Mijëra protestues në kryeministri. Protestuesit përleshen me policinë

21 Janar 2011, 11:02Politika TEMA
Mijëra protestues në kryeministri. Protestuesit përleshen me

UPDATE- Protestuesit kanë nisur të marshojnë drejt kryeministrisë. Ata po vijnë drejt kryeministrisë nga drejtime të ndryshme. Disa protestues kanë ndaluar para Ministrisë së Ekonomisë duke bërë thirrje për largimin e qeverisë. PS thotë se protesta do të vazhdojë deri në zgjedhje të parakohshme. Qarkullimi i makinave vazhdon, edhe pse ishte njoftuar ndërprerja e tij. Për këtë arsye të rinjtë protestues kanë vendosur që të bllokojnë vetë makinat duke mos lejuar kalimin.

PS bën të ditur se shoferëve të autobusëve po u bëhet presion dhe ata janë tërhequr. “Sipas informacioneve nga terreni pushteti ka ushtruar presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e gjetkë.

Po ashtu po bëhen ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje te Shkodrës. Ky koalicion i turpit qeverisës nuk heq dorë asnjë çast nga paudhësitë dhe provokimet por asgjë nuk e ndal dot demonstrimin e zemëratës popullore,” tha Megi Ajteresa.

Për çdo shkodran, lushnjarë a qytetar tjetër të Shqipërisë të ndalur padrejtësisht në rrugë do vijnë në demonstratë edhe më shumë kryeqytetas. Sali është e kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja.

Forca të shumta policie kanë rrethuar kryeministrinë. Bëhet fjalë për rreth 5 kordonë policësh, që janë vendosur tek kryeministria në pritje të protestuesve. Ndërkohë, në Tiranë kanë nbërritur autobusët e parë nga rrethet, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë në rrugë e sipër. Në Shkodër policia ka ndaluar fillimisht autobusët për të bërë verifikimin e njerëzve që do udhëtonin.

Vetë Tirana është gdhirë e qetë dhe pa zhurmë, në pritje të një stuhie. Pak njerëz e makina kanë lëvizur nëpër rrugë. Drejt qendrës së Tiranës do marshohet nga disa akse kryesore. Në krye të secilit varg njerëzish do të ketë nga një makinë me megafon.

Situata para kryeministrisë është tensionuar ndjeshëm. Protestuesit po përleshen me policinë. Në drejtim të policisë janë hedhur gurrë, ndërsa po shkëmbehen goditje. Policia ka reaguar, duke iu kundërpërgjigjur protestuesve.

4 komente në “Mijëra protestues në kryeministri. Protestuesit përleshen me policinë”

  1. brace1 says:

    Ju lumte,jeni heronje,ta marrin veshte sekretari per here te dyte se kushe jane shqiptaret e vertete.Ai ne Berat deklaroi se nuk i kemi frige EDIN e shqiptaret,po te ishte keshtu ateher pse trimi i dragobise iken si i dhier neper tunele, si mi nevojtoresh,po trimi tjeter dordoleci,hajduti i lsi,ku do te jete futur ,ne cilen hale.Eshte e lete te beshe presion pa drejtesishte,por ja qe erdhi momenti,ju hajdute te ndyre sa pate turmen iket,jepni dorheqjen,drejtojuni vete drejtesise,me mendjen e kembet tuaja,eshte me e ndershme,kurre seshte vone shqiptaret falin,nuk ju vrasin,edhe pse e keni hake.

  2. astefani says:

    Ju thafte goja te gjithe atyre qe duan te djegin djersen e Shqipetareve. Nuk ka me te poshter se komunistet, ata hane dhe pjellen e vet. Ne asnje vend te botes nuk quhet demostrate nje perleshje ku kerkohet te luftohet me vellezerit e tyre polic apo civile… Turp me te zi nuk ka… Ne pare pak ditesh shame Greket, por putanat ish komuniste jane me te zite ne te gjithe boten. Shteti duhet ti pergjigjet me te njejten monedhe cilitdo qe merr persiper gjera te dhuneshme. Per te realizur turpet e Edvin Rames socialistet e kane te kote.. se ajo dihet qe ai eshte i degjeneruar dhe i droguar.

  3. Ermal says:

    Duke u kerkuar ndjese fillimisht zonjave dhe zonjushave qe mund te lexojne komentin dhe per te nderuar gjakun e 3 deshmoreve te vrare sot dhe 20 e ca te plagosurve te tjere ne proteste, me shpirt te them ty astefani robt e shtepise ku t’i kesh o plehre e indoktrinuar nga Hitleri i dyte i Shqiperise me emrin Sali Berisha. U shofte fara juaj e keqe, o shpirtkazma, o te verber, o skllever te padronit! Ju befshin ilace dhe arkivole brenda familjes tuaj cdo leke qe i keni marre padrejtesisht ketij populli.
    O kafshe njeqelizore, po si mund te jene komunista 200 mije veta ne shesh kur 40 % e tyre kane lindur dhe jane formuar intelektualisht ne vitet e para te demokracise?!
    Edhe nje here kerkoj ndjese per fjalorin, por vrasja e 3 njerezve te pafajshem sot eshte kulmi i delirit te nje kryeministri psikopat qe do te mbaj pushtetin me cdo kusht e mjet.
    Shqiperia neser do gdhihet me 3 deshmore te rinj, u shenjterofte emri i tyre dhe sherbefte gjaku i tyre si themel i shtetit te se drejtes, i lirive dhe i ndeshkimit te cdo politikani qe abuzon me pushtetin.
    Qofshi te paharruar!

  4. brace1 says:

    O stefan,a astefan si ke ate emer,pse i quan protestat,ose demostrat qe poulli done te djegi SHqiperine,kto jane intrigat tuaja,gjaku juaj u thafte ne trupin e mendjen tuaj te zeze,ju jeni komunistat e spiujte e vertete,ju jeni vrases,jeni bythe lepirsit e komunistit,sekretarit byrose,shpedharit nga tropoja.POPULLI kerkon largimin e ktyre hajdutve,qe me votat e vjedhura,e me ndihmen e krye pushtit,dordolecit,hajdutit,i dyti mas kr/hajdutit sali berisha,qe krijuan qeverine dhunshme,kunder shqiptare.Protestuesit kerkojne,largimin e kesaje qeverie te pa ligjshme,venjen e drejtesise ne vende,demokracine e vertete,kto arrihen me konfiskimin e parave e pasurive,e me burgosjen e ktyre bandive.Qofte i pa harruar,per familjet e tyre,e shqiptaret emri i ktyre heronjve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje