Sulmohet sërish nga hakerat peticioni online pro-Vettingut

1 Mars 2017, 09:34Politika TEMA

Peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. e hapur nga Shoqëria Civile dhe mbështetur nga kryeministri Rama dhe ministrat është hakeruar dhe për pasojë është offline.

Sot me anë të një postimi në Facebook peticionin “Pro reformës” të shoqërisë civile e ka mbështetur edhe kryeministri Rama i cili ftoi shqiptarët që të firmosnin në platformën www.shpëtovetingun.al.

“NJE KLIK PER NJE SHQIPERI ME DREJTESI. Unë jo vetëm e mbështes peticionin e tyre dhe inkurajoj çdo qytetar ta firmosë, por ju inkurajoj të gjithëve të firmosni edhe peticionin online për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet.

Me një klik secili dhe secila prej jush ndihmon atdheun tonë dhe u shërben fëmijëve të këtij vendi, në këtë moment kyç të historisë sonë të përbashkët” – shkruan Rama në faqen e tij.

Por disa orë më vonë faqja është hakuar duke dalë offline.

3 komente në “Sulmohet sërish nga hakerat peticioni online pro-Vettingut”

  1. KOMBI says:

    MASKARENJTE ,NUK DO TE MUNDEN TI SHPETOJNE WETINGUT ,CFAR DO QE TE BEJNE .
    VETEM BURGU I PRET !!

  2. beni says:

    Dhe duhan zqjedhje Elektronike!!!!!!

  3. Gerti says:

    Perralla me mbret! Sipas gazetes Tema vec PD poo e bllokon?Ai ne status permend Bashen dhe Berishen,harron te permend Meten i cili eshte kryesori qe nuk e do reformen ne drejtesi. Ja kemi dhene voten tani eshte rradha e tij te na pergjigjet keto shpetovetingun jan dokrra kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje