshëndetën fare grevistët, që ndërprenë grevën e urisë pas ardhjes së Fyles, dhe thuajse i kanë lënë të vetëm ish- të përndjekurit politikë, të cilët ngushëllohen tani vetëm duke parë ndeshjet e Botërorit. Beteja e tyre kundër statusit, jo vetëm që nuk rezultoi e suksesshme, por e kundërta duket se ka ndodhur. Të gjitha vendet e BE po rekomandojnë statusin dhe në komentet e tyre konfidenciale shtojnë se duhet hequr si argument politik nga goja e Berishës kundër qeverisë. Pra kjo opozitë në një farë mënyre e ka ndihmuar vërtet qeverinë në marrjen e statusit, duke iu lexuar dëshira për të mos e marrë.

Edhe ndonjë individ që vjen nga raporte të ngushta me Brukselin si Majlinda Bregu, e cila buzëqeshi kur Fyle tha se do ta merrni statusin, është shpallur gati e deklasuar në PD dhe nuk i flet njeri me gojë.

Duke u rikthyer tek pyetja kyç se kë model opozitarizmi do shpërblejë Basha për karrierë brenda në PD, kthehemi në fakt tek problemi që ai ka së pari me veten: Ai nuk e di ende se si duhet të sillet si opozitar. Ai nuk ka zgjidhur akoma dilemën nëse opozitën do t’ia bëjë Berisha apo do ta bëjë vetë.  Ndoshat e ndihmon Kisha e Shna Ndout në Laç, ku ka vajtur të lutet në ditëlindjen e tij, por problemi i tij kryesor është se Zotin nuk e ka në qiell, por tek kulla e Bashkimit, përballë SHQUP-it.

26 komente në “Kë model opozitari do shpërblejë Basha?”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Beteja e berishjaneve ka qene bllokimi i luftes kunder korupsionit te tyre,nga maxhoranca,duke e akuzuar ate per “drogizem”!
    Kjo lufte nuk ka qene e ideuar nga Basha,por nga kryetari i “maskuar’ Berisha .
    Berisha duke emeruar ne Bashkin e Tiranes,Presidenc dhe SHISH,njerzit e tij te besuar,ka mbajtur dhe vazhdon ta mbaj PD-ne nen kontroll te plot.Titullaret e ketyre institucioneve jane ne “ajer”,de fakto udhezimet per veprimtarit e tyre politike i marrin nga Berisha.
    Ne keto kushte,ku ne çdo qelize te jetes politike te PD-se,urdherron “sovrani”,Basha dhe kushdo tjeter,qe nuk kane aftesine per te thyer keto “metoda” komuniste,per mbajtjen e pushtetit dhe “ruajtjen” e tij nga armiqte e brendeshem dhe te jashtem,do jete as mish as peshk.

    1. liria says:

      Po ku i gjen keto zbulime Meroja se cfare ka ne koke Basha e cfare kane ne koke politikanet e tjere ?
      Gjithshka e komenton ne baze te idese fikse per te “dermuar” armikun e tij me te madh, ish mikun me te madh Berishen.
      Per nje gje te jesh 100% i sigurte o Mero.
      Basha nuk do te perzgjidhte kurre nje model te tille primitiv opozitari si modelin tend.

  2. Mos boj mo mungesa o Mero!
    Z Rama vendose ke Lifestyle ose Sporti ?
    MODELI ESHTE KY:
    http://goo.gl/Y19x0x

    1. Modelet më të shpërblyera kanë qënë dhe do mbeten zëdhënësit e përzgjedhur të politikës. Dhe nga kjo praktikë pune nuk mund të përjashtohen as klarinetat e ndryshkura të demonëve të pilotuar, dhe as gërnetat e luçiduara të artistëve të dështuar.

      Për kryetarin e katapultuar të garumllit të pedeistave, ngritja në detyrë e opozitarëve (me, apo pa vlera) nuk është se për të përbën ndonjë shqetësim serioz. Ai është mëse i vetëdijshëm, se për sa kohë do të ketë një Zot ke Kulla e Bashkimit, vendimmarrja për këtë qëllim nuk ka për te rënduar kurrë mbi duart e tij.

      Nga ana tjetër, një “besimtar i verbër” kurrë nuk do të guxonte të devijonte sadopak nga “udha e drejtë e Zotit”. Kjo vlen si për përcaktimin e kriterereve të meritave dhe zbatimin e tyre, ashtu dhe për shpërblimin e modeleve.

  3. er says:

    Basha do shperbleje modelin opzitar Hollandez[byth..q..ir].Sdin model tjeter ai…..

  4. andromeda says:

    Që të sundosh në kopenë e ujqërve të vjetër të PD, mafiozë me gen, duhet të jesh një padrino i fortë dhe gjakftohtë. S’të lë larua të hajë balua. Por ai ka mbi kokë edhe një superpadrino. Ylli në ngjitje po fiket në zbritje.

  5. miri shkodra says:

    Thohet “cilin model opozitari” dhe jo “ke model…” zoti Baze. Shkrujeni shqipen korrekt ju lutem, se ju jeni per ne model i gazetarit te mire.

  6. Astrit says:

    zoti nuk fal kriminelet por mekataret.

  7. kevinjon says:

    Po thuaj dy llafe per mashtrimet apokaliptike te “rilindasve” o legen burre. Shkruaj per deklaraten e Tahirin se gjoja kokaina e kapur ne Mal te Zi nuk ishte per ne Shqiperi tani qe ja demantoi kolumbiani. Do vdesesh legen o gellbaze e rendomte. Berishes e Bashes nuk i vjen as ne bythe e jo me te matesh o hajvan rob.

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    U lodhe more burre ,po kujt i flet ,murit ?

  9. beni says:

    Haha zotin nuk e ka ne qiell po te kulla.Po keta do perkraje basha,seren e ti,dhe modelin e ti.Si na erdhi ylli hollivudit ne ne krye te PD ashtu do i coje dhe ai kryetaret e degeve lokal.Po ce do o Mero qe lollesh per PD.Nuk eshte me vlere PD,pd vetem antivlera po promovon.Le te ri ca vite ne klase dhe te vi na krushqit

  10. sit . back _and . relaks says:

    e cna ha ari ne se cben basha.

  11. shpetim says:

    Drejtuesi i vertete i PD eshte Berisha.
    Ai po ben opoziten ne favor te interesave te tij personale, duke akuzuar Qeverine, me qellimin e vetem per te mos dhene llogari per shkatrrimin e vendit gjate tete viteve te sundimit te tij.Deri tani ja ka arritur qellimit, sepse Edi Rama po tregon se nuk ka fuqine per te bere Berishen qe te pergjigjet per krimet e bera.
    Roli i Bashes eshte inekzistent ne drejtimin e PD.

  12. nigo says:

    Mero
    Akoma vazhdon me qenin e ngordhur. Ktheje pllaken dhe meru me poziten se si duken bathet nuk i ka punet mire.A e kupton se nuk ka kush ti beje opozite?

  13. gjini says:

    Mero!Me kosiderate te nalte per Ju,ju lutemi ndrrojeni titullin shkrimit Tuej. Cilin model…….dhe jo ke model. ?

  14. Bureto says:

    E bukur kjo! “Zotin nuk e ka ne qiell, por ne kullen e Bashkimit perballe SHQUP-it”. E sakte. Gjerat ne PD jane ndertuar keq dhe Basha nuk mund, apo nuk ka mundesi, t’a ndryshoje dot ate. Nese ai do te jete i afte ta ndryshoje perceptimin e pergjithshem se nuk vuan nga syndromi ‘Berisha’, mund te kete nje shprese per sendertimin e nje opozite reale dhe te nje aleternative te besueshme te pushtetit ne Shqiperi ne zgjeddhjet e ardhme. Ne te kundert mungesa e nje rotacioni te shendetshem politik kundrejt nje oferte me te mire dhe te besueshme do te jete nje lengim per demokracine shqiptare dhe nje shembull i keq edhe per vellain tone te vogel Kosoven. PD ne situaten e sotme nuk na e krijon kete bindje. Keshtu pozita ka mundesine sidomos me peshen parlamentare qe zoteron ta hedhe tangon e vetme. Pozita do ta ndjeje vertet veten keq vetem kur PD ndryshe me lidership te pakompromentuar dhe me segmente te caktuara te pozites se sotme, te beje nje ‘mea culpa’ publike, te denoncoje krime dhe abuzime me pushtetin ne rradhe te pare nga te vetet dhe pastaj me rradhe ndaj segmenteve apo personave te rendesishem me pushtet ne poziten e sotme. Duke u distancuar nga mbrojtja e shkelesve te ligjit ne gjithe spektin politik te niveleve te larta, atehere po, dhe drejtesia nuk do te mund te jete nen trysnine e ketyre forcave dhe do te mund te pastroje politiken nga lepushkat qe kane shfrytezuar pushtetin per demtimin e interesave publike, per te pasuruar veten dhe klanin e tyre. Ligjet jane, bile te mira, per t’i dhene secilit hakun, vetem se drejtesia sperdridhet sa per interesat e veta,sa dhe nga presione te medha nga politika.Kur te marre fund kjo, atehere Shqiperia do te vihet ne rruge te mbare. Le te shpresojme, si fillim,ne marrjen e statusit ne 23 qershor, duke e pare kete si premise edhe per nje shtyse ne drejtimet e mesiperme. Zoti e ndihmofte Shqiperine!

  15. Koco says:

    Ky shkrim editorial i gazetes Tema eshte me shume te drejte , kryefjala e duhur qe duhet te diskutoje , vendose e zbatoje, kjo opozite e kriminalizuar, anti shqiptare e lidhur dhe e bere nje me krimin , korupsjonin , mafjen nderkombetare , te cilat tashme ato kane shtrire tentakulat ne gjithe institucionet e shtetit te kapur qe ka shkateruar ekonomine e jeten e njerezve te ketij vendi . Ajo qe duhet te beje kjo opozite eshte rasti ta shkrije kete kete Parti te familjes te Kriminelit Tiranit , vrastarit Berishe, tashme te kriminalizuar dhe te themeloje nje parti te vertete demokratike, e cila te distancohet plotesisht nga katili , Islamiku radikal Berishe , dhe te kerkoje hetimin e nenshkimin e bemave e gjemave te bandes te tij Satrapi . Dhe te krijojne nje histori te re per demokratizimin dhe evropjanizimin e jete te Shqiperise e Shqiptareve , kjo gje nuk kund te behet me kete kaste berishjane me te shkuar dhe te tashme kriminale, por me Njerez qe te kene gjak shqiptari dhe per fe e Zot atdhetarine , patriotizmin , mencurine, punen, ndershmerine , Ligjin . Ndryshe kjo parti bande do behet cdo dite e me shume e peshtire , pa fuksjon e misjon , nje me nder Parti Dordolecesh , fytyra qelbanikesh dhe nuk duhet te mendoje askush qe kjo parti ka ideale e misjon , vecse shpetimit te parurive e perave pa funt te vjedhura duhe ja bere gropen e madhe e te zeze ku do groposen vete keta funderina .Jo Shqiptaret dhe Shqiperia e cila do te rroje dhe do perparoje per te miren e te gjithe ketij populli qe e do kete vend te pervuartur .

  16. erjon says:

    Po per duelin Ed Rama – Ad Krasta me luge,pirunj e pjata ne restorant kur do na shkruash?

  17. Armanda says:

    Basha e ka zgjedhur dhe po e shperblen opozitarin e vet . Mjafton te shohesh listen e te zgjedhurve te tij , kordinator , apo punonjes me shqup do kuptosh . Njerez te degraduar, apo super kurvat . Me kete perspsektive Basha per 16 vjet Valle behet Kryeminister?

  18. george orwell (planeti i kafsheve) says:

    Nga mijra halle te tjera qe ka ai vend,ky qe shtrohet sot,pra ai i zgjedhjes se kryetareve te degeve neper rrethe eshte shume i paperfillshem sepse kushdo qe te zgjidhet qofte nga Berishi,qofte nga Lulqen Bashi apo nga terreni ato do jene perfaqsues te nje partie artificjale,fantazme qe quhet PD qe ne fakt eshte parti famijare (dinasti) PSBB(Partia Serbe Berish Bashe).

    Lulqen Bashi vetem nga deklarata e tij e sotme e tij:qe kryetaret e rretheve duhet te largohen se jane humbes eshte shume tinzare sepse kryetari faktik i PD eshte Sali Serbi qe ka ne dore Presidencen,Prokurorine,Shikun,Bashkine 1 miljoneshe te Tiranes etj
    Pra vete kryetari (de fakto dhe dejuro) eshte Sali Serbi i cili jo vetem nuk ka dhene doreheqjen por komadon nje pushtet paralel shume me te fuqishim se e Edi Rames.

    Tallje makabre e popullit te Tiranes ishte perseri nga Trapi Lulqen qe kerkonte nga K/ministri te “lejonte” Tramin e Tiranes
    Nqs analizojme shkurt djallezine e tij del qarte se ai po tregohet me i
    pabese se babai i tij i adaptuar sepse kushdo e di qe per dhjete muaj qe ka ngelur edhe sikur te vije Amerika vete ta ndertoje nuk e ben dot.

    Por Tramvaji i Tiranes per nje njeri qe njeh urbanistiken mire dhe tendecat e saj sot patjeter qe do thoshte qe behet fjale per nje krim ekonomik,mjedisor,urbanistik etj qe nuk po e zgjasim.Edhe ne se fillon kjo cmenduri ,kjo do jete nje nga qindra mina me sahat qe po i lene dyshja 2B Ramen e “shkrete” I vetmi veprim qe kane lene Lulqen Bashin te zbatoje me koken e tij ka qene pasta e 100 vjetorit qe u shendrua ne cfaqjen me diskretituese te ndodhur ne Shqiperi :Ngrenia e pastes me legena dhe garuzhde ku ne skalionin e pare ishin ato qe banonin ne bathore city,kamikazet e votimeve te PeDerave dhe fansat e legenit Lul

    Isha ne Tirane para kater vjetesh dhe u zhvillua nje takim me Lulqen Bashen per votimet e asaj kohe ku qindra malsore e kishi “ftuar” LB ne nje takim ku thuhej me parrulle “Nikaj Merturi eshte me Lulzim Bashen”

    Sec cfare donte kjo zone e nderuar e malsise ne votimet e Tiranes akoma nuk e kam kuptuar.Por me interesantja ishte nje pyetje nga salla:
    Nje nga “armet” qe perdori LB KUNDER EDrames ishte se sipas tij e kishte kthyer bashkine shteterore ne zyre partiake dhe kjo sipas tij perbente krim.Pytja ishte nga salla :PO SIKUR JU ZOTI BASHA TE FITONI BASHKINE E TIRANES DO TA PRANONIT POSTIN E KREUT PD NQS JU ZGJEDHIN.?
    Pergjigja ishte Une jam me origjine malsor si puna juaj jam drenicak prej Kosove dhe jemi te beses dhe nuk do ta pranoja kurre…Cfare ndodhi me vone nuk ka nevoje per koment.

    Akti me kodraversal i 2B ishte aleanca PD-PKSH e milloshit per te fituar bashkine e Tiranes ne 2009.Kjo me vogla qe duhet te mendojme eshte se Lulqeni i konsideron fansat por dhe kundershtaret e tij si banore te fermes se kafsheve te Orwellit dhe duhet te pyesim ;a eshte Lulqeni nje matherfucker apo jane ato qe e degjojne skllever te perjetshem.

    Kanibalizmi politik vazhdon me Edi Ramen & company qe rrine si pula kur ne rastin portertit te Enverit ne nje pervjetor,pikerisht “votuesit komuniste” te Bashes mbani fotografine dhe Lulqeni i thoshte me ultimatum xhirafes dymetroshe :MOS LUAJ ME ZJARRIN.
    Nuk pres nga Rama te kapi shpaten por me kete rast te mos rije si pulastren por te beje nje te njimijten qe beri ne ILA ne 1990 kur donte “ti varte komunistet”..kurse tani le ti shaje pak me fortet neonazistet e Lulqenit

    Persa me siper tregon se Lulqen Bashi se eshte me manekin,nje idiot i lidur qe biresimi nga Salija,kumbarizimi nga Arvizuja ,pamja e jashtme dhe fakti se medemek ka mbaruar ne Hollande ( ne nje kohe qe ka mijra shqiptare te tille ne perendim)nuk mund te maskoje debilizimin e tij si nje kukell qe vret naten dhe pickon si gjarperi diten.

    Habitem tmerresisht shume me harresen kolektive qe kemi si popull dhe na ka kushtuar shume gjate historise dhe ndoshat eshte faktori kryesor qe jemi te ndeshkuar prej saj:

    Historia kriminale e gjarperit Lulqen Basha:

    Eshte rast unik ne historine e njerzimit nje ngjitje spektakulare e te nje njeriu pa asnje kontribut per kombin dhe vete PD.Merita e vetme ishte ardhja me KOP-ilat nga sherbimet e dyshimta ne KOsove e grupit te shtriges se Salemit.

    Njerit qe shkon ne Hollande me “gjyshin” Hollandez kur ishte buzequmesht (kujtoni Artan Hoxhen kandidat preshidentin) i jepet nje pashaporte amerikane me numra ekstra qe pas 40 vjetesh shqipot do mesojne burimin e saj.

    Ne kosove verprimatria e tij e erret duket kur veshin “kostumin” e inxhinjerit te rrugeve per te kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ne Kukes me pashaporta fallco dhe nuk la shtepi te verdhe pa fotografuar per te gjetur eshtrat e serbeve te zhdukur bashke me antropologun e “okb”Eshte pikerisht dosja e “kolonelit Basha” qe i ka futur thiken pas shpine Kosoves dhe u be qe ky “spiun ne ngjitje” i fazllit te behej dhe “yll ne ngjitje” i samurait Arvizu per kete te fundit me vjen keq se e ka ulur shume kostumin e dipllomatit duke arritur te coje ca donacjone me dhi franceze se dhe ato kishim mangut ne nje kohe qe qindra tonelata droge prodhohen dhe me shume kalojne tranzit ne Kolumbine.

    Fill pasi ju dhurua ne 2005 posti i MPJ i rruajti 300 miljon dollare me turko-amerikanet Rais-it .

    Me pas u gradua minister e jashtem dhe i futi nje firme per tradhetine me te madhe dhe “live” duke shitur ne menyre parcjale pjese shqiptare ne detin jon,grekerve.

    Kulmi arrin ne 21 janar 2011 kur Lulqen Bashi si ministri i brendshem dhe zyrtarisht komandanti i operacjonit “per mbrojtjen me cdo kusht e cmim” te k/m nga kokpalaret e Rames ne bashkpunon me Saliserbin vret 4 shqiptar te pafajshem dhe terrozon popullin shqiptar si xhaferr deva ne 1944 teoria e te cilit ishte :i DITE TERROR=10 VJET QETESI.

    Pa u thare akoma gjaku ne bulevard neonazistet kriminele 2B shpallen njeri burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje nga zoti Arvizu qe ne kete rast eshte i vetmi ambasador ameriakn per te gjithe kohrat qe perkrah vrases gjakftohte hapur fare dhe pa ju dridhur qerpiku.

    Kaluan pak muaj nga masakra e 21 janarit 2011 dhe cuditerisht kapitenit Basha i falet bashkia e Tiranes nga mengperveshuri Arvizu qe i pervishte diten dhe ulte pantallonat e Hysni Milloshit naten.

    Kam qene nje perkrahes shume i fuqishem i Rames ne duelin e 23 qershorit 2013 per rrezuar perbindeshin Berishe por ndoshta mund te jem
    i zhgenjueri me i madh se cfare ka ndodhu nga 23 deri ne diten e sotme.

    Jam i zhgenjyer 1000% kur k/protestuesi i 21 janarit qe i la luftetaret e tij ne fushe beteje dhe me keq akoma ka jejuar disa here qe vrasesit te urinojne mbi ato kufoma dhe famijaret e tyre.

    Paturpesia e Edi Rames qe do te ngreje “dolli” me krimineli e 21 janarit eshte poshtruese per 1 miljon “shuplakat”

    Paturpesia e Edi Rames eshte qe ka perjashtuar nga Statusi kushtin e vene nga europjanet (jo nga amerikanet) qe pa drejtesi per 21 janarin nuk ka status pra pa u denuar fajtoret reale te tyre dyshja 2B

    Paturpesia e ministri te Edi Rames ne krah te Sllobodanka Ramovicit tregon se ato kane kapitulluar para dinastise Berishajve dhe derivateve te tij Fazllic-Bashic

    Paturpesia e Edi Rames arriti kulmin kur nga Kuksi ne nje miting per Kosoven pershendet “Berishen” si nje hero “klandestin” qe ka ndihmuar dhe shpetuar Kosoven per clirim dhe pamvaresi.Ky eshte nje poshtrim unlimited qe k/m ne detyre Edi Rama i ben shqiptarve te ndershem ne te dy ane te kufirit

    Nuk ka te drejte ER qe ne ate kohe brithte “cullak” ne plazhet e Frances ti jape mend shqiptareve ose me sakte duke i c’nderuar ato.Sepse ate dite ne Kukes kur lavderoi tradhetarin Berishe nuk pati asnje duartrokitje per ate qe furnizoi Milloshevicin dhe burgosi apo spiunoi UCK.

    Epilog
    Nuk e ka problem njeri se cfare modeli opozitari do shperbleje Bashici pasi ky eshte nje tradhetar,nje spiun,nje superhajdut,nje vrases ,nje batakci dhe nuk eshte “qelbesire ne ngjitje” si i thote astrologu arvizu.Ai eshte nje antishqiptar i kllonuar qe duhet te merret drejtesia (qe nuk egziston) ose hakmarrja popullore sipas versionit
    “avni rustemi-esat pasha”

    Dihet nga te gjithe qe ardhja e Berishes ne pushtet ne 1992 ishte nje skenar qe sot lexohet lehte.Saliserbi eshte nje hibrid i deshtuar dhe i frikeshem qe lindi nga nderzimi artificjal i viteve 80-90 midis sherbimeve sekrete serbe,jugosllave me ato amerikane dhe ndoshta keto te fundit duhet te kerkojne falje per gabimin e tyre.Fatkeqeshit kjo jo vetem nuk po ndodh por doktrina e Saliserbit po zevendesohet me sukses me pasuesin e tij manekin dhe shqiptareve ne vend te ujkut berishe po i dhurojne gjarperin Basha dhe kjo nuk duhet te ndodhe se eshte me keq se nje pushtim i zyrtarizuar.
    Edi Rama ne 23 qershor mori mandatin(statusin) nga populli per te cuar ne dyert e drejtesie dyshen antishqiptare 2B dhe jo te beje dolli- bashin per Bashen.
    Teoria e tij qe nuk do shikojme prapa duhej te ishte zbatuar ne vitet 1990-1991 kur ai donte ti varte komunistat (edhe baben e vet) ne shtyllen me te afert.
    Nqs krimet e Enverit po i shohim qe nga viti 1942,per se duhet te mbyllim syte perpara krimeve te bandes 2B per 21 janarin ,gerdecin si dhe per shkaterrimin prej tyre te shtetit dhe poshtrimin e dinjitetit kombetar.
    Edhe nje jave mbushet nje vit nga fitorja plebishitare e 23 qershorit 2013 dhe jane te mjaftueshme faktet qe ta konsiderojme ate si te tradhetuar totalisht nga dyshja Rama-Meta (ku ky i fundit nuk sherbeu as si kale troje sepse doli Gomar Troje).Nqs para nje viti kerkonim largimin dhe denimin e dyshes kriminale 2B ka ardhur kohate mendojme dhe veprojme per largimin dhe bandes tradhetare Rama-Meta dhe per clirimin e shqiperise nga nje pushtim i heshtur qe po perpiqen ta mbulojne me kete Status leshi.Prandaj Edi Rama & company me nje traste ne krah dhe njemiljon gafa te tij ka marre shkopin ne dyert e Londres,Berlinit,Parisit per pak meshire.Por ka harruar se pa trokitur
    ne dyert e Washigtonit (qe jane te xanuna nga malsoret e “Nikaj-merturit” te bashes) nuk do te kete status.
    Statusin e Madh Rama duhej ta merrte nga ata qe i dhane voten ne 23 janar 2013 te cilet ai tradhetoi pabesisht.Ai nuk duhet qe para k/m te vinte ca pllakeza te vockla ne kujtim te heronjeve te 21 janarit por buste mermeri madheshtore per ato martire te lirise dhe sovranitetit te cilet shkelen me kembe sa i here i fryjne ne vesh astrologet yllit te tyre ne ngjitje dhe qitje..

  19. Treviso says:

    Partia Demokratike eshte drejte shkaterrimit perfundimtar. Kur te zhdduken dy kryetaret e falimentu si njeres, ka mundesi qe te gjeje rruget qe i perkasin.

  20. Arber says:

    Ky george orwell qeka komplet trap na paska bo roman!!!!

    1. tech says:

      Ju kometuesi arber dukeni qe jeni gjarper me kompanine e serpentit Basha,ai komentuesi George e ka bere te gjate komentin sepse rromane jane dhe krimet e Lul Bashes dhe te Sali Berishes.Komenti i zoterise lart eshte akt-akuze dhe dosje kriminale e tyre qe historia do ti denoje ne menyre spektakulare neret a vone.Respekte per George.

  21. joel shkodra says:

    E kam shkruar edhe here te tjera se behen shume gabime ne perdorimin e peremrit pyetes: kush?, ke? Kesaj here gabimin e kemi qysh ne titull: Nuk duhet thene “Ke model opozitari”, por “Cilin model opozitari” sepse peremri pyetes “ke?” eshte peremer dhe nuk mund te perdoret me emer prapa. Mund te thuhej: “Ke do te shperbleje Basha?” Me sa duket redaktoret e gjuhes nuk i keni ne lartesine e duhur.

    1. Skutarist me gomone says:

      Pse hiqesh sikur ke haber nga gjuha, o skutarist!

      Meqë t’u kruajt, urdhëro dhe përgjigjen:

      – “kush/kë” dhe “cili/cilën” përdoren për të pyetur frymorë.

      – “çfarë” përdoret për sende.

      Kështu pra, përderisa fjala “model” hyn te sendet, titulli duhej te ishte: “Çfarë model opozitari do shpërblejë Basha?

      Po pate ndonjë paqartësi, mund të ankohesh prapë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje