Në historinë e krizave politike në Shqipëri, si rrallëherë ka ndodhur që kur lideri i një shumice ka prodhuar një truk banal për të shtyrë peshën e rëndë të vrasjeve politike, si ky i tanishmi i Berishës, të gjithë të tjerët pas tij jo vetëm të bëhen qesharak duke e ndjekur, por dhe duke bërë sikur e besojnë. Dhe nuk bëhet fjalë për një truk dosido, i cili mund të të japë dorë për fantazi. Bëhet fjalë për një truk aq qesharak dhe të ndërtuar me një paaftësi mizore, i cili të shkakton të qeshura dhe nëse ta tregojnë si film vizatimor. Bëhet fjalë për një film vizatimor të prodhuar nga Berisha, kur armët u hiqen nga duart gardistëve dhe i vihen popullit, të vrarët hiqen nga populli dhe bëhen pjesë e qeverisë, gurët kthehen në armë të policëve dhe kallashnikovët në armë të qytetarëve, dhunuesit e institucionit të presidentit, kryeprokurores dhe kryetarit të SHISH, quhen pjesë e puçit, ndërsa Berisha që i fyen me libër shtëpie dhe i shpall puçistë quhet viktimë, gazetarët që raportojnë ashtu siç nuk ka qejf Berisha shpallen pjesë e puçit, bile dhe qytetarë të kriminalizuar, ndërsa gazetarët me të cilët Berisha fliste në telefon në momentin që vriteshin qytetarë, quhen të respektuar. Ky është pak a shumë konteksti ku Berisha ka ndërtuar filmin vizatimor “puçistët”, ku detyra për të kapur një “gjeneral rob”, i është lënë Komisionit Halimi. Pra, siç shihet, truku të fyen me mungesën e fantazisë dhe përdhunimin që u bën personazheve politikë që duhet ta mbrojnë.
Po përse ndodh kjo në PD?
E di që shumë njerëz thonin me një zë që kështu është PD-ja, repart ushtarak. Është një paragjykim i cekët. E vërtet është që në atë parti dominon rreshtimi pro Berishës, por në çdo situatë kritike të saj ka pasur zëra kundër, qofshin dhe minorë. Në një situatë të tillë të ngjashme bile ka pasur shumë. Mijëra njerëz pyesnin me vete këto ditë, “si nuk doli një njeri” nga PD-ja të thoshte më vjen turp që e kam kryetar këtë të çmendur? Arsyeja është e thjeshtë.
Të gjithë ata që nënvleftësuan mungesën e lirisë dhe rregullat e lojës brenda PD-së, duke e quajtur apriori parti autoritare, sot po shikojnë sa të lartë e ka çmimin ky formalitet. I vetmi zë racional brenda strukturave të asaj partie, që mund të përjashtohet të dielën, Besnik Mustafaj, guxoi të ngrejë zërin dhe të quaj turp këtë që ndodhi, dhe menjëherë reagimi i Sali Berishës ishte “Besëprerë!”. Të tjerët që e panë me zili Mustafaj, heshtën dhe mërmërisin me vete. I takon rrugëve dhe të shkelin syrin duke të bërë grimasa se s’kanë ç’i bëjnë trurit të atij. Arsyeja është banale. Dy vjet më parë si asnjëherë tjetër në historinë e botës politike në Shqipëri dhe gjithë globin, kjo parti bëri një Kuvend formal, dhe prej vitit 2009 kur ka mbledhur Kuvendin, nuk ka mbledhur akoma të zgjedhurit e këtij Kuvendi për Këshill Kombëtar nga ku formalisht do ta dalin nënkryetarë, sekretarë dhe anëtarë kryesie. E dimë paraprakisht që të gjithë do të jenë eunukë të Sali Berishës, por nuk dimë se kush do të jenë ata që nuk do të jenë të zgjedhurit e tij. Edhe pse banale, shpresa e vetme që dikush të flasë është tek ata që do të anashkalohen nga sita e Berishës të dielën. Ata janë mbajtur formalisht në karantinë për të mos folur as kur vidhet dhe as kur vritet në atë parti. Nuk them kurrsesi se ata që do të flasin janë parimorë dhe të ndershëm, por mund të gëzohemi se çdo përpjekje për të qenë qoftë dhe formalist i kalb autoritaristët. Berisha e ka bazuar pushtetin e tij tek arbitrarizmi dhe çdo përpjekje qoftë dhe formale për të zbatuar ndonjë rregull i kthehet në problem. Të dielën ai do të detyrohet pas dy vitesh të zbatojë formalisht një rregull, dhe pas së dielës ne jemi të lirë të presim kush do të mbetet i pakënaqur për të folur. Është standard i ulët dhe i turpshëm, por sidoqoftë është e vetmja shpresë në atë shkretëtirë. Ai mund të jetë i detyruar ose të mbajë në poste kyçe gjithë të dyshuarit për tradhtarë duke fyer besnikët që po bëhen qesharakë për gjithë jetën nëpër ekrane, duke mbrojtur “fanitjen” e tij vizatimore. Por kam frikë se as kjo nuk do ta shpëtojë nga heshtja. Deri më sot po heshtin se po i mban të gjithë pezull. Nëse të dielën tenton të ulë dikë në tokë, kam shpresë se diçka do të kërcasë. Dhe për heshtjen e tyre nuk kanë faj vetëm ata, por të gjithë ne që kemi prej 2009-ës që nuk ja kemi përmendur kurrë Sali Berishës drejtimin e pushtetit nga një bandë e pazgjedhur prej demokratëve, që flet mendon dhe merr frymë si zgjatim i gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme të Berishës.
Comments are closed.
Tirane me 23 Janar, 2011
Deklarate
Pucit te tejzgjatur antishqiptar 20 vjecar te pas 1990-tes po i vjen fundi.
Ne ikje e siper hordhite e majmura me gjakun e shqiptareve (autore dhe aktore) ne politike, pushtet dhe prapaskene po perpiqen tu shkaktojne demin maksimal shqiptareve. Hordhite antishqiptare jane te paralajmeruara se cmimin kane per ta paguar ne perputhje me krimin. Cdo gje regjistrohet dhe dita e gjykimit ne Shqiperi eshte e afert. Cdo plan i hordhive per tu fsheur ne vrima minjesh ne vendet e atyre qe i kane sherbyer duke mjeruar dhe rrezikuar shqiptaret eshte i deshtuar. Gjyqi do te behet ne Shqiperi per keta kriminel antishqiptar. Kjo eshte detyre por edhe fjala e nderit te cilen Partia Shpresa Demokrate dhe Kryetari i saj Profesor Pellumb Pilinci ja jep shqiptareve. Ky eshte edhe nje paralajmerim per ndonje element qe mendon te perfitoje nga kaosi dhe tensioni duke shkaktuar deme prones dhe shqiptarit.
Shqiptaret dhe trojet e tyre kane Zot. Ata nuk jane jetima, ku te kene mbetur ne dore te njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane, kushdo qofshin ata.
Fakt eshte se fjala e njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane nuk merret per baze. Per shqiptaret dhe trojet shqiptare vendosin vetem patriotat shqiptar. Ne sherbim te Atdheut eshte Partia Shpresa Demokrate. Eshte ajo qe vendos! Se shpejti ne pushtet do ti jap drejtim shqiptar Trojeve drejt progresit, begatise, dinjitetit…
Partia Shpresa Demokrate
Petrit,a mund te japesh me teper informacion rreth Partise Shpresa Demokratike?
Kam ndigjuar dicka rreth saj ne fb,por vetem kaq.Ne internet nuk ke mundesi te gjesh informacion rreth saj.
Nderkohe mund te them dhe rithem se “protesta” te tilla si te djeshmet,vetem se e gudulisin pak Salihun dhe jo me teper.
Edhe mbajtja e Kuvendit te PD ka me teper efekt show qe te largoje vemendjen nga “ngjarjet e bulevardit” se sa vlere reale.
Edhe Merua shpreson kot se ndonje nga keta te tredhurit do te mbarse dikend.Harroje.Vetem po doli ndonjeri jashte loje fare si puna e Biberajt.Sa te jene ne rresht,ata jane te bindur,te urte kur flet shefi.Te tredhur hesapi.
AJO QE PO NDODHE NE VENDET E LINDJES ESHTE E PA SHMANGSHME EDHE NE SHQIPERI PER TE VETMEN ARSYE AMERICA DHE EUROPA PER TE MOS HIPUR NR PUSHTET LES FRÈRES ISLAMIQUE QE JAN KERCENIM SERIOZE PER IZRAELIN ZGJODHEN MUBARAK NJEKOHESISHTE KRIJUAN 12 PARTI POLITICE KUPTOHET JO PER ZHVILLIM TE DEMOCRACISE PO PER NJE STABILITET TE VENDIT DHE RAJONITE NJETA GJE EDHE NE TUNIZI BALLKAN KY ESHTE GABIMI ME I MADHE I EUROPES DHE AMERIKES VENDOSJA E NJE DIKTATORI THJESHT PER TE SHTYPUR POPULLIN DHE MBAJTJEN E NJE STABILITETI SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE PER TE CMENDURIN BERRISHA APO VJEDHSIN META E SKIZOFRENIN NANO SHQIPTARET KANE NEVOJE PER NJE DEMOCRACI TE MIRFILTE KANE NEVOJE PER POLITIKAN IDESH VISSIONESH DHE JO NJEREZ SLLOGANESH POSHTE KOMUNIZMI DUKE I SHERBYER ME DEVOTSHMERI RREGJIMIT PPSH SHQIPTARET KANE NEVOJE PER POLITICAN TE KULTURUAR E JO RRUGAC RRUGESH QE E SUAJNE POPULLIN KOKE PA LARE ESHTE NORMALE QE KOKA DO RI PA LARE KUR NUK KA UJE E LEKE PER SHAMPOING NJEREZ TE TILLE NUK I SHERBEJNE VENDIT DHE AS PAK DEMOCRACISE KY PRA ISHTE GABIMI QE BEN KA BER DHE PO BEN EUROPA DUKE MBESHTETUR KETA VJEDHSA PUSHTETI ME KUJTOHET NJEHERE KURE PREMIER MINISTRE DOMINIC DE VILLEPIN PERDORI NJE FJALE PER FRANÇOIS HOLLANDE DHE I KA KERKUAR FALJE PUBLICE NE PARLAMENT ASKUSH NE BOTEN DEMOCRATIKE NUK TE LEJON TE SHPREHESH ME FJALE KOKPALARE NUK E KUPTOJE CFARE VOT KERKON KY DHE NGA KUSH NGA POPULLI KOK PA LARE ESHTE DETYRE E POPULLIT I CILI KA NJE NGRITJE INTELECTUELE ME TE MADHE SE ATA QE KERKOJNE TE BEJNE POLITIC TI THOJE STOP I PA KULTURUAR VENDI NUK KA NEVOJE PER JU PARTIT POLITICE DUHET TE PASTROHEN ESHTE NE VETE INTERESIN E PD TI LARGOJE KETA LARO SE NDRYSHE ERA E LINDJES SE SHPEJTI DO TE JETE EDHE NE ALBANIE
Mero trimi te lumte pena I ligu ka nje fund do vij dhe dita jote ku keta kelysh do te ti lajne te gjitha borxhet qe te kane e te ligat qe te kan bere .Kete pune qe ke ber ne ditet me te veshtira qe po kalon shqiperia nga familja serbe. me keq se cte kan bere nuk te bejn dot keta qener rugec kot bejn gam gam ter diten po shpejt do I shohim keta gra qira . Me respekt ne emer dhe te shum shqiptarve ne USA qe te ndjekim cdo dit
Kam besim se PD do kete aq tru e kellqe te ngrihet e ta vere perballe Berishen! NQS jo! atehere kjo tregon se PD-istet jane vetem politikanet e zhvatjes e te grabitjes. Nese PD nuk e ngre zerin per vendin ku po e kredh Berisha Shqiperine, kjo tregon se ata jane vete “te kompromentuar, e te korrupuar nga pushteti i PARASE, i PRONAVE e i TARAFEVE”!!!
Shqiperia meriton njerez te ndershem! Eshte vendi qe ka vuajtur me gjate e me thellesisht ne historine e shekullit te kaluar e po e perjeton me ankth te ardhmen e saj, nen diktattin e sllavo-berishian!
eshte koha
ka ardhur koha per fundin e diktatoreve
nuk ka superfuqi qe te ndaloje urrejtjen
popullore!
Poshte Sala!
Burgim Hajduteve
Vdekje KRIMINELEVE!
Rrofte drejtesia popullore!
une kam frike se ne kete parti ka mbet nji forc qe do ti thote saliut mjaft pasi shumica e ka pase per qellim perfitimin personal dhe jane te korruptuar ndryshe esht e pakuptimt se si flasin ate qka ka ne koke shefi i tyre
Disa informacion per Shpresa Demokrate http://shpresademokrate.blogspot.com/
Me poshte nje shkimi im i para disa vjetesh.
Sunday, July 22, 2007
Te shkrihet PD-ja !
Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene “Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij”.
Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste…. Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.
Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.
ca thote sala bene partia, nje fjale ne kohen e komunizmit…edhe ky komunist si enveri po cfarose mendjen e deputeteve ndryshe
Formalizmi eshte tashme e vetmja shprese per te gjithe. Qe kur komuniteti nderkombetar arriti ta shuante revolten e opozites, tani topi ka kaluar ne fushen e maxhoranses, me sakte ne fushen e PD, ku jo vetem komuniteti nderkombetare, jo vetem qytetaret shqiptare por as edhe “kreret” e partise nuk kane me asnje force per te folur e jo me per te vepruar. Kjo do te thote se zhvillimet e metejshme te ketij vendi I jane lene ne dore te nje njeriu te vetem i cili quhet Sali Berisha. Edhe nje femije i tetevjecares e di tashme se ku ka per ta cuar kete vend kjo krijese ANTI-HUMANE.
O Mero. PD eshte klan gangsteresh( Olldashi, Basha e kompani) dhe servilesh( Imami, Ruli e kompani? Jo smund te jete parti por nje bande hajdutesh dhe maksarejsh,
Shkrime i drejte dhe reale.Ky shkrime pashqyrone se duhet te krtikohet Sali Berisha nga krtieke te partise se tij qe te kete ,demokraci breneda partiese.