Këto ditë, herë me humor e herë me shqetësim, kryeministri na ka vendosur në qendër të vëmendjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Edhe pse kemi bërë boll humor me lajthitjen e kryeministrit, sërish unë dhe kolegët e mi na duhet të sqarojmë privatisht dhe publikisht një gjë shumë thelbësore për këtë zhvillim: Pse Sali Berisha ka fiksim tabulatet telefonike? Më i persekutuar në raport me tri kolegët e tjerë jam unë, pasi pyetjet ndaj meje fillojnë me parantezën “ti e njeh atë, di gjë pse ka degraduar…?”. Në të vërtet e kam një shpjegim për fiksimin e tij për tabulatet. Është paksa i vështirë të kuptohet kur nuk e ke njohur nga afër atë njeri, por së paku për disa anëtarë të Komisionit që kanë pasur rast të pinë ndonjëherë kafe me Berishën është më e qartë.
Nëse ka një ngjarje që e ka ndryshuar tërësisht Sali Berishën dhe historinë e tij me shoqërinë shqiptare është historia e Gërdecit. Në atë histori si rrallë në ndonjë histori tjetër korrupsioni ku vritet për të vjedhur, Sali Berisha ka përjetuar një dramë të rëndë personale, shpirtërore, politike dhe ligjore. Gjërat që e bashkonin dhe e largonin atë nga krimi ishin disa detaje aq të vogla, sa po të tregohej pak kujdes ai mund të kishte dalë pa lagur. Si në çdo dramë të madhe, dhe aty historinë e tradhtuan detajet. E tradhtoi detaji që baxhanaku i tij dhe disa njerëz të tjerë të afërt ishin drejtues kyç të dy bizneseve, të demontimit dhe trafikut të fishekëve drejt Afganistanit. E tradhtoi gruaja e tij në intervistën e saj të parë publike pas tragjedisë kur tha “E zeza si nuk i treguam Saliut” dhe e kishte fjalën për veten dhe djalin e saj Shkëlzenin, e tradhtoi kunata e tij, motra e gruas, që tha se burri i saj i vrarë në Gërdec nuk mbante arka se nuk ishin keq për bukë të gojës, e tradhtoi vetja e tij kur në mesditën e 15 marsit, duke lexuar tre emrat e viktimave të para, një nga të cilët ishte dhe baxhanaku i tij, ndali një moment, pati një ngërç, bëri sikur ju drodh zëri dhe tha Mehmet Hoxha në vend të emrit të tij real Muhamet Hoxha. Por super-tradhtia i ndodhi nga TABULATET. Ai nxitoi të thoshte se im bir s’ka pasur kurrë lidhje me Delijorgjin, se nuk njiheshin kurrë, se nuk kanë folur kurrë, se nuk dinte gjë kurrë për atë që ndodhte, dhe befas ne gjetëm tablatet telefonike të Delijorgjit ku shihej qartë se pas shpërthimit të depos, pasi kishte folur me gruan dhe kunatin, njeriu me të cilin ai kishte biseduar ishte Shkëlzen Berisha. Kjo e rrënoi Sali Berishën. Pati më pas plot fakte të tjera. U botua faksi që tregonte se Shkëlzeni komandonte ministrat për Gërdecin, u botuan dokumente që Rrahmani ishte përfaqësues i firmës fantazmë amerikane, u botuan të afërmit që drejtonin biznesin në Gërdec, por Sali Berishën asgjë nuk e rrënoi, nuk e plaku dh ndryshoi brenda ditës si politikan, si prind dhe si kryeministër se sa tabulati i bisedës së djalit të tij me biznesmenin e pafajshëm, në këtë rast Delijorgji. Ai ishte një fakt komfort, kryeneç, nga ata që nuk kishte nevojë të deshifrohej apo të mësohej përmbajtja e bisedës. Ishte një bisedë e një njeriu që i kish ndodh një tragjedi dhe pasi po i linte amanetet gruas dhe kunatit, po fliste me njeriun me të cilin e kishte këtë biznes që rezultoi vdekjeprurës. Ishte i vetmi tabulat në botë që nuk kërkonte shpjegime. Ishte i vetmi tabulat telefonik, për të cilin Sali Berisha mund të kishte dhënë miliona që të zhdukej. Ina Rama nuk e zhduku dhe ai nuk ia fali kurrë.
Sali Berisha nuk është dënuar për Gërdecin. Bile dhe ata që po mbahen në burg po dalin një nga një pasi procesi ka degraduar. Por Sali Berisha është njollosur keq për Gërdecin. Geraldo Durda është një i ri që shkruan shpesh tek gazeta ime dhe vëllai i tij 7 vjeçar Edison Durda ka vdekur nga ai shpërthim. Geraldo nuk e harron kurrë fajtorin e asaj tragjedie, edhe pse drejtësia nuk ka vepruar. Si Geraldo janë shumë familjarë të viktimave dhe miliona shqiptarë. Ata nuk kanë asgjë me Delijorgjin, as me Minxollin, as me Pinarin… Atyre vërtet u ka ndodhur një aksident teknik. Ata e kanë me njeriun që theu të gjitha ligjet për të bërë një biznes që rezultoi vdekjeprurës në emër të pushtetit, dhe ai është i biri i kryeministrit. Fakti që lidh fort këtë histori është një tabulat bisede pak pas tragjedisë. Prej momentit që ajo doli, Berisha u rrënua pasi i ra përfundimisht maska e njeriut që do qeveriste me duar të pastra në këtë vend. Duart e pastra u përgjakën, dhe ai ka një fiksim të çmendur se kjo i ka ardhur nga tabulati. Prej asaj dite, sa herë që atij i shfaqen përballë kundërshtarë apo kritikë, sa herë që dikush e refuzon apo kundërshton, sa herë që gazetarët e sulmojnë apo nuk i shërbejnë, gjëja e parë që i vjen ndërmend se si të hakmerret ndaj tyre është “TABULATI”. Ai mendon se të jesh kundërshtar i tij është krim, dhe krimi zbulohet nga TABULATI meqenëse kështu u zbulua krimi i djalit të tij. Është shumë personale, shumë psikologjike dhe shumë njerëzor makthi i tij. Tabulatet tona për fatin e tij të keq nuk shpjegojnë asgjë, edhe sikur t’ia japim jo vetëm si tabulate, por dhe si audio dhe tekste sms. Por kjo nuk e bind. Ai jeton dramën e tij të madhe të asaj çfarë i ka bërë një tabulat. Një tabulat që shpjegon pse vdiqën 26 njerëz më 15 mars 2008 prej djalit të tij. Dhe ky makth do ta vrasë dita- ditës. Nuk e ka me ne. E ka me “tabulatin” që i ka ndryshuar historinë nga një kryeministër me duar të pastra në kryeministër që i janë përgjakur duart duke vjedhur.
Comments are closed.
ZOTI MERO,ATE QE TA BEN I YTI,NUK TA BEN PERENDIA.MEGJITHATE ,ESHTE SKEME E THJESHTESUAR,TE THUASH VETEM QE JA FUTEN TE TIJET,GRUAJA,ZONJA LIRI,E BIJA ZONJA ARGITA,I BIRI ZOTI SHKELZEN.ATIJ SE PARI JA FUTI VETJA E TIJ,SEPSE KA 20 VJET QE IMPROVIZON SUPERMENIN.TASHTI KA ARDHUR NE ATE DEKIKE ,SA TE KEQEN E SHOKUT ENVER ,I CILI NE FUND FARE U BE SPECIALIST EDHE I NAFTES,EDHE I AGRUMEVE EDHE …KESHTU EDHE ZOTI SALI IMPROVIZON EDHE SPECIALISTIN E LAJTHIVE E AGRUMEVE…KESHTU ZOTI MERO.IMPROVIZIMI ESHTE NJE SEMUNDJE ,QE PASON SERVILIZMIN E MOSHES SE FEMIJERISE,DHE NE FUND VJEN DHE KJO DITE KUR TA FUT EDHE GRUAJA EDHE BAXHANAKU EDHE VJEHRI I DJALIT…SOT SHQIPERIA NUK ESHTE ME NE ATE DEREXHE QE MJEKU TE LOZE KRYEMINISTRIN SIKUR TE LOZTE ME NIPERIT DHE MBESAT PLAY STEJSHEN,APO TU TREGONTE PERRALLAT E KESULKUQES.PRANDAJ :SIKTER ME GJITHE SALI HAJDUTIN,DHE ME GJITHE PIZEVENGET RRETH TIJ ,QE PO NA IMPROVIZOJNE DHIMOKRACINE…
Tani kete njeri e mbeshtesin vetem sejmenet e tij.Te kote e ka.Vete e ka percaktuar fundin e tij te turpshem.Te lumte Mero,per pergjegjesine e madhe qe more kunder mafjes shteterore te Shiperise.
Me tabulatet qe i zbuluan t e birin i shkreti Sale plasi qe te gjeje puçistet.Kerko nder gazetare,kerko nder deputete te PS,kerko tek presidenti,kerko tek kryeprokuroria,kerko e kerko e gjitheandej i del qe puçisti e kryepuçisti eshte ai vete.
Zoti Mero, mundohem te parafytyroj Ju perpara komisionit parlamentar. Do te ishte me te vertete e pa harrueshme. Do te kesh mundesine ti tregosh saliut se c`fare budallejn ka mbledhur rreth vetes dhe sa qesharak jane.
po berish e ka qelbur!
po “tema” ka bere goxha pune
po ne!? vetem marrim malet e ikim , ne cdo krize a problem vetem ikim..
imagjino sikur emigrimin tone ta kishin si zgjidhje dhe greket..sdo kish ngelur kembe greku ne athine dhe karamalisi do ishte prap mbret..me kte nuk dua te them qe duhet hedhur benzine e gure, por te pakten ti hapim syte njeri tjetrit si dikur kur sa kish nisur te merrte jete shteti ri shqiptar…se vetem kte forme kemi perballe ketyre te kukullave qe lobojne cdo dite me lloj lloj interesash vetem e vetem qe te gedhihen ne ato poste qe kane vjedhur.ne ne dore kemi vetem voten dhe fjalen…”ilumino ate qe ke afer, kshu le te beje dhe ai me te tjeret, e ta ndryshojme kte mentalitet perulesie qe na ka zaptuar e spo na le te ngreme koke.tu japim keshtu zemer atyre njerezve qe ne media a ne sheshe bejne me shume sesa ne qe flasim on line”
Cfare teori konspiratore. Ik o Raimond E pe fushaten elektorale, gerdeci ishte nje Nga prioritetet ne axhenden e opozites. Squhet biznes legjitim nqs Ben pazare ne kurrize te popullit shqiptar. Squhet biznes legjitim kur ushtria shqiptare kishte kapacitetin e duhur per ti demontuar, edhe Pa dem ekonomik ndaj taksapaguesve shqiptar, quhet korrupsion. Nuk eshte biznes legjitim Kur punonjesit e tu Jane 13 vjecar.
“raimond” jam teresisht dakort me ty per te gjitha pikat,sidomos per patriotizmin,,,por ka nje problem(kete nuk e them une,por e kam te marre nga te tjere),thone se kur patriotizmi perzjehet me parti politike,jep nje mutacion qe nuk eshte shume larg diktatures me te eger(nazistet, partia e sllobos,te djathtet ne greqi,etj etj,)…per punen e sensibilizimit patriotik ,une mendoj se duhet te folim ne mes vedit,e ti japim njeri tjetrit argumenta,fakte e ku di une se cfare tjeter.ndaj kam pershtypjen se nuk ka parti qe do ta perdori kete karten e patriotizmit.po nje shprehje e vjeter ne politike thote se patriotizmi eshte streha e maskarenjve(ke rastin e “tunelit te kombit” qe hengri gjithe leket e shqiptareve,leke qe nuk u mor vesh ku vajten dhe qe na bene nje grope te madhe financiare)…karten nacionaliste perdor berisha per gjithe kundershtaret,se kush i del kunder eshte i shitur dhje antikometar..ne kemi nevoje te zgjohemi realisht sic u zgjuan kosovaret me “vetevendosjen”.nje levizje e cila qe ne proven e pare mori mbi 10% te votave(edhe pse e vodhen)….une mendoj qe patriotizem eshte te duam me fort njeri-tjetrin, ri masim veprimet tona a bien apo jo ndesh me komunitetin,te mos leme njeri te na vjedhe hashiqare, te mos leme njeri te hedhe plerat nga dritarja, te mos leme te na vjedhin fondet e kopshteve e shkollave ,te mos leme qe leket e nisura per investime publike te shkojne per mitingje elektorale,,festa partish, koncerte madheshtore, helikoptere gjermane e franceze,,,pra me pak fjale tu mbyllim deren ketyre maskarenjve qe na genjejne ne mes te dites e sy per sy…mendoj qe kjo klase politike ka gjetur goxha terren per te kultivuar hajduterine e saj.ka qene pasiviteti dhe percarja jone(ne kuptimin e frymes popullore) qe u ka dhene komoditetin te beje cte doje me kte milet dhe me jeten e tij….ne duhet “te tregojme dhembet” dhe te reflektojme per mungesen e kultures se protestes,se keshtu do ti veme perballe pergjegjesise te gjith elementet e pushtetit lokal a qendror, i majte a i djathte qofte…eshte ceshtje fryme popullore…ndoshta neser do behem pishman qe kam menduar keshtu,por realisht levizja “vetevendosje” me krijon nje zili te papare.se realisht kjo fryme eshte ajo qe na mungo,,ne vite eshte punuar qe ne te jemi te percare,mospranues ndaj tjetrit, refuzues,e agresive, duke i hequr keshtu te drejten vetes per te qene te gjithe bashke per te njejtin qellim: TA DUAM ME SHUME KETE VEND!….
…nga tabulatet e Delijorgjit: ne daten 15 mars 2008 Delijorgjit i bene telefonata inkurajuese dhe ngushelluese nga : Sh. Berisha, F. Mediu, E.Rama, Ilir Meta… think about it!
pasi fshehu dhe zero-je te gjitha llogarite bankare u arrestua!
Delijorgji eshte i pafajshem, ka qene vetem koperture per Sh.B, R.S.
Zotit Mero.
Jam nje lexues I rregullt I koheve te fundit online e Temes. Faleminderit per cfare shkruani. Duke pasur mendime negative rreth personit tuaj, ne kohet e meparshme, sot kuptoj se gjithcka negative rreth personit tuaj( por edhe te atyre qe kam sot) vjen vetem per personat qe qendrojne rreth Berishes, kesaj bishe, KESAJ FATKEQESIE TE KOMBIT TONE me pelqen ta quaj. Ju pergezoj dhe qe patet fatin te te hapeshin Syte dhe per “operacionin” qe keni ndermarre ti hapni Syte te tjereve.
Nuk do kemi gjithmone fatkeqesi si komb. Per kete kam shprese dhe besim,sepse ato vdesin te fundit. Respekte per ju
Rajmond, thua te jete i vobekte i jati sa po iku ta lere troke te birin?
Prit kur te kerkojne ndonje dite tabulatet e atyre qe komentojne keto artikuj,pasi shoh nga komentet qe shumica jane “armiq”e “puciste”.Zot na ruaj nga te marret.
Sala ka pjerdhur nga trute.por habitem si nuk e kupton europa dhe amerika.me mendjen e sales, mund ti kerkoje tabulatet per gjithe popullin se ata qe e kundershtojne jane te gjithe puciste.i erdhi fundi kermes
Te dashurit e mi!
Une ju shkruaj nga Maqedonia. Besomni, se po habitem me Sali Fazllicin se sa e sa skandale edhe ata mega te medha i ka be edhe prap qendron si hiene ne krye te shtetit tim ame te dashur. Besomni jo ne Europe, por ne Maqedoni , shtet me nje demkraci relativisht te brishte, moti ky person kishte shku ne shtepi edhe ishte ne pension politik. Vellezer na clironi nga Fazllici shqiptar, sepse edhe ne shqiptaret jashte Shqiperise londineze, dua nje Shqiperi te forte dhe te ec para. Suksese Edit
Eshte fakt i pamohueshem qe ne si popull jemi te karakterizuar nga nje mungese e thelle ndergjegjeje sociale kolektive. Presidenti i republikes po ruan nje qetesi te pashpjegueshme ne nje kohe kur keta deputete qe ne fakt me keq se nepunesi qe ka frike se mos e heqin nga puna ,hesht. Ai duhet ti tregoje vendin duke shperndare kete mejhane ( jo parlament) dhe ti dergoje keta kalaposhet neper skutat e tyre dhe atje te bejne qejf me faqore ne brez e te shijojne buzejargavitur parate qe i kiane marre me kot taksave tone .
Kurse populli te mos votoje me . Te mos dale ne votime si nje mendje e vetme e vetedijshme per cfare po ben , te tregoje se ai eshte me larte se keta fatosa e yllka te vegjel qe me shallin blu te pionerit ( betohem perpara flamurit blu dhe shokeve te mi pionere se do te punoj e do te luftoj per ndertimin e mbreterise se naltmadhnise se tij ) po e percendosin kete popull qe edhe buken po e merr me listeOre zoteri dil nje here ne fshatrat e Martaneshit , Librazhdit , Pogradecit dhe shiko si jetojne mjeranet pastaj folu per viza dhe vizore qe nuk i hyjne ne pune ketij fukarai.
Ne durojme shume . I madhi Harri Foultz ka thene nja 50 vjet me pare ;lum ai qe do te udheheqe kete popull
Shkrime shume reale dhe pashqyrone gjarjene me menyere shume reale dhe te mire.
po mire mor Mjero kur Saliu paska qene hajdut pse e paske ndjek nga pas si qen besnik apo sta vari me se gjeti qener te tjere besnik si Fahric Ballici dhe tashtui je bere si kone terbuar, shoku i Fahros je dhe ti spiun sigurim e Shajkut te Gazidedes
Kur Mero Ka qene me Salen –Atehere SALA ishte i ndershem .–Mirpo me vone Sala sic duket e pa qe te gjithe po pasusroheshin dhe vete po ngelej pa gje .
Ndaj sa mori pushtetin per here te dyte filloi pasurimin e tij duke vjedhur me sa mundej duke i futur kazmen pasurive te Shqiperise –Ndaj dhe Mero iku
-Kuptove o Angjelin se njeriu nuk lind i koruptuar , ai behet gjate jetes ku ndikojne shume faktore ,dhe tek SALA do kete ndikuar e shoqja me femijet , se ata i jane futur vjedhjes me koke
O Angjelin,je i Mjere ti dhe ata qe qe vazhdojne akoma te ecin pas qerres se Berishes e jo Mero Baze qe e besoi dikur…qe u mundua ta ndryshonte,por qe Sala juaj vazhdoi rrugen e vet te autoritarizmit dhe nuk i degjoi keshillat e mira…
T`i thuash Meros “kone e terbuar”,Meros se Madh,qe ne krye te shtypit te lire,si gazetar kurajoz po rrezon ne toke bashke me opoziten “Perendine ” tende,do te thote te jesh cope mishi me dy sy…
Fyerja,o bir,nuk eshte argument,vetem te prezanton si rrugac besnik i te PAUDHITnga Vicidoli…
Nuk u bete njehere njerez,as ai e as ju!!!!!