Prof. Agim Vinca
Në shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë fillimi i muajit, kur moti është ende i ngrohtë, qëllova në Pogradec. Isha ftuar për një takim letrar me nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme të fshatit Buçimas (ish-Starovë), takim ky që kishte si shkas 60-vjetorin tim të lindjes. Ftesa më kishte ardhur nga kryetari i komunës Buçimas, emri i të cilit fatkeqësisht nuk më kujtohet dhe unë iu përgjigja pozitivisht, duke udhëtuar nga Prishtina në Strugë dhe nga Struga në Pogradec, via Qafëthanë. Takimi u mbajt në lokalet e shkollës. Dikush foli për krijimtarinë time, nxënësit kishin përgatitur një recital me vargjet e mia, folën edhe dy-tre të tjerë, kryesisht miq të mi, krijues nga Pogradeci; përshëndeti edhe kryetari i komunës, që ishte i pranishëm në takim dhe, në fund, siç ndodh rëndom në këso rastesh, më erdhi radha mua, që isha “sebepi” i takimit. I falënderova nikoqirët për ftesën dhe mikpritjen, thashë ndonjë fjalë për rolin e krijimtarisë letrare në jetën e njerëzve dhe, natyrisht, lexova ndonjë poezi.
Pati, sa më kujtohet, edhe një koktej rasti, modest gjithsesi dhe pastaj, unë dhe shoqëruesi im, pronari i Televizionit “Art-Kanal” në Strugë, që kishte ardhur ta regjistronte veprimtarinë, shkuam në hotel, në Tushemisht, ku na ishte siguruar fjetja për një natë. Struga dhe Pogradeci nuk janë larg, por ja që nikoqirët kishin dashur të më respektojnë duke e zgjatur edhe pak qëndrimin në mesin e tyre.
Të nesërmen në mëngjes, kur unë dhe shoqëruesi im po dilnim nga hoteli dhe po bëheshim gati të merrnim rrugën për në Strugë, një hallakamë e madhe kishte përfshirë krejt hapësirën rreth e rrotull. Lëvizje njerëzish, civilë e të uniformuar, makinash, xhipa të zinj e të bardhë, barka me rrjeta peshkatarësh në liqen, njerëz me çizme të gjata deri në brez dhe çkamos tjetër. Nga parkingu ku e kishim lënë makinën dhe ku po vendosnim plaçkat para se të niseshim për në Strugë, tani nga Shën Naumi, e sodisja këtë skenë dhe nuk po kuptoja se ç’po ndodhte. Ecejaket vazhdonin, fuoristradat venin e vinin, barkat me rrjeta e peshkatarë prisnin në ujërat e qeta të liqenit, me ato çizmet e gjata deri në brez, që s’i kisha parë kaherë… Një ethe e vërtetë, një marramenth! Duke mos qenë në gjendje ta kuptoj se ç’po ndodhte, se përse kishte kaq shumë njerëz e lëvizje, pyeta një burrë që u ndodh aty pranë, i cili m’u përgjigj:
– Po vjen Guvernatori i Shqipërisë në peshkim!
Kaq tha qytetari i thjeshtë pogradecar, i cili, nuk ishte pjesë e “ekipit” që kujdesej për ardhjen e lartmadhërisë së tij, Guvernatorit, por ishte gjendur aty, rastësisht, sikurse edhe ne ose kishte dalë për të bërë sehir.
Ishte fundjavë, ditë e shtunë dhe Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, me suitën e tij, kishte zgjedhur ta kalonte atë ditë në Pogradec, në ujërat e liqenit.
Vetë Guvernatori nuk po dukej ende në horizont, së paku jo trupërisht, por hija e tij rëndonte si makth mbi këtë fshat të qetë e të bukur turistik, në Tushemisht.
Më është kujtuar shpesh kjo skenë, për të mos thënë se nuk më është hequr mendsh, gjatë gjithë kësaj vere, nga dita kur doli në opinion skandali i paparë i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, institucion në krye të të cilit deri dje, kur u arrestua për shpërdorim detyre, qëndronte stoikisht si guvernator, tani ish-guvernatori, Ardian Fullani.
Ardian Fullani! Kurrë më parë s’e kisha dëgjuar këtë emër! Deri ditën që erdhi në krye të Bankës së Shtetit Shqiptar, duke u stolisur me titullin kumbues “guvernator”: Guvernator i Shqipërisë! Dhe ja, tani, që NMT, Guvernatori Fullani (me suitën e tij) po vinte në peshkim në Tushemisht, tërë Pogradeci ishte ngritur në këmbë si të ishte ringjallur Enver Hoxha!
Pyesja veten: Mos është Fullani pogradecar, që i bëjnë gjithë këtë nder? Jo. Nuk e besoj, edhe pse nuk e di ku ka lindur e nga vjen. Po edhe nëse është, ç’rëndësi ka!
Nga Pogradeci ishte Dhimitër Pasko, i njohur në letërsi si Mitrush Kuteli, ekonomist i njohur, specialist i sistemit bankar, i cili sakrifikoi karrierën e tij si bankier për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar dhe, madje, dy herë radhazi: herën e parë në ’44-n, kur iu kundërvu gjermanëve që donin të grabisnin arin shqiptar, ashtu siç kishin vepruar më parë edhe italianët, kurse herën e dytë në ’45-46-n, kur kundërshtoi jugosllavët për çështjen e paritetit mes lekut dhe dinarit.
Kundërshtoi dhe e pësoi, autori i Ago Jakupit dhe i Poemit kosovar, shkrimtari dhe ekonomisti atdhetar e idealist, Dhimitër Pasko, alias Mitrush Kuteli.
E kisha harruar skenën e Tushemishtit tulatur diku në periferi të kujtesës dhe as që do ta kujtoja mbase fare, po të mos kishte ndodhur skandali i paparë i vjedhjes së 713 milionë lekëve, në vlerë prej rreth shtatë milionë eurosh nga Banka e Shtetit, skandal ky që u quajt me të drejtë “vjedhje e shekullit”.
Nuk më pat pëlqyer aspak ajo skenë. Përkundrazi. Më pat lënë shije të hidhur. Dhe, pa dashur të bëhem profet e patetik, nuk mund të mos them se zemra më ndjeu diç për keq, larg qoftë!
Ç’janë këta zyrtarë, ministra, deputetë, kryetarë partish e guvernatorë bankash të Shqipërisë së varfër që sillen kështu, si të ishin sheikë a princër?! Përse duhet të shqetësohet i tërë një fshat kur një nëpunës shteti, çfarë do të duhej të ishte, në kushte normale, guvernatori, vendos të vijë nga Tirana në Pogradec, për t’i kaluar disa orë në ujërat e liqenit, për rekreacion a peshkim? Përse gjithë ky çallam e tërsëllëm?
Fullani si Sulltani! Një poet satirik e quajti edhe Fullhajni!
Në Danimarkë, kryeministri i shtetit, ditën e diel, me zymbyle në dorë, del vetëm, pa përcjellje, për të psonisur. Në Suedi, kryeministrin Ulof Palme e patën qëlluar duke dalë nga kinemaja në mbrëmje, me të shoqen, si qytetar i thjeshtë. Një miku im francez, profesor universiteti dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Filozofisë “Zhak Derrida”, shkonte e vinte në punë me biçikletë. Kur e ngacmova një ditë duke dalë nga zyra e tij në qendër të Parisit, jo larg Panteonit, ma ktheu me ironi: “Nuk jemi të pasur si ju!”. (Kishte qenë në vizitë në Prishtinë, pas luftës, sa për të parë snobizmin tonë provincial dhe megalomaninë prej honxhobonxhosh ballkanikë!).
Tek ne, në Tiranë e Prishtinë e, besa, edhe në Shkup e Tetovë, zyrtarët e shtetit, deri edhe të nivelit të zëvendësministrave dhe këshilltarëve të shumtë e të kotë, pa harruar as zëdhënësit e pazë, edhe punët private i kryejnë me makina zyrtare. Të mos flasim pastaj për “të mëdhenjtë” fare, të cilët kanë privilegje të pafundme, ndërsa kur ndodh, kur kuturisin, në të rrallë, të vijnë në ndonjë manifestim kulturor (ta zëmë, në shënimin e përvjetorit të ndonjë shkrimtari apo, eventualisht, edhe në ndonjë promovim libri) – se në tubimet politike po se po, në sallë dhe rreth saj bëhet “pordhë e piskamë”, si thuhet në Kosovë.
Kanë kaluar plot shtatë vjet nga dita e “takimit” tim me Guvernatorin e Shtetit Shqiptar, Ardian Fullani, që, në një plan tjetër, më sublim, do të mund të quhej edhe “ndeshje” (e pabarabartë) e poetit me guvernatorin e shtetit, ku pozita e të parit, poetit, i ngjan asaj të albatrosit bodlerian, kurse e të dytit, guvernatorit, pozitës së marinarit që mban në duar timonin e anijes (së shtetit) dhe tallet me zogun krahthyer!
Guvernatorin Fullani nuk e kam takuar kurrë në jetë, sepse asgjë s’më lidh me të; e kam parë vetëm në televizor, secilën herë të pispillosur e të krekosur si një pallua që i mban pendët vazhdimisht të hapura, siç thotë Kazanxaqisi për një mikun e vet snob, te libri Udhëtim në Malin e Shenjtë.
Prita që Guvernatori Fullani të jepte dorëheqje menjëherë pas bërjes publike të skandalit, vjedhjes së shekullit, pavarësisht në ishte ai vetë, personalisht, fajtor, për atë që ndodhi. Por kjo nuk ndodhi.
As nuk kishte gjasa të ndodhte, po të mos kishte vepruar dora e shtetit, duke u vënë prangat në dorë të dyshuarve për “shpërdorim detyre”.
Pothuajse gjatë gjithë verës Fullani ishte në qendër të vëmendjes së medias. Gazetat dhe portalet, më pak TV-të, sillnin për çdo ditë të dhëna mbi pozitat e forta të Fullanit si Guvernator, si dhe mbi jetën luksoze të tij dhe familjarëve të tij.
Kot. Ai nuk tundej nga kabineti. Si shumë të tjerë para tij. Nuk ndiente asnjë përgjegjësi!
Mësoj se Guvernatori Fullani është gati dhjetë vjet në krye të Bankës së Shqipërisë dhe se është emëruar në këtë post në tetor të vitit 2004.
Mësoj se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është guvernatori më i paguar në botë, pas atij të Anglisë; se të ardhurat e tij vjetore janë 11.7 herë më të larta se të ardhurat mesatare të shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe se rroga e tij mujore është tri herë më e lartë se ajo e guvernatorit më të rëndësishëm në botë, amerikanit Ben Bernanke dhe se, madje, sado që mund të duket e pabesueshme, të ardhurat e tij janë më të larta edhe se ato të njeriut më të fuqishëm në botë, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama!
Mësoj se nga pikëpamja profesionale është mediokër dhe se pjesën dërrmuese të kohës e kalon duke shtruar dreka e darka ose duke organizuar ekspedita qejfesh si ajo në Pogradec.
Mësoj gjithashtu se i biri i tij, Erik Fullani, vozit makinat më luksoze dhe frekuenton hotelet dhe restorantet më të shtrenjta; se reklamon, nëpërmjet Facebook-ut, koleksionin e orëve të shtrenjta, me çmime marramendëse, të tilla çfarë mund të kenë vetëm futbollistët më në zë të botës, në mos as ata dhe se në çastet e mërzizë, kur e kaplon vapa prej kotësisë, fshin djersët me monedha prej pesëqind eurosh, gjë që mund të shihet live në fotografitë e botuara në shtyp.
Skena e 2007-s në qytetin e Lasgushit e të Kutelit, m’u rishfaq fuqishëm mbrëmë, kur dëgjova lajmin për arrestimin e Fullanit dhe të bashkëpunëtores së tij të ngushtë, kryeinspektores Elivar Golemi.
Tani fjalën e ka drejtësia. Do të funksionojë, vallë? Ne shqiptarët këndej kufirit, sytë dhe veshët i kemi te “shteti amë”, sepse pa Shqipëri stabile, s’ka Kosovë të konsoliduar dhe as përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi e gjetkë.
Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe bashkëpunëtorëve të tij të implikuar në vjedhjen e thesarit të shtetit, ngjall shpresë se Shqipëria, më në fund, nga një guvernë e braktisur, pa ligj, rend e përgjegjësi, ka gjasa të shndërrohet në shtet ligjor.
Le të shpresojmë! Urojmë që të jetë ashtu!
Eshte e trishte por shume e vertete, falemminderit profesor!
Presor, tushemishti sesht gje fare, mir qe nuk qellove ne gji te Lalsit per ditlindjen e kokmadhit, ose ne gjirokaster per dasmen e shekullit se do ta hynin ne dru truprojat.
Profesor, ketej nga Shqiperia kemi nje fjale te urte: “Trimeria mbas beteje dhe dituria mbas kuvendi, nuk kane asnje vlere” Ky eshte mesazhi im per shkrimin tuaj aq te vonuar.
jo shoki letrari Agim Vinca kurr nuk eshte pajtuar dhe gjithmon ky hy ne konflikt me oligarkin poltike te sali berishes,por jo vetum,por kundra qdo vesi te keq te shqipetareve,
te jemi krenar qe ka profesor te tille, qe dine cfare shkruajne, dhe kur duhet te shkruajne. Te shpresojme se do funksionoj dhe te Gjykata e Apelit arrestimi i ketij Guvernatori goje-madh, dhe arrogant.
Shkrim Shum i goditur,komplimentet E mija.shqiptaret Kane vuajtur ne kohe te zogut,ne kohe te enverit,ne kohe te saliut edhe nje hère qe ismail qemali dont vertet te miren E ketij vendi E helmuan mbas 2 vite pushtet.ne Kemi vuajtur,vuajm,dhe do te vuajm sepse kombi Jon ka nje talent : prodhojm burra shteti qe Ku E Ku te na zhvasin edhe copen E bukes qe hajm ne dark!
ardi
Mesoje me mire vitin e helmimit te Ismail Qemalit pastaj shkruaj.E sa kohe ndejti ne pushtet Ismaili i madh.
Sa bukur i shkruar! E justifkon qenien poet e shkrimtar.
Bravo,artikull sh i bukur.E lexova me kenaqesi e me keqardhje per fatin tone te keq ,deri ne fund.Une kam shpetuar nga ai fat i keq i te kaluarit te jetes ne shqiperi.Ne Gjermani ku une jetoj,ndeshem mengjeseve me kryetarin e bashkise,i cili shkon ne pune qe ne 7 e 30 ne mengjes,ne kembe.Ndaj nuk cuditem me keto qe shkruani
E MOR PROFESOR KJO NUKVJEN NGA MENCURIJA E KETYRE QE KEMI NE KRYE POR NGA NIVELI I ULET QE KAN PASTAJ NJE NJERI QE E KA LEKUN ME DJERS E BEN QEFIN PA ZHURM
Poet, ke harruar nje gje, ose nuk e di.Do te kete dhe arrestime te tjera, dhe lutemi te kete dhe te jene efektive.Por kur kete e thote pronari i atij hoteli ku ke fjet ate naten e aktivitetit me 2007, sikur me le nje shuje te hidhur.Le te shpresojme te mos ndodhe keshtu…
Te falenderoj per faktin se ja njeri dhe don njerezimin.Fullanet mbi shqiperi Kane nje hije te madhe dhe shqiperia duhet kruajtur nga Fullhanet.Eshte vend I pasur qe qeveriset nga tre banda.Ka nje popull qe revoltohet ne kafe.Me popullin qe ka vendi jone do jete gjithmone bordellua e Europes
Nuk ka fyerje me te madhe per Shqiptaret qe leku yne te kete emrin e tij me vjen ta gris ta bej copa-copa .Ju lutem shume hiqjani emrin se e ka ndotur jashte mase.
Zoti Agim mos hyn shume ne Historine e ish brezit komunist te shqiperise se do te fundosesh ne llumin e atij Brezi.Po eshte evertet dhe e patlerueshme vjedhja e 7 milione dollaresh apo eurosh ne bangen eshqiperise por kjo as nuk eshte e para dhe as nuk eshte e fundit e ndodh ne shqiperi.Vodhi parate e bankes shqiptare me 1924 Fan (Stefan) Stilian Noli,Vodhi Ahmet Zogu,Vodhi italia,vodhi Gjermania,vodhen me shum komunistet me 1944 qe konfiskuan te gjith popullin e pasur shqiptar dhe I ndane ato para midis njeri tjetrit,vodhen perseri me te madhe me 1999-1992 aq sa ne banken e Zvicres u zhduken plot 180 milione dollar te investuar nga ai regjim ne interes te larte dhe ato para edhe sot e kesaj dite nuk dihen s ku shkuan(U ndane nepermjet anetareve te komitetit qendror te asaj kohe dhe drejtoreve te bankeve etj. E di ti se cdo te thot 180 milione dollar per nje shtet fukara? dhe harroje qe me von u vodh e gjith pasurija 50 vjecare e atij populli qe pak a shum dihet se ato njerez qe e vodhen ate pasuri sot jane milionere ne shqiperi,ne greqi,dhe ne te gjith boten.shteti shqiptar gjithmone ka qene nje hale e madhe e ketij populli fukara e I paditur.shqiperia zoterote prodhon vetem inteligjence kusarie dhe fatkeqesisht kjo kusari kontrollon gjithmone kete shtet.
Ca ka vjedh Noliiiiiiiiiiiii????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Banken??????????????????????????????????????????????????????????????????????
O MENKAR,hik e futi nje pace se s’je per ket pune ti bibilush! ?
komplimente autorit te ketij shkrimi. uroj qe zera te tille te jene gjithnje e me shume prezent, pasi sjellin ne mjedisin shqiptar miresine e logjiken e te folurit , urte e sakte. po pa dashur te polemizoj me ju mentar, do desha te saktesoja diçka. diçka qe ju e anashkaloni me qellim. folet per vjedhje te ndryshme gjate historise 100te vjeçare. u munduat te minimizoni vjedhjen e fundit, pasi per ju 7 mil nuk jane gje para asaj qe vodhen komunistet pas 44es. me fal po ti ke probleme me vertetesine e ngjarjeve. e para , dhe per kete biem dakort , ky birbua fullhajni e ka kaluar 1000 here cakun e imagjinates tende dhe timen bashke , persa i perket jetes luksoze e abuzimeve ne institucionin me te sigurt te vendit. e dyta qe desha ta kujtoj se mbase nuk je ne dijeni, ato para qe iu konfiskuan njerezve pas lufte , sherbyen per te vene ne levizje ekonomine e te garantonin ecurine e shtetit ne kushtet e falimentimit total. qeveria e hoxhes e gjeti arken me shumen 0’0000 leke. nuk pretendoj ketu te bej te diturin, po ky ka qene realiteti . nese ti di ndonje bllokmen qe ka trasheguar vila apo pasuri te majme si kjo e fullhajneve te sotem, me ndihmo qe ti njoh edhe une. une te mirekuptoj per antipatine qe mund te kesh per ish regjimin. po nese kjo eshte thjesht emocionale, do te sugjeroja ti permbash ato (emocionet), pasi del nga vetvetja e behesh i pa kuptueshem. respekte.
Eh, mor profesor! Ja, keshtu e katandisi Shqiperine Sali Berisha. A nuk ke degjuar pe pasuruine qe nuk matet te djalit dhe vajzes se tij. Ketu hajduti nderohet e respektohet me shume.
Vetem Ali Asllani, ju ka ardh hakut ketyre horrave:
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
E paske bere me shume per vete, o Agim Vinca, sa per t’u dukur. Nuk eshte me i mire se Fullani as Thaci juaj. E shikon cfare po ngjet, nuk po e leshon karriken, i ka bere lemsh, edhe gjykaten, edhe presidentet, cdo gje… Xhanem, thuaje ndonje fjale edhe per te, se sa per Fullanin e themi vete. Pastaj nuk eshte me i mire as Ilir Meta, vilen ne Gjirin e lalzit e ka me 13 WC, edhe per macet dhe qente. Pastaj e shikon Erion Veliajn, na beri dasme, u martua, harxhoi 300 mije euro… E sa per Salen, te mos flasim, e dine edhe harabelat… E pra, ti Agim, si enverist i fundit qe je ne prishtine, apo ne Struge, se dreqi s’te merr vesh, na e le Fullanin neve, se e ndreqim tani vete.
Te lumte pena Profesor, por une nuk kam shprese qe Full-hajni te v uaj denimin qe meriton. E di pse more mik? Sepse ne qeverine e Tiranes jane per te futur ne burg qe te gjithe. Ke degjuar gje Profesor per nje vjedheje te kesaj natyre e qe hajdutin e therrasin sot e gjithe diten Ilir Floriri? A ka turp me te madh, a ka vend te ndjehemi mire ne shqipot kur kemi ne krye te Kuvendit nje monster si ai, Ilir FLORIRI? fTKEQESISHT KY ESHTE REALITETI.
edhe per Erjonin do rrefej keto dite nje takim te gjate me gjera qe edhe djemte e Gedafit do i kishin zili…do ti bier pak dasmes daullja ,
Te falenderoj profesor Agimi dhe me vjen keq qe nuk te kam njohur.. vepren tende e kam komentuar ne shkollen e mesme, por ky shkrim te larteson edhe si poet por edhe si qytetar .. faleminderit
Nje artikull shume, shume i rralle per nga trajtimi i problemeve, nga gjuha plot kolorit, nga ndjeshmeria intelektuale, ose me shkurt, artikull shume i rralle per nga afersia me te verteten. “Pordhe dhe piskama”, nje realitet i pershkruar me vertetesi….
Faleminderit Profesor!
Sa rralle po na defragmentohet truri yne i bombarduar nga viruset e urrejtjes qe mbjell anarkia berishiane!…. kush e di se pas sa kohesh do te lexoj nje artikull te vertete si ky i Profesorit
Si fillim dy falenderime:
I pari eshte per Mero Bazen qe e la editorialin kryesor dhe ka ftuar nje poet fisnik.Le te shpresojme se nuk e ka bere nga vera e Vreshtit Sales QE PIU NE KALANE e Gjirokastres.
Urimi i dyte shkon per kete poet atdhetar qe po tregon nje detaj pambarimisht domethenes……
I nderuari Vinca ben vetem nje gabim:
Prefiksin NMT (Nalt Madhnia e Tij) nuk i shkon per shtat Fullanit qe eshte nje ushtar garnizoni por per te nderuarit Arvizu qe nuk ka bere asnje mungese ne darkat e shijeshme qe ka shtruar Kurvenatori Fulloni.
Shfaqja e NMT Arvizu ne krah te Fullanit dhe Lalles ne pikun e furtunes Fullhajnit dhe mbrojtja qe i beri atij na kujtoi dhimbjen therrese kur e quajti Berishen Burre shteti pasi palosi 4 vete ne bulevard……Dhe pas takimit te Arvizuse me Fullanin pothuajse ai u shpreh se Fullani eshte Bankier Shteti.
Dikush mendon se nenpunesi Arvizu (jo ambasdori) po vepron me marre kalane “nga brenda” por e kane gabim.
Nen hunden e ketij nenpunesi ambasade kane ndodhur ngjarje me makabre duke filluar me 21 janarin,bashkine e Tiranes dhe mbulimin e Gerdecit…eshte arritur deri atje sa lejuan Berishen te pshurrte mbi ekspertizat “profesionale te FBI” dhe kulmi arriti kur prune nje ekspert “te virgjer” per tu spjeguar shqiptareve se Kosta Trebicka ra ne nje humnere 2 metra te larte ????Shkalla e besimit te shqiptareve per kete ambasdor eshte nen nivelin zero dhe eshte konsumuar aq shume sa po i prush pune dhe vete dipllomacise amerikane ne keto kohe te turbullta…
Pas 21 janarit ishte ideja e tij(dhe atyre qe e emruan) qe vrasesi te barazohej me viktimen..dhe ne kete kuader u debuan me ceremoni Bamir Topi ,Ina Rama,Bahri Shaqiri dhe u zevendsuan me ushtaret e gardes berishes Nishani-Lalla dhe Visho Ajazi ku ky i fundit ka qene truri dhe koburja pa zhurme e Gazidedes zullum-madh.
Edhe ne rastin e skandaleve bankare si Credins dhe BSH jane emruar per cudi dy persona nga guzhina e serbes Sllobodanka Ramovic….Shikoni kush u vu ne vend te Santos …burri i mbeses Lirijes MILJADERRES elvana hana….
shikoni kush eshte Elisabeta Gjoni dhe lidhjet e saj me shtrigen e Salemit .
Kaq mjafton te themi se pervec presidences,prokurorise,shikut,gjykatave tani po i falen Berishajve si Credins Bank ashtu dhe BSH dhe me e shemtuara eshte se po luhet si film arrestimi gazmor i Fullanit dhe ndrikullave te tij.
Me keq ardhe i themi Agimit dhe lexuesve te sotem te tij se Fullani eshte nje pike uje ne oqeanin e krimeve qe kane ndodhur keto dy dekada nen pushtimin fashizmit demokratik te bandes Berishajve qe akoma na genjejne me teorine antishqiptare te gatuar ne Beograd ne kohen e W. Edwin Rajersonovicit dhe Biberovicit qe u quajt dekomunstifikim dhe doli Serbizim & Janullatizim te Shqiperise.
Shikojme nje miopi te pabesueshme sot qe njerzit merren me fjale kryqe se kush do arestohet dhe kush do jene zevendesuesit.
Ajo qe duhet te kerkoje shoqeria civile nga mazhoranca hileqare dhe k/prokurori Berishian eshte te hapen letrat e bankes per thellat e medha dhe le tja fillojne me te paren: Kue cuan floririn shqiptar te Londres Berish me Rajesonin ne 1993 dhe kush e grabiti ne BSH kaparin e 85 miljon dollarve te Albetrolit gjurmet e te cileve te Cojne te Kerkuti i Elvana Hanes dhe Elisabeta Gjoni e Liri Berishes kesaj shtrige te Salemit.
Eshte rasti me i mire dhe ndoshta i fundit qe te hapen letrat dhe te burgoset k/krimineli berishe dhe te sakrifikohet ndonje ambassador qe eshte perdorue si nenpunes apo lexues fermanesh
Ne te kundert ti themi poetit fisnik Agim Vinca qe te mos shpresoje dhe te mos uroje si e mbyll ai artikullin por te mendoje se Shqiperia dy here ka patur shtet :ne kohen e skenderbeut dhe te enverhoxhes dhe ketij te fundit duhet ti ringreme lapidarin sepse jemi katandisur si nje shprehje gjeografike qe governisemi nga NMT Arvizu qe edhe pse po e respektojme si Mbret apo Perandor te shqiptarve nuk po e kryen mire detyren deri sa te prangoset Burri i Tij i shtetit dhe Star-i apo zagari i tij Lul Bashici qe eshte yll ne ngjitje ne zverkun te atij populli.
Bravo, bravo, bravo!
Bravo, :e ne fund nje intelektual shqiptar i elites universitare qe flet te verteten, bravo edhe Mero qe e ka nxjerr ne editorial!
Nje pershkrim i shkelqyer nga Profesori,per ” fudullat ” me kollare . Komplimenti.
I nderuar profesor,faleminderit per artikullin.Shendet e jete te gjate.
PROFESOR KETE SHKRIM DUHET TA SHKRUAJE ME PARE. JO SOT QE FULLANI ESHTE I PLAGOSUR ,SHPRESOJME QE FULLANI TE DENOHET ,PO KAM FRIKE SE NESER DEL ME AREST SHTEPIE
Z.Vinca na kujtoi me artikullin e tij cfare regresi ka pesuar Shqiperia kete shekull. Atehere vihej ne krye te Bankes nje person qe eshte nderi i races shqipetare. Ky Gurakuq i Jugut te Shqiperise ishte gati te sakrifikonte jeten per te miren e Atdheut, ndersa sot vihet turpi i races shqipetare, nje bastard qe perfaqeson vec interesat e mafiozave Nano e Berisha qe kan drejtuar Shqiperine tash 23-vjet drejt gremines, me vetdije te plote.
shkrim shume domethenes dhe me baze tragjike
pas shume vitesh ne emigrim, kthehem ne vendlindje dhe shoh nje mik te vjeter i veshur polic qe bertiste dhe largonte te gjitha makinat dhe njerezit aty rrotull,
ndaloj ta pershendes por ai me thote largohu .i them jam une, miku jot por me thote largohu se shihena me vone , se tani do kaloje Njazi kosovrasti ,u largova pa e patur idene se kush njazi dhe me idene se ish miku im ka rrjedhur ,por shpej mesova se kjo ishte arroganca e pushtetarve tane !!!!!
shkrim shume domethenes dhe me baze tragjike
pas shume vitesh ne emigrim, kthehem ne vendlindje dhe shoh nje mik te vjeter i veshur polic qe bertiste dhe largonte te gjitha makinat dhe njerezit aty rrotull,
ndaloj ta pershendes por ai me thote largohu .i them jam une, miku jot por me thote largohu se shihena me vone , se tani do kaloje Njazi kosovrasti ,u largova pa e patur idene se kush ishte njazi dhe me idene se ish miku im ka rrjedhur ,por shpej mesova se kjo ishte arroganca e pushtetarve tane !!!!!
Shume i bukur shrimi, si te gjithe shrimet e profesorit. Keshtu jemi ne shqiptaret, njerez vanitoze qe pelqejme lluksin e shfrenuar, dhe ne rastin e Fullanit edhe familjarisht. Si duket kjo tregon babezine e te varferit we papritur behet me para.
Profesor jam i nje mendje me ju.
Zoti ju bekofte
Mark Brunga
Profesor i nderuar. Per fat keni Eulex-in dhe i cili i ven nje kufi babezise pushtetare. Ne jemi pa fat. Si popull presim dhunen e rradhes, mashtrimin e rradhes.
Pritja ne Pogradec i eshte bere se nuk ka “shtepi” !
Qeveritaret dhe deputetet e tjere,kane blere apartamente,pushojne pa u “ndjere”.
Bale-perballe,Pogradec-Oher,qendrojne si monumente rezidencat qeveritare,njera e “Enverit” tjetra e “Titos”,shpenzime per mirmbajtjen dhe ruajtjen e tyre,shpenzime per administraten.
Askush nga qeveritaret dhe pushtetaret nuk e merr mundimin te pushoj ne keto dhurata te sistemit komunist.
Ne i themi nje fjale,e hedhin shurren perpjete !
Kjo shurre i ra ne surat Fullanit !
Nje shkendi shprese per ndryshim. Kemi arritur ne nje gjendje turpi. Shprese per ndryshim do jete vendimi i gjykates se apelit per masen e arrestit. Vjedhja duhet te jete me e thelle dhe me e organizuar se sa dihet deri tani. Ishalla shkojne deri ne fund edhe me transaksionet e hajduteve te tjere.
Falemnderit Profesor per artikullin.
Shkrim shume i sinqerte e i vertete. Kur shkrimi eshte i sinqerte patjeter te jete i kapshem, keshillues, i kendshem e i bukur per te gjithe lexuesit. Shkrim i mrekullueshem e shume domethenes i profesorit, poetit, studiuesit, eseistit dhe publicistit Agim Vinca. Shkrimet e Profesor Agim Vinces si gjithmone jane antena verejtjesh te ndieshme kombetare, humane e njerezore. Ky shkrim zbulon turpin e guvernatorit Fullanit dhe tragjedine e shqiptareve nga udheheqesit e vet shteteror. Ju pergezoj profesor Agim Vinca!
Pse se le per javen tjeter kte shkrim,bjeri daulles tani qe i ra prokuroria,servil tushemishti
Hije e FULL-HANIT u godit me cduket,valle a do goditet mire qe mos te lihen pasojat,po per hijet e tjera si tja bejne qe vene e thyejne rekorde noti,apo hijet qe vene te gjiri i Lalesit,e sa hije te tjera ka po nuk i dim ne,por qe dalin nje nganje pas cdo skandali.Shoqeria e soteme per nje kohe te shkurter per 23-vjete eshte bere me shume figura e me shume hije te rende sa qe njerezit flasin me vehte…E cte thone!!!??..E cte bejne..!!?? Rine e presin si do perfundojne se te gjithe e kane nje fund,se kur harin kulmin dhe nuk e kupton se ke aritur kolmin,atehere fillon renia,fillon repira,prandaj dhe Nastradini ishte i zgjuar sa here ngjitesh gezohesh… dhe kur zbriste zemerohesh ose qante…,por keta qe na kane lene hije nuk e kuptojne..,ose jane te pa ngopure…!!!???
NUK ndryshojme ne SHQIPTARET,dhe nuk kemi pse çuditemi kur politikani sillet si mbret me nje popull te duruar dhe te helmuar shpirterishte deri ne kocke.
Nuk e di se pse kjo histori me kujton ngjarjen e vertete te vitit 1988. Ne kishim firmosur me atasheun tregetar te Kines dhe grupin e ardhur nga Kina nje kontrate per reth kater miljone Dollar klering per shitjen e televet te Shkodres. Me kete rast ne ftuam grupin qe kishte ardhur nga Kina per kete kontrate si dhe atasheun tregetar kinez per te ngrene SUPE PESHKU ne klubin e gjyetareve ne Lezhe. Kishim lajmeruar dhe rene dakord me shkrese per menyne, Daten oren etj. me klubin e gjyetareve. Shkojme me kinezet ne klubin e gjyetareve dhe per habine tone shofim se dera ishte mbyllur. Godasim fort ne dere dhe na del nje grua. I treguam shkresen per dreken dhe ajo tha se kjo gje nuk behet sepse per dreke eshte shoku Rita Marko. Une kam qene disa here me turistet dhe tregetaret e huaj atje dhe siguroj se kishte vend per me se 50 vete pe te ngrene. Siç dukej shoku Rite kishte frike se mos e vrisnin ose helmonin kinezet. Shkurt muhabeti shkuam dhe hengrem dreke ne Shkoder ku sigurisht nuk kishte supe peshku qe ju a kishim lavderuar aq shume kinezeve. Shqiperi hesapi.
dy fjale per plakun me pampersa
Nuk e di je ai plaku qe shkruan nga Austria rregullisht ne kete forum por sido te jete me lejo te bej ca verejtje jo miqesore.Ti jo i nderuar Plak me kete mini tregim tregon se ke qene nje bullon i spanuar i asaj qe ti e quan diktature vazhdimisht.Pra ti ke qene pjese e diktatures e ke ngrene apo nuk e ke ngrene supen e peshkut.
Ne kishim firmosur me atsheun tregtar bla bla bla…..Kush qenke ti “NE” qe paske patur bole per firme ne ate kohe dhe tani ke frike nga hija jote dje dhe sot ???Ti qenke nje zvarranik qe lepire bolet e enverit dje dhe sot hiqesh si disedent andej nga alpet e europes.Dy kembesha si puna juaj gjysem spiuna,gjysem perkthyes,gjysem zvarranike,gjysem intelektule.Ju plak monster pse nuk thua nje fjale per Fullanin por na con te Peshku i Vainit.Mos harro se aty ka qene selia me e qelbur e sig.shtetit dhe me vone e Gazidedes.
Hahahaha tani qe Fullani u gropose dole ti te na tregosh bemat e tij. Po ku ishe deri dje se ky muhabet ka dy muaj qe ka plasur,apo ne Tushemisht me ate qe te ftoi dhe nuk i mban mend emrin. Kjo quhet Mosmirenjohje ne Shqip o zoteri. Edhe nje gje,per pagat se kush eshte me i paguari. Vertet qe Fullani ishte i super paguar,por mos na hap barkun me ato krahasimet. Google guvernatorin e federal bank New York,merr 413 mije dollare,8 here me shume se mesatarja e popullsise.
EDHE I ATI ADRIANIT FULLANIT BENTE TE NJEJTEN GJE NE KO
EDHE I ATI I ADRIAN FULLANIT (RAHMET PASTE) BENTE TE NJEJTEN GJE NE KOHEN E KOMUNIZMIT SHKONTE PER GJAH NEPER FSHATERA ,FHSATARET E RASKAPITUR DHE TE VARFER DO TA PRISNIN ME GJITHE TE MIRAT SE NDRYSHE DIHET CFAR MUND TI PRISTE .
Bravo Profesor !
Artikull shume i bukur, por shume i vonuar.
Shqipatert jemi te zgjuar e trima , por kemi mungesa ne sinkronizimin e zerit me figuren. Ose na shkrehet para kohe si puna e pushkes jevgut-ose shume me vonese kur ka kaluar beteja .
Se pari profesor Agim Vinces i uroj krijimtari te pasur ashtu si per here ne sherbim te asaj per te cilen ka nevoje e gjithe shqiptaria ! – Ate qe nuk arriten ta benin gjeneralet politikane me demek me luften kunder korrupsionit , e bene me ne fund gazetaret , e ashtu si ju i nderuar profesor edhe te tjere poetvjershetor , shkrimtar prozator e njerez te thjeshte qe u dhimbset Shqiperia . Se dyti dua t’i them komentuesit te mesiperm *Dancing with Arvizu stars* se komenti yt me vjen teper bindes per ato qe shpreh per te gjitha …. Ndaj edhe perse jam nje pensionist i thjeshte ish mesues i harruar ne nje coshe te vendit , ndjehem perseri i ngazellyer qe ne Shqiperine tone gjenden akoma mjaft njerez , qe jo vetem u dhimbset vendi , i katandisur si mos me keq nga horat e pa mate … , por ashtu siq jeni jane mjaft objektive ne ato qe shprehin e deshirojne te ndodhin ne Shqiperi . Si njeri nga keta me i solidarizuar me shkrimin e profesor Vinces jeni dhe ju i nderuar , ndaj paq gjithemone paq fat e jete …
Eshte kjo veper antikombetare e Saliut. Ai dirigjoi shkaterrimin e do gjeje shqipetare.Vjedhjet e shkaterrimet neShqiperi nuk vleresohen, nuk zevendesohen dot,duke zbritur remitancat e emigrants e fukarenje e te braktisur e ndetimet e jashligjeshmeqe PO pengojne zhvillimin sot, ato I tejkalojne 15 miliard euro.Saliu ka pervetesuar pro a e para e pret the ardhura qe I tejkalojne 3 miliad euro.
Te faleminderit Profesor. Nje shkrim mjaft i goditur. Mjerishte ne Shqiperi akoma kane frik te shkruajne te verteten per Fullanin sepse ai eshte lidhje e ngushte e Nanos, Berishes dhe mike i krimirt ekonomike ne Shqiperi. Dhe duam apo nuk duam ne ketej kufirit vazhdojme te ngelemi raja e ketyre burrave qe i zgjodhem per te na udhehequr, dhe ata u kujdesen vetem per te na vjedhur e per tu pasuruar vet dhe pjellat e tyre. Urojme qe vjedhja e shekullit te jete vetem 7.1 milione euro. Ashtu sikurse urojme qe shoqeria shqiptare te ndergjegjesohet per te drejtat dhe pergjegjesit e veta ne te mire te shqiptareve dhe ne sherbim te kombit.
Tek e fundit per shperdorim detyre akuzohen ……. Qe do te thote fundi do te “denohen”per kafe elimonata banketesh.
Sa per korrektese..Rroga e Fullanit me honorare. 100000USD, rroga baze pa honorare e Bernanakes ne 2013 199000USD…
Profesor nuk kam pasur rastin te te lexoja me perpara pervec disa poezive, por ke respektin me te madh. Per fat te mire, kombi jone prodhon dhe njerez si JU.
E kam hasur dy vite rresht ne Dhermi identike te njejten skene me familjen guvernatoriale.
Bukur Profesor! Shkrim i bukur …por gjithsesi hidhi nje sy llogarive arithmetike.!
Shkrim qe ben thirrje te ndertohet shteti ligjor.
Si ndodh qe uvernatori i shtetit me te varfer ne Evriope te paguhet me shume se guvernatori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes?! Vetem kjo e dhene e ben te qarte se ne cfare niveli eshte populli shqiptar!
I bashkohem shumices se kometuesve qe falenderojne intelektualin AVinca dhe me shtohet besimi se atij vendi nuk i mungojne njerzit qe e duan ate vend pa hile por qe kane dhe vizion atdhetar.
Titulli me i sakte do ishte
FULLANI ESHTE HIJA E PERBINDESHIT BERISHE NE BANKEN E SHQIPTARVE
Dhe nqs do analizohej cfare ka bere shtaza berishe me parate e shqiptarve duket sikur kane vene nje arushe ne nje dyqan qelqurinash.
Doli dhe nje ujk tjeter qe foli te Zeri Amerikes,Fatos Ulkonja ja thone emrin qe dukej i lumtur me cfare po ndodh ne BSH pasi keto vampire si Fatosi mezi presin qe te dale ndonje dele tip Fullani per te ngulur dhembet e tyre neper TVerra.
Ne fakt Fatos Ulkonja foli drejt qe tha se Fullani eshte “koke turku” por nuk tha asnje fjale per “Turkun” Sali dhe kush eshte pas tij.
Fullani eshte nje sherbetor i Berishes dhe peng i dy kraheve te politikes dhe nqs nuk fillohet nga fakti i frikshem e Arit te grabitur nga Berisha NE 1993(ari i bllokuar nga anglezet) sic thote nje komentues me lart atehere kjo puna e Fullanit eshte nje tallje kriminale e PS-PD-LSI bashke me panelin dipllomatik qe merret me shqiperine si ne Bruksel ashtu dhe ne WDC.
Me kete rast i bej me dije supermenit Erion Braqe qe nese deshiron te rrasesh ne burg Al Kaponen e Viqidolit eshte shume thjeshte:::::Verifiko ne baze te ligjit kush e mori Arin Shqiptar ne 1993 qe ka qene e bllokuar ne Londer…dhe nese ti me PS (PARTIA E SPURDHJAKEVE) nuk keni prapanice ta beni atehere dhe ju jeni pjese e krimit biles duhet respektuar Berisha si kriminel i sinqerte se nuk ki ka fshehur krimet e tij kurse ju jeni kriminele te qelbur se kakarisni qe do burgosni kriminelet e berishajve dhe ose jeni pjese me te ose dhisni gjak prej tij edhe pse e rrezuan prej froni 1 miljon votues qe ju me Ramen po i urinoni cdo dite..Turp e neveri
Profesor, si gjithmone, “ore zvicerane” ne analizat tuaja. Faleminderit! Me kete rast te uroj gjithe te mirat ju dhe bashkeshortes suaj. Mirupafshim>
Ju falenderoj per kete shkrim te madherishem ProfesorAgim Nivica , nuk e teperoj ne se them se ky shkrim ka peshen e nje Romani me te cilin mund te kandidohet per nje cmim te madh . Perse ? nje portret e pershkrim real i nje Nenpunes plehre i cili kishte nje suport te pa gjendur ne Bote nga perbindeshi i Piramidave , bemave e gjemave per nje popull e shtet te tere , Juve ne kete shkrim hiqni disa paralele te ketij Monstre te parave te shqiptareve me guvernatore dhe lidere boterore dhe cuditerish Sali Krimineli e obortaret e Djallit dhe politikane te shumte te te dy kraheve , Nepotizem shteteror i pa pare e degjuar ne bote . “Institucion i Shtetit , i pa varur nga Shteti ” Shembelltura me e qelbur e keq qeverisjes , korupsjonit vjedhjeve te permasave te pa para ne mes te dites dhe me vite te tera ,” Ky ishte drejtimi me duar te pasterta i Halese Sali Berishes ? Ketij krye banditi , anti shqiptarit me te felliqur qe ka nxjere ky vend , i pa gjendur ne Bote . Ky skandal i deklaruar, jam i bindur se eshte simbolik ndaj permasave reale te kesaj vjedhje . Ku qartesisht Krye Banditi eshte atje ne ate Shpellen e ShQUPIT , Perbindesh i vertete dhe skenaristi i te gjithe te zezave per Shqiptaret . Arestimi i Fullanit eshte fat edhe per ate vet ,sepse me miljon perqint ai do eleminoeshe nga Perbindeshi dhe kjo vrasje do ti faturohej zotit Edi Rames e qeverise te drejtuar prej tij . Ky Gomar Fullani eshte njeriu qe di shume poshtersi dhe transferta te shumave te medha parash . Me shume te drejte e ka certifikuar Avokat Ngjella : Krimshteteror me permasa super te medha me pasoja shkateruse per vendin ,Jo me pak Kriminele e veprimtari armiqesore eshte ajo e “Gjeneraleve te ketij Krimi ” Plehrat Qelbaniket Kule ,Milo CIVICI GOLEMI ETJ
Pershendetje Prof. Agim Vinca,
nga gjithe shkrimi juaj teper i sinqerte dhe plot domethenes, me beri pershtypje pjesa ku ju tregoni castin kur nje person qe gjenej aty “rastesisht”, ju informoi se ne fshat do vinte per peshkim nje goxha “personalitet me potence”, nje nga ata “te medhenjte fare” (wooow…), ashtu sic e kane zakon yzmeqaret, kur u lypset t’u vene epitete agallareve te tyre.
Ai qe gjendej rastesisht aty ishit ju profesor, kurse ai qe ja u percoi lajmin ishte ose ndonje nga ata pabuksat qe u vardisen nga prapa “VIP-ave” per lemoshe, ose ndonje zorraxhi qe paguhet bga “VIP-at” per t’u mbajtur pas bithe nese i kanoset ndonje rrezik.
Propagandohet “kulti i individit” profesor, dhe per kete VIP-at s’lene gur pa levizur. Mjafton qe t’ja arrijne qellimit per t’u bere te njohur dhe per te fituar popullaritet, paksa se shume prej ketyre “individeve” nuk jane shquar me pare ne asnje aspekt te vetem pozitiv te jetes. Paksa se peshorja e inteligjences, kapacitetin llogjik te disa prej tyre nuk e vlereson as me note mesatare. Prapaskena te tilla jane metoda te vjetra profesor, dhe ka kohe qe u ka dale boja. Populli ka filluar te ndergjegjsohet, dhe heret a vone s’do e breje me kurreshtja per te ditur, nese po del per gjueti nje full-kasap, apo nje full-haj(va)n… Kultin e te parit populli e groposi me 23 qershor. Tani te presim se sa do jete ne gjendje te groposi perfundimisht dhe kete te te dytit.
Ju uroj shendet dhe na shkruani sa me shume. Flm.