“Suksesi” i Gërdecit si fuqi e Familjes Berisha

7 Shkurt 2011, 19:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Historia e degradimit të procesit të Gërdecit për shkak të “paktit” mafioz për të heshtur, mund të ketë ndikimin e saj negativ dhe në hetimin e vrasjes së katër qytetarëve shqiptarë në një operacion policor të drejtuar nga kryeministri i vendit Sali Berisha.  Rikthimi i “deja vu” së Gërdecit në këto momente ka anën e saj pozitive, pasi u jep shans qytetarëve të rifreskojnë kujtesën për një krim të tmerrshëm të kryer për shkak të Familjes Berisha, por u jep siguri dhe të përfshirëve të fundit në vrasjet e 21 Janarit të kenë besim tek Berisha se ai i respekton paktet mafioze, kur të implikuarit nuk flasin.

Historia e Gërdecit nisi si një biznes i djalit të Sali Berishës, i cili angazhoi Rrahman Selmanllarin dhe Mihal Delijorgjin në administrimin e këtij biznesi dhe deri një kompani ku bënte pjesë vajza ende e mitur në atë kohë e Fahri Balliut, kompania e së cilës ndërtoi fabrikën. Fatmir Mediu, Ministri i Mbrojtjes në atë kohë, firmosi me sy të mbyllur, jo aq shumë një kontratë për Delijorgjin se sa një dosje që Shkëlzen Berisha ia la mbi tryezë dhe për të cilën kishte angazhuar çdo qelizë të shtetit shqiptar që kishte një firmë në dorë, që nga zyra e Viktor Gumit dhe Aldo Bumçit, deri tek zyrat e Ritvan Bodes dhe Fatmir Mediut. Duke qenë një biznes fitimprurës dhe kaq shumë i mbështetur politikisht nga djali i kryeministrit, ai u kthye dalëngadalë në një biznes të rrezikshëm pasi lidhja me pushtetin bëri që të paralizohej mekanizmi shtetëror që kontrollon biznese të tilla. Biznesi de facto i Shkëlzen Berishës nuk u kontrollua nga tatimet, nuk u lejua të kontrollohej nga gjeneralët, nuk u kontrollua nga zjarrfikëset, nuk u kontrollua nga Bashkia e Vorës dhe Inspektorati i Punës. Kjo bëri që të ndodhte masakra që mori 26 jetë njerëzish. Nëse ky proces do të hetohet dhe gjykohet ndonjë herë, ai duhet të nisë pikërisht tek Shkëlzen Berisha dhe babai i tij që ka firmosur pa garë projektin vdekjeprurës. Ky gjyq që po zhvillohet është qesharak. Ai po kërkon të gjejë kush ka hedhur cigaren në zjarr, apo cila karrocë i ka pasur rrotat e nxehta. Ky objekt është një degradim më i madh për procesin se sa vetë lirimi i të pandehurve kryesorë. I gjithë procesi i ngjan një pakti mafioz që po mbahet. Fatmir Mediu e thotë vetëm nëpër tavolina, bile kur pi ndonjë gotë, që gjithçka e ka bërë për Shkëlzenin dhe jo për Delijorgjin, dhe kjo është e besueshme. Mihal Delijorgji, i cili pas tragjedisë ka provuar se njerëzit më të afërt pas gruas dhe baxhanakut kishte Shkëlzen Berishën dhe Ilir Metën, po ashtu ka mbajtur fjalën dhe nuk ka thënë ende sot se çfarë ka biseduar 20 minuta pas tragjedisë me djalin e kryeministrit siç duket nga tabulatet e tij, që i janë bërë fiksim Sali Berishës. Sali Berisha ka mbajtur fjalën dhe jo vetëm ka mbrojtur bizneset e Delijorgjit, por ka bërë sikur nuk i ka vënë re kompanitë e tij ku ishte ortak Fari Balliu apo Rrahman Selmanllari. Pra Kodi Mafioz i heshtjes është respektuar nga të gjitha palët dhe nuk ka arsye që drejtësia të gjejë fajtorët realë të Gërdecit. E vetmja gjë e mirë në gjithë këtë histori të shëmtuar është që degradimi po ndodh në një moment politik shumë të ngarkuar, dhe kur opozita ka rast të bëjë betejën e që s’bëri për Gërdecin kur ajo tragjedi ndodhi. Si mund të hetohet dhe të kuptohet çfarë ka ndodhur në Gërdec kur Shkëlzen Berisha, i biri i kryeministrit të vendit, ende nuk u ka shpjeguar shqiptarëve çfarë ka biseduar me Mihal Delijorgjin 20 minuta pas tragjedisë? Si mund të hidhet dritë mbi Gërdecin kur Ilir Meta i dërgon SMS Delijorgjit pak orë pas arrestimit dhe i thotë tani të kam më shumë se vëlla? Mihal Delijorgji është teknikisht dhe juridikisht njeriu më i pafaj në atë që ka ndodhur nëse nuk do të ishte sekser. Nëse Albademil, kompania e tij do ta kishte atë biznes në kushte të një lirie ekonomike dhe shteti ligjor, ne duhet të skuqeshim sot kur të akuzonim atë për tragjedinë dhe do merreshim me shoqëritë e sigurimit apo kushtet teknike. Pronari i një kompanie nuk ka pse mban aq shumë përgjegjësi për një aksident teknologjik, pasi kompania ka administrator dhe personel teknik që zbatojnë rregulloret për biznese të tilla. Por ai po bëhet figurë e demonizuar pikërisht pse është në rolin e sekserit dhe se po respekton një kod mafioz për të heshtur për të birin e kryeministrit. Dhe kjo nuk dihet nëse do ta shpëtojë apo do ta zhysë më tej në krim.

Historia e 26 të vrarëve në Gërdec për shkak të biznesit të Shkëlzen Berishës i ngjan në fatin e saj juridik historisë së vrasjeve të 4 qytetarëve të pafajshëm nga babai i tij Sali Berisha më 21 Janar. Ai ka ekzekutuar me gjakftohtësi duke qenë vetë, siç ka pohuar në krye të operacionit, 4 qytetarë shqiptarë, jashtë ndërtesës në kushte tërësisht normale, pa sulmuar personalisht kryeministrin. Sali Berisha, pra autori i presupozuar i urdhrit për katër vrasjet, po mban të burgosur në kryeministri gjashtë gardistët e dyshuar se janë përgjegjës për ekzekutimin, duke bërë me ta një pakt mafioz: “Unë nuk do t’ju dorëzoj pa bërë pazar për këtë krim”. Dhe prej 21 Janarit Sali Berisha është duke bërë pazar për këtë krim me këdo që i del përpara, me shqiptarë dhe të huaj, me perëndimorë dhe lindorë, me prokurorë dhe gjykatës, me ekspertë dhe dëshmitarë… dhe çdo mekanizëm që mund t’ia lehtësojë përgjegjësinë për këtë krim. Ai shpreson të dorëzojë ekzekutorët kur të bindet se provat u prishën dhe ata nuk do ta denoncojnë atë si përgjegjësinë e kësaj vrasjeje. Ata janë njerëzit që sot Sali Berisha i ka më shumë frikë se sa Bamir Topin, Ina Ramën, Bahri Shaqirin dhe gjithë gazetarët “puçistë” që i prishin gjakun përditë. Në ndërgjegjen e tij të prishur tani ka vetëm një makth, mos e tradhtojnë ata që ai përdori për të vrarë. Dhe po bën ç’është e mundur të flasë për pakte dhe akte politike që të shpëtojë prej këtij makthi. Bile në këtë histori të rënd haluçinante ka përfshirë dhe ambasadorin e SHBA, kur e ka përgojuar se ai ka qenë garant i paktit për mosdorëzimin e tyre para drejtësisë, gjë që zoti Arvizu me shumë kujdes dhe elegancë nuk e ka pohuar. Njësoj si në historinë e Gërdecit ku i biri ka dhënë garanci për ekzekutorët që nuk do të dënohen për 26 jetë njerëzish, dhe në rastin e katër të vrarëve, babi i tij Sali Berisha po përpiqet tu jap garanci ekzekutorëve që të mos flasin se nuk do të dënohen. Kam frikë se shembulli i suksesit të Gërdecit mund të jetë inkurajues për vrasësit e thjesht të Gardës. Dhe është e tmerrshme ta mendosh, se në Familjen Berisha “fat” quhet të mos të zbulohen vrasjet. Ky është një mallkim i madh.

9 komente në ““Suksesi” i Gërdecit si fuqi e Familjes Berisha”

  1. vangjush says:

    Nuk ke cfare i shton apo i heq ketij artikulli.

  2. sofra says:

    pse habiiteni me kto lirime nga burgu,,sot nuk ka rendesi sa ke bere per te ndenjur brenda hekurave, por sa do te besh kur te dalesh prej tyre..dhe sipas ketyre gjasave ,cunat do kene dhene naj oferte te mire elektorale me rastin e zgjedhjeve te 8 majit(me kismet)….ju lutem te gjithe atyre qe kane mbi 1200 friendsa ne FB qe tu luten miqve te tyre ,qe te votojne per PD-ne…keshtu sigurojme makinen shteterore qe e ka te sigurte fitoren ne zgjedhjet e majit..po siguruam kreun se do te fitoje, do filloje te na lere rehat e sdo na vjedhi kaq shume..sigurisht ka per tfjet me shume e sdo harxhoje kohen me plane :puçesh”….

  3. reformatori says:

    Gerdeci eshte katastrofe ne miniature qe po i pregatitet ketij vendi. Doni argumenta? E degjuat se c’tha Alibegu apo Zoti Alibija, si i thone? Alibija eshte gati edhe per kaosin e dyte, alias revolucioni i dyte proletar ne Shqiperi, per te cilin jo vetem qe jane bere gati skenaret, por edhe gjygji, ku sic ka thene vete kryeministri te gjithe do te amnistohen (dmth edhe Zani pasi te lirohet nga burgu gjate trazirave) me perjashtim te njerit qe quhet Edi Rama. Ky vend do te jete aq i mjere sa do te duam ne qe te jete. Po cfare na ndalon te protestojme paqesisht? Asgje! Vetem budallaleku yne.

  4. reformatori says:

    Kerkesat maksimaliste te opozites e kane cuar ate ne nje konfuzion total. Opozita duhet thjesht te kerkoje zbatimin e ligjit. Psh per arrestimin e te gjashteve ose per shkarkimin e Arben Ristani si shkeles flagrant i kodit zgjedhor. Ideja se mekatet e Berishes po grumbullohen dhe kjo e dobeson poziten e tij eshte naive. Opozites i duhet nje fitore, sado e vogel, ndryshe ajo do te pushoje se ekzistuari si opozite. Pikerisht kesaj Berisha i trembet me shume se asgje tjeter. Kjo do ti humbiste atij avantazhin e jashtezakonshem psikologjik dhe do te shenonte fillimin e fundit te tij.

  5. Drejtesi says:

    Fatkeqesi per Kombin.

  6. Dino USA says:

    Ok!Ju i dini mafiozet,dini vendodhjen e tyre dhe emrat dhe detyrat qe kane;E ca pastaj:Ku eshte Katani qe ti kap ata,ku eshte Silvia Konti qe t rras ne burg dhe ku eshte gjykatesi qe do ti ndeshkoj????!
    Camorra yne nuk ka nevoj te fshihet…por ai eshte ligji dhe Maliqi!

  7. ...question says:

    .. E vrafte Zoti Sali Berishen! Ate, me te gjithe pjellat e tij deri ku ti dhemb shpirti me shume, u pervelofte, sepse ja ka hequr nga duart e nenave dhe te dashurve sa e sa njerez te pafajshem.
    Te dashur miq, ky bastard nuk eshte pergjegjes vetem per 30 jetet e marra te ketyre viteve te fundit, mos harroni sa biij e bija çoj ne vellavrasje ky bastard ne ’97!!! Mallkim qofte mbi te perjete! femijet e tij, niperit dhe mbesat !!Mallkuar qofshin perjete!!

  8. beso says:

    z.Mero,Albademil gjithsesi mban te pergjegjesi,ne kushte normale bisnesi,dhe ne kushte mafioze bisnesi.Kujtoj incidentin e Bhopal ne Indi,ku pas njezet e ca vjetesh,Union Carbide amerikane u denua te demshperbleje mijera viktima.Rrisku i nje bisnesi jane pasojat qe mund te verifikohen,ndaj kompanite qe merren me aktivitet te kesaj rrezikshmerie çertifikohen dhe trajnohen,e kontrollohen rreptesisht.Pastaj shtypi ka shkruar gjeresisht qe ky aktivitet ishte mbulese e nje afere vertet mafioze,ku fisheket nuk demontoheshin(pune per te cilen ishte”pajtuar”Albademil,Sac,dhe te tjere qe paguheshin nga fonde qeveritare)por ripaketoheshin dhe i shiteshin kompanise se Diverolit.A ekzistojne dokumente zyrtare,qe bejne”Hyrje” valute ne arken e shtetit,apo te Meico,te parave qe perfitoheshin nga kjo shitje?Dhe nese ka dokumentacion,sa korrespondon sasia e shitur realisht me parate e perfituara?Ky eshte nje sistem i perdorur ne kohe te vjetra,psh nga’94-’96,kur shkembeheshin valixhe me dollare cash(siç thuhet ne shtypin e atehershem,apo ne muhabete lokalesh nga mesaxheret e padrinove)dhe dokumente te falsifikuara,qe nuk perfaqesonin realisht vleren e municioneve.Duhet thene qe tregtia e paligjshme e armeve eshte bisnesi i dyte fitimprures pas droges per organizatat mafioze,sipas zyres se OKB per trafiqet,dhe flitet per shuma qe stimohen per 400-700miliarde dollare.Jam kureshtar te di nese MMbrojtjes posedon sa per shifer,inventaret e para’91,per te pare se ç’eshte bere,dhe sesa padrinot maskarenj,mund te kene frure ne llogarite e tyre bankare;llogaritet kollaj,nese krijohet nje task force e posaçme.Ju pershendes,dhe ju kujtoj se krokodilet gjuajne ne uje te turbullt.

  9. eddy says:

    SALI KOMUNISTI KA ARDHUR ME VOTEN E LIRE NE PUSHTET THUHET QE KA VJEDHUR E PAKONTESTUSHME VODHI 10% POR KA 40% VOTE FAVORABLE ATEHERE CALCUL 40% E POPULLSISE VOTOJNE AKOMA PER NJE IDHETAR TE KOMUNIZMIT PAS DE COMMENT ———————————————————————————————————————————

Comments are closed.

Lini një Përgjigje