Albanistan

22 Shkurt 2011, 19:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje pati dy zhvillime në të dy parlamentet shqiptare. Në Kosovë, Bexhet Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë duke i çuar votat pro nga 54 në 62, pasi ju desh të “konsultohej” për 45 minuta me deputetët “rebelë”. Dhe më në fund arrihet marrëveshja, por jo parimi. Është e pakuptimtë pse Hashim Thaçi la jashtë qeverisë një të dyshuar për korrupsion si Fatmir Limaj dhe bëri president të vendit një produkt të korrupsionit politik dhe financiar të botës lindore.

Në Parlamentin e Shqipërisë ndërkohë u propozua një ndryshim në rregullore, ku opozitës praktikisht i hiqet privilegji i debatit të lirë në sallën e Kuvendit dhe ajo mbetet vetëm e drejtë e kryeministrit. Më tej akoma trupa opozitare ndëshkohet nëse kalon 2 minuta pa leje në foltore duke u përjashtuar për 21 ditë nga Kuvendi. (Me këtë rast ia rekomandoj gjithë grupit opozitar të rrijë nga 3 minuta në atë foltore më tepër nga sa lejon ligji).

Të dyja këto vendime janë marrë pa praninë e opozitave në sallë. Ky është dhe tipari thelbësor që i bashkon këto dy ngjarje, fryma institucionale antiopozitare e politikës në Kosovë dhe Shqipëri dhe diferenca e madhe që kemi me tre fqinjët sllavë që duhet të përfaqësonin traditën lindore në politikën ballkanike. Kosova ka prej sot një president më pak properëndimor se Serbia. Boris Tadiç, për shumë shtete perëndimore është një portret më i besueshëm perëndimor se Bexhet Pacolli, jo se është filo-perëndimor, por ka respektuar parimet e perëndimit në Serbi më shumë se klasa politike në Kosovë. Ai ka respektuar opozitën, shtetin ligjor, lirinë e shtypit dhe lirinë ekonomike. Ai ka pranuar të gjobitet dhe për një gotë shampanjë të pirë në stadium, ndërsa liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk pranojnë të gjobiten as kur vjedhin, as kur vrasin për të vjedhur. Po ashtu ai ngjan ku e ku më properëndimor se Sali Berisha, të cilin media ndërkombëtare e krahason me diktatorët në ikje në botën arabe për shkak të fjalorit të njëjtë që ka me Gedafin, Mubarakun dhe të ndjerin Ben Ali.

Në Maqedoninë fqinje, kryeministri Gruevski  pranoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për të sfiduar kërkesat e opozitës dhe bojkotin parlamentar të saj, ndërsa në Shqipëri, kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, Berisha i është përgjigjur me katër arkivole në supet e saj. Si të mos kish mjaftuar kjo, njësoj si Gadafi i ka quajtur demonstruesit rrugeçër, të droguar dhe kokëpalarë. Në të njëjtën gjatësi vale Kosova ka dëshmuar një mungesë të madhe fleksibiliteti ndaj opozitës, duke formuar një qeveri pakice, po të llogarisim se 20 deputetët e pakicave nuk kanë përfaqësim real në shoqërinë e Kosovës. Hashim Thaçi ka injoruar opozitën reale dhe shumicën që ka kundër duke ju drejtuar numrave dhe jo përfaqësimit real politik. Për këtë arsye sot Kosova i ka zgjedhur institucionet e reja, Presidentin dhe qeverinë e re, por nuk ka mundur të jetë e gëzuar. 65 deputetë të gëzuar nuk ngjallin dot entuziazmin e humbur në Kosovë.

Në Mal të Zi, kryeministri Milo Gjukanoviç u largua pa bujë nga posti duke i hapur rrugën një qeverie të pranuar nga perëndimi dhe duke shmangur një krizë të mundshme brenda vendit nëse Evropa sakrifikonte statusin e vendit të tij për anëtar të Bashkimit Evropian. Sali Berisha, jo vetëm që e dogji me qejf shansin për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtar, por po çon Shqipërinë në gjakderdhje, boll që të mos lëshojë pushtetin e tij. Ai po shkon drejt zgjedhjeve monopartiake duke injoruar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme pas fakteve tmerruese për korrupsion, kapje të shtetit dhe degradim të institucioneve të larta shtetërore.

Të rrethuar nga tre shtete sllave, që janë aleatë tradicionalë të Moskës dhe kulturës represive politike, ne jemi sot hapësira më joperëndimore në Ballkan. Sllavët që na rrethojnë janë të tre disa hapa para nesh në rrugën drejt BE. Dy prej tyre kanë fituar statusin e vendit kandidat për anëtar dhe Serbia është në rrugë të mbarë, kurse ne jemi në regres dhe nën kërcënim për pezullimin e heqjes së vizave. Tri shtetet sllave që na rrethojnë kanë demokraci funksionale dhe kanë dhënë prova bashkëpunimi luajal me institucionet perëndimore, ndërsa ne kemi refuzuar çdo ofertë evropiane dhe kemi futur vendin në spiralen e konfliktit pa fund. Kosova si shtet i ri ka importuar thuajse gjithë veset e shtetit shqiptar të plakur para kohe nga kapja e shtetit për qëllime përfitimi, korrupsioni në nivelet qendrore dhe mosndëshkueshmëria ligjore ndaj krimit dhe korrupsionit. Të dy shtetet shqiptare u ngjajnë sot republikave të Kaukazit, të dala nga ish- Bashkimi Sovjetik, që drejtohen nga feudalë ish komunistë që i kanë shpallur ato republika si çifliqe të tyre. Shqipëria dhe Kosova, të cilat i premtojnë njëra- tjetrës dhe Perëndimit se do të takohen bashkë në Bashkimin Evropian, janë bashkuar para kohe në Albanistan. Ato janë sot republika që për nga modeli politik janë derivate të autoritarizmit putinist ose modelit të Nursulltanit të Kazakistanit. Për këtë arsye Kosova dhe Shqipëria kanë formuar politikisht Republikën e Albanistanit, duke qenë dy shtete nga më të varfrat në botë me dy udhëheqës nga më të pasurit në botë. Njëri që i ka deklaruar 400 milionë dhe tjetrit që do t’ia deklarojnë mbesat pas vdekjes.

19 komente në “Albanistan”

  1. Kapterri says:

    Mero. Nje thenie sllavo-shqiptare eshte “Kak makina m… shoferi” Kjo eshte qeverisja qe u pelqen shqiptareve. Mos u lodh kot me leksione free of charge per demokraci. Shqiptaret ende e ngaterrojne termin e mirefillte demokraci, me demokracite e pas luftes te shitura nga xhaxhi Stalini, dhe tani nga xhaxhi Sala

    1. eddy says:

      ZOTI MERO MOS E HARRXHONI KOHEN KOT ME KOSOVO N KI PARASYSH SKLLAVIN EZOP KUR I THANE IK SE KE FITUAR LIRINE JO THA NUK E DUA LIRINE JAM MESUAR NEN THUNDREN TENDE IMZOT EDHE KOSOVOT JAN NJEREZ PA ATHEDASHURI TEK TA NUK EGZISTON NDJENJA TE DUASH ATA JANE MESUAR TE JETOJNE NEN HIJEN E SERBIT PO TA KISHIN DASHUR LIRINE DO TA KISHIN FITUAR NUK JA KA PENGUAR ASNJEHERE NJERI ME CUDIT FAKTI KUR SHIKOJE DISA KOKE BOSHE QE BEJNE NJE PARALELIZEM SHQIPERI – KOSOVE ESHTE TURPE NJE KRAHASIM I TILLE MOS TE KALOJME LARGE NE LUFTEN E FUSHE KOSOVES KUR LUFTUAN PERKRAH VELLAIT SERBE PER TE LARGUAR TURKUN SHIKONI HISTORINE TONE TA FILLOJME NGA 44 TI RREFEROHEMI HISTORISE FRANCESE QE UNE KAM BERE PASI KAM IKUR NE MOSHE TE VOGEL DHE DIKTATORI HOXHA DHE PASARDHESI I TIJE NUK KAN ARITUR TE ME BEJNE NJE LAVAGE TE TRURIT SIC JA U KAN BER GJITHE SHQIPTARVE PER PROBLEMIN KOSOVO NE SHKOLLE KAM MESUAR SE I VETMI VENDE QE U CLIRUA NGA LUFTA E DYTE BOTERORE PA NDIHMEN E NJE FORCE TE MADHE ISHTE SHQIPERIA DO TE THOTE NE KUNDERT TE TYRE TEK NE ESHTE E ZVILLUAR NDJENJA E ATDHE DASHURISE TE FLASIM PER TRIMERI NUK JANE ASNJEHERE PASI NUK E KANE TREGUAR SIC E THEKSOVA KANE JETUAR NEN HIJE SI JEVGJIT NE SHQIPERI MENDONI JU SE JEVGJIT KISHIN IDEALE NE LUFTE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE JO PASI E NDJENIN QE SHQIPERIA NUK ESHTE ATDHEU I TYRE POR PER ARRESYE HISTORIKE NDODHEN ATY EDHE KOSOVO T NUK KISHIN PSE LUFTONIN NE LUFTEN E DYTE BOTERORE PASI ISHIN MINORANCE NEN SERBINE DHE KJO U VERTETUA NE KRIJIMIN E UCK TE MBLEDHUR NE UCK ARRITEN DERI NE 25 MIJE PERSONA NDERSA NE SHQIPERI NE LUFTEN E DYTE BOTERORE 28 MIJE TE VRARE NUK MUND TE KOMPAROHEMI PER TRIMERI ME TA PASI NUK KANE TREGUAR TE FLASIM PER BESE NJEREZ QE BESA NUK EGZISTON TE TA KUJTONI VITET 45 – 60 KUR MIJRA KOSOVO BENIN DIVERSION KUNDRA SHQIPERISE NE FAVORE TE UDB TE MOS JEMI NACIONALISTE KOSOVO KA QEN GJITHE JETEN PJESE E SERBISE E CILA I NGELI EDHE NGA NDARJA E KUFIJVE NGA FUQIT E MEDHA MUND TE THEMI PADREJTESI E VERTET POR E VERTETA KA QEN QE NUK KANE BASHKEJETUAR ASNJEHERE ME SHQIPERIN NDAJ DUHET TE JEMI TE KUJDESSHEM KUR FLASIM PER TERRITORIN KOSOVO TI REFEROHEMI NGJARJEVE TE FUNDIT QELLIMI AMERICES NUK ISHTE SE JU HAPE BARKU PER KOSOVO N POR QELLIMI ISHTE DESTABILISIMI I EUROPES DUKE KRIJUAR GRUPE KLANDESTINE TE ARMATOSURA NE KUFIRIN VERIOR SHQIPTARE PRAKTIKE KJO E NJEOHUR NGA CIA AMERICANE NUK DUA TZE VE NE DYSHIME QE DIKTATORI MILLOSHEVIC PERDORI NE KETE KRAHINE TERRORE POR ESHTE E PA ACEPTUSHME QE BRENDA NJE SHTETI TE KRIJOHEN GRUPE TE ARMATOSURA PER DESTABILIZIMIN E VENDIT MOS VALLE FRANCA A DO TA PRANONTE KETE SIKUR BASKET E TE KRIJONIN NJE USHTRI DHE TE STERVITESHIN NE KUFIRIN SPANJOLLE ASNJEHERE NUK DO E PRANONTE NJE PRECEDENT TE TILLE TI REFEROHEMI LIDERSHIPIT TE TYRE RRUGOVA QE ZGJODHI SERBINE DHE JO TIRANEN APO VOTIMI PER PRESIDENT I RRUGOVES KU TE GJITHA MEDIAT FRANCESE U SHOKUAN NE TV5 KUR E PYETEN SI KA MUNDESI TE ZGJIDHET RRUGOVA PRESIDENT KUR AI SHOKOI BOTEN DIPLOMATICE PERGJIGJA ISHTE E SHKURTE JAN KOSOVO DHE NE FUNDE TE DALIM TEK PACOLLI SIC THUHET KETU ESHTE QERSHI MBI TORTE PER TE VERTETUAR TE GJITHA CFARE JAN THEN PER TA NDAJE DO TJU LUTESHA TE GJITHVE DO TE JETE SHUME E TURPSHME TE KRAHASOSHE SHQIPERIN ME KOSOVEN DO TE THOSHE TE INJIOROSHE VEHTVETEN PAMVARSISHTE SE JE KUNDERSHTARE I KOMUNISTIT BERRISHA

  2. jani says:

    keta njerez e kane vendin prapa hekurave, ne ndonje biruce pa drite dhe plot lageshti!!!
    turp per ne qe jemi shqipetare qe mbajme ne krye keta legena!

  3. AlboGentiVlora says:

    Cfare te thuash per Saliun mor Mero?? Shqiperia eshte ne hall te madh sepse ky antishqiptar e ka zene per fyti dhe nuk e con. Ky eshte njeri shpellash dhe ka shpellare te tjere nga mbas qe i ruajne karriken. Shqiptaret do ta vuajne per vite me radhe dhe do ta kerkojne kete kohe me qiri, por do jete shume vone.
    Edi Rama eshte njelider qe eshte spikatur qe ne fillim te viteve 90′. Do ta kerkojne shqiptaret me vone por do te jete shume vone. Sali tropojani nuk e leshon sepse i iken cifligu nga duart.

  4. Epirioti says:

    Mero! Nje keshille per neser. Pse nuk shkruan nje shkrim me titull “Pse media ne Shqiperi nuk kerkon lirine e shtypit”. Ti e di me mire se kushdo se liria e demokracia e nje vendi varet me se shumti nga liria e medias. Ne kushtet aktuale kur te gjithe e provojne korrupsionin nga pushteti gjyqesor)gjykates, prokurore e avoketer), korrupsionin nga ekzekutivi ne cdo sherbim administrativ, tatimor, mjekesor, etj., korrupsionin legjislativ(s’ka shume nevoje per koment ketu), atehere ngelet e vetmja potez e vogel e lirise, informacioni i medias, ndergjegjesimi prej saj. Bej nje analize se kush eshte sot gazetar ne Shqiperi, pronaret e mediave te shkruar dhe te atyre televizive, boto interesat e ketyre pronareve dhe perfitimet ligjore dhe ato mafioze qe keto media perfitojne. Nese media nuk flet, gjithmone nje i cmendur do drejtoje kete vend. E njejta situate eshte edhe ne Kosove si edhe te ne. Kjo eshte fillesa e gjithe realitetit te shpifur ne keto vende, dhe jo ajo qe bejne politikanet, veprimet e tyre jane nga mosreagimi juaj si media. Edhe Kosova, pavaresisht zgjedhjes se Baxhelles si president, eshte me perpara ne demokraci se ka te pakten 6 grupe parlamentare, ndersa ne Shqiperi per tre ore Berisha me Ramen ndyshuan kushtetuten(kulmi, vetem dy jave pas Gerdecit), dhe do jemi te denuar te shohim tere jeten keto dy parti, pjella te PPSH-se me gjoja akuza ndaj nj-tj.

  5. saimir says:

    I nderuar z.Mero!Me pelqen ironia Juaj kur thon qe dy republikat e Shtetit te Bashkuar te Albanistanit,i ngjajne dy republikave te dala nga Bashkimi Sovjetik(pavaresisht se Ju nuk e thoni se ne nen vartesin e kujt jemi sot si dy republika ,e zone inflyence te kujt jemi,e se kush eshte Bashkimi Sovjetik per ne sot e 20 vjet!Beni mire qe i akuzoni feudale por qe te jene komunist s’ma do mendja ,se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk bashkepunojne me komuniste ,apo edhe ata kane teorine kineze se “S’ka rendesi se ç’fare mace eshte ,e zeze,e kuqe, e verdhe,kafe etj.mjafton qe te kapin minjte qe duan ata”!Se fundi uroje te mos e kuptoje kete ironi Arvizu se do te disinformoje pernjehere Hilen e Klintonit e do te te fusin ne grupin puçist mandej.Shqiperia i dashur n.q.se nuk shkeputet nga thundrat e Arvizeve gjithmone do te pjelle diktatore per popullin e sherbetore per “Miqt”e tyre.

  6. hysni dajaku says:

    Behxheti me ne fund e fitoi ndeshjen me popullin e Kosoves mbas gjuajties te penalltive,mbasi nuk ka arritur te shenoje as ne kohen shtes,ku te gjith,me albitra me ekipin kundershtar,me tifoza dhe me porten bosh ,mezallah se ben dot gol u vendos qe te gjuheshin penalltit ne porten pa portier dhe u vendos te quhej gol edhe kur topi kalonte nen 30 m larg portes..turp e faqe zeze more edepsezer edhe Sulltanet e Turqise kan patur me shume respekt per popullin shqiptar,ne kete fare feje si po tallet Hashimi andej matan e Saliu ne keto ane,jeni kthyer ne estrad qe te ben te shkulesh leshte nga inati

  7. rrapi-i-treshit says:

    fjala DEMOKRACIA e ka rrenjen nga fjala DEMOS qe ne greqine e lashte do te thote popull
    Sovrani ne shqiperi nuk ndihet fare prandaj ne kemi pasur gjithmone politikane satrape “burra shteti”
    si ESAD TOPTANI,ZOGU.ENVER HOXHA e SALI SHPELLARI po nuk u ngrit sovrani qe tju tund njehere kembet e te kene frike keshtu kemi per te vuajtur gjithmone
    Ne FRANCE i kane prere koken mbretit qe para 250 vjetesh

  8. halo says:

    Nuk kemi per te arrir askund deri sa ne mentalitetin tone egziston bindja se kur nuk don evropa ne nuk mund te bejme gje,ne sakrifikojm pak e kerkojm shume,jemi nje popull frikacak qe u jemi lepire gjithmone fuqive te medha , Nuk mund te themi qe liria eshte e shenjet dhe kur vejn puna ta krahasojm me jeten tone lirise i humbe kuptimi .Thjesht kemi shpirt te dobet ,sa per shembuj ka plot per rreth por na dhimbset vetja pertej normales.Kjo na bene frikacake.

  9. Nabukodonosor says:

    Me politikane plehra se ata shqiptare nuk gjen ne bote.

  10. Andreas says:

    Shqiptaret kur jane pakice(shqiperia ne perandorine osmane pardje, kosova ne jugosllavi dje ose shqiptaret e fyrom-it sot), pretendojne se jane te shtypur e te dhunuar(pa vene ne duskutim vertetesine). Ndersa kur bota u fal pavaresine(shqiperise pardje e kosoves dje) krijojne nje surrogat shteti qe jo vetem i shtyp me shume se i huaji qyqetaret e vet, po prodhojne vazhdimisht probleme te pafundme per ata qe i krijuan dhe i mbajne ne kembe(shqiperia e kosova sot). Te gjitha shteteve mike te shqiptareve, po u krijohet dita dites bindja se shqiptaret jane me pak te demshem vetem duke qene pakice e nje shteti tjeter(fyrom sot). Te gjitha llogjikat te çojne ne perfundimin se po shkohet drejt krijimit te nje shteti(surrogati) te vetem me shqiptare ksosove(pa veriun)-shqiperi(pa jugun)-fyrom(pjesa verilindore) dhe nje gardh i madh me tela me gjemba e me korrent rreth e rrotull.

  11. Alban33 says:

    Se pse gjithmone pasi lexoj shkrimet e z. Baze me vjen ne mendje Avni Rustemi?!!!!!!!!

    1. Alban33 says:

      koalicionet me tragji-komike ne historite politike te botes:
      BERISHA / META —— THACI / PACOLLI = TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTAR

  12. saimir says:

    Komentues Rrapi-i-treshit mire ke bere qe nenvizon se nga e ka prejardhjen fjala “DEMOKRACI”,por nuk na shpjegon prapashtesen e kesaj rrenje fjale “DEMO” !Po analizove edhe prapashtesen e kesaj fjale nuk do ti veshe edhe shume faje ketij populli pasi nje fjale e urte popullore thote ne shek.e 21 “Eshte bere me i rende bishti se sa sqepari”.Togfjaleshi eshte “DEMO-kra-CIA”.

  13. beso says:

    z.Mero,bekerka mot i vrenjtur;as bie shi,as del diell!U zgjodh behxheti,dhe e di si me ngjau,si nje skeç i Ben Hill,qe solli nje shishe vere,dhe klienti pasi e provoi nuk i pelqeu.Kerkoi nje tjeter vere.Ben Hill u kthye menjane dhe i nderroi etiketen shishes,dhe i hodhi po ate vere.Klienti e piu dhe i pelqeu shumeeeeeeee!behxheti(ia shkruaj kastile b-ne te vogel)eshte nje shites ambulant,qe eshte bere i pasur,por jo i mençur.Kuvendi i hashim thaçit nuk zgjodhi si aftesi asnje nga te dyja,por thjesht beri pazarin e saj;me mire nje vere me shishe me etikete…z.Mero!Une pashe pak nga ai komisioni qe u ndalon deputeteve te flasin vete,dhe u nxeh Pandi,se eshte inatçi i madh,dhe pasi foli,u ngrit dhe iku,siç ben opozita gjithmone:po kafen kush e paguan?Une doja te pyesja(eshte gje e rralle qe pyes per persona te veçante,por individi me ben mjaft kurioz)per ate Rusmalin,sa vjeç eshte,dhe a ka bere vete,me duart e tij ndonje gje,ta themi edhe nje veze te skuqur?Sepse kam gjithmone si plan te bej nje novele per nje tip sigurimsi,dhe me skuth burre se ky Rusmali,te adaptuar per kete pune nuk i magjinoj tjeter.Nje tip llafollogu i lig dhe i thartuar,po uthull e thartuar mor burre;mjere gruaja qe e ka;mjere komshinjte…Baaaaaaaaaaaaahhh!Me furnizo me ndonje artikull z Mero,se do te gjej te jap nje kafe!Na shkruaj per Rusmalin,se une nderroj kanal kur shoh ate,eshe ngjyrat e televizorit me thartohen.Ne vrimen e miut paska shkuar Sajliu,te gjeje nje skuth si ky!Ky Rusmali po te hape lokal,ketij s’i vine as furnitoret mor Mero,pa lere pijetaret,qei lene tek dera tabelen:”Ndalohet hyrja!Eshte hedhur flitbol per miza”!Imagjino,ky te ishte kryetar Parlamenti,une do thyeja televizorin;ç’a legeni mor burre i dheut!Baaaahhhh!

  14. england says:

    O Beso me qe se nuk ja vlen qe Rusmali te hap lokal,mendoj ta bejme shites peshku te zogu zi,kemi bere goxha pune vite te shkuara ne nje dyqan qe kishte nje mikun im,dhe nje nga miqte tane pelqente shume konjakun!Ndoshta ky tru thartuari do ofroje kliente,dhe do beje te mundur bashkimin e miqve qe prej kohe nuk jane pare me njeri tjetrin,ti Beso ke ndonje lidhje me zogun?Sa per ushtarin Zhvejg Rusmail ai thjesht ploteson rreshtat e kesaj mini ushtrie te udhehequr nga Gaddaf Berisha!Baaaahhhh!

    1. beso says:

      O england,me ke zog do kem lidhje une?Pastaj,mos ma merr per keq,po me ke kujtuar dhe peshkun…Po s’te mbeti qejfi do te kujtoj nje batute te nje gazetari si Mero,po eshte i forte shume ne Itali,kur behet fjale per zakonet hipokrite te italianeve.”Aq te bashkuar jane italianet-thote ai-sa asaj gjese qe i thuhet zog ne veri,keta te jugut i thone peshk…”.Besoj se nuk ma merr per keq,anglezo,shaka patriotike po bejme.Po e pate per zogun,mbretin;pse mo,kaq legen sa Rusmali te kete qene dhe ai?Po folem per Berishen,pardon,ai shterngoi njehere aq fort Merkelin,sa ajo vajti nje jave rresht ne fitness,te drejtonte brinjet;dhe ke pare me ti ta takoje Merkeli Berishen?Duhet tu takoje nje per nje evropianeve pleq ti shterngoje Saliu,po ata jane te zgjuar,i dergojne çuna te beshem,se budallain,ilaçet ne vend ta qetesojne,e terbojne fare..Ika,anglezo,e befsh qejf duke pare Manchesterin!

  15. england says:

    Aha une mendova se Besoja ka jetu ne Tirane te zogu zi pa u menduar se cbehet ne itali,sinqerisht qe kisha nje bindje se ishe Beso qe une kisha njohur dikur!por megjithate mendoj se ja vlejti shkrimi,se kam bere nje mik te ri!!kalofsh mire…

  16. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Baze, shum kohe perpare se te vinte ne jete,,Faktori Plus,, Shqiperia ishte nje ,,Albanistan,, pasi faktet qe zbuloi,,Faktori,,flisnin qarte dhe ,,Paster,,per punet e Liga qe po beheshin ne kurriz te Shqiptareve dhe ne favor te Hileqareve.Kriteri i vetem pe po ndiqet ne te dy anet te banuara me Shqiptare eshte ,,Pushteti me cdo kusht,, duke mos perdorur asnje norme morale apo shoqerore por Ligji i te ,,Fortit,,ne Politike dhe Ekonomi.Shembuj ka sa te duash rreth nesh se cfar ndodh kur te ,,Pasurit,, e ligjshem apo te ,,pa ligjshem,,marrin poste te larta per ti ,,sherbyer Popullit te vet,, per te cilin jane te gatshem te ,,sakrifikojne gjithcka,,Mjafton te permendet shembulli i Berluskonit ne Itali i cili sapo u be Kryeminister filloi te hartoje dhe miratoje Ligje per te mbrojtur ndermarrjet e tij mediatike dhe interesat e tije personale.Ne kohet e ardheshme shtypi shqiptare dhe ai boterore do te publikojne fakte te reja se si njerezit me ,,Fuqi,,ekonomike thyejn te gjitha rregullat Demokratike per ti sherbyer interesave dhe orekseve te tyre personale ne dem te mijra apo miliona njerezve qe enderrojne Drejtesi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje