Ndërron jetë aktori i njohur Fadil Kujovska

31 Tetor 2014, 09:02Kulturë TEMA

Ai është bërë i njohur me rolin e Cukut në filmin “Dy herë mat”.

Sot ai nuk është më.

Aktori i njohur Fadil Kujovska ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë.

Ai i kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar.

Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.

Ja filmat e Fadil Kujovskës

Filumena Marturano – (2009) teatër

Trapi i vjeter – (2005)

Parullat – (2001)në rolin e Pashkut

Borxhliu – (1998)

Kolonel Bunker -(1998)

Pak freskët sonte – (1994) në rolin e kinezit

Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi

Historiani dhe kameleonët – (1989)

Shkëlqimi i përkohëshëm – (1988)

Tela për violinë – (1987)

Dy herë mat – (1986). Në rolin e Cukut

Kush vdes në këmbë-(1984)

Duaje emrin tënd-(1984) në rolin e .llogaritarit

Dasma e shtyrë – (1984)

Dita e parë e emrimit – (1981) në rolin e Shoferit

Agimet e stinës së madhe – (1981) në rolin Mehill Bani, tekniku i urës./b.l

38 komente në “Ndërron jetë aktori i njohur Fadil Kujovska”

  1. webapp says:

    shume i ri gjynah , tani do jete bashkuar me shokun kopi ?

    u prehte ne paqe

    1. B TR says:

      * * * * *U PREHTE NE PAQE!
      NJE KORRIGJIM I VOGEL; ROLI QE E BERI TE FAMSHEM ISHTE AI I KINEZIT NE TEATRIN METALURGET. * * * * *

      1. byli says:

        Edhe une ket rol thosha pse e kane harruar

      2. bbb says:

        Roli me i mire i tij ishte shoku SHO tek FURNALTA drmae e Ruzhdi Pulahes

      3. DEVOLLIU says:

        TitullI I teatrit nuk është metalurget por (Furnalta)

      4. DEVOLLIU says:

        TitullI I teatrit nuk është metalurget por ( Furnalta )

      5. Tahip says:

        Po Zeman Mashkulloren?

        1. Jaho labi says:

          U prehte ne paqe! Zeman Mashkullora eshte luajtur nga Nikolla Llambro.

      6. Bordura says:

        Teatri e ka pas : Furrnalta dhe Fadili lunte shokun Shu. I therrisnin Shu blloku se mate i bllok me vete. RIP.

        1. B TR says:

          * * * * *

          @ Devolliu, bordura (apo dy lekshi si i kena pas thone)

          Keni te drejte, teatri quhej Furnalta (jo Metalurget).

          RIP i Madhi Fadil!

          * * * * *

  2. LORA says:

    Fatkeqesi per artin shqiptar qe po I ikin me shpejtesi ata qe mertojne plotesisht kujtesen dhe nderimin per kontributet e tyre mbreselenese.
    Roli I Cukut mbetet I paharrueshem vetem ne saje te interpretimit te shkelqyer prej Fadil Kujofses.
    I qofte dheu I lehte ketij artisti,sa profesionist aq edhe jerezor.

  3. fredi says:

    Te prehet ne paqe po largohen ter brezi art i teatrit dhe i kinemas shum gjynah,jan njerzit qe kemi jetuar dhe gezuar me ta ter rinin ton respekte per kta artist dhe nje her te prehet ne paqe.

    1. gabriela says:

      po sa gjynah te ndahet nga jeta ky artistt

  4. TONI says:

    Ngushellime familjes!
    Aktor si te gjithe ata te brezit te tij!Keni harruar rolin Zeman Mashkullores tek filmi “Liri a Vdekje”!!

    1. byli says:

      Nuk e ka lujt ky rolin e Zeman Mashkullores. Ai eshte i Teatrit te Gjirokastres

  5. melo says:

    Njeri i mire,me talente qe vinte nga nje familje shume e vuajtur.Nena e ka rritur me shume mundime dhe sakrifica,Familje shume e ndershme nga Tirana.Qofte i lehte dheu per ty Fadil! U prefsh ne Paqe!

    1. tina says:

      Fadili ly aktor i madh eshte me origjine nga Dibra e madhe por i lindur e rritur ne lagjen e dibraneve ne Tirane.RIP

  6. Aleksander says:

    U prehte ne paqe,ngushellime miqve e familjes !

  7. Ilir says:

    Lajmi me hidheroi shume dhe me ktheu ne kohe..me Fadilin kemi qene bashke qe ne shkollen fillore,ne ate “Misto Mame”,bile dhe mesonim bashke..me kujtohet edhe nena e tij Fatimja,e kishim pastruese ne shkolle dhe kur bente ftohte a binte shi,na fuste brenda….Fadili gjithmone me “kembe ne toke”,gjithmone me sens humori…i paharuar kujtimi !Ngushellime te sinqerta familjes dhe motrave.Iliri

    1. Tahip says:

      Faleminderit per komentin. Shume prekes.

  8. vjollca says:

    U prehte ne paqe,me vjen shume keq per keta aktore qe po shuhen pak nga pak.Ngushellime familjes

  9. bbb says:

    Shume gjynah.. i ri.. mund ti jepte akoma shume artit…

  10. Landi says:

    U PREHTE NE PAQE!

  11. xheJ eN Bi says:

    TONI —

    Aktori qe luan rolin e Zeman Mashkullores eshte Nikolla Llambro aktor i teatrit te Gjirokastres.

    Fadilin persinalisht e kam njohur kur ishin ne teatrin e Gjirokastres bashke me Alfred Bualotin ,bile me pare kam njohur Miren ,motren qe ka mbaruar per skulpture .U hidherova shume tani qe hapa gazeten Online.
    U prehte ne paqe Fadili.

  12. Ledi says:

    U prehfte ne paqe

  13. Shkodrani says:

    Ngushellime familjes,qofte i pa harruar.
    Gjithsesi ka lene kujtime dhe mbresa nga puna e tij,
    e pa lodhur dhe e pa kufijte, me rolet qe ka ark’tuar,
    ne jeten e tij.
    Qofte i xhehnetit.

  14. mira10 says:

    Kam njohur shumë mirë familjen e së shoqes: familje shumë e nderuar. Ngushëllime për këtë humbje të parakohëshme.

  15. . says:

    Iku dhe nje tjeter intelektual artist Tirans …

    Tirana … po shkerrmoqet nga kultura dhe intelektualet qe i kane mbajtur gjalle kulturen tone ….

  16. U prehte ne paqe ! Ngushllime familjes !

    Me vjen keq ne rradhe te pare per jeten e tij , se ka shkuar i ri , por me vjen keq gjithashtu se po na ikin nje e nga nje e vetmja pasuri qe kemi si popull !

  17. Wendy-B says:

    RIP!
    “CUK , PO TI DO ME VDESESH MUA”, kjo shprehje e filmit “Dy here mat” do mbetet e paharuar.

  18. Ladi says:

    Ngushellime familjes te aktorit te palodhur simpatik te cilter dhe perhere me humor. Mjerisht u nda nga jeta shume shpejt

  19. neki says:

    jemi rritur duke pare filmat e ketij brezi aktoresh.ngushellime te afermve.gjithmone mendoj sikur ndonje kanal televiziv te bente ndonje emision duke thirrur gjithe aktoret e vjeter.sikur te kapja ndonje lloto dy kategori profesionesh do ndihmoja.aktoret e vjeter dhe kengetaret e kengeve popullore.i respektoj.

  20. Baba, Drenicë says:

    U preht në paqë,
    Ngushëllime familjes.

  21. dp says:

    Ata do ta ndertojne vete furren .jo.jo s, eshte e mundur .haha tek drama furrnalta me kujtohet dhe fitim makashi

  22. ceeni says:

    U prefsh ne paqe o ARTIST. Lavdi punes tende! Jam krenare qe jam bashkombas i yt. Respekt per Fadilin. Jam me ju te gjithe.

  23. Gert says:

    U prehsh ne paqe Fadil!

  24. Ben Sh ..... says:

    Cuditrisht ne moshen 60 – 63 vjecare shkoi Ferdinand Radi ,Agim Qiriaqi,Roland Trebicka ,Fatos Sela , te gjithe shoke e miq te mrekullushem me njeri tjetrin (Thetri Kombetar)Fadili njeri e aktor i mrekullushem me karakter burreror me shoke e miq ne cdo qytet te Shqipris,sportedashes e tifoz i spikatur i Partizanit…………..Ngushullime Familjes te rojne e ta kujtoin …..U preht ne paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje