21 janari dhe spekulimi me Perëndimin

8 Shkurt 2011, 20:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në debatin e madh publik të para dhe pas 21 Janarit, po merr përditë e më shumë rëndësi si zakonisht qëndrimi perëndimor ndaj kësaj krize. Nëse deri më 21 Janar kishim vetëm një problem politik, pas 21 Janarit kemi dhe një problem të drejtësisë. Nëse deri më 21 janar Perëndimi ishte i fokusuar tek dialogu dhe gjetja e gjuhës së përbashkët, pas 21 Janarit është i fokusuar tek drejtësia dhe shmangia e presionit politik mbi të.

Por në këtë aktivizim normal të Perëndimit ka pasur spekulime të mëdha.

Kryespekulimi është bërë me qëndrimin e SHBA, ose më mirë të themi problemin që krijoi në opinion përdorimi nga ana e Berishës i qëndrimeve diplomatike të ambasadorit të SHBA në Tiranë apo deklaratave parimore të SHBA si mbështetje për qëndrimet e tij. Aq shumë u teprua në këtë pikë, sa dhe në një mbledhje surrogate partie, siç qe mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, jeta e së cilës fyen çdo shembull demokracie perëndimore, Berisha falënderoi SHBA dhe BE për mbështetjen që po i japin hetimit nga Berisha të “puçit” të shtetit.

Në këtë krizë të rëndë politike, prioritet i Perëndimit mbetet stabiliteti i vendit dhe moszgjerimi i konfliktit, dhe natyrisht ky është një objektiv më pak luksoz se beteja për demokraci dhe shtet ligjor që i bie të bëjë opozita dhe shoqëria shqiptare.

Mënyra se si SHBA e menaxhuan këtë situatë është perfekte. Ata arritën të fokusoheshin tek pika thelbësore e problemit, që është drejtësia dhe tek ruajtja e komunikimit me problemin kryesor në vend që është qeveria. Çdo konfrontim i mundshëm i qeverisë shqiptare me ambasadorin amerikan apo qeverinë amerikane, do të ishte sinjal lufte në Shqipëri, ku njerëzit besojnë shumë herë më tepër tek qeveria amerikane se sa tek qeveria e tyre. Kjo mund ta zhyste vendin në kaosin e ngjashëm me vitin 1997, ku shteti i unifikuar me Berishën u bë vulnerabël mbi të gjitha pse ishte në konflikt publik me SHBA. Tashmë shteti është unifikuar sërish me Sali Berishën, dhe çdo humbje e ndikimit amerikan dhe perëndimor në përgjithësi mbi të, është një kosto që s’duhet të përsëritet. Ruajtja e ndikimit të qeverisë amerikane mbi qeverinë shqiptare dhe mbështetja e fortë që ato po i japin hetimit është garancia më e mirë e çmontimit të institucionit të vrasjes politike, që Berisha po përpiqet të institucionalizojë në historinë e politikës shqiptare.

Thomas Countryman, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, në një  intervistë për Top Channel nga Brukseli i dha fund retorikës së Berishës për një mbështetje amerikane rreth hetimeve për “puçin” e shtetit, si dhe spekulimeve me qëndrimin e kujdesshëm diplomatik të ambasadorit Aleksandër Arvziu, i cili krijoi keqkuptim publik me fjalinë e keqpërkthyer apo keqzbardhur në intervistën e tij në Zërin e Amerikës. Keqkuptimi erdhi nga citimi i zbardhur i intervistës së ambasadorit Arvziu, i cili citohej të kish thënë se “korrupsioni është problem i shqiptarëve, jo i qeverisë”. Sqarimi i djeshëm i Ambasadës së SHBA në Tiranë ishte korrekt dhe logjik, dhe zhduk çdo lloj dyshimi për ndonjë dozë racizmi apo fyerje për shoqërinë shqiptare si shoqëri e korruptuar.

Reagimi i SHBA erdhi në kohën e duhur, pasi kryeministri filloi të keqpërdorë “mbështetjen amerikane”, jo vetëm për të shpikur vrasës të tjerë, përveç vrasësve që gjendeshin brenda godinës së kryeministrisë, por dhe për çështjen e degraduar të gjykimit të historisë së Gërdecit filloi të ndryshoj historinë, duke shndërruar ortakun e djalit të tij në partner të kundërshtarëve të tij. Ky oreks i zgjeruar i Berishës nuk ngjall më frikë për profilin e Berishës, por për mënyrën se si drejtësia në Shqipëri përkthen direktivat politike që Berisha jep përmes akuzave verbale. Tani problemi ynë kryesor është se si të shmanget presioni mbi drejtësinë për hetimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e logjikës politike që vret njerëz të paarmatosur në një protestë politike dhe si të zgjidhim krizën politike që ka ngrirë më 21 Janar.

Vrasja e katër qytetarëve shqiptarë, aspak të rrezikshëm dhe tërësisht paqësorë në protestën e tyre, është një përpjekje për të krijuar idenë e të drejtës për të vrarë për të mbuluar keqqeverisjen dhe plaçkitjen e vendit. Ky do të ishte një standard masakrues për demokracinë shqiptare. Ky standard ishte tejkaluar në Shqipëri qysh në vitin 2000, kur Berisha për 20 ditë rresht protestoi me bomba molotov mbi dritaret e  kryeministrisë dhe askush nuk vrau askënd. Ky regres që Berisha bëri në raport me vrasjet politike dhe përpjekja e tij për t’i institucionalizuar ato si standard ndëshkimi për protestat politike, qofshin këto dhe të dhunshme, duhet të marr fund. Fillimi i arrestimit të fajtorëve direkt dhe më pas dënimi i urdhëruesve të tyre, do të qetësonte shqiptarët dhe do ta na bënte të riktheheshim tek problemi i parë, tek  mëngjesi i 21 Janarit, tek e drejta e qytetarëve për të kërkuar ikjen e  kësaj qeverie për shkak të korrupsionit. Regresi i pas 21 Janarit duhet të çmontohet nga drejtësia, por dëshpërimi dhe akumulimi i para 21 Janarit duhet të çmontohet nga politika. Ndëshkimi i këtij akti duhet t’u japë fund vrasjeve politike në këtë vend dhe spekulimeve të tilla politike. Protestat është mirë të jenë paqësore, por dhe kur janë të dhunshme si ajo e 21 Janarit, demokracia humbet shumë herë më pak prej tyre, se sa humbet nga vrasjet politike të urdhëruara nga urrejtja politike dhe koncepti i shtetit klasor. As institucionet nuk i mbrojnë dot armët, por politika. As ushtarët komando të kthyer nga Afganistani që u pritën dje në “Kulën” e Berishës nuk e shpëtojnë dot Republikën e vetëshpallur të tij brenda kangjellave të kryeministrisë. Në çdo krizë në një vend demokratik, arma më e fortë për të mbrojtur institucionet dhe integritetin e vendit është zgjidhja politike. Kjo zgjidhje ka ngrirë më 21 Janar për shkak të gjakut të derdhur nga urrejtja politike. Gardisti që u arrestua dje nuk ishte “dora e zezë” që vrau, po thjesht një “gisht i zi” që ka tërhequr këmbëzën. Dora e zezë që vrau ishte në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë në kat të dytë, pas xhamave të blinduar, aty ku politika ka kohë që nuk depërton.

10 komente në “21 janari dhe spekulimi me Perëndimin”

  1. Drejtesi says:

    Mero je pena e arte e gazetarise shqiptare. Nuk ke se cfare komenton ne shkrimet tua jane perfek. Sali Rame Berisha do te kujtohet si kryeministri i fatkeqesive te kombit shqiptare. Dhe si tradhetare i kombit qe vazhdone te pasuroje femijet e tij dhe kriminelin serbo-boshnjak Damir Fasllicovic.

    1. eddy says:

      ASNJERI NE EUROPE NUK MERET ME PROBLEMIN SHQIPTARE EUROPA ESHTE NE KRIZE NUMERI TE PAP PUNVE VAJTI NE FRANCE 4 MILION PERSONA BORXHI I BRENDSHEM 30 MIJE EURO PER CDO SHTETAS FRANCES DÉLOCALISATION E ENTREPRISES E TE TJERA THIRINI MENDJES PER EUROPEN E RENDESISHME ESHTE QE NE SHQIPERI TE MOS KET LUFTE POR PER MUNGES DEMOCRACIE NUK I KERCET FARE POLICIN BERRISHA E PERKRAHE THOTE ESHTE MIRE KY GENDARME PER TI RAHUR E VRARE DEMOCRATIZIMI I VENDIT FILLON NGA VETJA RESPECT PER KUNDERSHTARIN POLITIC NE BAZE E ME LARTE HAROJIENI NDIHMEN E EUROPES PERVEC QE NUK KA SIMPATI PER SHQIPERINE ESHTE EDHE VETE NE KRIZE SHQIPERIN E BEJNE VETE SHQIPTARET

  2. Alban33 says:

    SHBA perfundimisht jane miku me i mire ose mbase per momentin i vetmi shtet qe mbron interesat kombetare te Shqipetareve dhe qe ka nje plan te qarte e konkret per Shqiponjat e Ballkanit.
    Ambasadori Amerikan ne Tirane e beri te qarte dhe te kuptueshem per te gjithe ne, kete plan; AMERIKANET po aplikojne ne Shqiperi sistemin Amerikan, COPY-PASTE!

    Si?

    1- USA nuk eshte me asnje parti plitike Shqiptare sepse partite ne Shqiperi jane te gjitha pro Amerikane ! USA jane per te fuqizuar institucionet e SHTETIT! Cfat do te thote kjo? Ne qofte se Prokuroria, Gjykata jane vertet te panvarura atehere ske pse merakosesh se Berisha vjedh dhe eshte i shitur te Greket apo se ai tjetri punon per Serbet!!! Prokuroria do ti hetoje dhe gjykata do ti plasi ne BURG.
    Ne qofte se ne Shqiperi do te futen ne burg te gjithe ata qe shkelin ligjin dhe te gjithe me te vertete jane te barabarte para ligjit, ske pse e vret mendjen se kush eshte ne pushtet te djathtet apo te majtet! Kuptohet do te jene ata qe do ti japin me shume Popullit Shqiptar, pra partite politike do jene ne gare kush te beje me shume te mira per Shqiperine, qe te marrin votat.
    Ne qofte se Institucionet funksionojne me te vertete dhe jane indipendente atehere do te kemi zgjedhje te lira dhe trasparente.

    2- Ne USA nuk ka protesta revolucionare sic ka ne Europe! Ne USA ne qofte se presidenti ose parlamenti fiton zgjedhjet nuk i shkon ne mendje njeriu qe do te behen zgjedhje para afatit.

    Ambasadori USA ne Tirane i beri te qarta keto ne intervisten e tij. Kuptohet ne shqiperi te mesuar me sistemin Europian nuk e kuptojne se pse thote ai jo protesta!
    Pra USA deshiron qe ne shqiperi te mos behet kulture protestat per te permbysur qeverite. Por istitucionet.
    Psh. Ne qofte se prokuroria dhe gjykata do te provoje se Ilir Meta ka shkelur ligjin ata do ta fusin Ilir Meten ne BURG pra me kete do te bjere QEVERIA BERISHA seprse do te prishet maxhoranca!

    Ne qofte se ka shqiptar qe nuk e kupton sistemin Amerikan dhe politiken qe ata po ndjekin qe shqiperia te behet shembull ne Europe atehere thjeshte te besojne ne Amerikanet se ata e duan popullin Shqiptar me te vertet dhe pa hile.

    Sali Berisha te heqe dore urgjentisht nga stili Grek i te berit politike duke e bere Ambasadorin dhe Shtetet e Bashkuara si prone e tij dhe te ndaloje se mbjelluri urrejtje te populli shqiptar per USA duke i bere ata (USA) partnere te Sali Berishes!
    Pra po ti kushtohet vemendje se cfar thone AMERIKANET ata jane me te vertete miq me POPULLIN SHQIPTAR dhe jo me hajdutet dhe tradhetaret e ketij vendi qe eshte me Pro-Amerikane ne bote ?

  3. saimir says:

    I nderuar z.Baze ,me behet qejfi qe siç thote edhe populli “gjuha shkon atje ku te dhemb dhembi”!Me kete shkrim ku me teper i ngjane dore se M.Nanos se sa penes tende,ke bere te mundur qe te na ketheshe te gjithe antipatine per “Mikun” e Sales.Do te te pyesja i nderuar z.Baze :A mos valle eshte perkthyer keq edhe mahnitja qe miku kishte per manaxhimin qe i beri mbytjes se Shkodres,a mos valle eshte perkthyer keq deklarata e tij kur ne mes te diellit fenomeni Bersha ,poshteronte nje drejtuese institucioni “lavire bulevardi” e miku i tij e etiketonte “Burre shteti”!I nderuar z.Baze semundja e mepareshme per mitimizim akoma s’te eshte ndare,duke shpresuar te jem i gabuar.Kjo kohe kerkon reflektim te shpejte e jo dy ftyresi,dy shtetesi!Dhe ne qofte se nuk jeni ne gjendje ta beni dot ,jo per mos aftesi e guxim,beni te pakten ate qe beri Akademiku R.Qosja ku miqt si permendi fare.Se fundi “Gardisti” qe eshte arestuar jam i mendimit qe nuk eshte merite e drejtesise por dredhi e Salise per te realizuar “puçin e drejtesise”pasi siç edhe ka deklaruar i marrosuri Sali “Mire njerin qe e vrau Gardisti” po tre te tjeret kush i ka vrare.Qeveria po bashkepunon me prekuroret(per ke prekurore e ka fjalen?)e shume shpejt do te dali e verteta ne shesh ,deklaroi ai.Me gardistin e arestuar ,e me provat e zhdukura “Servitoret”,kjo vrasje politike qe nuk u be per 4 te pafajeshmit ,por per te realizuar skenarin per “implikimin kryetarin te opozites”qe nuk e di perse nuk permendet fare.Kjo vrasje si dhe vrasjet e tjera shume shpejt do te degjenerojne e do te kthehen ne koncerte madheshtore “Shqiperia po ndryshon”,me deklaratat boshe te atyre qe paguhen e bejne lobingje te pareshtura ne drejtim te ketij kanceri qe po gryen ç’do dite e me teper kockat e trupit te shqiperise.I nderuar z.Baze,kush e mbn ne pushtet kete flame te keqe prej 20 vjetesh?a s’me thua!Kush ja mbulon vrasjet a s’me thua!Kush per kete popull sot eshte opium a s’me thua!Keto pres nga Ju i nderuar e jo sqarime per perkethime te gabuara te nje personi i cili ne kete vend eshte kalimtari i radhes.

    1. mendertafuti says:

      Nuk ke çfare shton shume nga cfare ka thene Saimiri.Vetem se mendoj se Mero Baze e ka te qarte si drita e diellit qendrimin amerikan ndaj Shqiperise,Berishes e me tej,por per aresye koniukturale e ka dredhur pak,gje qe mund te rrite besueshmerine e tij tek mulati Arvizu,por ul ndjeshem vlerat e tij gazetareska te vena me aq mund vitet e fundit,ul besueshmerine ne shkrimet e tij qe stimulohen nga keto pirueta gazetareske.Per ta thene troç,po te ishte se amerikanet nuk ndihen komfort me Berishe shpellarin,nuk do te lejonin spekullimet pa fund berishiane me citatet e opinionet e tyre,do te thoshin dikur “Ndal”.Por ata nuk e thane,ata vetem u gjeten nen presion ngaqe ky Arvizuja i tyre i ekspozoi si teper ne opinion me proberishizmin e SHBA dhe tani bejne “korigjimet” e rastit.
      Shenim:Kur Gjergj Fishta dikur ka quajtur Evropen kurve,ka pasur parasysh dhe Ameriken.Pa diskutim!!!!

  4. kosova says:

    keta qe po deshmojn para komisionit hetimor ne te vertet po mbajn fjalime shfajsimi per gjakun e derdhun dhe normalisht qe as presidenti topi as ina rama e te tjeret qe skan marr pjese ne vrasje nuk kan nevoje te shfajsohen para komisionit qe ka udhezime nga komunisti dhe pervoja e saliut se si duhet te shtremberohet e verteta por per fate te mir dhe per fundin e tije te turpshem jetone shteti yne ne kohen e internetit dhe asnji ngjarje nuk mundet te fshehet bile as kina e madhe komuniste nuk eshte ne gjendje te mshef punet e liga e lere me nji psikopat si mjeku i xhaxhit enver

  5. ...question says:

    ..i dashur Mero, Sh.B.A-te mund ti justifikosh sa te duash, por ti me shume se askush tjeter ne bote e di shume mire qe Sali Berisha was reinvented ne 2005 ne Washington nga nje hi politik qe ishte bere deri ne ate kohe. Ti me mire se kushdo e di se lobet serbe dhe greke jane promovuesit e Berishes.
    Ti me mire se kushdo e di mire se, sfida rajonale e SHBA ne Evrope ndaj Rusise nuk eshte Shqiperia por Serbia dhe Greqia!
    Shqiperia eshte fushe-beteja e SHBA per te fituar keto dy vende te rebeluara prej kohesh nga SHBA. Ison e kesaj kenge ia mban EU, me Francen dhe Gjermanine ne krye! Shko dhe shiko kush jane investitoret e medhenj strategjik ne Serbi, vend jo ne NATO si Shqiperia, jane SHBA, Gjermania, Franca dhe Rusia. Shiko Greqine se kujt do tia shlyej pjesen me te madhe te borxheve miliardeshe ne dekadat qe vijne; Gjermanise, Frances dhe SHBA-se.
    Berisha i leverdis per ta mbajtur faktorin shqiptar ne rajon ne kaos te telekomanduar prej tyre!

  6. mendertafuti says:

    Harrojini perdredhjet dhe pituetat koniukturale amerikane.
    SHBA ka partner ne Shqiperi Salih Berrishen dhe pike.
    Vetem qendresa popullore mund te beje qe ata ta hedhin matane kete monster viçidoliane,vullnetarisht nuk jane te prirur te bejne eksperimente.
    Fatkeqesisht ne Shqiperi eshte faktori i jashtem kaq percaktues;nje shenje denatyririzimi e ketij populli te vjeter evropian.

  7. saimir says:

    Z.bashkekomentues “Alban 33” .Me behet qejfi qe angazhoheni ne komentimin e artikullshkruesit por do te deshiroja qe brenda mundesive te me kthenit nje pergjigjie!Shqiperia ne historine saj pas lufte (se dyte boterore) ka pasur gjithmone miq,Kishim miq Jugosllavine,me pas miq Rusine,me pas Kinen e tash se fundi kemi vetem nje mik 20 Vjeçar ndoshta mikun me te gjate deri tani!Do te doja te dija qe valle ,leri ata qe kane kaluar po ky “Miku” i sotem a na ka mik neve?Qe te konsiderosh mik nje pale duhet te te kete mik edhe pala tjeter(perjashto kohen e Miqeve te vertete te shqiperise e shqipetareve,presidentin B.Klinton,Sek.e Shtetit Ollbrajt)ku e shikoni ose ku ju e keni ndjer amerikane miq te vertete te shqipetareve ?Miku thote populli yne kuptohet ne dite te veshtira!Ndaj i nderuar leri “miqt” e kerko Ti e une bashke te pakten le te jene partnere te mire e te barabarte te shqiperise.

    1. Alban33 says:

      I nderuar Saimir,
      Jam plotesisht me ato qe thua. Por shkurtimisht po te jap nje argument nga i cili lind kjo MIQESI;
      – Nuk besoj se ka Shqiptar qe nuk e din se populli shqipetar eshte i rrethuar nga SLLAVE armiqt e perhershem dhe te rrezikshem. Iliria eshte katandisur ne nje thua nga keta sllave armiq te betuar te Shqipetareve!
      – Greqia nje tjeter armike shuuuume e rrezikshme qe si nje mi kanalesh e kafshon cdo dite kete cope toke qe ka mbet nga Iliria e madhe!

      Italia dhe e gjith Europa i ka patur, i ka dhe do ti kete vazhdimisht breket e mbushura nga frika e Rusise!

      Pra Populli Shqiptar qe eshte me shtet vec fale ndihmes se Amerikaneve. Qe te jemi te ndershem ketu fillon edhe dashuria jone per USA. Dhe ska te keqe ne kete! Edhe femija e don nenen per nje far lloi interesi.

      USA cliroi gjith Europen pastaj kontriboi qe e gjith Europa te ndertohej ekonomikisht! Kur Europa ishte ne hall ishte gati ti ‘hiqte edhe breket’ para Amerikaneve! Pasi e kapen veten Europianet e lane ne balte Ameriken ne luften kunder Serbise dhe i urdheruan ata qe te heqin bazat ushtarake nga territoret e tyre! Dhe ashtu u be!!!
      Amerikanet jane larg-pames dhe u duhen baza ne Europe. Ata e dine hallin tone me Sllavo-Greket. Ata e dine se sado te pasurohen Shqipetaret nuk do ti thone kurre ik atyr sepse sapo ata (usa) te ikin do futen Sllavo-Greket.
      Pra mendoj se eshte nje miqesi e ndersjellte. E bazuar ne interesa te barabarta.

      Faleminderit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje