Këshilli i ndrikullave duhet të marrë fund

6 Shtator 2014, 18:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, rikthen me forcë problemin e përgjegjësive ligjore, por dhe administrative të Këshilit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili në mënyrë të paprecedent ka deformuar rolin e tij nga institucion mbikëqyrës në një institucion të mbikëqyrur dhe të orientuar për axhendën personale të ish- Guvernatorit.

Akuza e ngritur nga prokuroria për Guvernatorin mbështetet e gjitha në deformimet me dashje që i ka bërë ligjit për Bankën e Shqipërisë ish- Guvernatori Fullani, devijim i cili ka qenë detyrë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës për ta ndalur. Në të pesta pikat e akuzës për ish- Guvernatorin, thelbi i shkeljeve ka të bëjë me të qënit jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes së Këshillit të Bankës.

Tani çështja e Guvernatorit i takon drejtësisë dhe ajo do të thotë fjalën e saj. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë punën e saj, por ajo nuk duhet lejuar asnjë sekondë përtej së hënës të vazhdojë të jetë në mëshirën e këtij Këshilli Mbikëqyrës. Prokuria mund të bëjë punën e vet, nëse i merr ata të pandehur ose jo, por Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të presë më për këtë. Deri tek Guvernatori ishte arsyetimi që të presim hetimet. Tani hetimet e thanë fjalën e tyre dhe ish- Guvernatori është prangosur pasi mes të tjerash ka keqpërdorur autoritetin e Këshillit Mbikëqyrës duke i kthyer ata në mbështetës të shkeljeve të tij ligjore. Flagranca e shkeljes së ligjit nga Këshilli Mbikëqyrës është e qartë. Prokuroria le të hetojë nëse ish- Guvernatori i ka korruptuar apo i ka mashtruar këta anëtarë, por kjo është çështje që ka të bëjë me faktin nëse ata do të shkojnë në qeli apo shtëpi. Politika nuk ka më punë me fatin e tyre juridik, por administrativ. Ata nuk duhet të ulen më në tavolinën e Këshillit Mbikëqyrës. Rrugëzgjidhja le të gjendet ose me mocion në Kuvend, ose me dorëheqje, ose me shkarkim një për një. Ajo është çështje teknike dhe le ta zgjidhë vetë Kuvendi. Ajo që është e papranueshme, është që ata të konsiderohen sërish si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Ky Këshill në të vërtetë ngjante me një “Këshill ndrikullash”, i cili lëpinte buzët një herë në muaj për drekën që do hante me padrinon dhe bakshishet që do merrnin në fund të vitit, duke qenë pjesa më e paguar e çdo zyrtari të lartë në këtë vend, përfshi dhe Presidentin.

Dhe meqë jemi këtu, është mirë që anëtarët e rinj të kenë së paku një profil të shquar profesional dhe integritet personal, dhe të mos llogariten si qoka për pensionistë apo servil qeverish. Ky këshill ishte i paprecedent sa i takon bindjes që kishin për detyrën e tyre, si njerëz që u kishte rënë fati të merrnin lekë qyl dhe të firmosnin çfarë u jepte Guvernatori. Kjo histori e pështirë duhet të marrë fund.

Emërimi i Guvernatorit të ri duhet të marrë kohë. Nuk ka arsye të ndizen motorrët e politikës për të bërë pis këdo që do të kandidojë, por do të jetë akoma më mirë sikur këtë proces të drejtojë FMN, si institucion partner me qeverinë shqiptare. Urgjente është një pezullimi i këtij Këshilli dhe fillimi i procedurës për Këshillin e ri. Për të shkuar tek një Guvernator dinjitoz, do të ishte mirë një takim konsensual i pozitës dhe opozitës për të thirrur në ndihmë një figurë me reputacion ndërkombëtar, me qëllim që askush të mos ketë shans të baltosë procesin. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë është përgjegjësi e shumicës t’i japë vendit një figurë dinjitoze, me personalitet dhe që ngjall besim në sistem bankar. Opozita le të vazhdojë të qajë për ish- Guvernatorin.

Dhe për të qenë deri në fund etik, ky proces ka nevojë dhe për një gjest moral nga Presidenti i Republikës, i cili iu bë badigard ish- Guvernatorit duke e mbrojtur deri në fund. Ai është në një konflikt të hapur interesi me Bankën e Shqipërisë, pasi ish- Guvernatori i ka punësuar gruan jashtë çdo kriteri vetëm për servilizëm një vit më parë. Para se të përdorë detyrën e tij për të bllokuar procesin apo për t’u hakmarrë ndaj asaj që ndodhi, ai është mirë të detyrojë gruan e tij të dorëhiqet nga Banka e Shqipërisë, ku u punësua si dhjetëra të tjerë vetëm për shkak të detyrës së burrit, apo babit e nënës. E di që flas me dikë që as skuqet dhe as zverdhet për etikë institucionale apo konflikt interesi, por po ia kujtoj, që kur të përballet me këtë problem, të mos ankohet rrugëve që po e sulmojnë, pasi në të vërtetë ai është bërë roje i paskrupullt i çdo historie korrupsioni dhe krimi në këtë vend, duke u rreshtuar në anën e atyre që zemërohen kur shteti tregon fuqinë e vet që nga Lazarati e deri në Bankën Qendrore.

Procesi i zëvendësimit të Guvernatorit duhet filluar me shkarkimin e këtij Këshilli dhe pastaj duhet vazhduar. Nishani, Berisha, Basha dhe kushdo tjetër, që ndjehen të humbur përse u ka ikur Guvernatori, janë në të drejtën e tyre të ndjehen të mërzitur, por do të ndjehen edhe më të papërfillur, nëse nuk kanë kurajë t’i bashkohen një procesi që duhet t’i kthejë dinjitetin dhe sigurinë Bankës Kombëtare.

Guvernatori i ri dhe Këshilli i ri, janë çështje që i takojnë ose konsensusit, ose shumicës parlamentare. Nëse Basha dhe Nishani bien nën presionin e Berishës, që synon ta përdorë këtë proces për të prodhuar krizë përmes Bankës Qendrore, do të dalin dhe të përlyer nga kjo histori, se ç’dolën nga pjesa e parë e saj, kur Berisha i detyroi të pastrojnë dhe pampersat e Erikut.

54 komente në “Këshilli i ndrikullave duhet të marrë fund”

  1. drejtesia says:

    GJithmone shkrimet e tua me kane pelqyer dhe kesaj radhe nuk i heq asnje presje por kame frike se nuk do realizohen ato qe shkruani ju.

    1. zef says:

      PROPOZOJ QE GUVERRNATORI I RI TE JETE

      “LORI KULE”

      1. llakatundi says:

        Une propozoj Arben Malaj si Guvernator,
        pasi eshte me rrafinato se sa Fullani.
        Menjefjale dua qe tja varim Melcite Ujkut ne Qafe,
        pasi ja di vleren.
        O Zot!Kur del edhe ky palo Malaj per te dhene mendime rreth
        vjedhjes……

        1. zef says:

          Hahahahahahaha, ke plotesisht te drejte.

        2. Bureto says:

          Momenti eshte shume delikat dhe i paprecedent. Kerkohet, me te drejte, qe te nderroje komplet kupola drejtuese e BSH. Dhe kjo duhet bere pa tjeter, sepse te gjithe , me apo pa dashje, per interesa apo paaftesi, jane pjese e ketij skandali dhe ku ne institucionin me serioz dhe te sigurte te shtetit. Pra duhet kujdes qe ketej e tutje njerezit qe do te zgjidhen te studiohen mire nga çdo pikpamje, por me shpejtesi. A ka te tille ne Shqiperi, qe te mosjene ne nje menyre aponje tjeter, te kompleksuar? Kete nuk e di, le t’i gjejne ata qe e kane pergjegjesine, por nje mendim po e jap, ashtu si e kam ndjekur nga jashte si qytetar, pamvaresisht nese kam apo jo te drejte. Sigurisht qe ne rradhe te pare duhet te jete specialist finance i afte dhe me profil akademik dhe ky sipas meje mund te jete Selami Xhepa. Qysh sa te degjojne emrin, mund te me qesendisin. Ke mo? Ate deputetin e Berishes. Dhe ne shikim te pare mund te kene te drejte, por kam dy arseye pse dua ta mbeshtes. Se pari ne nje legjislature qe ka qene si deputet (2009-2013) ka qene nje nga zerat me realiste ne ate maxhorance, dhe mesa duket ji konformist, se ndryshe do te ishte perseri deputet dhe e dyta, i mbyllet goja opozites e cila ende pa u arrestuar Fullani, nisi lojen e saj, se pozita do te kape BSH, se do caktohet guvernator A.Angjeli etj. Kuptohet qe keto jane insinuata provokuese dhe duket sikur me propozimin tim, pozita bie ne kurthin e opozites. Por jo! Duke propozuar nje kandidature si anetar te Keshillit Mbykqyres nga rradhet e opozites, te nje personaliteti, sipas meje, me nje gur vriten dy zogj. Opozites i mbyllet goja dhe BSh i jepet nje specialist i afte dhe me integritet (nese organet kompetente, ne filtrin e tyre do ta konsiderojne te tille). Ne fund dua te theksoj se ketu e kam fjalen per nje anetar te Keshillit Mbikqyres nder nente te tille. Sa per governatorin, ka procedure tjeter. Le te zgjidhet ai me i miri, me i afti dhe i gjithe pranuari. per ata qe mund te kene paragjykime ndaj ketij propozimi, thjesht per debat, u garantoj se as e kam njohur as e njoh, as per shkak te moshes (jam nga 20 vjet me i vjeter se ai), profesionit (jam i shkencave teknike), krahines (jam gjirokastrit)etj. Bile nese do te kete rast ta lexoje kete koment timin Z.Xhepa do veje buzen ne gaz. Po ky nga na doli?! Une do t’i pergjigjesha atij dhe kujdo, thjesht nga detyra qytetare qe ndjej se kam ne kete moment. Nuk do te ndjhem aspak keq, nese kjo nuk do te ndodhe, boll qe ne KM e BSH te jene njerezit me te mire nga çdo pikpamje qe te mos ndodhe me kurre kjo qe ka ndodhur atje, pikerisht se per afera te pista te politikes jane vendosur atje ata qe e katandisen Banken ne kete gjendje. Veç demit financiar i eshte vene asaj nje njolle e madhe turpi si brenda dhe jashte vendit. Ku ka te veje me keq dhe perse? Sepse e drejtonin BSh ai kallep personash.I fut te gjithe ne bllok sepse asnje nuk mund te justifikohet. Nese ndonje person aty brenda, nuk eshte degjuar, apo me keq i eshte mbytur zeri, le te dilte publikisht dhe te jepte doreheqjen, dhe jo t’i bente hyzmet privilegjeve.Nga kjo skote duhet hequr dore perfundimisht dhe jo vetem ne BSH. Ky rast te jete mesim edhe ne perzgjedhjen e kandidaturave per ne institucione te tjera te rendesishme te vendit qe te mos promovohen e zgjidhen njerez per te bere politika qokat e rradhes dhe per me keq t’i perdore ata per qellimet e veta, deri kriminale siç i keqperdorur, sot e 22 vjet.Eshte rasti per t’i tereguar popullit dhe miqve tane se po fillojme te behemi serioze si shtet.

          1. feshka says:

            Pas pak me shume se nje Muaj,doli urdheri per
            arrestimin e Fullanit,qe e trasferoneate nga Pashai
            i BSH.ne te burgosurin me te rendesishem ne keta afro 25 vjet
            trazicion. Fill pas nje Nate ne Qelite e ftoheta te Burgut,
            u pane familjare te tyre me canta rrobash,cka tregone se esdhe
            familjaret jane te frikesuar se gjate nuk do ti shohin ne
            ambjentet e tyre familjare.
            Fullani: Hajdut! Shperdorues dhe Mashtrues!pra nga Aga apo Pasha,
            ne Plehre qe brrejti mundin dhe djerrsen e nje Populli te tere.
            Eshte kjo aresyeja qe maredheniet pesuan Krisje!pasai pas
            diskutimeve te gjata,Kshilli edhe pse nuk i kurseu levdatat per Fullanin, me ne fund vendosen qe ta shkarkojne si Governator!
            vecse ne dallim qe te mos ndahen dhe te mos e humbasin njeri
            tjetrin…Cka e kane detyruar z.Baze ti cilesoje si Kshill i Ndrikullave dhe qe duhet te marre fund!

    2. Velecik Mali says:

      Dashje pa dashje anetaret e keshillit mbikeqyres jane bashkegrabites me Fullhajnin te Bankes. Keshtu qe edhe ata duhet te dalin para gjyqit. Nuk e kuptoj se si mund te rrije perseri rekator Dhori Kule kur del i perlyer me grabitjen e bankes

    3. tepo cobani says:

      SI ESHTE E MUNDUR QE DERI TANI NUK PUBLIKOHET QOFTE EDHE NJE NR. SERIE NGA KARTMONEDHAT E VJEDHURA QE TE BEHET SADOPAK E MUNDUR NDJEKJA E GJURMAVE KAPILARE TE CILESDO LEVIZJE TE TYRE ?! ?! ?! ?! ?!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Keshilli Mbikqyres duke marre vendimin per rizgjedhjen e Fullanit,ka bere gabimin fatal,duke deshmuar per nje lidhje mafioze midis tyre.
    Mund te shkohet dhe me larg,t’ju hiqen titujt shkencor,qe kane tundur deri tani,t’ju “zgidhen” kollaret,per seriozitetin fallco qe kane performuar.
    Nuk i duhen askujt “personalitete” te tilla,qe servilosen per rryshfetet bankare,rryshfete nga djersa e shqiptarve.
    Une i qendroj asaj qe kam shprehur me pare,kjo vjedhje eshte bashkepunim me politiken,vjedhje e realizuar ne fushaten elektorale 2013.
    Arestimi i Fullanit do ti jap mundesi Bitrajt te “refehet”,per te dale nga skenari me vjedhjet kauboj,ku te gjithe punonjesit jane te “paralizuar”.

  3. Liridon says:

    Antaret e Kuvendit,Presidenti si dhe personat ne sistemin e drejtesise(polici,prokurori,gjykate)qe jane ne konflik interesi me BSH nuk i takon ligjerisht dhe moralisht te prenoncohen per problmatiken e BSH.Ata ose te dorehiqen ose ti kerkojne njerzve te tyre te dorehiqen nga pozicionet qe kane aktualisht.

    1. Tomorri says:

      Jo more po pse dorhiqet cfare beri akoma si me enverin qe denohej nje fshat per nje hajdute

  4. socialisti zhgenjyer says:

    Nje Komision i posacem i ngritur nga Perlamenti me specialist te fushes duhet te kaloj ne testim profesional&etikomoral gjithe punonjesit e BSH,mendoj une.

  5. Gjiro says:

    Po kerkoni nje Guvernator ? Jua ka dhene Noli :

    A do te ruash florine?
    katandine e shtepine?
    Me dy qofte mbush sinine
    Ec e mere Gjirokastrine

  6. Bashkekombas says:

    Mero je gazetari me i mire dhe me i mireinformuar Dke lexuar ju mund te informohesh per cdo gje qe ndodh ne ate vend Niveli juaj eshte per tu admiruar per nivelin e shkrimeve qe beni dhe informacioin e bollshem qe kini Nuk kini rene ne nivlin e nje Artur Cani i Gazetes shqiptare qe meret me kurvat e Sarandes se kush i hyp njeres e kush i zbret tjetres apo me vjedhjen e nje laptopi qe eshte bere para 2 ose 3 muajsh ne nje arkive te nje qyteti jugor dhe kjo paraqitet si nje skandal me i madh se ai i Bankes se shqiperise.

    Ky hap qe eshte hedhur duhet pranuar se eshte i rendesishem fillimi i mbare gjysma e punes te tjerat me vone mbas reformes ne drejtesi Me duket se drejtesia po reflekton vetem nga frika per momentin me vone them se do te reflektoje megjithmend sipas standarteve Te presim.

  7. altini says:

    mero muhabet kot,,,si gjithnje je( mbas pilafit)!Nje gazetar apo opinionist profesionist parashikon e konstaton problemin para se te ndodhe kurse ti si per cudi shkruan (hartime) ne fund fare kur plas peshku ,,,muhabet kot

  8. Jozi says:

    O MERO PO PRESIDENTI NUK SKUQET DHE NUK ZVERDHET NGA PARALIZA DHE TRURI NGA KJO PUN SIFUNKSJONON MOS I BINI MEQAF CYRYKUT??

  9. shpetimi says:

    Eshte nje kontribut i vecante i redaksise se gazetes tema,editorialeve te vecanta me tematika dhe problematika qe pasqyronin shume gjera qe nuk shkonin ne drejtimin e punes ne BSH.
    Ne kete rast nje ndihmese te madhe kane dhene edhe komentet e shumta te bera nga shume komentues.
    Edhe ne editorialin e sotem, ideja e hedhur per perteritjen e menjehershme te keshillit mbikqyres eshte teper e sakte.Perfundimi i karieres profesionale te ketyre personazheve, pavarsisht ne se pergjegjesia e tyre do ndeshkohet penalisht ose jo,eshte nje perfundim i turpshem.
    Uroj qe ne keto pozicione te ulen sa me shpejt njerez profesioniste dhe me integritet, dhe jo thjesht beniamine te liderave te partive te tyre politik, te cilet duhet te jene garante te kryerjes se reformave te rendesishme ne kete institucion shteteror.

    1. brezi i vuajtur says:

      Per te vendosur ne poste kyçe njerez me dinjetet, integritet dhe profesioniste, nuk na e ha qeni shkopin ne shqiptareve. Per kete kemi shembullin me flagrant, vendosjen ne krye te perlamentit hajdutin me te madh te te gjitha koherave ne Shqiperi, Ilir Flori Meten. Me shume gjasa ne postin e Guvernatorit te BSH do vendoset Nr 2 ne listen e hajduteve me te medhenj te gjithe koherave ne Shqiperi, Anastas Caci Angjeli. Nuk ishte i rastesishem rehabilitimi i tij nga ana e Edvinit, dhe vendosja e tij ne krye te listes se deputeteve te Gjirokastres. E po nuk thote populli:”Miku i mire, ne dite te veshtira njihet”.

      1. Konflikt Interesi says:

        Meqe e permende kete “cacin” se eshte si ata thengjijt e mbuluar qe u hapet goja vetem kur i preket interesi, do te tregoj se c’me ndodhi gjate pushimeve verore ne plazh. Ishim ulur me nja kater shoke prane cadres dhe po “pervelliteshim” ne diell.

        Si zakonisht kalon aty prane nje “tregtar ambulant” i i percelluar dhe i bere sterrr dhe na afrohet duke bertitur me sa i hante gabzhorja: “hajde bananeee, hajde bananeee”, duke e vene theksin jo qellimisht ke e-ja, dhe fjala tingellonte pak si greqisht.

        Ja bera me dore dhe kur u afrua e pyeta, se pse e zgjat si shume ate e-ne, ai m’u pergjigj qe keshtu i themi ne bananeve.

        Pse nga i merrni? – e pyeta.

        Pse s’e di ti? – me tha. Vijne me traget, plako. Dhe kur shkarkohet trageti ne shkojme dhe mbushim karrocat per t’i shitur.

        Goxha tregti bekerke mer qerrata – i thashe. Po edhe lodhesh, apo jo?

        Si s’lodhem, mer plak – m’u pergjigj. Dhe per cfar, vetem sa me bo ca pare per buke.

        Po mire – i thashe – po ti te pakten i ke gjetur pune vete, po ata te tjeret qe s’kane fare?

        E huuu ku do me dit njeri sot, mer palko – m’u pergjigj. Te tjeret fitojne parat me thes, kurse neve na lejn me dur that.

        Kush jane keta te tjeret – e pyeta pak me qesendi?

        Po pse s’di gjo ti mer? Tregtin e bananeve e bon “caci” – me tha.

        Kush osht ky “caci” mer mik? – e pyeta.

        Do me u tall apo si e ke hallin – me tha. caci pra, Anastas A.

        Ah pooooo, me duket se ja kam degjuar emrin – ju pergjigja.

        1. brezi i vuajtur says:

          Ndersa nje tjetri qe kam degjuar une, i jane prishur dy maune me banane ne kufi sepse nuk ja kane lejuar te futen ne dogane vetem sepse banania eshte monopol i Cacit dhe askush tjeter ne ka te drejte te beje tregeti bananesh me shumice. Kjo eshte rilindje ske çi thua.

  10. Qytetari says:

    Ky keshill Mbikqyres(shtojce e drejtorit ekzekutiv) ka vdekur.
    jane aq te paturshem sa pajtohen me kete gjendje dhe nuk kane minimumin e pergjegjesise qytetare qe nje nga nje te japin doreheqe se vetem e shendoshin gjendjen financare se shpeton nga spekullimet e pervehtesimet e tyre,si dhe rrit besushmerine e puplikut

  11. Qytetari says:

    sa per Meron mbetet gazetari me kurajoz dhe profesional

  12. Kostandin says:

    Kiço (Kristaq) Luniku guvernator!

  13. vuthjani1 says:

    Persa i perket artikujve tu Mero ato jan flori dhe shkuar floririt.Ke shqiptaret gazetaret luajn rol te randsishem,ne situata te Tilla qfar i ndodhi bankes shqiptare me njerz te korruptuar qe sdin te ngopen dhe qe damtojn shtetin e vet. Gazetaria luen rol te ransishem,duke e informue opionin,banditet te cilet shiqojn ta rjepin shtetin duhet te demaskohen dhe te dnohen.
    Mero guximi yt frymzon edhe gazetaret tjerë si ne shqipri ashtu ne kosovë.Te lumtë.

  14. Trapi says:

    Shume shpejt per konkluzione,ka rrezik te Hene Fullhani eshte i lire dhe kot muhabeti pastaj….

  15. ARUSHA says:

    Deshiroj te di nga eshte tamam Mero Baze dhe ku eshte nip , se eshte nga shqiptaret me te mencem qe kam pa e degju deri me sot si Analist ! JU LUTEM ME NDIHMONI!

  16. beni says:

    KESHILLI I Bankes duhet te shkrihet sepse ata jane njesoj hajdute si full-hajni…,biles duhen denuar,banka sic po duket qarte eshte mbushur me anetare te PD qe kane hyre aty jo per te punuar e siguruar nje rroge..,por kane hyre per te vjedhur e per te bere para ,tani duhet sekuestro e te gjithe pasurive te tyre dhe futja ne burg.

  17. besnik says:

    HAJDE EDHE NE KOKEN E BERISHES ,TE BASHES DHE GJITHE TE INKRIMINUARVE TE TJERE .

  18. A mund te na shpjegoje dikush nga ekspertet e finances, se per cfare i duhet bankes shqiptare nje keshill i superpaguar, qe gjithshka tjeter mund te kete bere perfshi ketu dhe vjedhjen, pervec detyres kryesore, qe ishte mbikqyrja e parave te bankes?

    Duke mos dashur t’i fus te gjithe ne nje thes, mendoj se per kushtet aktuale, vetedoreheqja e te gjithe Anetareve te Keshillit te Mosmbikqyrjes do te ishte veprimi me i llogjikshem, sidomos edhe per ata qe ndoshta mendojne se nuk kane qene te perfshire direkt ne kete mega-skandal financiar.

    Me qe nderkohe hetuesia, si me ultimatum nga lart, ka filluar te vihet ne levizje, askujt prej anetareve te grupit te mos e genjeje mendja, se mund t’i shpetojne hetimit individual. Askujt te mos fluturoje me prase ne bithe e te shpresoje, se do te mund te lejohet te vazhdoje edhe ne te ardhmen punen normalisht.

    Por a ka ndonje prej tyre, qe nuk ka qene te pakten ne dijeni per pronesine e orave me vlere njemilion dollarshe te “pasanikut” jr. fullhan, i cili edhe pse i papune, mburrej si “boss” para kameres, duke fshire ballin me pesqindshet e taksapaguesve? Perderisa s’ka mbetur njeri pa degjuar per kete papjekuri apo veprim kompromentues te te birit, llogjika e thjeshte te con ne mendimin, se pas kesaj skeme vjedhjeje te paramenduar dhe te mireorganizuar, veshtire se ndonjeri prej anetareve te mos kete patur asnje dijeni per veprimet e paligjshme te kryembikqyrsit full-hajn.

  19. besnik says:

    EDHE NJE HERE ,QOFSHA I GABUAR POR GJITHCKA NGJANE SI NJE LOJE ,NJE SKENAR I MIRORGANIZUAR .PER TJU SHMANGUR REVOLTES POPULLORE E ZBUTUR GJENDJEN ESHTE GJETUR SI RRUGE OPORTUNE ARRESTIMI I FULLANIT DHE ME PAS GJYKATA I JEP PAFAJSINE .DHE ME KAQ CESHTJA MBARON PASI DO TE THUHET SE KUR FLET DREJTESIA POPULLI DOHET TE HESHTI .

    1. Toni T says:

      Mbase por eshte nje hap perpara dhe fitore qe iku…

  20. Une jam, ti je. says:

    Guvernator duhet te behet Ilir Meta. Vetem ai mund t’i ruaj parate e shqipetareve, vitem ai ia di kimetin parase. Mos e nenevleftesonoi Ilir Floririn. Ai ka aftesine ta ktheje balten ne flori.

  21. Treviso says:

    Zoti Mero, kam kohe qe kam gjetur karae per te flejtur rehate, pasi le te fundit artikullin tend. Kurl Lezoj artikullin qe ju qenisni, sikure me shplodh. Me shplodh se jane te shkoqitura siç shihet kalliri i misrit dhe behet kokrra korra. Nga artikujt qe Ju shkruani duhet te perfitojne dhe deputetet qe kan mare mandatin me allish-verishe. Pse jo dhe ato deputete qe e mbajne veten me eksperjence.

  22. ben says:

    A kane filluar aplikimet per ndonje pune ne Banken e Shqiperise,Shume vende bosh.Ju lutemi po u shpall ndonje vend vakant,na njoftoni.

  23. Vasili says:

    Goditjen banda e Saliut e mori atje ku nuk e priste.Me veprime te zgjuara,korekte te mbeshtetura nga populli dhe nderkombetaret,Qeveria po hedh hapa te sigurta per te shpartalluar cerdhet e bandave te qeverise qe populli e hodhi ne koshin e plerave me 23 qershor 2013.Ne kete menyre ku shihet qarte qe zari ka ngelur tek dyert ekapterit te P.D.se per gjykate e K.L.D.ne qe udheheq sakati president ka dy rruge o te arestoje Saliun e kompani o te vrase veten per poshtersite qe i bene ketij populli.Urime gazeta Tema si zeri i te vertetes i mbeshtetur fort ne shqetesimet e popullit dhe i hap syte atij me editorialet frymezuese te zMERO BAZE.Edhe nje here faleminderit per informacionet dinjitoze o flamurtare e shtypit Shqiptar

  24. Giacomo Pucini says:

    Jam shume dakort me Keshilin Mbikqyres.

  25. Butrtinti says:

    Z. Mero ! Si te duket tani mor Mero qe keshilli i ndrikullave qe nuk u skuq eas u zverdh per 44 dite duke mbrojtur Fuull-Hajnin me keq se sa curuku presidennt: vet rivendoset atje ku ishte duke bere ben e qenve se nuk do ta bej me , vecse nuk na tha gje se cfar katraure fshihen ende aty brenda . Tentohet qe me ndihmen e Prokurori -Drejtesise te mbulohen ato qe jane gjysem perfolur . Te betohem per koken e berishistes Gjoni, keshtu ka per te ndodhur . ILIU DHE EDI u betuan se do te sigurojne Pavarsin e Bankes. Jane te thella keto pune o Mero . Populli popull mbetet sado molle te kafshoj .

  26. Tereza says:

    Merdo, ne krye te propagandes komuniste, Bravo! Tani nuk mbetet me gje tjeter, applaudite amici, commedia finita est! Nje fitore me shume per partine, Banka u mor me sukeses tani versuljuni gjyqsorit, sa strategji qesharake dhe e paturpshme, e ti vete nje vegel e shemtuar.

  27. opinga says:

    Ne kete vend eshte ndotur cdo gje dhe s’di nga ta fillosh pastrimin. Kaq shume plehra s’kemi patur asnjehere.

  28. labinot says:

    Neqoftese deri te henen,ora 8,ju keshilli i hajduteve nuk keni dhene doreheqjen,do ju veme prangat,udhetimi deri tek 313-ta behet me furgon,se nuk ju nxe te gjitheve BMW e Fullanit!Funderrrrina!

  29. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Duket hapur injoranca e shume komentuesve… Po pse o njerez, Fullani eshte fajtor dhe duhet gozhduar vetem e vetem se nje prokurori medioker ju tek ta arrestoje? Sa persona te arrestuar deri sot kane dale te pafajshem? Apo po te dale I pafajshem eshte faji I drejtesise, dhe rilindasit fillojne makinacionet per t’ju perveshur edhe asaj? Mos harroni se kurdohere revolucioni ka ngrene edhe kokat e revolucionareve… Vazhdo Mero te mbeshtesesh rilindjen, derisa te mos ju duhesh me dhe te te fusin nje arrest per “nxitje te urrejtjes…”. Forca Mero.

  30. mëno says:

    Ne qe komentojme shprehim nje mendim individual mbi bazen e njohjeve qe kemi. E rendesishme eshte q

  31. mëno says:

    Ne qe komentojme shprehim opinionin tone, por nuk duhet te paraqitemi si Zeusi, sepse njohurit tona jane te kufizuara dhe ndoshta edhe aftesite po ashtu. Artikulli i Z.Mero eshte pergjithesishte jo vetem i drejte por edhe dashamires. Keshilli mbikqyres i bankes e ka humbur te drejten te marre vendime, sepse eshte treguar hapur ne mbrojtje te hajdutit Fullani dhe si i tille eshte bashkefajtor per vjedhjen e shkaktuar ne banke. Prandaj mendimet e Meros i gjeje te drejta. Ka ardhur koha qe shume gjera ti shikojme ne raport me realitetet qe jetojme, pa mllefe e qendrime politike. Ne kete kuptim disa mendime me duken te kota e pa vlere. Kjo nuk eshte gare, sepse parja eshte e shqiptareve dhe eshte e njellojte per te gjithe. Uroj qe drejtesia ta çoje kete çeshtje deri ne fund me drejtesi e trasparense.

  32. Emigranti Bruksel says:

    Si e gjykoni ju te dashur miq, “a ben Shaban Memia te zevendesoje Full-hajnin? Po-po une per vehten time e ndar mendjen ShABANI, eshte adap per ate detyre”.

  33. shpresa says:

    Te gjithe antaret e Keshillit Mbikqyres te dalin para drejtesise pa perjashtim , te kthejne parate qe kane marre se nuk ju eshte degjuar ndonjehere zeri qe ka dicka qe nuk ecen ne punen e bankes por jane kenaqur me bonuset e larta pasi nuk u mjaftojne rrogat ne vendet e punes qe kane. Tu hiqen titujt qe I kane vetem per te marre shtesa rrogash e per te na shitur mend. Te rinjte te zgjidhen me konkurs e jo per merita politike, te behet konkurs I hapur per te gjitha vendet e punes ne banke dhe pyetjet te formulohen nga FMN dhe po ajo ti perzgjedhi, te zhduken shushunjat qe kane cerek shekulli qe po na pijne gjakun.

  34. mali says:

    Mero,e njejta llogjike duhet perdorur per Keshillin e Ndrikullave qe mbjane Keshillin e Ndrikullave te Bankes. PENEN PERDORE PER TE GJITHE DHE JO NE MENYRE SELEKTIVE.

    Te gjithe e dine shume mire reagimin e pare te qeverise, te kingut te rruges se Elbasanit,dhe te salimostres, kur u be denoncimi i vjedhjes ne banke. Jane te gjithe te lidhur me fije kush me te trasha dhe kush me te holla.
    Kjo eshte nje levizje taktike per makiazh te pisllekut qe ka mbuluar cdo gje ne jeten shqiptare.

    Pastrimi fillon me fillimin “prej verteti” te REFORMES ne DREJTESI.

    Fakti qe profesionitet mbahen larg tregon sa seriozisht e ka RILINDJA te bej sistem drejtesie.

  35. qerimi says:

    Edhe guvernatorin edhe keshillin edhe ndryshimin e ligjit do ta beje shumica.Shumica ps=lsi do te kete te gjithe administraten e bankes se shqiperise.Kjo loje per te larguar administraten me akuza per shperdorim detyre eshte vetem per te mare ne duart e tuj meta dhe rama.Dhe everteta eshte se me ata qe do vendosin do ti kene parate e tyre me te sigurta.Fullanin e dogjen ata edhe pse e kishte vendosur fatosi dhe e la ne vend berisha se nk kishin siguri.Nese fullani eshte i zgjuar dihet te thote se si ja kane vjedhur leket politikanet qe blene votat me leket e bankave.Athere dhe fullani dhe te gjithe ne jemi te qarte.Thaset me leke qe shperndau partia politike qe bleu 14 deputete nga kane dale , kete te thote fullani.Dhe pastaj gjithcka eshte e qarte.

  36. O Mero si nuk u more njehere me njerzit qe te lexojne veprate tua ,pershembull si po na e fut qeveria jone e dashur rritjen e cmimit te energjise,por merresh me taven e politikes se kush do rruaj banken sot e tutje ,te cilat jane gjera jashte juridiksionit tone si popull sepse e dime mire qe kur u formua ky mender qeverie me vete ,ktu e 100 vjet ,mender teje vetem jemi vjedhur e zhvatur, prandaj te lutemi shume zbrit me poshte te na qash hallin tone qe te lexojme dhe te vlersojme cdo dite, ju mirepresim

  37. me e mira says:

    KENI PARE A SKENI PARE BANKAT JANE MBUSHUR ME MESUESE GJOGRAFIE .MUZIKE ..E TE TJEREA E TE TJERA CUDIRA SHQIPETARE ,,,, NUK KANE TE SOSUR POR

  38. tomsojeri says:

    z. Trevizo mir e ke qe artikujt e Meros duhet ti lexojn deputetet por edhe kryeministri aktual ben mir ti lexoj dhe kryetaret e cdo partie qe levrin per te “miren” e shqiperis ! Fjalen te miren e ve ne thojza sepse askush nuk punon per te miren e saj, por vetem per ti rjepur lekuren !Jemi ne qe lexojm me etje editorialet e ktij gazetari qe prek plaget ,qe tregon rugen si te hec kjo kast politikanesh te deformuar ! Shkrimet e tij tashme na jan ber nje ndricim ne bodrumin e erret te ktij sistemi politikanesh aq te perdal !Te ksaj drejtesie te kthyer ne renoj vrasese ,te ktij presidenti aq te paftyr qe do behej qesharak edhe drejtor azile po te ishte !Shqiperia, sot me shum se kur ka nevoj per disa Mero Baze qe te shkul “kepushat”qe kan hyr ne trup te saj e po i pijn gjak ! BSH-ja dhe gjith personeli drejtus i saj me ne krye Fullgomarin ,sulltanin kapadai,duhen shkulur qoft edhe per servilizmin vrases ne kuriz te shqiptareve ! Akoma kam rezerva per eforizem dhe vet kjo periudh 25 vjecare me kryeministra ,e ministra njeri me i ndyr nga tjetri,€€€ me ben te mos besoj kollaj ne kte permbysje qe enderon cdo shqiptar i ndershem !Kam besim se nga ky hero do mesojm gjithmon te verteten e le tu dhembi nje pjese qe nuk duan te shohin realitetin dhe ja kan shitur shpirtin interesit !……..

  39. Dancing With Arvizu Stars... says:

    Duhet te marre fund keshilli i ndrikullave,eshte e nevojshme dhe e domosdoshme por edhe nese kjo realizohet asgje nuk ndryshohet ne Shqiperi ..Pse ?

    Vjedhjet pabesueshmerisht te medhe ne BSH jane bene pikerisht nga rojet qe ne i paguajme posacerisht per kete pune.Cfar super-skandalesh kemi pare kete 22 vjet me e vogla eshte te themi qe shteti shqiptar eshte inegzisten dhe BSH eshte nje banke informale dhe nuk eshte e shtetit shqiptar por e mafjes me kollare,elemente te cilet nuk mungojne ne brigjet e adriatikut dhe atllantikut.

    Qe te rregullohet BSH dhe krejt shteti i vdekur shqiptar duhet te marre fund perralla ANTISHQIPTARE qe vazhdon dhe sot se Perbindeshi Berishe dhe kopeja e PD “MUNDEN KOMUNIZMIN” ne vitet 1991-1992.

    Qe te ringjallet shteti shqiptar (qe e vrau berisha me rajersonin dhe elezbiberin & company fix ne 4 dhjetor 1991 me prishjen kriminale te qeverise stabilitetit) duhet te denohet banda 2B e cila eshte pergjegjese per mijra krime shteterore ,vrasje,grabitje ,tradheti dhe perdhosje kombetare.

    Jam 100% i sigurte qe cfare po ndodh ne BSH eshte nje komedi qe po luhet keq sepse pa u burgosur Mobsteri Sali Harram Berisha dhe debili Lul Basha ai vend do shkoje si ne kohen e pas Skenderbeut ne nje skllaveri shume shekullore.

    BSH eshte nje miniere e fshehur e krimeve ekonomike ku po tregoj dy prej tyre:

    1-Ne kohen qe gjykohej egersisht Fatos Nano ne 1993 per shuma te vogla “qe kishin perfituar palet e treta” nga ana tjeter sipas dokumenteve te deklasifikuara ujqerit Berishe dhe Rajerson me “drita te ndezura” moren floririn e Londres dhe kerrkush ne Shqiperi nuk e di kush e mori.

    2-Ne shitjen ne vitin 2012 te Albetrolit 850 miljon dollare,kompania fituese depozitoje si garanci 85 miljon dollare (qe nuk kthehen)…Kush i mori keto para te depozituara ne BSH ??

    Por ajo qe duhet te mendojne shqiptaret harraqe eshte vrasja e Santos nga “mamurrzaket e Saliut”….Emrimi i Korkutit ,burrit te mafjozes Elvana Hana (mbesa e neperkes Sllobodanka Ramic)ne vendin e Santos flet shume dhe nuk ka nevoje per koment.

    Perfundimisht duhet te marre fund pushtimi i shqiperise nga fashizmi demokratik 23 vjecar i kuislingut Sali Berisha dhe kulishit tij Lulzim Bashes (xhaferr deva junior).

    Mos u genjeni te nderuar qe 23 qershori 2013 rrezoi kriminelin Berishe…Ne asnje menyre !! …Ai eshte shume here me i forte sot se ka pervec gjithe pushteteve (prokuror-president-shik-gjykata).

    Mos u genjeni nga dyshja Rama-Meta qe si Don Kishoti me Sanco Pancon kane marre persiper mbulimin dhe harrimin pergjithmone te krimeve te Bash-Berishes

    Tradhetine e e 23 qershorit nga Rama-Meta nuk e zbehin as Merkeli,as Papa Romes as takimet e Rames koke me koke me Obamen ne Wells.

    Kjo burgosje teatrale( perkohesisht me marreveshje) e Fullanit eshte ofendim per opinionin shqiptar sepse eshte i lire akoma superkrimineli Berishe dhe nqs perendimi,mazhoranca,demokratet e ndershem,te perndjekurit politike do vazhdojne te tolerojne kriminelin -FRANKESHTEIN MONSTER TE VICIDOLIT atehere ftoj publikisht Papen e Romes te nise pregatitjen per shenjterimin e Enver Hoxhes si shenjtor,sepse cfare i ka punuar ai shqiptareve dhe diplomateve te huaj per 40 vjet kane qene te nevojeshme dhe te domosdoshme..

  40. -Ceshtja Fullani mua me duket teper abstrakte,si puna e balones qe fluturon ne qiell,por nuk duken “ata qe rrine ne kosh”!!

  41. liri drejtesi says:

    Keshilli aktual drejtues ka qene dhe mbetet nje Keshill i vdekur profesionalisht dhe moralisht. Nuk ka nevoje per argumentim.
    Anetaret e ketij Keshilli pasi te shkarkohen nga detyra duhet qe te mos gezojne asnje te drejte(morale) qe te punesohen ne sektorin shtetror. Duhet qe te shpallen: Pjesetare te Bandes Hajdute me permasa te medha te Thesarit te Shtetit “Inekzistent” Shqiptar. Dhe mbas disa dekadave, pasardhesit e atyre do te demshperblehen per gjysherit apo prinderit e persekutuar, si hajdute politik, nga regjimi “Demo-diktatorial 2014”.
    Ti hani gezuar parate tona
    Vellezer hajdute keshilltare
    Hallall
    Me shoke e shoqe nga te gjithe anet
    Pa nenvleftesuar kurvat.
    Populli gezon kur ju gezoni
    Populli vuan kur ju nuk gezoni shume.Amen.

  42. lira says:

    Dancing With the Stars
    Koment shume i sakte. Ne nje linje me ju jane shume e shume te tjere

    kerkese: komentoni me shpesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje