A janë pastrim parash “donacionet” e Becchetit për Liri Berishën?

13 Qershor 2015, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Të gjithë i mbajmë mend mbrëmjet “gala” të Liri Berishës, deri në vitin 2013. Me masa të rrepta sigurie, në një nga hotelet luksoze në Tiranë zhvillohej një ballo që shpjegonte gjithë domethënien e kapjes së shtetit nga biznesmenët shqiptarë dhe mënyrën e pagesës së gjobës së tyre tek familja. Jo të gjithë biznesmenët, që ishin të detyruar të ishin në atë “ballo”, ishin trafikantë, por ama të gjithë trafikantët biznesmenë ishin në atë ballo. Aty ishin njerëzit që kishin rënë në sy si të pasur. Ata paguanin, merrnin një pikturë, kë u kapte dora dhe iknin.

Kishte të tjerë që kishin nevojë orë e çast për ndihmën e familjes, pasi kishin probleme me konçesionet dhe privatizimet. Ata uleshin aty në rresht të parë dhe blinin një pikturë deri në 150 mijë euro, pastaj harronin ta merrnin dhe ia falnin Familjes. Një prej tyre është shitur në ankand, por është tek zyra e Sali Berishës. Kishte të tjerë që duhet të gënjenin administratën, që ishin njerëz të Familjes dhe paguanin e dilnin në fotografi me të, pasi fotografia u duhej më shumë.

Francesco Beccheti, ishte nga ata që paguante mbi 100 mijë euro për një pikturë. Kështu bëri dhe në banketin e fundit të Liri Berishës. Pas disa thirrjeve për çmim për një pikturë mediokre, ai shumëfishoi çmimin dhe e bleu. Ky ishte një rit i tij. Fondacioni i Liri Berishës e ka Becchetin përmes kompanisë BEG, donatorin e saj kryesor dhe kontribues personal deri në vitin 2013.

Media ka raportuar se në banketin e fundit ai ka paguar 150 mijë euro për një pikturë.

Pra, nëse ka një njeri që ka përfituar drejtpërdrejt nga paratë e Francesco Becchetit, ajo është gruaja e Sali Berishës, Liri Berisha.

Gazeta TemA disponon një dosje të plotë dhe të hollësishme mbi deklarimet zyrtare të saj në këtë pikë, por të gjithë janë koshient dhe për ato gjëra që kanë mbetur jashtë deklaratave.

Tani që burri i Liri Berishës, është i shqetësuar për ata që kanë pasur punë me Francesco Becchetin, duhet të shqetësohet së pari për gruan e tij.

Që gruaja e tij ishte një lavatriçe parash e mafias shqiptare, besoj se ka plot fakte. Mjaftojnë fotografitë e saj me biznesmenë në krah, që nga ata që kishin probleme me ligjin dhe evazionin fiskal, nga ata që donin të shpëtonin falë privilegjeve të dhëna nga qeveria përmes fotos me të, e deri tek kriminelë ordinerë, nga ata që blinin bluzën e Kakasë për 25 mijë euro, vetëm që të “dekriminalizoheshin”.

Por, rasti i Becchetit është interesant, pasi ai nuk ka munguar thuajse në asnjë ballo prej vitit 2009 dhe nuk ka pranuar kurrë t’ia kalojë dikush me shumat marramendëse që ka paguar.

Tani pyetjet që kanë shqiptarët për Sali Berishën janë të shumta.

E para, a do të denjojë gruaja e tij të kthejë mbrapsht lekët që ka marrë nga ky person? Liri Berisha jo vetëm që i ka vjelur biznesmenët problematikë të Shqipërisë, por ka pranuar dhe gjeste të shëmtuara, si ai i pikturës së vjedhur të Sali Berishës, që edhe pse u dhurua në fondacion, gjendet në zyrën e tij private në Tiranë.

E dyta, nëse Liri Berisha nuk ishte gjobëvënëse, siç i thërrasin me humor të zi gjithë biznesmenët, përse nuk vazhdon të bëjë mbrëmje bamirësie pasi ke ikur ti nga pushteti?! Nëse ajo do kishte imazhin e një gruaje bamirëse, siç pretendon ta imitojë dhe e dashura e re e djalit, atëherë ajo do të ishte person i besueshëm dhe pasi ju dolët në opozitë dhe mund të bënte ende mbrëmje bamirësie.

Prej vitit 2013 nuk e kemi parë më, madje ka zëra të frikshëm që edhe shumë fëmijë, për të cilët janë dedikuar ndihmat, janë lënë në mëshirë të fatit. Kjo tregon se Liri Berisha nuk kishte fuqi të mblidhte biznesmenë me integritetin e saj, por me forcën dhe dhunën e pushtetit.

Drejtoria e taksa- tatimeve vinte në rresht biznesmenët të shkonin të paguanin tek ajo, duke pasur ftesën për prezencë minimumi 2 mijë euro dhe të drejtën për të përdorur emrin e saj kur e kalonin 100 mijëshen.

Fakti që sot Liri Berisha është ende presidente e atij fondacioni, por nuk ka besim askush t’i japë qoftë dhe 1 euro, tregon në të vërtetë kush e ka përdorur pushtetin për të marrë para të pista .

Dhe pyetja e fundit ka të bëjë me faktin që Berisha dhe i biri i tij reaguan të parët sapo u hap çështja Beccheti nga Prokuroria. Ajo që duan të dinë shqiptarët është nëse ju reaguat si burri dhe djali i dikujt që ka marrë para të pista nga ky njeri?

Nëse po, keni mirëkuptimin tonë. Nuk është hall i vogël!

56 komente në “A janë pastrim parash “donacionet” e Becchetit për Liri Berishën?”

  1. leo england says:

    Bravo gazetar.Familja e

    1. Marjo says:

      Thuaje troc familja e hadutave

      1. Edisoni says:

        Teknikisht nuk quhen pastrim parash por dihet sesi vete kjo pune, une te jap ty ca kele ti me ben mua kete nder, une prap te jap ca kele te tjera ti me fut ne pune kete mikun tim, dhe pastaj kur te jap shuuuume kele ti e ke borxhe tek une dhe duhet ti lash me koncensione ose me para shteti, praktikisht PASTRIM PARASH.

        1. Petrit Llalaj says:

          Rast flagrant pastrim parash, nje biznesmen i jep lek gruas se kryeministrit per te marr favore ose projekte ne te ardhmen. Dhe jam shume i sigurt qe nese ne do te kerkonim mire ne dosjet e shteti do te shikoni se gjithmore kur jane bere keto mbremjet gala do kete pasur ndonje projekt qe ka qene ne loje.

        2. Astrit Pepushi says:

          Po ju po talleni me shqiptaret apo si e keni hallin. Rast me flagrant per pastrim parash nuk eshte se do te keni me ne duar, tregojeni historine sic eshte dhe nxirrni ne shesh te berat dhe te paberat e familjes berisha, jam i sigurt qe po te germoni do te zbuloni me shume nga cmendoni.

        3. Sonil Lamce says:

          Donacionet vetem ne vendin tone qe nuk mund te quhen donacione. Vetem nje fakt mjafton per te treguar se kemi te bejme me pastrim parash, ky mafiozi shkon dhe blen piktura me supercmim nga gruaja e ish-kryeministrit, nderkohe qe televizioni i ketij mafiozit eshte nje nga sulmuesit me te forte te kundershtareve te ish-kryeministrit, rastesi apo koicidence.

          1. Gimi says:

            Po donacionet e Halim Kosoves perse nuk i nxirrni.per 8 vjet qeverisje dhe deri sot shoferat e familjes marrin rroge nga Halim Kosova pervec KESH-it qe conte rregullisht ne qender

        4. Dritan Meriti says:

          Kot lodhemi duke menduar nese ka apo ska pastrim parash ne Shqiperi. E ka treguar me shume se njehere z.berisha se cfare eshte i afte te bej dhe te gjithe e kemi pare qe parase asnjehere nuk i ka thene jo, prandaj eshte pse jo zyrtarisht eshte njeriu me i pasur ne te gjithe vendin.

        5. Naim Ftrasheri says:

          Shete Kurve ,kur skane byth ta cojne perpara Ligjit, nese se cojne perpara Ligjit athere eshte e Vertete ca thote berisha qe i kane Grate dhe Nonat Kurva pik.

      2. Shpresa says:

        Une personalisht i jam shume mirenjohese zonjes Berisha sepse pa fondacionin e saj femija im tani do ishte bere nga ata qe ne shqiptaret tradicionalisht i gjuajme me gura neper rruge ngaqe na duken budallenj. Sesi mund te lahen para te dhuruara nuk e kuptoj, nuk ka sens. Nese zonja Berisha ka qene “gjobvenese” sic thoni ju, kete nuk mund ta dime, por nese me “gjobat” e saj ka ndihmuar femijen tim, i jam akoma me shume mirnjohese.

        1. demo says:

          Po shpresa,normalisht ajo do te bente sikur ndihmonte njeri sepse keshtu funksionon loja
          nqs eshte e vertete kjo qe thua dhe jo e sajuar per te mbuluar diellin me shoshe ,kjo do te thlte qe ti pate shans,por mos harro qe ka me qindra te tjere fatkeqe qe pikturat e l.berishes kane ‘harruar’t’i ndihmojne

        2. sllobodanka & sypeshkaqeni i qenit says:

          dear shpresa hope !

          nuk besoj se do jesh nje hallemadhe qe paske nje femije te tille nga menyra se si interpretoni

          marim rastin ne favorin tuaj qe je real person dhe qe te ka ndihmuar sllobodanka bullatovic.

          edhe nje njeri me intelekt mesatar e di qe keto “gala” e kane me te futur nga mbrapa dhe kete fenomen e ka spjeguar mjeshterisht Mero Baze qe eshte berishologu me i njohur ne vend dhe jam i sigurte qe gjithe familjes berishore ky analist i del cdo nate ne enderr dhe i prish gjumin.

          edhe ti ‘alias ‘shpresa hope duhet te jesh ndonje shqupi-ste qe ke marre mundimin te prishesh imazhin e ketij editoriali te sakte por nuk ke mundur.

          per shembull:
          edhe sikur te kete ndihmuar bullatovicja mongoloide qe ka pjellur nje sypeshkaqen kjo nuk e lan ate nga mekatet e familjes kriminale biles me sa e njoh dhe kam degjuar pas 1992 kane qene dy veta qe i benin ligjin Saliut:1-sllobodanka bullatovic dhe elez biberovic.

          me kete llogjiken tuaj sllobodanka dhe berishovici duhet te falenderojme enver hoxhen dhe ramiz aline sepse kane ndihmuar dy here ne probleme mjeksore:

          e para
          pak veta e dine se ne kohen e socializmit (ose dik. proletariatit qe i thone elezbiberovicet) Argita Berishovicja ka dale jashte shtetit per te kryer nje operacjaon plastik qe per aresye xhentilence nuk po themi se cfare vrime kishte mangut.

          e dyta
          vellai i Saliut i ndjeri Selim kishte probleme zemre dhe ca byroiste te kqppsh si mik qe e kishin monstren e vicidolit i propozuan te shkonte dhe ai jashte shtetit per siguri por kar-diollogu Sali mori persiper qe me “forcat e veta” do ta sheronte Selimin e gjore (si kavie eksperimentale)..qe ne fakt nderroi jete..per karrieren e semure te vellait monster.

          pra nuk mund te jete nje rast i Shpreses qe ti heqi veprimtarine e dyshimte kriminale mongoloide se cerna-gores.

          ne fakt cfare ka bere kjo shtriga e Salemit bashke me ate sy-peshkaqenin duheshin me kohe ose te ishin arratisur pa kthim qe ne mars 1997..ose sot duhet te ishin familjarisht ne burg te perjetshem.

          por kjo nuk ndodh se kemi kujdestarin Donald Lu zemermire dhe kryetarin Edi Rama nje koqe-shternguar qe nga 22 janari 2012 ku nje dite pas masakres e kuptoi qe nuk behet shaka me burrin e shtetit te arvizuse..qe per fat te keq shqiptaret nuk e kuptuan dhe nuk e kuptojne kete shprehje te zotit arvizu..dhe kjo do merret vesh nga brezat e ardheshem kur te hapen dosjet teper sekrete kush ka qene Sllobodanka Bullatovic me “galat e saj”

        3. komunalja says:

          Rezultati: handicap-et te votojne per shpellarin!

          1. Shpresa says:

            Komunalja dhe sllobodanka …, thjeshte ju uroj ta provoni vete se cdo me thene te kesh nje femije autist. Mbase do e kuptonit pastaj se per cfare po flas. Nuk mbrova ne asnje sekonde Sali Berishen, vetem shpreha mirnjohjen time ndaj fondacionit te zonjes Berisha. As nuk e fsheha qe jam e motivuar komplet nga arsye personale, por ju militante partish jeni kancerogjeni me i madh i ketij vendi, jo handicap-et.

      3. Romeri says:

        Domethene qe kur thoshte Lirija, mireseerdhet ne kete mbremje “gala”, e thoshte sepse kishte marre leket e becchettit dhe priste ku ti harxhonte, po une mendoja se donacionet perdoren per bamiresi, pra per te bere mire, apo keto leket e pista perdoren per mbremje “gala”?

      4. Tartani says:

        Jo vetem familja Berisha por komplet kasta drejtuese e partise demokratike ka perfituar shume te medha ne forme donacioni. Mund te duket pak e cuditshme por eshte me se normale qe personat meskine dhe pa ndjenja te zhvasin popullin e shkrete dhe per vete te bejne festa dhe party qe te kalojne kohen sa me bukur.

      5. YlliMataj says:

        Pastrimi i parave behet ne menyre te perkryer permes ketyre fondacioneve ose organizatave jofitim prurese pasi keto lloj formash organizimi favorizohen nga sistemi tatimor i shqiperise dhe sigurisht ne kete forme organizimi i jepet nje mundesi me shume personave te lidhur me kupolen politike, ku te kryejne evazion fiskal.

        1. tinky says:

          Po tallesh ti?! Ata ishin vete shteti. Ku ndjenin nevoje ata te shmangnin tatimet. Eshte e thjeshte te besh keto gjera kur je vet zot vet shkop, dhe cdo gje vertitet rreth teje. Ca paguanin nga halli, ca nga malli.

      6. Ilirjan Koci says:

        Si mund te blehet nje pikture 150mije euro dhe te mos themi pastaj qe ne Shqiperi kemi evazion fiskal, e pastrim parash, etj…..
        Nuk ka njeri nje te gjithe vendin tone qe te kete mundesi te bleje nje mall te tille me nje cmim te tille dhe mediat mendojne se ky nuk eshte pastrim parash?

      7. Orion Marku says:

        Keta jane te cmendur, nje super mafioz italian, vjen ne Shqiperi, jep para falas per gruan e kryeministrit, nderkohe qe bizneset e tija lulezojne, dhe ne populli, rrime dhe themi qe keta nuk bejne korrupsion e nuk vjedhin popullin. Kemi bere shume mire qe i kemi larguar nga pushteti keta maskarenjte.

      8. GAMORI says:

        FAMILIA E VRASESEVE TE SHQIPERISE E SHQIPTAreve dhe fatkeqesisht jANE SHTUAR DHE TE VEGJELIT JANE AKOMA ME TE HARBUAR

      9. Bureto says:

        E pastaj?!….

    2. Dervish Hima says:

      Ne vitin 2013 shoqata italiane Lin Delija i dhuroi fondacionit te Liri Berishes nje portret gruaje qe ne tregun italian vlen realisht, dhe Liria ia dhuroi te shoqit per zyren e tij private.
      Te njejten gje kjo shoqate e beri duke ia dhuruar presidences ne kohen e Bamir Topit, me sa thone gojet e liga te ish mustaqelliut Nishan Odetës, edhe Bamka e perlau sapo kreu mandatin.

  2. Angelo says:

    U mbaruan parate e Piramidave, qe kjo gjakepirese e i shoqi ja u mori, shqiptareve, duke i detyrar te shisnin gjene me te shtrenjte ne jete, Shtepite, duke bertitur “Parate e Pastra te Popullit”. I lane ne mes te rruges, i vodhen parate dhe Piramidat u mbyllen. Harram o gjakepires, nga me i madhi e deri me i vogli i asaj familje i paste harram ato leke. Pensjoniste te mjere ngelen rrugeve prej kesaj familje gjakepirese…Dhe tani me Emrin “Bamiresi”, i detyruan bisnesement te japin mijra dollare per te ashuquajturen Bamiresi te kesaj gjakepirese…harram…mallkuar qofshi o rrace e qelbur.

  3. Claus says:

    Shih, shih si Mero na tregon vetem nje ane te medaljes duke ekzaltuar disa te kalcifikuar ne tru ketu tek “Tema”.

    Qe je kapur gafil i dashur Mero, kjo nuk ka dyshim, por qe te na hedhesh hi syve keto kohe, kjo te denigron.

    Ne rregull dhe qendron qe Liri Berisha bashkepunonte me Michael Granoff, ose me fondin amerikan te zhvillimit, po Edi Rama a nuk ka bashkepunim me kete institucion?

    Nuk jam adhururues i linkeve, se nuk dua te “vjedh” andej ketej, por nje link po ju a nis Mero dhe te lutem botoje bashke me komentin tim.

    http://www.aadf.org/project/lead-albania/#lead-albania-roundtable-with-prime-minister-edi-rama-and-aadf-chairman-michael-granoff

    pershendetje

    P.S. pas komentit tim do te dale “gazeta” me 250 pika fajet e Berishes e cila na paraqitet vetem ne. Me tej deri tek salla e dritave te kuqe nuk shkon.

    1. shqiperi france 1-0 says:

      qirje Claus

      Ne nje pike jemi dakort;

      Eshte kriminale impotenca kriminale e dyshes Rama-Meta perballe sages pambarimisht kriminale te kupoles berishajve.Kam mendimin se te pakten Edi Rama eshte nje “gjeneral i kapur rob” qe jashte deshires tij po merr pjese ne mos denimin e monstres berishe.Por nuk eshte faji tij.

      Me vjen keq per ju i nderuar qe nga nje komentues virtuos jeni kthyer ne nje lloj Skopion-i sepse ai ishte nje qen Pawllovi i Sales kurse ju jeni dukshem nje qen rrace i janullatusit por kjo eshte histori tjeter.Por ajo qe i ve pikat mbi “I” cfare ka ndodhur nga 1992 e deri me sot eshte nje leter e Gery Kokalarit drejtuar zotit Donald Lu ku i terheq vemendjen per faktin se ne Amerike lobi serb i podestave-wisnerve dhe i panvoriepiroteve eshte shume me ifuqishem se votat cudiberese qe mori Rama ne 23 qershor,

      Kam mendimin dhe qofsha i gabuar qe dhe ju ose jeni nje ujk i vetmuar antishqiptar ose pjese inteligjente e lobeve antishqiptare neper bote.

      Sidoqofte ndiq letren e Kokalarit qe spjegon se ku fle lepuri i qirje Claus-it

      Një letër e Kokalarit për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë

      Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

      Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.

      Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
      Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri.

      Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
      Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
      “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
      Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.

      Kokalari shkruan:
      “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
      Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

      Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014

      Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:

      “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.

      Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:

      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

      Ish- kryeministri Sali Berisha me Frank Uisner
      Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”

      Kokalari përmend si precedent rastin Gejxh:

      “Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara.

      Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri… – lexohet në letrën drejtuar ambasadorit Lu.

      Në fund të letrës Kokalari i tërheq vëmendjen ambasadorit mbi faktin që në Shqipëri fjala e Ambasadës Amerikane dëgjohet shumë dhe i kujton që nga fuqia e madhe, vjen përgjegjësia e madhe.

      “…Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.

      Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /).

      Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

      1. Durrsaku says:

        O geri kokalari ! Po ti mo vella u marke vete me bamiresi !e bere si ai hajduti qe therret: kapeni hajdutin !

  4. Leta says:

    Sinqerish moj goc i mendon ato qe shkruan? Po mire vere pak trurin ne pune se dukesh vajze e zgjuar. Znj. Berisha merr para nga becchetti dhe ti mendon se ato nuk perdoren per me shume se bamiresi. Me thuaj dicka, nese une te jap dhurate ca leke ty, a me ke nje nder boxh mua? E pra nese becchetti i jep lek gruas te breishes a nuk duhet ti bej ndonje nder berisha ketij becchettit? Medohu mire para se te shkruash gjepura.

  5. Pipi says:

    Bravo, Mero. Kane dale jashte me kohe “petet e lakrorit” te zi, por duhet te shohim realisht nje “sac” te vertete qe ta djege perfundimisht kete “gjelle helmatuese” te stanit te Berishajve…

  6. pse says:

    Diheshin arsyet e reagimit te Saliut dhe djalit te tij ndaj ceshtjess Beceti.
    Keta tipa reaguan mejehere ndaj prokurorise dhe qeverise spse tani nuk do te kete me “Sponsorizime”dhe njeriu me cante te zeze nuk do te dale me per te mbledhur taksat neper bisneset me probleme qe perfitonin nga firma e babit.
    Menyra e reagimit te tyre ishte sa cinike aq dhe turpshem duke treguar edhe nje here fytyren e tyre te vertete prej genjeshtaresh dhe hipokritesh duke ndihmuar njers dhe bisnese per te pastruar parate e fituara ne rruge te piset.
    Nuk e kuptoj se si keta fytyra kane sy e faqe dhe dalin e bejne moral,kur jane aq te molepsur sa nuk ka dreq tu laje mekatet e tyre.
    Lereni popullin te marre fryme lirisht se kini 25 vjet qe po i nxini jeten.
    E kini vene re qe keto kohet e fundit po reagon shume dhe Skelzeni,vrasesi i 26 vetave ne Gerdec ,po ashtu edhe Fatja i Mediut se ai eshte “SHUME I FORTE”e ka treguarkete dhe here tjeter.

  7. antikamunist says:

    Mero keta lloj qeniesh ,jane perzier shume keq ne krim dhe korrupsion.Strumbullari i kesaj eshte baca sal.Cudi qe po na hiqen te ndershem edhe 99% e gazetareve te agonit ,qe deri dje hanin ne govaten e klanit qe mbahej po me para te grabitura nga baca.Nejse ,qente le te lehin por e majta do fitoje bindshem.

  8. Tirona says:

    Sidoqe te jete puna, Ajola ka qene avokate e Bexhetit. Liria ndonje pare te vogel ka mare. Paret e saj jane edhe pse pak pis,s’ka gje sepse mund te perdoren pa problem. Por puna eshte Ajo, Ajola…

  9. lela says:

    po si nuk te vjen fare turp o mero mavria zonj liri berisha eshte nje zonj e nderuar dhe per kete ska kush nevoj te mar mendimin tend po deshe mos e publiko komentin po ja kushton jeten e saj me plot dashuri femijeve me probleme nuk po ben rolin tend te lepish pushtetin e radhes se te kam lexuar dhe ateher kur e kapte pena jote ramen dhe se leshoje gjall po e masakruar

  10. Rezi says:

    Ok Mero, po nuk eshte se ke zbuluar ndonje gje te madhe apo ndryshe nga pislliku i politikes shqiptare, puna eshte se ti e shikon vetem ne njeren ane, pra jo ne drejtimin e duhur sic thote pala tjeter e te zezes ne Shqiperi, dyshja Rama-Meta. Njerezit nuk besoj se harrojne qe po flasim per kohen e ciftit Berisha-Meta dhe sic rezulton mbiemri eshte i njejte dhe e bije qe jane nga nje familje, nga familja Mafioze! Ata biznesmene qe kane qene tek Lirija shkojne edhe ketej nga nga ana tjeter Mero dhe mua me vjen keq se ti e di shume mire…. Po te freskoj pak kujtesen Sandri, Samiri, Gimja i Ridkes etj etj

  11. Taulant says:

    Kjo ceshtje duket shume e nderlikuar, shume fondacione ne Shqiperi ecin me skemen e pastrimit te parave, cdo gje eshte e lidhur me familjen e mbretit Sali berisha. Duhet nje dore e forte, si kryeministri aktual qe ti vij fundi ketij njeriu.

  12. Abc says:

    Mjaft, vetem burg per kete familje te pangopur. U pasuruan me gjakun femijeve te Gerdecit, e te tjereve qe u vrane ne ate fabrike te mallkuar te drejtuar nga Kalliri Shkelzen, Piramidat e Sali brekqenit, qe po ta shohesh ne fytyre eshte bere si njeri qe i ka hik Spitalit 17 fshehtas, dhe kjo neperka me dy fytyra Liria, qe eshte nje njeri i pangopur. Harram harram harram leku i gjakut te popullit. Kurre mos te arrini ti gezoni o familje monstrash, gjakepiresish.

  13. Artur says:

    Liri Berisha nuk i ka marre leket e fondacionit per vila Mero por per femijet me autizem. Fajin e ka Saliu e ka thene dikush tjeter para teje por tani ja ke kaluar. Cdo gje e lidh me Saliun e familjen e tij, por po fyen inteligjencen tone, ne e dime kush eshte njeri apo tjetri, e dime kush eshte i korruptuar, Saliu, Rama, apo Meta. Ne lexojme gazeten tende, por nuk hame bar.

  14. gjergji says:

    http://www.gazetatema.net/web/2014/06/11/foto-lajm-ilir-beqja-ne-krah-te-liri-berishes-qendra-per-autiket-e-mrekullueshme/

    Nuk mu desh shume ta kerkoja i nderuar Mero. Ne Google, dicka mbetet,ashtu si kjo foto qe vete gazeta jote e ka publikuar por, qe ti e paske harruar. Liri Berisha vazhdon e qete aktivitetin e saj, po i qete dhe Sali Berisha mban konferenca nga zyra e tij. Natyrisht tashme me nje ligj te vecante qeveria, shtoi kujdesin dhe ia lehtesoi “Hallet” ,pasi e shperbleu me nje zyre dhe sektetare. Gjithesesi,per te mbetur tek analiza jote e pernatshme, nuk me mbetet te te them, se servilislzmi ut ndaj te majtes ,le per te deshiruar. Po kaq me devotshmeri shkruaje dhe dikur kundra te majtes apo Ilir Metes. Fotit flasin vete, ka qene ky minister i qeverise Rilindja qe denonconte si ty Mero sot, fondacionin e L.Berishes, qe pasi erdhi ne pushtet i thurri lavde. Kjo foto mban nje date dhe vitin. Behet fjale per nje vit me pare. Pra qeverie zonjes Berisha dhe Beketi i paskan dhene nje dore te mire ne bisnes,ashtu sic e thua ti Mero: Mjafton nje fotografi per te bere presion. Dhe Liri Berisha vijoi aktivitetin tale kesaj foto qe ti e paske harruar,ashtu si harroi kryeministri deklaratat per te gjitbe Berishet.

  15. Mergimtari says:

    Mendonja se ne familjen Berisha dote kishte nje person qe nuke do ishte gallavitur me pislleqe e perfitime, te atyre bizesmeneve qe njgjiten si m..i pas kepuces per ti shpetuar detyrimit fiskal, pore paskam gabuar. Metastazat kanceroze te kesaj familje u shtrikan brenda e jasht kufive te vendit tone. Fakti qe bizesmenin mashtrues italjan e mbrojne Berisha, shkelzeni, ca gazetaruce te Agon Cenellit qe mernin nga 10. ooo Ero ne muaj dhe tani nga menjgjezi ne darke na i bejne hull ndricus nje trafikant qe spaguan e fshe detyrimet fiskale, qe ndikojne ne mireqenjen e qytetarit, na paska dhene 100 mije hero e me shume sa here qe Lirija bente fushata bamiresie dhe mbremje gala, deshmon se sa eshte e lidhur kjo familje me krimin ekonomik direkt dhe indirekt, sice eshte edhe rasti i keti bizesmeni qe ka vene para pa i justifikuar me rezultatin e puneve, pore me mashtrime, duke fshehur taksat dhe detyrimet fiskale, ne forma e rruge te ndryshme. Nuke e di aka kopetence kontrolli i shtetit te veproje mbi kete fondacjon dhe te tjerat qe si shushunjat i kane pire gjakun ati populli, duke mos cuar donacjonet ne destinacjon, pore ne xhepat e shtepit e tyre. Perse nuke organizon aktivitete te ketilla tani qe ra saliu nga fiku dhe kerkohet te ndiqet penalisht per shume akuza qe shkojne deri ne vrasje. Tani bizesmenet e felliqur si mbron me Liria, sepse saliut i ka mbetur vetem facbooku.

  16. Lexuesi says:

    Mero, je pena me e hidhur , me e bukur , dhe me e drejtperdrejte e gazetarise shqiptare.Komplimentet e mia!

  17. politicus says:

    Familja me e urryer ne Shqiperi pas asaj te Dulles se Madherishem!!!

  18. Tili says:

    Pjerdh Berisha për vjershat e Meros.

  19. Beçeti per te tere says:

    Megjithese me jane bezdisur tashme editorialet referu Berisheve, e di me siguri te plote, qe sa here shkruan per ta je i paanshem dhe realist. Prandaj Z.Mero falemnderit! E keni gozhduar fenomenin.

    Mendoj njesoj per servilizmit financiar qe perdor cdo biznesmen i dyshimte, qofte edhe per bamiresi. Bamiresi me financa te pista, nuk eshte bamiresi por nje dem i bere diku per tu shplare ne ndihme te dikujt tjeter. Cdo grua pushtetari, gjobevenese ose jo, demton veten kur i shet pikturat ne kembim te parave te pista.

    Them “grua pushtetari” sepse ska rendesi ke ka per burr, parate e pista synojne pushtetin e nuk u plas shume per emra, mjafton vetem te jesh ne pushtet.
    Nga kjo logjike kuptohet lehtesisht se pse tani qe nuk eshte ne pushtet, zonja ne fjale, nuk ben me ankande. Ju Z.Mero e analizoni qarte implikimim e familjes ish-pushtetare me Beçetin, por ai mbetet po aq biznesmen edhe pas 2013s, ne kerkim te ujdive te reja me pushtetin, sepse sic rezulton, Beçeti eshte i zoti ti afrohet pushtetit.

    Lind pyetja: me ikjen e Berishes nga pushteti, Beçeti i mbylli gje bizneset? Jo! Beçeti vazhdon te jete biznesmen, mban mend karrigen e pushtetit, tashme me nje emer te ri, tek e cila duhet te shkoje te serviloset po njelloj. Ceshtja eshte se Rama nuk ka vajze apo djale qe ta leshoje lart e poshte per sekserlleqe, dhe kjo gje aq sa e mbron aq edhe ja demton autoritetin. Pse e them kete? Sepse bylmezet e mjaftit shkojne e hedhin firma lart e poshte, ekspozohen si diletante te papergjegjshem duke ja nxire faqen Rames. E ku mos ti ofendoje nga grate Rama keta diletante?! E si mund ta duroje Rama, Ajolen, kur ajo mban koresponce zyrtare me Beçetin, njeriun qe pastronte parate ne ankandet e Lirise?!

    Sa po duket, Beçeti i ka lyer te gjithe, dhe pasi i futi ne thes, nisi edhe te bente opozite fuqishem. Sekuestro eshte nje teater per te argetuar me shume se nje teater tjeter. Ka nisur si biznes e do mbaroje si biznes.

    Tallja dhe mashtrimi bie mbi qytetaret. Asnje qytetar sot, nuk clirohet nga ideja se meqe Berisha ka bere rrumpalle ne kete vend, duhet te lejojme ta beje edhe Rama. “Njerez, ne bejme korrupsion por rrini te qete se edhe Berisha ka bere, – ja shikojeni! – Me te qete tani?!”
    Aspak! Keni rrjedhur me duket, spo jeni normal! Mjere ju! Ju ka mbetur imazhi ne dore te nje bufoni si Beqja qe ka paturpesine dhe nuk jep doreheqjen. Zoti ju meshirofte! E dridhni bishtin ju mashtrusa?! Ju japim pushtetin qe te pasuroheni e ju s’lini gje pa na e nxire jeten. Nje cope buke nuk po hame dot rehat! Bukeshkaler! Meshire per ju qe akoma spo kuptoni qe populli po behet me politikan se ju.

    Z. Berisha, ju jap voten nqs nxirrni para drejtesise ata qe po te perdorin si dordolec. Keni 2 vjet kohe deri ne 2017. Vertetoni ligjerisht akuzat qe beni ne parlament dhe ju jap voten.

  20. pokeristi says:

    z.Mero! S’me vjen fort per mbare te bej komplimente,por sot per hir te nje shoku qe s’jeton me dhe prehet nen dhe ne Arizona,me ra nderment nje shprehje qe ja pata thene atij diku nga 1993.Pa shume detaje,ay ish ne USA une ne Tirane.Midis te tjerash e pyesja:Sigurisht qe ti mor mik je kurioz per ecurine e democracise ketu tek ne?!…Ecen,por gjithmone “alla shqiptarce”. . Tashti po te them ty Mero:Ashtu sic ecen cale,cale,Ti mbetesh nje factor.

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e shkelqyer Mero…

  22. TIKU says:

    MAFIOZI ITALIAN NAPOLITAN QE KA DEPOZOTAT E PLERAVE NE ITALI DHE DESHTE TI BINTE NE SHQIPERI DHE SALLIU THOSHTE JANE PLERA TE MIRA DHE FIRMOSI QE PLERAT TE VININ NE SHQIPERI E BERI FAKT POR SHYQYR QE S FITOI ZGJEDHJET DHE RAMA E ANULLOI KETE VENDIM ZOTI NA SHPETOI SE SOT DO ISHIM KAZANI I PLERAVE TE EUROPES.
    KY MAFIOZI ITALIAN QE KA BER EVAZION FISKAL DHE SKA DERDHUAR ASGJE ASNJE TAKSE NE SHTET DHE SOT I KA SHETIT SHQIPTAR MILIONA EURO BORXHE DHE E DYTA KA MARRE NGA SHTETI SHQIPTAR ME PISLLEQE TENDERA TE LIRA DHE KOCESIONE SI HIDROCENTRALI I KALIVACIT ME NJE CMIM QESHARAK DHE BLEU TRUALLIN DHE LUMIN ATY PER 200 VJET DHE SKA BIR NENE TJA MARI TOKEN ATY DHE UJIN SE JANE LIGJE NDERKOMETARE DHE JA SHITEN MIJRA HERE ME LIRE SE CMIMI TREGUT? DHE HIDROCENTRALI NUK U BE PLUS SHTEI SHQIPAR TANI I DETYROHET PRAP SHUMA TE MEDHA KETIJ SE KY ESHTE SHUME I ZIGJUAR DHE NE PRAP DO I PAGUAJME KETIJ 200 MILION EURO GJYKATA ALBITRAZIT DO I JAPI KETIJ TE DREJTE OSE E HUAJA QE KY TE MARI LEKE PRAP SE AI DO HEDHI SHTETIN SHQIPAT NE GJYQ DHE LEKET TONA PO PRAP DO IKIN PER KETE MAFIOZ NE VEND ATO LEKE TE BEHEN SHKOLLA E PORTE E SPITALE..NE O POPULL NA VJEDHIN GJITHMON PRANDAJ JANE PENSIONET DHE RROGAT TONA KAQ TE VOGLA KETU KAN ARDH GJITH MAFIOZET E BOTES DHE VJEDHIN KETE VEND KURSE SHQIPTARET E VERTET PUNOJNE PER 300 MIJE LEKE NE MUAJ KETU RROGA ME E VOGEL NE EUROPE PO KUSHEDI SA PUNE TE TJERA KA BER PRAP KY ITALIANI PARA E PISET FUTET CDO GJE PROSTITUCINI, ARMET, PLERAT, DROGA ETJ

  23. Kacerra says:

    Ju zoti MERO jeni gazetari i epokes tende ,dhe kjo perudhe do quhet epoka e te vetemes se vertete qe quhet MERO BAZE,e vetmja pik reference e te ardheshemes per te tashemen.Si emigrat qe jam te verteten mbi vendin tim e shohe nepermjet vetem mendjes suaj, megjith se nuk le shtyp pa lexua,ju falenderoj per te vertetat e tua,guximin tuaj.

    Te adhuroj per burrerin dhe sakrificat e tua,vetem sternipat e atij burri te madh te zones suaj nuk e njohin friken dhe se tradhetojne te verteten,prandaj perjetesohen ,te falenderoj o Pashi vogel per pashallekun e madh te penes e te mendjes suaj.

  24. riti says:

    prandaj njerezit me te felliqur te shqiperise e mbrojne kete kompani,kurre mos pafshin hajer me leket qe vjedhin
    ,

  25. Z. Baze. “Quinta colmn” po e mban pushttetin, si te majte edhe te djathte. Keto lloj ballosh tip “Eyes wide shut” sipas konspiracionisteve, jane tipike te elites perendimore Prandaj edhe tek ne nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Per mua asht nje “deja vu” Mbledhjet e famshme td Bildenbergeve ane mite reale. Ata jane zoti, me zotin nuk…!

  26. rovigo says:

    kjo eshte me te vertete nje familje hajdutesh dhe kriminale.turp qe jane shqipetare.

  27. pro.... says:

    ..analiza eshte perfekte,por organet kopetente me ne krye presidentin e vendit kane gjumin letargjik.Mendoj se ,nese mediat jane efiçente me trasparencen e duhur te ne duhet te kishte termet ne politike me epiqender ekonomine.

  28. nigo says:

    Mero. Nuk e di po e lexon kete koment apo jo. Mendoj se mjaft na kenaqe me bemat e families Berisha, se dime te gjithe qe nuk kane te mbaruar. Kam nje deshire te na shkruash; pse nuk e vene para pergjegjsise penale per gjithe gjemat qe i ka bere Shqipersise? Pse Edi Rama per mendimin tim e ruan nen sqetull si relike te rralle. Nuk besoj se e do Saliun, por me duket se duke ruajtur ate, po i ber fresk kolltukut te tij.Prandoj Mero, ndro kursin e kritikave, se po behesh bajat me Saliun e Lulin,

  29. deti says:

    O mero po keto te qeverise nuk bejne asnje pisllik per ty si “drejtesia e kombit” sic ta risin mendjen ca te verber komuniste. Koha e Berishes perendoi me te mirat dhe te keqiat e tij,ne qoftese je “burre” (per te cilen une dyshoj) shiko cfare ben pushteti dhe jo cfare ka bere ish pushteti. Ish pushtetin e godasin te gjithe dhe kalamajte dhe ish sahanlepiresit, por trim eshte ai qe godet pushtetin. Por ti e din shume mire se kete pushtet nuk e godet dot se ke frike, se ky pushtet nuk eshte si ai i Sales , ky te ben gjemen.

  30. 007 says:

    Mendoj se per ty Zoti Mero Baze ka ardhur koha te merresh me problemet qe ka sot Shqiperia, besoj se e dime te gjithe se kush eshte Sali Berisha dhe cfare ka ndodhur, te merresh me Saliun eshte humbje kohe, tani duhet te merret Prokurorija me kete pune, une mendoj se ka ardhur koha qe gazetat dhe mediat ne Shqiperi te merren me aktualitetin, krahasimi me Qeverisjen e Saliut eshte i kote, ishte nje Qeverisje pertej Katastrofes, ketu shikoj dhe nje Gabim te Qeverisjes se sotme qe e krahason cdo gje me Saliun, Gabim shume Gabim, ne presim shume…………….. me teper ………….. sot, ne duhet te fillojme te krahasohemi te pakten me vende si Kroacia qe kane hyre se afermi ne Evrope, sa le Shqiperine hyn ne Mal te Zi e shikon ndryshimin, kur futesh ne Kroaci te ze trishtimi per vendin tend, kur futesh ne Slloveni ah atje fillon te ndjehesh shume shume keq, ndoshta i pashprese, me lart pastaj Austri- Gjermani mund te pesosh shok!!!!

  31. Futja kot nashti says:

    Hahahahahhahahahhahahahahahh . Edhe Armina per tu bere VIP-e , ka bere foto me vjehrren ,sepse eshte edhe biznesmene ?

  32. margarit nilo says:

    Nuk e du Berishen, por donacini i Begetit te gruja e Berishes nuk a pastrim parash. Pastrimi parave behet ne forma te tjera, si nepermjet burses(qe Shqiperia akoma nuk e ka hapur, dhe mir do bej te mos e hap), nepermjet firmave te ndertimit dhe biznesit,nepermjet lenies se pronesis ne emra te tjere, etj, pra ne ato sektor ku pronari nuk mund te kontrollohet sakt se sa ka harxhuar dhe sa ka fituar. Por shqiperia duhet te ket shume kujdes nga nxierja e paras jasht shqiperise, nuk e di a ka kontroll te fort per kete, se Greqia nga kjo falimentoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje