Edi Rama i bën varrin inferioritetit shekullor shqiptar në Beograd

11 Nëntor 2014, 10:14Blog TEMA

Nga Salih Kabashi


Dje Edi Rama ka  qenë hero mediatik botëror. Shpërthimi i shkëlqimit të tij ndodhi në Beograd, atje ku, sikurse edhe në mbarë Serbinë, shqiptari përgjatë një shekulli të rëndë e të përgjakshëm ka qenë vetëm i tillë çfarë edhe mund të ishte dhe asgjë tjetër : hamall, njeri me samar, bartës qymyri, ngarkues-shkarkues, sharraxhi, punëtor krahu, pastrues rrugësh, me një fjalë, vetëm rrogtar dhe vetëm i përbuzur.

Në Beograd nga 1945, përgjatë 55 vitesh ka qëndruar një elitë politike komuniste shqiptarësh nga Kosova e Maqedonia, edhe ajo e strukur, e shantazhuar, e trembur e veshëprerë, e ndërgjegjshme, prandaj edhe e pazëshme, ngaqë e dinte se cili ishte  s l u g a (shërbëtori), ai vetë, e kush ishte  g o s p o d a r (sundimtari).

Diferenca zhvillimore mes shqiptarësh e serbësh ka qenë e dukshme. Epërsia kulturo-arsimore dhe ekonomiko-politike e serbëve mbi shqiptarët ka qenë gjithmonë diçka që mund të vihej re qartas. Politika serbe, kolonialiste dhe shtypëse në esencën e saj, edhe vepronte në ngeljen sa më mbrapa të shqiptarëve, pra edhe në thellimin e dallimeve në zhvillim.

Serbët kanë një cikël jashtëzakonisht të gjerë të humorit racist jo vetëm gojor në llogari të shqiptarëve. Atje shqiptarët vihen në shpoti e tallje: si të trashë, të papastër, primitiv, si trima të paqenë, seksualisht të mbingarkuar, njerëz ku secili ka bisht…

Problemet me shqiptarët Serbia gjithmonë i ka bë asgjë. Ajo kishte pushtetin, ushtrinë, policinë, drejtonte UDB-në më parë OZNA-n. Këto dy të fundit vranë në periudhën 1944-1946 mbi 45 mijë shqiptarë. Mijëra të tjerë i burgosi, i terrorizoi… Të tjerëve ua futi frikën në palcë. I nënshtroi duke i shtrënguar që të pajtohen me pozitën e të robëruarve.

Kishte një shprehje: Ruana Zot nga zjarri e nga uji ! Frika dhe përvoja e shqiptarëve me barbarinë serbe e modifikoi atë fjalë të urtë : Na ruaj Zot prej ujit, zjarrit e shkaut… Gjenerata të tëra shqiptarësh lindën, u rritën dhe vdiqën me frikën e të ligës që mund t’i vinte në çdo çast nga Serbia e nga serbët.

Një periudhë kaq e gjatë e rrojtjes me frikën te një shoqëri e te një komb s’ka se si të mos shkaktojë trauma dhe s’ka si të mos ngulit ndjenja kolektive inferioriteti. Po, shqiptarët përgjithësisht ishin të dobëtit karshi serbëve.

Edhe gandizmi dhjetëvjeçar shqiptar në ish-Jugosllavi nuk ishte gjë tjetër pos shfaqje e e  frikës nga serbi i hatashëm… Vetë Ibrahim Rugova e thoshte se Serbia në rast të provokimit apo të ndonjë preteksti sado të vogël do të mund të na vriste të gjithëve pa kaluar njëzetë e katër orë…

Ka xhirime e fotografi të viteve ’90 të shekullit të kaluar ku shihen politikanë shqiptarë në vizitë në Beograd, ndër to edhe foto nga vizita e 15 majit 1998 e Mahmut Bakallit, Fehmi Aganit, Veton Surroit e Ibrahim Rugovës (G5) te Millosheviqi.

Fotografitë nuk mund të fshehin frikën, inferioritetin, kompleksin e të brishtit dhe për pasojë edhe fascinimin me gospodarin e Beli Dvorit.

Sikur mos të ndodhte lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s, procesi i shndrrimit të shqiptarëve në lepuj tashmë do të kishte përfunduar…

Por, ra lufta, ndodhi martirizimi i familjes së Shaban Jasharit në Prekaz, ndodhi Reçaku, ndodhën disa aksione të suksesshme të UÇK-së, filloi ndërhyrja ajrore mbi forcat serbe dhe bashkë me kthimin e të ikurve nisi të kthehej në doza të vogla besimi në vetveten si dhe çlirimi i ngadaltë i shqiptarëve nga kompleksi i vlerës së ultë në raport me Serbinë si  dhe i frikës së përhershme nga kjo.

Bisedimet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë në Bruksel do të kishin mundur ta shtonin edhe pak vetëbesimin, por aty Serbisë iu bënë jo pak lëshime të cilat sikur tregonin se kush, Kosova apo Serbia po mbetej më e fortë, më  e shkathtë, më inteligjente.

Ndeshja futbollistike e 14 tetorit në Beograd në mes Serbisë dhe Shqipërisë, kur droni me flamurin shqiptar, një performim gjenial i tifozëve kuq e zi, la me sy hapur stadiumin etnikisht të pastër serb, i cili kur u shfaq hataja sipër fushës ishte ende nën çmendurinë e thirrjeve çetnike për të vrarë e prerë shqiptarë. Dihet pastaj : të dyja kombet (jo vetëm futbollistike), kaluan në gjendje të ndryshme emocionale. Serbët të tërbuar për, siç thonin, provokimin politik e nacionalist shqiptaromadh, ndërsa kuqezinjtë të ekzaltuar sa nga shfaqja e « aviacionit  shqiptar » mbi qiellin e Beogradit, aq më shumë me luftën si të luanëve të lojtarëve të kombëtares në mbrojtje të flamurit nacional dhe me përleshjen e tyre fyt më fyt me tifozë tejet agresivë serbë.

Serbët, edhe nga niveli më i lartë shtetëror shfrytëzuan rastin që të shpalosnin teoritë e tyre të pashtershme të komploteve antiserbe dhe të shprehnin, prirë nga Nikoliq e Vuçiq, racizmin antishqiptar. Orientimet e proklamuara demokratike, evropiane dhe perëndimore, saora u harruan. Fjalori shovenist i një kohe që kishte shkaktuar aq gjak e aq mjerim u riaktivizua. Serbia prap hapi frontin e vjetër kundër armikes së saj të vjetër – Shqipërisë. Dhe kundër Kosovës natyrisht.

Në kohën kur bateritë e patriotizmit jo vetëm sportiv gjithëshqiptar po mbusheshin, vizita e paraparë e Edi Ramës në Beograd po dukej e pasigurt. Ndërkohë kryeministrit shqiptar nuk i ngutej për askund…

Le të komentoj vizitën e djeshme të Edi Ramës në Beograd me zhargon sportiv :

Edi Rama pati një match me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq. Ndeshja u zhvillua para një publiku të madh në numër. I sigurtë në fitoren mbi serbin, Edi me një propozim të tijin i krijoi favor homologut të tij duke i lejuar që ky ta thërriste në ndihmë edhe presidentin serb Nikoliqin Bile Edi Rama njëherit iu lypi mejdan gjithë editokratëve serbë të tri dekadave të fundit. Le të vijnë këtu në sheshbetejë edhe flokthinjurit e Akademisë Serbe të Shkencave, rrahu gjoks Edi Rama…

Ndeshja megjithatë u zhvillua vetëm në mes Ramës dhe Vuçiqit. Të tjerët s’u bënë gjallë. Kryeministri i ri serb pagoi haraçin edhe për të gjithë kryeministrat serbë nga Nikolla Pashiqi deri  te vetja e tij. Pagoi edhe për Naçertaninë e Memorandumin. Pagoi për gjithë përbuzjen e nënçmimin e shqiptarëve.

Edi Rama ishte superior. Vuçiqi u turpërua. Nëse ka ndodhur dikund një lojë mes macës e minit, atëherë ajo dje është zhvilluar në Beograd. Në Serbi. Edi e solli vërdallë, e tërboi, e bëri qesharak para publikut të tij, e bëri për pesë para. Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, shumë vite e dekada. Rama shënoi nga çdo pozicion.

P. S: Kryeministri i Shqipërisë ishte evropiani më i madh që ka vizituar ndonjëherë Beogradin. Më i kultivuari. Ishte burrështetasi që kishte orë. Të cilit i kishte peshë fjala. I cili nuk njihte nënshtrimin dhe inferioritetin karakteristik të bashkëkombasve të tij jo vetëm nga Kosova. Edi Rama shkëlqeu aty ku, për shumë dekada, nuk ka mundur të shkëlqejë gati asnjë shqiptar. Ai që arrin të fitojë në Beograd, rrugën për në Evropë e ka të hapur.

 

 

49 komente në “Edi Rama i bën varrin inferioritetit shekullor shqiptar në Beograd”

  1. TONI says:

    Respekte z.Sali!Nuk te kisha lexuar me pare.

  2. Avni Rustemi says:

    VDEKJE SAL BERRISHES!

    1. Skënder Beu says:

      Zoti Rustemi,
      do t’ju jepja me shumë dashamirësi miqësore këshillën të mësoni në radhë të parë të shkruani dhe të lexoni.

      Së dyti do t’ju këshiloja t’ia lini zotit të merret me punën e vdekjeve dhe së treti do të kisha si rekomandim për ju dhe shumë idiotë si puna juaj, të merreni me bagëtinë tuaj siç jeni marrë deri tani dhe t’jua lini politikën atyre që dinë të bëjnë politikë.

      1. Avni Rustemi says:

        Zoti Pordha me Rigon! Keshillat jepi aty ku te ecin (ne gjirizin tend te derrave)! Shko meso ti HISTORINE qe ta njohesh Avnine!!!
        Te fala Sal Berrishes (jo Sali Berishes mor koktrash) ?

      2. i panjohu says:

        o Skender beu po te japesh keshill dikujt qe shkruan publikisht pa u frezantuar se kush je.Eshte mungese educate.Mos perfito nga anominiteti I intenetit.

  3. Harallambro korofillaku says:

    Edi Rama me keto qe po ben, e ka katapultuar veten ne rradhen e figurave te medha te kombit.
    Hera e pare pas kaq shume dekadash qe shqiptaret me shumice dermuese ndihen krenare per nje kryeminister te tyren

    1. Open your mind. says:

      Perfytyroni per nje moment sikur ne vend te Rames,te kishte qene Saliu.Fjalimi i tij do te fillonte keshtu ” I dashur vellai im Vuçiç,te dashur vellezer dhe motra serbe………………..

  4. andromeda says:

    Të lumtë penda o Salih Kabashi! E ke qarë e na mbushe sytë me lot.

    1. Open your mind. says:

      Perfytyroni per nje moment sikur ne vend te Rames,te kishte qene Saliu.Fjalimi i tij do te fillonte keshtu ” I dashur vellai im Vuçiç,te dashur vellezer dhe motra serbe………………..

  5. Nje nga shkrimet me te vlefshem pa te cilen eshte e veshtire te krijosh nje tablo te plote per marredheniet shqiptaro-serbe.
    Ne shqiptaret e Shqiperise e kemi te pamundur te kuptojme deri ne fund impaktin e madh te vizites se Rames dhe kontributin e tij ne renien e miteve, pasi nuk e njohim thellesisht kompleksin tone te thelle si shqiptar nga te dy anet e kufirit ndaj serbeve.
    Duhen keto shkrime qe tabloja te na hapet sa me e plote…
    Flm Rama…

  6. Rea says:

    une ne fakt do shkoja me tutje
    do thoja i dha fund inferioritetit shekullor ne Ballkan dhe me gjere, tashme jemi protagonist ne Europe nuk jemi me fundi i kavallit

    http://bit.do/edi-rama-i-ben-varrin-inferioritetit-shekullor-shqiptar-ne-Ballkan-Andi-Bushati

  7. themi says:

    ju falenderoj per shkrimin. kjo eshte nje e vertete ne drite te diellit. eshte nje rast per te gjithe, qe te jemi te pakten kesaj here te gjithe bashke per kete te vertete qe shkrimi permban. bravo

  8. elinor,,,, says:

    Po jo mor njeri, ju nuk e kuptoni cdo te thote te jesh inferior! Shembulli me i mire i inferioritetit eshte ky i te gjitheve ju ne kor duke ngritur ne qiell nje veprim tinzar te Rames. Asnje nga ju nuk eshte ne gjendje te jape nje mendim te pavarur por te gjithe ju qe quheni media shkoni me rrymen ne si te paafte qe jeni te notoni kunder saj dhe te pasigurte te shprehni mendimin tuaj te sinqerte. Eshte nje fenomen qe buron qe nga koha e komunizmit (qe ec e dil kunder kolektivit po deshe) dhe qe ju ndjek nga pas edhe sot e kesaj dite.
    Mua komentuesit bageti e bujqesi me etiketojne si grek, serb, berishian e me radhe, por mua nuk me plas aspak dhe nuk e ndjej aspak te nevojshme te sqaroj hajvanet nese jam apo s’jam i tille. Kam vetem mendimin tim per shume ceshtje dhe aq. Dhe mendimi im ne kete rast eshte qe Rama abuzoi me statusin e tij si kryeminister i Shqiperise. Jam i bindur se nqs serbet do ta dinin se ai do nxiste ceshtjen e Kosoves nuk do ta ftonin kurre per vizite. Rama shkoi atje pa permendur asgje paraprakisht ne lidhje me Kosoven dhe me vone, pabesisht, ja u plasi bomben ne konference per shtyp.
    Nuk ishte e nevojshme, pervecse per vete Ramen qe te dukej si madheshtor.

    1. elinorkë mushka says:

      noraaaaa po të bëka bitha fër fër hahahahahaaa

    2. freemind says:

      Oj ti goce/cun ca drreqin je se nuk merret vesh fare…e kuptojme qe paske qellime provokuese, por mundohu ti mbash per vete disa opinione se do te shkaktojne vetem [email protected]

    3. rezart says:

      Po pse more KRRICI I BERISHES,elinor,mos do shkonte Rama ne Beograd per te hedhur valle me Vucicin??
      Burrat e shtetit kurre nuk duhet te kene frike nga mendimet e te tjereve!
      A ka TURP me te madh per Vucicin dhe ju cetniket zorraxhinj serbe te Berishes,ker Edi Rama ia ktheu,se “KUR TE VISH NE TIRANE NE NUK DO TA QUAJME PROVOKIM NE SE DO KENI TE NJEJTIN MENDIM PER KOSOVEN”!!!
      Kjo eshte TRIMERI,POLITIKE MODERNE,o krric gomari!!!
      A nuk e di Vucici,se Shqiperia eshte me Kosoven si para,gjate e pas LUFTES???
      A nuk e di Vucici se Shqiperia eshte vend ANTAR I NATO-s edhe atewhere kur Serbia bombardohej per genocidin kunder Kosoves???
      A nuk e di Vucici se NATO e CLIROI KOsoven dhe se tani Kosopva eshte shtet i pavarur,qe edhe TITO te ngrihet nga varri nuk e ndryshon dot me!
      POLITIKANET E BEOGRADIT JANE SEKSERE TE BOGDANOVEVE!!!
      Ne te vertete ne Serbi komandojne pikerish NAZISTET E RINJ SI BOGDANOVI!!!

    4. leonardi antwerpen says:

      elinor
      Me pake fjale
      pershendetje ça i ke brenda pragut te shpise

      1. elinor,,,, says:

        Me shume fjale, pershendetje ca i ke brenda pragut te shtepise nga gjithe gomaret e Kines.

    5. andromeda says:

      As na plas k… për mendimin tënd o debil. Merre me vete në varr se s’i hyn kujt në punë. Edi Rama habiti botën me guximin e tij për t’ia thënë të vërtetat në sy serbëve. Ti lexo shtypin antishqiptar si RD dhe 55 se aty, si duket e gjen frymëzimin.

  9. LORA says:

    Zoti Salih Kabashi,ju kosovaret ne pergjithesi e zgjodhet vete t’a njihnit dje Edi Ramen;ndonese ai ka qene i tille pa doreza ne cdo hap te jetes se tij institucionale dhe politike.
    Une si shqiptare e Shqiperise e njoh si te tille qe ne te famshmet “Refleksione” te 1990-es.
    Jam e lumtur qe shqiptaret ,tash e tutje,kane zot.

    1. lili says:

      LORA gezohu,moj bije qe edhe kosova po krenohet me kryeministrin e mos na dell me vu perçarje ketu per kete gezim!
      Ne qofte se nuk e di pse shqiptaret e kosoves Kane pas ur dyshime,te rikujtoj tivarin edhe sjelljen e brigadesV…

  10. Arma e shfarosjes ne mase-Hallat 30pont says:

    EDI RAMA nje orthodhoks shqiptar mbrojti gjithe kombin se nuk ndihet i perkulur as inferior ndaj nje kaukazi orthodhoks serb,diferenca eshte edi rama ka DNAne e shqiptarit sovran autokton dhe nuk ndihet as turkomongol as islamik,kjo i sherbeu si arme ne beograd,nga ana tjeter ishte sali qen berisha nje malok islamik filoserb me grua serbe dhe spiun i UDBse deri dje i terbuar por dhe nje lepur i dhier qe kurre nuk shkoi ne beograd se ndihej inferior ndaj serbeve.koqevaret te ja ken per nder nje shqiptari ordhodhoks qe i mbrojti ne mes te beogradit dhe nuk u be mash e tyre si rugova berisha ahmet zogi enver hoxha koqi xoxe etj etj lepuj,dhe shume islamike te tjere te dhier.sidoqofte ne mbare trevat shqiptare dihet me shume evropianizim,me shume proevrope dhe me pak islam,kjo formule i ben serbet pula,po filluat duke dalur me flamujt e arabise dhe turqise,ju jepni shkas serbeve te ju paraqesin ne evrope si rrezik.jetoni si ishit ne ish jugosllavi me me pak islam me pak serbi dhe me shume evrope dhe shqiperi.mos qani per turqine se jeni shqiptare o ju morri dreqi.

    1. genti says:

      cjane keto budallalliqe jo ortodoks jo mysliman
      Edi eshte tiranc qe ne kohen qe u rrit ishte I pafe se ne 65 edhe po te doje nuk mund te besoje ne shqipri se u prishen kasha e xhamija. Mendoni qe eshte njeri I kulturuar mjaftueshem dhe pa komplekse inferioriteti se eshte rritur I barabarte mes te barabarteve .Zhvillimi i tij intelektual si edhe i gjithe generates se tij eshte merite e asaj kohe arsimdasheve pavarsisht se kishte 1000 te meta te tjera. Kjo eshte arsyeja pse ai eshte sot ky burre trim dhe I mencur.

  11. elinor says:

    Aty eshte e gjitha, freemind. Sharjet behen gjithnje nga zulut qe jane fis me majmunin, dhe mua nuk me bejne pershtypje e as te ndryshoj mendim. Gjithashtu nuk me bejne te pengohem te them ate qe mendoj. Dhe jo, nuk eshte aspak provokim, por thjeshte ajo qe une mendoj.
    Lexo pak Loren me poshte, “shqiptaret kane zot” thote!!! Lavdi PPSH Lora! Po si nuk zute mend nje here nga kulti i individit o njerez?! Kishim Saliun qe i dukej vetja Zot dhe qe mezi e hoqim me 1001 marifete duke puthur bythen e majme e plot djerse te Metes, kurse tani e bejme Ramen Zot me kenaqesi! Edhe ai musteqja me siper shkruan per “ndjenjen e inferioritetit”. Ja, kesaj i thone te jesh inferior, te ripertypesh si bagetia ate qe te servirin politikanet!

  12. Kosova says:

    Vdekje Sliho Berisoviqi me familje

  13. LORA says:

    E njihka ne cdo qelize PPSH-ne elinori;jo vetem ne kete komentin me siper,por pothuaj ne cdo koment.
    Kjo “zotesi” mund te disponohet vetem prej atyre qe kane qene anetare jetegjate te kesaj partie,,,,,dmth qe sot duhet te jene mbi 70-at.Une kujtoja se ishte i ri elinori.

    1. elinor,,,, says:

      Une nuk kam moshe per te pas qene anetar i PPSH. Nga ana tjeter ti dallohesh qarte qe je nga ato shamikuqet qe ngrinin zerin te parat ne mes te kolektivit duke kritikuar shoket qe nuk realizonin planin. Ose edhe me keq, ishe nga ato kooperativistet e palodhura me shat mbi sup duke ecur pergjate kanalit me kenge per partine ne goje. Me vjen keq per njerez si ti.

  14. chicago 14 says:

    Elinor, mos ke ra gje nga uturaku kur ke qene bebe e je godit bash in t’tru t’vogel??? Sa per inferior karshi serbeve just kiss my ass. Rrace barbare qe erdhen nga stepat ruse te ngjizur nga orgjite ruse me majmunet e podhen serbet. I perzune nga turpi e iu ben peshqesh shqipetareve . Jam krenare eleonor qe jam shqiptare dhe kurre kurre inferiore para serbeve. Edhe ketu ne maj te amerikes u trgoj se kush jane shqiptaret e kush serbet. Niles u kam blere edhe liber per ilirine e per iliret. Edhe librin BESA ia kam blere bossit tim se eshte cifut. Por kjo eshte nje nga mangesite e popullit tone harrojme e falim shpejt. Krenare per edin. Ne zyre me presim Perfshire he cthote shqiperia ? Dhe u them “Now we have EDi my country is blessed.

  15. beso says:

    Duket si rapsod ky zoteria.Mungonin vargjet per ndonje elegji me lahute.Jo or zoteri,ne shqiptaret nuk jemi rritur me kurrfare kompleksi inferioriteti,sidomos kush lindi ne kohen e Enverit.Biles,Enveri kishte mbi 20 divizione qe te perballnim tere jugot e sllavit dhe me shqip sesa aq nuk thuhej se nuk kishte berber qe ti hynte ne pune sllaveve,por ama u deshen vite dhe sakrifica.Une nuk do ta doja fare ta permendte Rama Kosoven ne Belgrad,do mjaftonte te blinim 50 avione F-16 dhe te mbushnim kazermat me 5 divizione ar Serbia ta kuptonte vete,ndryshe bejme sic na thote bota dhe presim gjobat e tyre.Por shiko ku jemi,berisha ua beri sherbimin serbeve duke na lene rrumpalle,Kosova akoma nuk ka kryetar qeverie,a thua se ka luksin e Belgjikes.

  16. Trebeshina says:

    Shqiptaret ke te kthejne ne lepur jo te kthehen or ti autori i shkrimit…..shqiptaret e Kosoves rezistuan 100 vjet nen pushtimin serb dhe asnjehere nuk e ulen koken para tyre,nqs procesi i kthimit ne lepur nga ndodhur me ty mos pergjitheso tere popullin heroik te Kosoves,p me dukesh si kelysh i Ibrahim Rugoves!Persh.nga Vlora.

  17. dn says:

    Trebeshina,kosovar et e dine kishe eshte ky autorités,po edhe ti po te kishe shqiptar do kishe nje dijeni minimale: ne qofte se ka nje njeri qe kur nuk e ka ulur koken para serbeve,ky eshte salih kabashi,qe me Alternative e Republiken e tij i ka prin e ka fryemzuar çlirimin e Kosoves!
    Edhe ne qofte se je nga Vlora,edhe ma turp se Kabashi ishte ai qe tha’ jam vlonjat ‘ne ball te gazetes ne 97 ,si shenj solidarizimi me Vloren!

  18. Epikad says:

    -Injoranti elinor ,–i cili kerkon nga kompleksi i tij i inferioritetit Berishian te cfaqet me ligjeratat edhe pacauret e tij si nje ideator i politikes te nje shteti! Z.Edi Rama perpara se te behej kryeminister ka qene prof. i arteve ne pikture ,publicist dhe shkrimtar! (Ti) per arsyen e mos meritimit te miresjelljes( ju) ti je kanali i zeze i emigracionit serbo-grek atje ku je destino tende eshte fundi tend si nje medioker i zbrazet sepse ashtu ke lindur si nje mbeturine e njerzimit si miliona kufoma te gjalla te cilat marrin fryme si te pa-vetedijshem!

    1. elinor,,,, says:

      Ti epikad mos je ndonje buce e Rames qe te paska djegur kaq shume? Se duket qe e njihke mire “shkrimtarin, publicistin dhe perfesorin” e ketij timit. Ik moj idiote, mos na trego ate medioker njeri ne cdo aspekt. Une mund te jem askushi por une nuk mundohem te tregohem dikush qe nuk jam sic ben ai kallami i bambuse me te cilin ti kruhesh cdo nate.
      Une jam aty ku duhej te kisha lindur, qe te mos kisha te beja hic me njerez shpirtvegjel si ju qe jetoni ne fallcitetin qe rrethon gjithcka ne ate vend fatkeq. Une jam ne zemren e demokracive perendimore dhe ju buzeqesh me percmim juve qe jetoni ne ate batak atje bashke me derrat ne lluce… se derra jeni dhe vete.
      Njerez te pavlera, pa principe, pa vizion. Njerez te percudnum. Ne fakt, vetem surratin keni prej njeriu por, pa dallim nga kafshet, udhehiqeni nga instikte kafsherore.

  19. Trebeshina says:

    O dn,a nuk e kupton se ky Kabashi ofendon tere shqiptarin duke thene se do te na kishin kethyer ne lepuj…hedh poshte luften e Isa Boletinit,Shote Galices,Adem Jashrit,Jusuf Gervalles UCK se e pambarim sakrificat e tere Kosoves..nuk eshte faji i im se nuk arrin te me kuptosh!

    1. dn says:

      E vertet dhem gjithemone,per nje adem jashari e nje salih kabashi,shume te tjere nuk ishin trima…

  20. katarakti says:

    Nje nga shkrimet me te shkelqyera te Kabashit. E kam lexuar edhe me pare kur botonte “Republiken” ne Slloveni. Ka qene gjithmone nje pende e arte. Edhe ne kete shkrim ka thene te verteten, ashtu siç di ta thote ai. Flet per kompleksitetin shekullor te shqiptareve ndaj serbeve. Ka 1000 here te drejte. Une kam njohur shume kosovare ne Zvicer dhe vende te tjera dhe e kam ndjere peruljen e tyre ndaj serbit, nje perulje qe per pak po kthehej ne gjenetike. Serbia, shtypi, poshteroi, tjetersoi 90 per qind te popullsise shqiptare te Kosoves. Fale Zotit ngelen ca Adem Jashare, si Skenderbeu dikur, qe ngriten koke. Faleminderit edhe Rames per mençurine dhe guximin e tij. Kishim nevoje per nje kryeminister si ai.

  21. Genci says:

    Artikull mbreselenes; flm mik, i ke ra pikes!

  22. tomori i beratit says:

    Hallall pena o Sali Kabashi.Me fal qe sot po te njoh por si e thot populli yne–Me mire vone se kurre.Urime z Kabashi

  23. epikad says:

    leo-pordh ,-ik nga interneti i mire kuptueshem per te gjithe shqiptaret qe e duan perparesine e kombit,ti je nje kokerr maloku qe ke nevoje per nje pjate fasule dhe per nje kokerr qepe ,shko ne hell bir-i qenit felliqesire mijera vjecare mikrobi ebola!

    1. elinor,,,, says:

      Ik moj cope muti e pavlere. Une jam biri i atij qe ka luftuar per kete vend, kurse ai i gjati eshte biri i atij qe ka permjere mbi kete vend. Gjeje vete kush eshte qeni ketu moj buce rrugash.

  24. uragan says:

    …@elinor, per krimba si puna jote, vetem te shkruarit shqip eshte privilegj. Sa per urrejtjen tende prej maloku te shkolluar prej Enverit, na plasi shume…

  25. luani says:

    kabash nuk je bash burr i keq…,…! po i mire hiq qe hiq. po gishtat i ke qelibar kur ti don…!
    e harrove azem vllasin, ali shukrien,edhe nje kabbasi…,mehmet shoshin, jusuf karakushin, pse jo edhe selim broshen, balen,haskun, etj. PO RUGOVA I SHKRET ISHTE I ZEN ROB. sigurisht qe je kojshi i keq pse nuk e distancove …,…!
    kalxon rakia qka ka shpia.

  26. E lumtura says:

    Po a ka ma te bukur se fjala e dale nga nje zemer e paqte dhe nje mendje e ndritur. Rrespekti dhe nderi per veprimet e Kryeministrit.Por,Per ju o Salih Kabashi, qe me penen tuaj te arte,ngrite ne kembe ata qe hyne ne kete analize shume shkencore,cfare te them? Te paqim me jete te gjate dhe u gezofsh me pasardhesit e juj,te cilet krenohen me ju,sa edhe ne.

  27. Vjosan says:

    Nje shkrim fantastik, sa me zemer te paster, aq edhe me mendje te kthjellet. Dhe me nje shqipe brilante, gje qe flet shume per nivelin kulturor te ketij burri. Flm, vella! Me zgjove shume emocione.

  28. Mal Uka says:

    Zoti Salih Kabashi, Me zgjedhe ne qafe e me hy ne ren burrash
    nuk pranon oda veq shtalla Nuk pata durim ta lexoj shkrimin tuaj
    krejt shkarraviine e rrena te stilit tuaj te veqant Ti ore
    poshtersija e dheut Kur te hyri uji ner bisht kali ike ne slloveni
    per ti qkrrye ata puntor krahu atje ne emer te patriopordhizmit salih Kabashqe Serbija e jugosllavija ishin shtet Dhe ne ate shtet ka dominue forca Por kurr ama kurr friga Shqipetaret e menqur kan mate mundesite
    per te fitue e jo per te humbur Shkuarja ne Beograd ishte nje
    akt per ta binde boten se serbet rrejne Ta kujtoj ore Salih Qyqi
    Fadil Hoxha I tha dushko Ristiqit Boll me rrena tueja ne vale demostratash ne 1981 Kur u vrane dy te rinje ne korzo ne Gjakove
    Fadil Hoxha E thirri Goshnjaskun Hej Nal soldatesken mos ti veshi qizmet Kiujtou kur ke fillua te shkojshe ne normale ne Peje
    Me autobus Sa serb kishte ? Sa here kersitke dajaku i shqipetarver deri sa i prume te numerohen ne gishta ? Kur punoje ne arsim
    Sa here i kemi rreh qetniket E ti na quen frigacak ? Jo Salih Kabashi
    Univerzitetin nuk e pruni serbija zemer gjane Policine krejt shqipetare
    Gjykaten shqipetare Autonomine me kushtetute te 74 POr Ty salih kabashi nje malazez njehere shkrimit tuaj iu pergjegj
    Dete ne priqaj ! Nemash pojma Zhalim te E une po te tham
    Me trimnin tuaj personasle e patriotizmin tuaj Nuk do ndertoja kolibe qeni Rama nuk bani kurrfar heroizmi E foli te verteten qe ia ka thane bota Si rama do i thoshte secili kryeminister qe perfaqeson nje shtet shqipetar Ta shofim zhvillimin qe pason Une u knaqa me qendrimin e Rames se pse kisha ndjenja qe nuk do te dij ta kupetoj maskarallakun e halabakhanen serbe

  29. Elinor!
    Nuk doja te bija ne nivelin tend te inteligjences.
    Por, ” dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete “mu je dukur, tek vazhdimi i komenteve!
    Ti ke mendimin tend, dhe ashtu e kupton, sic thua dhe vete, por, kur shikon qe te gjithe te kritikojne e shajne….duhet ti vesh gishtin kokes, se, perse te shajne?
    Qellon shume here qe edhe mua te mos me pelqejne ne ndonji koment!
    Por,une nuk i bej roje komenteve, por kur kam mundesine qe te reagoj, i mendoj pse— te!?
    Munde te jesh i vetmi ne forume (ke Vucicin,Saliun, Mender Zenin dhe pjellen bastarde, dhe mbesen bastarde qe jeni kundra asaj qe Edi Rama beri ne mes te Beogradit!
    Vere veten se ku je, me shqiptaret, apo me vicat e serbit, dhe te mos vij keq kur te kujtojne robt e shtepise,se me mendimet qe shpreh, je vetem nji antishqiptare, dhe si i tille, nuk ke vend ne shoqerine shqiptare! Ose je trap, dhe me idjotizmat qe shpreh, dukesh si gogol mes shqiptaresh.
    Megjithate, kam besim se mund te behesh njeri,,po nuk te eshte permbysur djepja, kur ke qene foshnje!

  30. Mal Uka says:

    Mrame e postova nje koment qe nuk qenka botue
    Rama u ballafaque me nje skene teatrale te lojes serbijane
    Rolin e aktorit shqipetar e luejti mire !
    Salih kabashi i ngarkuar me urrejtje ndaj prindve tane
    I ngarkuar me deshiren per te qen dikushi duke gjete
    simpantizan qe nuk e njofin gjithmon ishte ne sherbim
    te dikujt por jo te te drejtes dhe te mires kombetare
    Salih kabashit Dua ti tham Mos rreje Salih!
    Shqipetaret asnjehere nuk jan dorzue para presionit serb
    Autonomine nuk e solli zemergjersija serbe Salih Kabashi
    Asnjhere shqipetaret nuk e kan ule qafen E ti duhesh ta kritikosh te madhin e kombit Ibrahim Rugoven ; Fehmi Aganin ; Ali Aliun
    Mark Krasniqin Me nje fjale ajken e kombit
    Cka ki ba Ti Salih Rakija ? Sa here tkan ngujue policija
    per shkak te matretimit te gruas tane si pijanec
    Pse ike ne slloveni dhe mashtrove shqipetar puntor krahu
    kishe me nje gazete poqaver Republika Duke i mjele si viqi lopen
    A mos ishte patriotizmi i yt Salih Kabashi Kurvellaku me boshnjake
    Qe u bane banor i paradyerve te ndermarrjes ,, Emin Duraku ne Gjakove

    Ti duhet ta mbyllish ate goje Sakrramenti i gazetave!Lej poshtersite
    Se pse nuk je ti aj qe duhesh vlersu asgja Rama e kreu nje obligim
    kushtetues Por ta quajsh heroj Eshte barazi me nje kange
    Per Mujo Haliqin e gjedo basho sokolin Me sharkija e lauta
    boshnjake Ti e shume si ti qe shofin para hune jeni perqares
    te popullit Dinjiteti kombetar ka vlere per urtesi e bashkim
    A mos ishin ardhe forcat Ruse ne kufi me kosoven
    A mos po kerrleshen qetnikt po me nmjekrra e shajkaqa
    te vijne ne graqanice, e deri ne deqan e peje
    Edhe polic vjedin nga kosova e qojne ne serbi E ti thue kemi ba nam
    E kemi shkri akullin U banem miq me shki se u kallxuem se jemi te forte
    Ata e dijne forcen E kan deportue ni popull jasht
    Fatbardhesisht qe bota Se pse frrazat tueja do i bejshin gardh q
    qenefi serb !

    1. njigjergjeniselimbarazmenjimut says:

      Ka pesëmdhjetë vjet qyshse i përsërisni këto sharje kundër Salih Kabashit. Shpikni diçka tjetër. Thirreni edhe Dushanin e Stubllës, sepse ai ka përvojën e rrenave e të spiunimit. Dijeni se ti selim e terrtaçi yt me një lus në mes, bëni gjithsej një m… Hajeni shoqi-shoqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje