KFOR-i amerikan stacionohet në veri të Kosovës. Ekspertët: Sinjal i mirë

27 Dhjetor 2010, 09:47Rajoni TEMA

Një kontigjent i trupave amerikane të KFOR-it pritet të zbarkojë në veri të Kosovës në muajin shkurt, duke marrë kështu përgjegjësinë për sigurinë në atë zonë, të banuar me shumicë serbe.

Francisco Neuman, komandant i trupave amerikane në kampin Bondsteel ka thënë se KFOR-i amerikan është i gatshëm për të reaguar në çdo kohë dhe në secilën pjesë të territorit.

SHBA-të sipas tij, do të vazhdojnë të mbajnë në Kosovë rreth 810 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s.

Deri tani, Kosova Veriore ka qenë në zonën e përgjegjësisë së francezëve, ndërsa trupat amerikane janë dërguar atje kohë pas kohë, varësisht nga gjendja e sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka thënë se vendosja e paqëruajtësve amerikanë në veri, nuk nënkupton edhe tërheqjen e batalioneve të shteteve tjera nga veriu.

Ekspertët e sigurisë e kanë vlerësuar marrjen e përgjegjësisë për gjendjen në veri nga KFOR-i amerikan, si një sinjal të mirë për përmirësimin e sigurisë në atë pjesë, e cila gjendet jashtë kontrollit të Prishtinës.

“BBC”

3 komente në “KFOR-i amerikan stacionohet në veri të Kosovës. Ekspertët: Sinjal i mirë”

  1. Qitesi says:

    Si perher USA ne krah te stabilitetit te Kosoves urime kjo ka mesaxhin e fuqishem ne vetvete per mbeshtetjen e palekundur te miqeve tane me te mire per pamvarsin e Kosoves.

  2. kola says:

    shume lajm i mire

  3. mali says:

    kjo eshte dashur te ndodh qysh me 12 qerrshor 1999

Comments are closed.

Lini një Përgjigje