Aleatët: Protestat do të vazhdojnë, pasi po vendoset diktatura e një njeriu të vetëm

30 Janar 2011, 12:53Politika TEMA

Aleatët e PS-së kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë, pasi Berisha tashmë ka krijuar një grusht shteti, brenda shtetit. Sipas tyre, Berisha po vendos diktaturën e një njeriu dhe kjo nuk mund të tolerohet.

“Shprehim gadishmërinë për të vazhduar rezistencën paqësore për të mbrojtur Shqipërinë demokratike dhe të ardhmen e saj evropiane. Berisha po merr nën thundrën e tij të gjitha pushtetet e pavarura. Ky është një kërcënim serioz për demokracinë. Po vendoset diktatura e një njeriu të vetëm”, tha Paskal Milo.

Skënder Gjinushi ndërkohë tha se tashmë zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të shpëtuar vendin. “Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja, sepse Berisha po bën një grusht shteti brenda shtetit. Berisha po gjunjëzon institucionet demokratike, së bashku me popullin shqiptar”, tha Gjinushi.

Ndërsa Spartak Ngjela deklaroi se marrëzia e Berishës rrezikon që të shkatërrojë gjithë vendin. “E konsiderojmë këtë gjendje marrëzinë e një njeriu që kërkon të shkatërrojë shtetin. Berisha kërkon një pakt midis pushtetit dhe dhunës. Do vazhdojmë protestat. Do i përgjigjemi me forcë morale kërcënimeve të Berishës. Do vazhdojmë betejën tonë për një shtet ligjor”, pohoi Spartak Ngjela.

4 komente në “Aleatët: Protestat do të vazhdojnë, pasi po vendoset diktatura e një njeriu të vetëm”

  1. nicolla disha says:

    Opozita nuk duhe qe te kete frike nga nderkomtaret, dhe nuk duhet qe te ndale protestat si mbas oreksit te opozites. Opozita po vazhdon qe te tallet me popullin shqiptare. Per te rrezuar nje qeveri, nuk duhet te ndale protestat derin ne largimin e kriminelave. Nderkomtaret jane shume gabim kur thojne qe protestat nuk jane per te miren e vendit. Diplomati Amerikan ka gabuar shume kur ka bere thirrje per te ndaluar protestat. Amerikanet po i bejne thirrje per me shume protesta ne Egypt, kurse Amerikanet ne shqiperi bejne thirrje qe te ndalohen protestat. Ne demokraci , kur populli eshte i zemruar duhet te protestoje derin ne largimin e qeverise.

  2. nicolla disha says:

    Perse oppozita me popullin duhet qe te protestoje?
    1) Per grabitjen e votave.
    2) Per qeverisjen e korroptuar.
    3) per vrasjen e 3 protestuesve.
    4) per te cliruar shqiprine nga rregjimi i berishes.
    Cpret opozita? Perse nuk proteston?

  3. raimondi says:

    —Aleatet jane shume mire sidomos Ngjela dhe Gjinushi————–Ndersa ata aleatet qe nepermjet protestave te shqiptareve kerkojne te realizojne qellimet kriminale te politikes greke si Paskal Milo dhe Venjgel Dule….
    ……ata duhet te largohen nga opozita shqiptare–sepse ata nuk perfaqsojne interesat e kombit shqiptar.por perfaqsojne interesat e organizatave me extremiste greke qe kerkojne shkaterimin e kombit shqiptar
    Ndaj eshte absolutisht e papranueshme qe ata te jene ne krye te opozites –qenia e tyre ne krye te opozites shqiptare i inkriminon protestat e shqiptareve dhe ul elektoratin ne numer ————-se ne nuk jemi trapa qe te protestojme per te na ardhur ne qeveri Milo me Dulen ku te propagandojne interesat e Greqise
    Dhe nga an tjeter PS-ja duhet te kuptoje se votat ja jep populli shqiptar dhe Milo me Dulen s’kane elektorat fare –ata jane vetem per numer qe interesat greke te kene gjithmone dike ne qeveri
    –Por kesaj radhe interesave greke ne qeverine shqiptare duhet tju priten duart–Te shporren

  4. saimir says:

    Te respektuar komentues tashme dihet nga te gjithe qe proçesi per ndryshim i filluar ne shqiperi nuk mund te ndalet,pavaresisht thirrjeve te zv.te zv.sek.te SHBA e perse jo edhe te vete sakretares se shtetit Amerikan.Frika e dominose i trembe keta zoterinj,e diplomate,i tremben konçesioneve te kakaos ne Bregun e Fildishte,nxjerrjes se gazit e naftes ne Shqiperi,rrezikut te ardhjes ne pushtet te islamikeve ne Egjypt,e Tunizi.Kjo eshte edhe aresyeja perse me çdo kusht duhet te pushojne demostrimet ne kete vend,pavaresisht se ky popull ka 20 vjete qe vidhet,poshterohet,vritet,pergojohet,sundohet e ofendohet dhe qe “Miqt dhe partneret me te ngushte te Shqiperise” pak iu interesojne proçeset demokratike e liria e ketij populli!harojne keta diplomate qe ka ikur koh

Comments are closed.

Lini një Përgjigje