I dërguari i Bashkimit Evropian për krizën shqiptare duket se i dha fund një gjesti paranojak të kryeministrit Berisha rreth tabulateve të mia dhe tre kolegëve të tjerë gazetarë. Për nga përmasat që kjo çështje mori në opinionin ndërkombëtar në raport me ngjarjet e tjera të rënda që po ndodhin pas 21 janarit në Shqipëri, pati një përpjesëtim të zhdrejtë. Më 21 janar u vranë prej Sali Berishës tre qytetarë të Shqipërisë. Pas 21 janarit u tentua të ekzekutohen prej Sali Berishës tre institucionet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, Presidenti, Kryeprokurorja dhe SHISH, çka përbënte një grusht real shteti. Për të shtuar më tej spiralen e presionit, Berisha i shpalli luftë dhe pushtetit të katërt në vend, duke përzgjedhur mes gazetarëve me kritere perverse katër prej tyre, ndërkohë që ka dhjetëra të tillë si ne që qartazi mendojnë, shkruajnë dhe raportojnë problemet që prodhon qeverisja e tij. Por tek lufta ndaj nesh u pa qartë se Sali Berisha shpiku një problem për të mbuluar historinë e tre të vrarëve dhe luftën me institucionet dhe më në fund u tërhoq.
Shqetësimi që ngjalli në Perëndim lufta ndaj lirisë së medies, dhe mbrojtja që na u bë nga institucionet perëndimore, në të vërtetë nuk lehtëson asgjë nga puna jonë në këtë vend me këtë kryeministër. Beteja me ne u shpik dhe fundi i saj nuk përbën asnjë fitore për ne, pasi nuk kishim hyrë në asnjë luftë. Beteja jonë reale me Sali Berishën si gazetarë nuk janë tablatet e telefonit, pasi është thjesht një detaj pervers i një njeriu që e ka tmerruar fakti që ne të katërt, por dhe gazetarë të tjerë, përmes tabulatit telefonik të djalit të tij kemi zbuluar lidhjen e tij me një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e këtij vendi, shkaktuar prej korrupsionit, historinë e Gërdecit. Pra ne nuk kemi me Sali Berishën problem tabulatesh apo privatësie, pasi ato Berisha i ka shkelmuar me kohë. Ai ka kohë që merret së paku me jetën time, me bizneset e mia, me njerëzit e mi duke shkatërruar biznese, shtëpi, duke hequr njerëz nga puna dhe duke persekutuar e terrorizuar politikisht dhe ministra apo deputetë të tij që dyshon se mund të kenë shkëmbyer ndonjë sms me mua. Po kështu është sjellë dhe me kolegët e tjerë të mi. Çështjen e Komisionit e kemi marrë aq joseriozisht sa ç’e kishte marrë dhe Sali Berisha, i cili donte të shpikte një problem për tu tërhequr dhe për të mbuluar vrasjet.
Ne nuk mund të mos i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian, Federatës Ndërkombëtare dhe asaj Evropiane të Gazetarëve, Amnisty International dhe forumeve të tjera për lirinë e medies në botë, por me këtë rast dua tu kujtoj se ata kanë bërë presion disproporcional për çështje të cilat janë shumë të lidhura me njëra- tjetrën për lirinë në këtë vend. Unë ndjehem i rrezikuar dhe i persekutuar si gazetar në këtë vend se këtu Sali Berisha ka krijuar një klimë të luftës klasore dhe persekutimit politik të medies kritike. Nga kjo klimë mua nuk më shpëton bërja publike, ose e jo, e tabulatave. Një kryeministër që më kontrollon me shtetin e tij dhe çfarë ha darkë dhe çfarë vesh në mëngjes, pak më shqetëson nëse do shikonte dhe me kë kam folur, edhe pse atë e bën në mënyrë të paligjshme. Problemi i lirisë së medies në Shqipëri nuk është çështje privatësie apo teknike, por është çështje e konceptit politik me të cilin e shikon medien Sali Berisha. Dhe ai e shikon ose si medie të tijm të cilën e korrupton kundrejt miliona eurove dhe përfitimeve të paligjshme, ose si medie armike që i shkatërron dhe kompjuterin e fundit. Nëse Bashkimi Evropian apo zoti Lajçak si i dërguari i tyre për krizën shqiptare do ta shikonin në këtë prizëm lirinë time dhe të kolegëve të mi gazetarë, do t’u isha mirënjohës. Pjesa tjetër është thjesht një truk i Sali Berishës.
Sali Berisha u tregua i gatshëm të marrë një kosto të madhe politike në shpinë duke ndërkombëtarizuar problemin tonë me qëllim që Perëndimi të negociojë për katër gazetarë ende të gjallë, dhe jo për tri qytetarë të vrarë prej tij. Për fatin e tij të keq, ne do të merremi siç jemi marrë me tre të vrarët e fundit të tij, që bashkë me 26 të vrarët për të vjedhur në Gërdec shkojnë në 29 brenda tri viteve. Loja e luftave që ai shpik për të mbuluar luftën e vërtetë nuk na gënjen dot. Siç e keni parë të gjithë, e kemi marrë me humor dhe sportivitet marrëzinë e tij të fundit, të qartë dhe të vetëdijshëm përse e bënte. E bën që të prekë Perëndimin në pika të ndjeshme për të siç është liria e medies, me qëllim që të negociojë dhe të amnistohet për krimin e tij të vrasjes kundër qytetarëve shqiptarë. Unë dhe tre kolegët e mi ishim përgatitur ta përdornim këtë beteje të stisur të tij, jo për të mbrojtur veten tonë, por për të zbardhur krimin e vrasjeve shtetërore që ndodhi me urdhër të tij në bulevard më 21 Janar. Edhe pse komisioni i eunukëve të tij u zbyth me turp nga kërkesa për ta na thirrur dhe për të na përgjuar tabulatet, ne jo vetëm që nuk u jemi mirënjohës, por ndjejmë neveri për këta butakë pa shtyllë kurrizore që përdoren si pampers në të brendshmet e një kryeministri, i cili po mbush brekët nga frika e përballjes me të vërtetën e krimit që ka bërë me dorën e tij.
Duke ripërsëritur falënderimin për gjithë institucionet perëndimore që ishin në anën e gazetarëve në këtë përballje që zbythi kryeministrin nga një truk i tij pervers, më duhet tu kujtoj se për të qenë në anën e shtypit të lirë dhe lirisë së shprehjes në këtë vend, duhet të mos qëndroj në krah të shqiptarëve që duan të çmontojnë një sistem të tërë gënjeshtrash, korrupsioni, varfërie dhe mungese lirie, e cila po na largon përditë e më shumë nga Perëndimi. Brenda një jave që ne u shpallëm dhe u amnistuam si puçist, në jetën tonë nuk ndryshoi asgjë, por brenda dy javëve që Berisha i ka shpallur luftë gjithë shtetit shqiptar, përfshi dhe pushtetit të medies, Shqipëria ka humbur shumë nga vlerat e saj si shoqëri demokratike që pretendon të shkojë drejt Evropës. Ndaj s’duhet të lejojmë që buzë gropës ku Berisha po zhyt Shqipërinë, të bëjmë sikur festojmë për “lojërat e luftës” së tij.
Comments are closed.
1970 paske emrin 1970 paske edhe mendjen dukesh qe ke qen shok bange me ate shpellar qe po mundohet
Ta fut te gjith popullin shqiptar ne shpellen e tij po ty te paska futur me kohe brenda saj po eshte cun besnik po besoj se do kini qene dhe cuna lagjeje.po nje pyetje kam 1970 ta,,po shpellari pse besniku me I ngusht e me servil I familjes hoxha degjeneroi keshtu. Me mir shko e lexo 55en se faroja esht I vetmi njeri qe po ben te njejten gje qe ka ber saliu ne vite.ik sa ka akoma ndo nje koske per ty
A mund ti besojme me deklaratat e Z. Berisha para se te vinte ne pushtet ne 2005!? kjo na ben te mendojme e te rimendojme…
Albania need to be change right now for the better future. Sali Bersha must go.
Vemendja dhe presioni i medias se lire, realisht opozitare me pushtetin tiran te Sali Berishes , ndaj korrupsionit , kujtojme videon skandali Meta dhe tashme ende i pashuar problemi i vrasjes se tre viktimave ne 21 janar , te cilit me te drejte Mero Baze i bashkangjit dhe 26 te vraret e Gerdecit jane çeshtje te medha serioze ne te cilat media duhet te beje presionin e saj per vendosjen e drejtesise.
Le te jem pak kritik me median ne kete rast. Per sa i perket dosjes Gerdeci , media duket si e shkeputur ne investigim dhe duket si e vetekenaqur me konstatimin e disa lajmeve nga zhvillimet ne gjykata teper te thjeshta per t’u marre .
Populli shprehet se “derri do plumb” dhe per nje investigim serioz per ngjarje te tilla te rendesishme , vertet fjala e juaj do te ishte plumb per kriminelet qeveritare qe vazhdojne e vrasin.
Opozita me drejtuesit e saje,dhe shqiptaret qe duan SHqiperine, duhet me cdo kushte te largojne kyt komuniste hajdute e vrases. sekretari eshte me qindra here me i ndyre se dulla,ka mbledhe ne partine e tije te gjithe nipat e mbesat e bllokmenve,dhomin e byrose politike e me kta ka krijuar bllokqente e vertete te sotem,qe po vjedhe,e plackite,done te shkatrroje,kushtetuten,e institucionet qe nuk ja arriti ti kete ne komanden e tije.sekretari eshte specialist i poshtersirave,shikojeni me kyte raste po liron edhe vrasesit e gerdecit,mendon se ua holli familjeve te viktimave,por jo zdo te jete e larget dita, vendin e tyre do ta zene vrasesit e vertete.
—-Ne bote sidomos ne amerike..kam pare qe njerezit mbajne qene…..dhe shpesh i kushtojne vemendje me shume se femijeve te tyre….Dhe pastaj fillojne e hane bashke…e lepien e puthen….dhe pak nga pak surrati i tyre fillon e i ngjan QENIT……………………………….SA ME KUJTON SALIHUN DHE MILITANTET E TIJ KJO SKENE…..
I respektuar z.Baze!Tashme fenomenit Berisha po i vjen fundi jo nga recetat e formulat qe kerkojne te gjejne nderkombetaret por nga urrejtja e nje populli qe sikunder edhe vendet e tjera duan lirine e demokracione e nje vendi.Nuk kam ç’te them per vendosmerime tuaj per te demaskuar kete bishe te terbuar qe diplomacia e akredituar ne kete vend e nxjerr ne arrene sa here ti lypet nevoja paçka se viktimizon spektatoret e thjeshte!Jam i detyruat te pyes ku eshte “Miku” i shqiperise ai qe ordinerin Berisha na e cilesoi “Burr shteti”,ai qe mahnitet me menaxhimet e qeverise kriminele te tije!Ku jane deklaratat e zv/zv/zv/te Sekretares se shtetit Am apo kane plane te nxjerrin nga menga e tyre ndonje sali tjeter!Valle ç’fare kurdiset prapa kuintave e deri ku shkon kjo kurdisje?I madhi Duka cileson se “Vetem nje gje nga te gjithe dihet,kur ngrihet populli pazaret e pista bien”!Sot u bej thirrje te gjitheve te mblidhemi e ti tregojme se shqipetari duron por nuk vonon!Poshte kriminelet,agjentet,hajdutet,si Muvaraket,Ben Alite e Salite e mbreterit e Jordanise.
Si gazetar profesionist nuk mund t’ju largoje nga populli cdo lloj truku apo denoncimi e ndeshkimi te tij
qofte nga brenda apo nga jashte vendit.Kjo ndodh se problemet themelore qe cenojne rende jeten e te tereve mbeten te tilla edhe per gaztaret,sepse edhe keta jane pjese integrale e shoqerise qe lengon.Me vjen plasja qe veprimi opozitar por edhe reagimi i mediave mbetet ende ne fazen e te rendurit pas zullumit e krimit te pushtetit qe ka rrenuar totalisht shtetin e se drejtes e po tallet kobshem me gjithe shoqerine. Instikti i vetmbrojtjes,ne te tilla kushte,na ndihmon vetem te bashkuar ne perballje me mbrapshtine e instaluar tash 20 vjet.21 Janari na e vertetoi se vetem te bashkuar i bejme tiranet te dridhen e te dhiten ne poture.Vellezer e motra,duhet vetem te administrojme forcen tone perballe tiranit qe qeveris krimin e vetem krimin.
jam shum kurreshtar te mesoj se a i lexon keto shkrime dikush prej saliut nese po kam besim te plote se do te zgjohen nga nji enderr e keqe qe kane pare demokratet e shqiperis e ndoshta do te kerkojne falje pse e terorizuen gazeten tema ju pershendet skender mitrovica ne mergime
…deri tani po demostron se Saliu eshte fitimtar, pavaresisht çfare thuhet, per te nuk ka ndryshuar asgje;
nga pushteti nuk e luajti njeri, sipas gjasave BE dhe SHBA nuk kane ndermend ta levizin, demostratat “tip homazhe-shetitje rrugeve” Saliu thote; po te doni bejini 3 here ne dite, vazhdoni keshtu se e keni mire, njerezit do te lodhen dhe merziten…. Saliu do ti shaje nga robt e shpise prap ne parlament dhe pergjigjia do te jete shetitje rrugeve perseri?!?!?!?
….o pika! pika burrave, qe fshihen pas çitjaneve te grave!! pika burrave!!! oooooo ohhhh !!!
Ne vitet e qeverisjes apo te opozites se Prof.Dok Sali Berisha gjithmone Shqiperia eshte perballur me probleme te renda artificiale te krijuara prej tij dhe perkrahesve te politikes se tij Diktatoriale anarshiste duke i shkaktuar vendit deme dhe pasoja te renda edhe per te ardhmen.Ky Prof.Dok i katapultuar rastesisht ne PD ka punuar pa pushim per te crrenjosur bazat e Demokracise dhe konkurrences se lire per te garantuar nje pushtet absolut me baza despotike ne ekzekutiv dhe ne partine e tije qe praktikisht ka vetem emrin Demokratike.Prof Dok….. i shpalli lufte kujdo brena Partise dhe jashte saje kujdo qe e pengonte ne realizimin e enderrave te tije.Prof.Doktori me rrenje te trasha Diktatoriale ka luftuar megjithe arsenalin e tij djallezor dhe me cinizmin qe e karakterizon kunder ,,Pushtetit,,te medias se lire Televizive dhe te shkruar pasi ajo i ka bere oponencen me cilesore pushtetit te tij Diktatorial.Eshte mire qe Bijte dhe Bijat e Shqiperise nuk u dorezuan perballe agresivitetit te pashoq dhe manipulimeve spektakolare te kohes moderrne,,Dixhitale,, te tij duke i bere nje rezistence te gjate por te pa thyeshme per te mbrojtur Shtetin dhe Institucionet e tij nga sulmi i pa pare ne dhojin e vet qe ekzekutivi i ngjallur me vota te vjedhura i Beri Shtetit te Shqiptareve dhe gjith Shqiptareve kudo qe jetojne.Humbja e jetes se tre Qytetareve te lire te Republikes se Shqiperise me vendollje gjeografike ne mes te Europes eshte nje ngjarje shum e trishtueshme qe nuk mund te mbulohet as nga fantazia me mashtruese e cfardo dhoj Prof.Dok sado i arsimuar qe te jete ne Shkencat e ,,Politikes,, Diktatoriale.Bota moderne nuk e njeh humbjen e jetes,,aksidentalisht,, ne protesta popullore politike,nuk e njeh nje vend ku Krimineli krijon nje Trupe Gjyqesore Politike per te ,,Denuar,, ata qe me Kushtetute dhe me Ligjet e Shtetit jane te caktuar te vendosin Drejtesine.Kjo dhoj ,,Bote,, eshte Bota e Prof.Dok dhe e Miqve te tije ne Biznes dhe ne Politike.Kjo dhoj Bote nuk ka asgje te perbashket me statusin aktual te Shqiptareve dhe me ,,Enderren per nje shtet te koheve moderne.
Shoku Mero, po shoh qe ke kalkuluar me shume kujdes “te vraret” nga Berisha. Me fal, po mban mend gje sa u vrane ne vitin 1997, gjate revolucionit enveristo/evgjito/komunist rezultati i te cilit ishte marrja e pushtetit me dhune nga ata per hesap te te cileve ti shkruan e shkruan pa fund? Kontributi me i keq shoqeror nga ana e nje intelektuali eshte zgjedhja e krahut te gabuar duke u nisur thjesht nga interesa personale, pikerisht ajo qe ke bere ti. Po mundohem te kujtoj kohen kur une i pelqeja shkrimet tende dhe sado qe e di qe je ti qe shkruaje atehere dhe je ti qe shkruan tani, nuk te shikoj dot si te njejtin njeri, pra nuk them dot “mund te mos me pelqejne ato qe thote, por perseri ka nivel te larte profesional etj etj…” Me sa duket, kur qenka fjala per sigurine dhe te ardhmen e nje kombi, intelektualet qe kalojne ne krahun e gabuar (ka gjithmone nje krah te gabuar, sidomos ne demokracite e reja si Shqiperia, ku njeri krah eshte PKSH-ja e ngjyrosur me shiritat e Edi Rames) jo vetem qe nuk i mbartin dot edhe vlerat e tyre ne ate krah, por ju heqin nje kryq te madh atyre vlerave dhe katandisen ne guacka bosh, nga ato te mbyllurat qe ju afrohesh me kuriozitet dhe kur i hap zhgenjehesh nga boshlleku i tyre. Keshtu e katandise veten. Nejse, e shikoj qe ate qe s’e ben dot me njerez si mua, ti perseri e e ben me disa te tjere, qe te dergojne mesazhe falenderimi, pra me ata qe e humbasin llogjiken neper vorbullen e fjalive te tua gazetareske, keshtu qe me takon te te siguroj se nqse ke vendosur te mbahesh mend ne histori si nje ish-intelektual qe kontribuoi me gjithe mundin dhe djersen e tij ne kauzen antikombetare te shkaterrimit te vendit te tij, deri diku ja ke arritur qellimit. Keep up the good work!
Shkrime rale dhe i drejte.Mero Baze me te drejte krtikon ku mungone lirija e shprehjese,dhe ,shtypit nga qeverija ,jo demokratike e ,Sali Berishese.