Sot jam zyrtarisht puçist. Gruaja ime u kënaq shumë që unë thashë se e kam frikë atë ngaqë më kontrollon tabulatet dhe e kam faturën e thjeshtë të telefonit. Sali Berisha u kënaq shumë që Komisioni më cilësoi mua dhe tre koleg të mi zyrtarisht nxitës të puçit. Prokuroria u kënaq që listës së armiqve ju shtuam dhe ne, duke mos e lënë vetëm Shefen e saj. Presidenti duhet të jetë kënaqur po ashtu pasi e ka më të lehtë tu bëj grimasa të huajve për tu treguar që ky burri ka rrjedhur. Dhe SHISH besoj do jetë kënaqur që del i larë dhe nuk na ka përgjuar ne që kemi përgatitur puçin. Tani që u kapëm, më duhet të rrëfehem.
Grupi është i përbërë nga 4 vetë. Në krye të grupit qëndron Filip Çakuli, i quajtur përndryshe Çakalli. Ky njeri ka marrë kasetën që ka regjistruar Dritan Prifti, dhe e ka transmetuar. Në skemën tonë të puçit, ky quhet zjarrvënësi. Pas tij kemi hyrë në lojë ne tre të tjerët. Sokol Balla ka dhënë kushtrimin tek Top Channel për skandalin, Andi Bushati i ka prishur qetësinë Ilir Metës tek Klani, ndërsa unë kam bërë thirrje që Ilir Meta të mos hyjë më në zyrat e shtetit dhe ai u tremb dhe nuk hyri. Kaq mjafton të dashur lexues, por dhe hetues të Komisionit që të quhemi fajtor dhe nxitës të puçit kundër qeverisë.
Më tej në dosje mund të shtoni artikujt tanë të përditshëm plot helm e vrer për qeverinë, talljet e pafundme të Filipit tek Fiks Fare, batutat e Bushatit në dy- tri televizione kundër Berishës, angazhimin e Sokol Ballës në Top Story dhe artikujt e mi të mallkuar cdo ditë në gazetën Tema dhe në disa portale online. Nuk janë pak. Po të kishte mundësi qeveria t’i lexonte dhe t’i kuptonte do të nxirrte një skemë më perfekte të grushtit të shtetit dhe ideve që e kanë furnizuar atë.
Le të shkojmë tek data 21 Janar. Ajo ka qenë kulmi i veprimtarisë sonë. Jemi mbledhur të katërt kokë më kokë qysh në mëngjes. I pari na ngjalli dyshime Filipi. Ai shpiku një hall në Divjakë sikur i kishte vdekur vjehrra dhe iku. Na mbylli dhe telefonin. I dyti Sokol Balla. Erdhi në fillim në bulevard pastaj humbi brenda kullave binjake duke parë televizionin dhe nuk na hapte telefonin. Unë dhe kolegu Bushati nuk u tërhoqëm deri në fund. U ulëm tek një televizion i restorantit dhe i ndoqëm pa na u trembur syri deri në fund protestat. Kur kamerat e fshihnim të vërtetën, zgjasnim kokën nga xhami dhe shikonim turmën. Nga telefonat ishim rehat se policia kishte bllokuar komunikimin dhe nuk merrnim dot njeri në telefon. Kështu të shpërndarë dhe të paorganizuar mirë, dështuam. Dhe gjithë inatin për dështimin e nxorëm të nesërmen ne gazeta dhe ekrane. Morëm në mbrojtje të vrarët dhe akuzuam Berishën për vrasës. Bëmë thirrje për drejtësi dhe hetim thelbësor. Paralajmëruam qytetarët për Republikën e Berishës…. Ç’të bënim tjetër? Kaq kishim në dorë. Pas gjithë këtyre e meritojmë të jemi puçistë. Është hera e parë që jemi të gjithë të kënaqur. Edhe ata që akuzojnë, edhe ne që akuzohemi, edhe lexuesit tanë apo shikuesit tanë. Nuk kemi asnjë mënyrë më të mirë se kjo për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se kryeministri nuk qeveris më Shqipërinë, por Republikën e tij në të cilën i është fanitur një grusht shteti dhe ai po lufton me armiqtë. Aq punë sa më është dashur të dëshmoj se ky njeri nuk është më as fizikisht normal, më ka bërë dje vetëm Komisioni i tij i Puçit. Të më ndjejnë që nuk i falenderoj dot për këtë nder, se siç thotë dhe Alibej në rrëfimet e tij prej besimtari, kur ramazani mbahet pa dashje, nuk quhet. Po ashtu të më ndjejnë lexuesit që nuk kam aq fuqi sa Berisha të flas për meritat e mia dhe të kolegëve të mi në këtë puç. Kemi bërë plot gjëra ta përmbysim këtë kryeministër që ka vrarë për të vjedhur në këtë vend, por prapë s’ia kemi arritur dot atij. Ai ka bërë më shumë se sa ne të gjithë për të përmbysur veten. Është çmendur.
Comments are closed.
hahahahaha e bukur kjo e fundit o Mero. vertet eshte cmendur. Mbase ky duhet te jete dhe slogani ketej e tutje deri sa te ike ai “ESHTE CMENDUR, ESHTE CMENDUR” por kujdes se ai e pranon edhe kete fakt dhe thote pastaj “Po ckeni me mua se dhe populli yne i madh qe une e kam pare nga bedenat e kulles sime ne vegjeli ka thene HAPI RRUGE BUDALLAIT”.
ME KUJTOHET NJEHERE KUR ERDHI KOMUNISTI BERRISHA NE VENDIN KU UNE JETOJ QENDROJE DISA ORE ME PASE DHA NJE KONFERENCE SHTYPI NE FRANÇAIS O ZOT PO KY NJERI KUR NUK DI TE FLASI CFARE E DETYRONE TE FLASI NE GJUHE TE HUAJ TE TERE JOURNALISTE T QESHNIN DHE ME E BUKURA ISHTE SE CONFERENCEN 3 SECONDA TE SHTYPIT TELEVISIONI E DHA MBASE LAJMEVE SPORTIVE THJESHTE PER TU TALLUR ME TE TURPE TURPE TURPE
Psikopati Sali Ram Berisha,po futet thelle e me thelle ne gjirizet nga me nuk do te dale dot,nuk do kete me jo komision gjytrymash te nxjerre,po besoj qe pasketaj,nuk do gjendet doktor psikiater ta marre persiper.Kam frike se do mbetet rast i pashprese ,qe degradon gjithnje e me shume ne budallain e rendomte qe e ka zakonisht cdo qytet e cdo katund i joni.Tirana do ta mbaje gjate ne mend kete budalla.Edhe kur te mos jete mes nesh ne burg apo kur tu jete bashkuar te shumteve te Shares,do ta kujtojme.Ai tani sapo e ka humb si Xhaferi simiten,tashti nuk i ben dot dem as nje njeriu te rendomte dhe jo me ti beje keq Meros apo Cakulit ,apo Balles,apo Bushatit etj.Tashti ai eshte vetem ne shoqerine e Sandrit,Soniles apo Fevziut.21 janari dhe 28 janari ca me shume e mundi me ne fund kete bishe te terbuar.I kane mbet vetem ulurimat e fundit,para se te kape ne dore uturakun per tu mbyllur dhe per te na lene me ne fund te qete.Me se fundi do te na bien veshet rehat,dhe do te flejme si fle robi normalisht.e je te zgjohet si i tromaksur nga maltretimi i tij i tejzgjatur…
Brilant “rrefimi” /esse i Bazes.
Cfare nuk do te kisha dhene per te pare “deshmine” e M.Bazes para komisionit hetimor parlamentar, me sakte perpara gruas se Saliut, sic edhe e quajti Mero kryetarin e komisionit:-)
Mero je madheshtor!E keqja qe i keni bere ketij Monstruozi do te mbahet gjate ne mendjet e njerezve te thjeshte!Mero Amerika eshte shtet i fuqishem e per pasoje ,thone qe ke flete te pemes do qe te levizi e leviz!Kjo perkon edhe me ardhjen posaçerish te Amb.te ri .Kush nga ne nuk e mbane mend kohen e shkurter te tij ne vendin tone e ecurine mendore te kryeministrit te republikes se Saliut.Shikoni si e ka katandisur!Me kujtohet nje here prane spitali psiqiatrik nje pacient kishte hypur ne nje peme e nuk donte te zbriste.Erdhen nga e gjithe shoqeria ,mjeke,police,zjarrfiksa per ta trembur e ai perseri nuk zbriste nga pishat!Kaluan disa ore e nje pacient po me te njejten diagnoze kalon aty e pyet se çpo bente gjithe ai milet.pasi e pane me mosperfillje ,i thane qe duan ta zbresin nga pisha te semurin por ai nuk zbret!Pacienti pasi nenqeshi u kerkoi nje sepate e u tha qe e marr une persiper per ta zbritur.Me mos besim ia dhane sepaten dhe ai filloi ti binte pishes!I semuri sa e pa filloi te zbriste menjehere dhe kur e mberthyen e pyeten se perse zbriti vetem nga shoku i tij?Pergjigjia e tij ishte e shkurter e e thjeshte “Ai tha eshte i çmendur e e pret vertet pemen”.Me ne fund edhe Sala do te zbresi nga pema.I faleminderit Amerikes.
te lumte o Mero ,flake per flake po pergjigjesh ,me pelqen ironia juaj ,ne ato qe thua cdo gje qendron dhe nuk e luan as topi ,mua me kete veprim te Saliut po me kujtohet fati i Jozef K tek romani i Kafkes ,absurdi i atij sistemi po na perseritet tek ne sot ,po do te doja dhe po shpresoj qe ashtu si Kafka qe beri thirje ate kohe qe te ndergjegjesohen te gjithe se fati i heroit te tij na takon dhe neve neser a pasneser ,te dalin keta inetelektualet tane te vertete e te thone nje fjale ,psh po presim nga Kadare qe te zgjohet nga gjumi ,se mort me te madh qe po kalon Shqiperia nuk ka ,se besoj se i mjafton ky mort per t[u pare ?|
Bukur Mero ! I çmenduri do te na ike ne drejtim te paditur ndonje dite dhe policia e tij sebashku me qente e Lulit nuk do ta gjejne dot.
Do te jete bukur sikur deputetet e opozites te shkojne ne parlament dhe t’i therrasin Sali Berishes “i çmendur”, “i çmendur”, “i çmendur”….
Ju dedikoj kete poezi:
Mero Ju lumtë goja,
Me zemrën si kapedan,
Horrave u doli boja,
S’u bëhet më derman.
U doli prej penës tënde,
E shokëve të tu me nure,
Jeta s’u ka më ëndje,
Me shpatulla në mur i vure.
Ulërijnë e nxjerrin helmin,
Skërmiten me jargët rrjedhur,
Cakalli thonë e ka fajin,
Kur ujku del bythë ç’veshur.
E donin Vatanin xhungël,
Harruan ç’është Shqipëria,
Haram qumështi i nënës,
Mos i qastë as Perëndia!
Cirren e vajtojnë si qyqe,
Këndojne vetëm për mort,
I vranë djemtë si lule,
Nuk duan as shtet as komb.
U ka ardhur tashmë fundi,
Me Krye Shejtanin në krye,
Shqipëria do të bëhet,
Na qoftë mësim farë e tyre.
Kush pazar bën me dheun mëmë,
Dheun s’e meriton në Shqipëri,
Zvarrë pas kara Fazlliçëve,
S’do të gjejë as dhe, as zi.
Besim e Motra e Vëllezër,
Sot po zgjohet Shqipëria,
Mbi gërmadhat e Tiranisë,
Ngrihet Shpresa dhe Liria!
Neser lufta kunder socialimperializmit amerikan dhe atij europian, shqiperia fanar ndriçues ne brigjet e adriatikut me ne krye sekretarin e pare S.B. populli jone po shkon nga fitorja ne fitore, pamvaresisht se kalasifikimi e nxjerr ne vend te fundit. Shqiperia eshte vendi ku jetohet me mire se ne te gjithe boten dhe njerezit jane te lumtur kur vrasin veten, pavaresisht se nuk ka as vende ne varreza.. O t’rafte damllaja, ska fjale tjeter.
Bravo Ilirian. E ke qendisur tamam si e ka festen kyeshejtani. Mero,,,,je nje atdhetar qe te gjithe ne na ben krenar qe ne Shqiperi ka akoma gazetare te nivelit boteror. Urime .
Bravo Mero! Sikur opozita te bente vetem cerekun e denoncimeve qe ti i ben kesaj monstre, Saliu nuk do arrinte te ngrefosej sic po ben tani. Berisha ka 50% te fajit per situaten shumeplaneshe qe ndodhemi sot, 50% eshte de facto faji i opozites, qe e ka lejuar dhe madje fuqizuar me konsensusin e 21 prillit te 2008, ku u ndryshua ne menyre te peshtire me mbi 84 vota 60% e kushtetutes se vendit. Rama duhet te kerkoj falje, me vone jo tani se nuk eshte koha, tani na duhet te qerojme Sale Gerdecin
Z. Mero Baze je shume i adhuruar nga Une. Pa bashkim nuk largohet berisha. Te gjithe duhet qe te bashkohen, gazetari popull kunder Mubarakut Berisha.
“Don Kishoti” yne duhet vleresuar per aftesine krijuese…
Ai nuk e ben “luften” me mullinjte e eres por me puce imagjinare…
Dhe Sancot i ka me shumice…te cilet me ndihmen e gomereve,plotesojne dosje “poliagjentesh”…
Mero te lumte dora. Ti je dhe pak gazetare te tjere keni ngelur ti beni balle kucedres Sali. Kurse Sander Mafishja e ka ber televizjonin tamam kalne te partise ne pushtet. Mos e kurse dorene dhe mendjen tende te ndritur per Atdheun tone te dashur.
I nderuar Mero ! Fjalet e pergezimet e secilit nga ne nuk mund te shprehin dot mirenjohjen qe kemi per ju. Po i jep dermen e fundit me ironine e sarkazmen therese qe ke thurur . Patjeter ky eshte fundi i tij, ka shkuar me tej se qesharaku me akuzat ndaj mediave dhe ju gazetareve,duke treguar se ka mbaruar fare .
Propozoj qe slogani te jete po ai slogan qe vete ka perdorur per te tjeret.
” SALI BERISHA KE MARU , KE MARU PA FILLU !”
Zoti Mero:Ti nuk je kryeminister si Sala.por jam i sigurt qe Sala si ziliqar qe eshte do te donte te kishte madheshtine tende te fjales plus karriken ku eshte dhe ta ndjente veten Zeusi ne Olimp! Cdo artukull i joti eshte nje manifest per popullin tend,bile cdo rresht ka ide ,cdo fjale ka madheshtine e vet..rreshti yt i fundit ne kete editorial mund te jete shpetim per Shqiperine:”Eshte cmendur”Mos valle kushtetuta ka ndonje klauzol per kete problem??Ju e thate si gazetar kete perfundim(dhe eshte nje e vertete absolute)por sikur ta thote nje komision mediko-legal,kjo do te zgjidhte gjithecka….Le te mendojne organet kopetente te zgjidhin kete enigme dhe gjithcka eshte e zgjidhur,edhe kriza,edhe korrupsioni,edhe makthi ,por edhe Sala shpeton nga ndonje hata qe mund ti ndodh ne te ardhmen,mender nga prokuroria dhe gjykata…!
Po nuk u mbajt pergjegjesi per aktet dhe veprimet qe politikanet shqiptare kane bere Ne kurriz te popullit, duke filluar te pakten qe nga viti 1996 atehere eshte e kote, sepse Saliu do vij prape ne pushtet edhe N.Q.S. iken.
Perfitoi Fatosi nga nje situate e tille edhe ja cfare i la si dhurate shqipetareve!
Mero
Zoti Mero Baze,
Te me falni se une nuk ju njof, as kisha degjuar per juve me perpara, jo se juve nuk jeni i famshem ne Shqiperi, por per faktin e thjeshte qe mbasi Sali Berisha vazhdoi te ishte ne skenen politike shqiptare mbas 1997, une nuk kam pasur me asnje lloj interesi per te marre njohuri mbi situaten. Thjeshte i hoqa vize ndergjegjies dhe inteligjences se shqiptareve. Me vjen shume keq per vendin tim, dhe vete vuaj nga tensioni, dhe ma ka keshilluar mjeku mos te degjoj lajme nga Shqiperia se kane efektin e Viagres dhe ska perendi ta zgjidhi me ate problem. E di vete ti Mero vellai se ashtu te ngrefuri shikoni per dite ne televizor juve, ketej i thone Dick, atje tek juve i thone Sali Berisha!!! Po o Mero vellai, te ta them fshace, se me duket me embel ashtu, keta jane si mender muti me shkopin ne halet e fshatit tim! Ma merr mendja se ma kupton ku e kam llafin. Se mire te mire duken keta o Mero vellai, po edhe llafin e kane te sermit fare, po nje gje nuk e kuptoj dot more Mero vellai, dhe te lutem te ma shpjegoc, se me sa po shof une nga keto lavderimet qe te bejne duhet te dic ndonje gje ti, si ka mundesi qe 1990 na zuri te tereve me nga nje dele e nga gjashte pula, dhe 20 vjet mbrapa, te tere keta o Mero vellai na u bene miliardere? Aman se me ka ngelur merak mua te gjorit, se une kam gjysmen e jetes qe po me bije bretku rrugeve te botes, dhe kam bere edhe shkolle o Mero vellai, po sa te duac ore, dhe nja 5 a 6 gjuhe i mesova rrugeve te botes, po prape o Mero vellai nuk u bera zengjin, po tre pune ore kam bere, i fala shpirtin shejtanit, ndac me krahe e ndac me mendje, po ne Evrope ore ku behet leku, po prape fukara ngela, po keta o Mero, aman te ma shpjegoc, si u bene kaq te kamur, po bejlere ore. Po si ka mundesi o Mero vellai, qe nje cope mesuesi, qe edhe kreher per te krehur leshin e mustaqes nuk kishte, sa u be krietar i bashkise se Vlores, mu be si oligarket rus, si Abramovici ore Mero vellai, me klub futbolli e me miliona euro e dollare??
Aman Mero se po ma zgjidhe kete dileme, te betohem perpara flamurit dhe shokeve te mi hajdute, me fal Mero, politikane (thom edhe u qe jam politikane, se fshace flas, me shume kadre kam se shumica e ketyre, po dhe nga goja e shikon ti Mero vellai, po edhe gjysem malok jam, se ne Puke kam lindur, ne sherbim te atdheut!) se do ti dedikohem leximit te artikujve tuaj.
Pershendetje nga Terbaci.
Z.Mero.Partia me ne krye udheheqesin e lavdishem e zbuloi komplotin tend dhe ty nuk te mbeti gje tjeter vec te rrefeheshe.
E bukura eshte kur ta degjojme udheheqesin te thote qe Mero Bazja e pranoi vete krimin.
Po, puçist je, se i thua i cmendur nje njeriu qe ka bere zbulimin me te madh qekurse shoqeria njerezore ka pasur prijes. A ka pasur ndonje rast kur ndonje udheheqes, mbret , perandor, president, t’i bej puç institucioneve te tij ? Jo. Dhe kete e beri presidenti yne, per te permbushur endrren e tij, te merrte postin e ministrit te bujqesise dhe te linte ate te presidentit. A ka qene agronom !? Por deshtoj me turp, fale agjentit tone 0017.
Z. Mero ke goditur ne shenje. Qe mbas 21 Janarit, per cdo thenie te SB, duhet perdorur sarkazma.
.. ky nuk duhet keshilluar per tu ndalur, perkundrazi lereni te qete Berishen sepse do te tregoje se eshte vertet i çmendur, dita-dites do te shkoje drejt veteshkaterrimit.
Tanime kete e kane te qarte te gjithe, ne fshat dhe qytet, edhe simpatizantet e tij, nen ze ne PD te gjithe çuçurisin e eshte çmendur fare!
kur lexoj temen dhe klikoj se si shkruan gazeta 55 e fari balliut me duken qarte dy bote qe jetojne shqiptaret njera duke ec me kembe ne toke e tjetra diku larg ne nji sulltanat te afrikes e ku besojn se vetem sala me shoke jane intelektual e populli esht i pa arsimuar por per fate tonin realiteti gjithmone fiton mbi genjeshtren
Z Baze,
Situate ne Shqiperi eshte teper e nderlikuar per memomentin dhe ne vitet qe kane kaluar kemi pare shume pazare qe behen mese politikanve to ndryshem – ketu edhe qe ishin opozitar te njeritjetrit.
Gjeja kryesore qe dua te them eshte se media luane nje role to madhe ne nje demokraci – por ama ka dhe nje pergjesi te madhe per ato qe komunikon dhe shkruan. Eshte fakt se nese nje force politike ka median ne anen e saje gjerate jane shume me te lehta.
Shume eshte shkruajtur ne kete gazete dhe mediat a tjera per ket “diktature” por po te ishte e tille ata do ti kishine telefonat tua me kohe dhe nuk do kishin nevoje te ti kerkoni…. Do ta kishin shikun dhe prokurorine te tyren…. Nga shume gjera negative te koheve te fundit kjo duhet te shihet si dicka (sadopak) positive.
Nese komisioni (apo gjykata) – kushdo qe duhet te vendose te shoh telefonatate tuaja athere ato do te shihen… Nuk do te ishte dicka teper a bukur sikur ti dhe ata gazetare tjere ti thoni komisionit dhe “diktatorite” ja ku jane telefonate sepse nuk kemi asgje per te fsherhur.
Perpare se te akuzohem nga ndonje lexues ketu per bindjet e mia ppolitike dua te theme se sot une nuk di se cilit nga politikane te shqiperis ti besoje.
Sepse jane te gjithe pothuajse njesoje – jane te njetit politikane per 20 vjete qe nuk kane kurajone te ikin nga politika kur humbin. Sali Berisha nuk duhej te ishte me ne krye to partise demokratike apo kryeminister pas 97. Edi Rama duhej te jepte dorheqjen pas zgjedhjeve to fundit dhe kur meta a tradhetoje (ah po zgjedhjet u vodhen) edhe si mundet te jete edhe kryetari e bashkise, kryetari e partise dhe opozites ne te njeten kohe?
Shpresoje se nje dite do te shoh qe keta te ashtuquajtur politikane te iken dhe te ja lene politikine nje bresit te ri qe ka shqiperine si gjene kreysore dhe jo veten e tyre dhe karrigen.
FLM
Z.Baze.
Ne keto dite te veshtira kishim vertet nevoje per humorin tend te holle e fin.I marri Sali me keto qe po ben na kujton Enverin qe sa here i duhej per te mbajtur pushtetin e tij gjente (aty ku s’kishte i shpikte) puciste. Por keto nuk e shpetojne dot pushtetin e tij te kalbur e te koruptuar. Tani populli e pa qe ai jo vetem vjedh por edhe vret. E te vret ne mes te dites. Prandaj te premte duhet te jemi perseri ne sheshe per te protestuar dhe kjo proteste duhet te vazhdoje e te mos ndalet si ne Egjipt.
Çoju shqiptar çoju.
Sunday, July 22, 2007
Te shkrihet PD-ja !
Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene “Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij”.
Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste…. Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.
Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.
Petrit Kola
saliu eshte ne ate gjendje qe nqs slogani i protestusve do jete “I cmendur!..I cmendur” do kaloje fare me keq se eshte..PO qe se slogani do jete “Je me barre ..JE me barre …saliu do zere shtratin..dhe do lere popullin te qete..Ai nuk beson me veten ,,vetem vazhdon per inerci te budallallikut te tije dhe frikes
ju jeni te gjithe puciste
Ju ka dhene TOM DOSHI me FIDEL YLLIN nda 300 mije leke per te permbysur qeverine
Dhe MERO BAZE gjithashtu ai ka marre 500 mije leke
Keshtu qe te henen te gjithe dorezoni tabulatet tek komisioni atyre burrave si e ka emrin se di
Askush nga shtetaret shqiptare, perfshi edhe Byroistet me formin proletar, nuk eshte katandisur ne kete gjendje te mjerueshme, tragji-komike, sa ky fare “bure(me nje R) shteti”!!!!
Vargjet lapidar te te pavdekshmit Dritero, kishin kohe qe paralajmeronin gjendjen e sotme! Vetem muza dhe ndjeshmeria e poetit, mund te shohin pertej hapesires se ngushte te ekraneve te TV-ve, qe rendom mbusheshin me fytyren e “burrit te shtetit”, duke pare ne subkoshiencen e mendjes se tij te semure!
Ne qeshim, me fantazine e tij prej femije, qe kerkon te na mbushe mendjen per egzistencen ne radhet e opozites te nje Q-je, (personazhi filmave me J.Bond , qe fabrikonte kamuflimin e armeve te agjentit), qe i pais ata me arme teknologjie te larte si çadra-stilolapsa-te kuq buzesh-celulare pistolete, qe ka zbuluar ndoshta, nga “Profesor zhapiku” i ALUIZN-it Shaban Memia, se helmi gjarperinjve te Mashkullores eshte me vdekjepruresi ne vend, dhe opozita e ka mbledhur qe ne vere, per te bere Putch ne Janar! Komike apo jo?
Ne qeshim, por “mendja e semure” e ketij njeriu, edhe pse ne kushte te renduara, punon per mrekulli, por per qellim te mbrapshte!
Duke sulmuar gjithecka dhe kedo, ai synon te trembe nderkombetaret e tu tregoje atyre se, “burri shtetit” mund ta zhbeje kete vend qe quhet Shqiperi, te gjitha institucionet e saj nese Ai nuk do jete pjese e zgjidhjes, dhe jo vete zgjidhja e kesaj krize, qe e ka shkaktuar, ushqyer e agravuar si askush tjeter 20 vjet resht.
Do zoti, te mos na gjeje si te fabula: Hodhi i ÇMENDURI nje gur ne lume, dhe te gjithe i polli belaja…
Mbase i kane mbaruar EUROT-patriotike me te cilat ka ushqyer makinerine e ndyre te lobisteve “shqiptaredashes”..
pucista edhe breket i keni te mbajtura me ushkur pistolete
hahahaha
Une 1 gje nuk kuptoj qe sali berisha dhe pd krahasohet me enver hoxhen e ps….. 1 pyetje kush ne rradhet e veta ka me shume deputete ish ministra e degista e ish komunista se ps? kush ka me teper simpatizues ne rradhet e saj komunista pd apo ps? ne qofte se pd do ishte ish ps e si enver hoxha ju do bertisnit rrofte sala tashi. une kete llogjike nuk e kuptojje perkrahes i idologjive te vjetra dhe e njeson armikun me ideologjite e tua. Ju lutem kur te diskutoni mos ja fusni vetes po te pakten tregohuni te sinqerte me veten tuaj se bota genjehet po vetja jo. Une nuk mbroj salen po te vi ne pushtet prape ish degistat ish antaret e byrose politike kjo nuk duhet te rikthehet kurre ne shqipri.
Zoti Mero.
Ne rradhe te pare ju pergezoj per guximin tuaj si person. Edhe pas presioneve personale e publike qe te jane bere prape je ne kembe dhe gazeta juaj perseri vazhdon te botohet. Si intelektual, por me teper si biznesmen i suksesshem qe je padyshim qe ti e kupton shume mire efektin e lajmit sensacional dhe ne nje periudhe kaq delikate njerzit terhiqen shume me teper drejt lajmit sensacional se kurre dhe padyshim qe frutet e punes tende po i sheh edhe ti me numrin e lexuesve dhe te klikimeve online. Si ne c do sistem kapitalist oportunizmi vleresohet shume dhe une te pergezoj per kete.
Por pozicioni social qe ke dhe influenca shoqerore personale( si Mero Baze) por edhe publike ( Gazeta Tema) te vejne ne nje pozicion me te nderlikuar se ai qe ti e paraqit veten.Si patriot qe je ne keto momente te turbullta paanshmeria e shtypit eshte diamanti i shoqerise. Duke mos marre asnje ane e ngren veten me teper se ato qe akuzojne njeri tjetrin me batuta qesharake. Nga ana e biznesit paanshmeria do te sjelle me vete edhe nje grup te ri lexuesish pervec bazes tende qe ke tani. Ne shqiperi nuk ka asnje gazete te mirfillte te paanshme( mos ta ngatarrojme me te pavarur). Pse Tema mos te jete e para?
C`lidhje ka kjo me ate qe eshte ne diskutim
PD mbase nuk ka ne radhet e saj ish degista por ka kryetarin e saj bllokqen e bllokmen bashke
dhe ne PD vetem BUJAR NISHANI ka te drejte te beje shurren pa lejen e S.BERISHES sepse eshte i semure i shkreti Pra ka apo jo ne radhet e saj sigurimsa PD-ja nuk ka rendesi sepse ti dhe gjithe te tjeret nuk ju lejohet as te mendoni jo me te veproni me koken tuaj Juve ju del e ju tepron mendja e kryetarit tuaj qe eshte mendja e mentaliteti i nje punisti e komunisti Pra ju jeni akoma ne zyren e R.ALISE ne 1989 dhe nuk keni bere me tutje pavarsisht se e keni SHNDRRUE SHQYPNINE NE T`BUKRREN E DHEUT FALE “”MIRAKLLEVE TE SHEVERISE ”” sic thote JOZI TOPALLJA
…..Ne s’jemi te kenaqur…akoma s’na ka futur ne listen e famshme te “pucisteve”……me siguri do te kemi zhvilleme te reja te ngjarjeve…Besoj se komisioni do te hulumtoje midis bllogjeve…
RRapi pikerisht ate po them kur shan bllokmenet e bllokqenet qe edhe une si ty i shaj atehere padyshim qe duhet te shash edhe PS apo jo per vete faktin ne gjirin e saj ka shume ish bllokqene apo jo… Pastaj ke po pyet Edi Rama se cfare po ben? Mbaj mend ne zgjedhjet partiake te fundit Ben Blushi Ben Malaj e nje grup u qane se ai po bente te njejten gje qe po ben Sala knej nga PD.
Shkrime shume i mire nga ,Mero Baze.