Përse nuk duhet t’i ngjajmë Tunizisë dhe Egjiptit?

9 Shkurt 2011, 21:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndihmës zëvendës/sekretar i Shtetit Thomas Countryman, duket se futi në normalitet mënyrën se si duhet të tejkalohen problemet e prodhuara dhe të sajuara nga 21 Janari, me dhënien fund prej Berishës të teorisë së puçit të shtetit dhe dorëzimin e dy të dyshuarve të parë për vrasës nga garda, e cila veproi nën komandën e tij. Shihet qartë po ashtu se ai është përpjekur të ndalë retorikën e opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e artikuluar pas klimës vrastare për një shoqëri demokratike që u krijua nën paranojën e Sali Berishës për grusht shteti dhe luftës kundër institucioneve të pavarura. Ky sukses diplomatik i zyrtarit më të rëndësishëm amerikan për Ballkanin na qetëson nga pasojat, por na rikthen në mesditën e 21 janarit, në momentin kur demonstrata ende nuk kish nisur dhe vrasjet ende nuk ishin kryer. Pyetja thelbësore që vazhdon të bëhet është e thjeshtë, a ishte artificial apo natyral zemërimi i 21 Janarit apo ishte një imitim i skenarëve tuniziano-egjiptianë? A është frymë politike në shoqërinë shqiptare ai zemërim dhe a duhet gjetur një zgjidhje politike për të?

Dinamika e ngjarjeve tona nuk imiton Tunizinë apo Egjiptin për arsyen e vetme se ne jemi një vend evropian me infrastrukturë politike të zhvilluar, me institucione dhe parti politike. Ne kemi shpëtuar nga pasojat dhe dinamika e atij skenari pikërisht pse kemi opozitë. Fakti që ne kemi opozitë, bën që të rritet përgjegjshmëria dhe gjaku i katër qytetarëve të vrarë të mos errësojë arsyen dhe t’i vihet zjarri Shqipërisë. Fakti që ne kemi opozitë bëri që pasojat e paranojës së Sali Berishës pas 21 janarit të fikeshin nga diplomacia perëndimore. Ashtu sikurse theksoi dje diplomati amerikan, ne nuk jemi vendi i vetëm evropian që bëjmë demonstrata të dhunshme, nuk jemi vendi i vetëm evropian me skandale korrupsioni, nuk jemi vendi i vetëm evropian me probleme zgjedhore, por natyrisht jemi nga vendet e vetme evropiane që nuk dimë t’i zgjidhim pasojat e këtyre defekteve serioze. Në këtë pikë eliminimi i pasojave nga fanitjet paranojake të Sali Berishës ka rëndësi jo aq për rrezikun që ato paraqesin, se sa për ushtrimin e një gjimnastike demokratike të institucioneve tona në raste të ngjashme më vonë. Sali Berisha, edhe pse autosugjestionohet me idetë e veta paranojake, kur e prodhon këtë ide është i qetë. Ai thjesht donte të krijonte një problem pas 21 janarit që Perëndimi të merrej me zgjidhjen e tij dhe të harronte vrasjet. Tashmë ky problem u zgjidh dhe bashkë me to po heton dhe vrasjet. Ndaj është koha që opozita të merret me problemin e saj që nis para 21 janarit dhe që është përfaqësimi real i zemërimit të  shoqërisë shqiptare dhe të nxjerrë prej saj produktin e vet politik.

Debati është nëse Shqipëria i ngjan Tunizisë apo Egjiptit në zemërimin e saj? Arsyet janë të njëjta. Rrotull Mesdheut po shemben regjimet e korruptuara dhe në këtë pikë ne ngjajmë në shkaqet përse protestojmë. Por ne kemi ndryshim thelbësor nga kultura politike e atyre vendeve, pasi ne kemi një infrastrukturë formale politike perëndimore, dhe kemi dy blloqe politike solidë në pushtet dhe opozitë. Pra zemërimi jonë është i përfaqësuar. Ne jemi vend me opozitë. Për këtë arsye opozita jonë nuk duhet të bjerë mbi të gjithë në kurthin e moskontrollit të zemërimit popullor. Ajo nuk ka pse ngatërrohet në terma të tillë. Ajo as e kontrollon dhe as e prodhon zemërimin popullor, ajo duhet ta përfaqësojë atë dhe të marrë gjithë përgjegjësitë për zbutjen e tij përmes aksionit politik. Përpjekja për ta larguar atë nga administrimi i presionit të shoqërisë për zgjidhje politike të krizës, është në të vërtet një skenar tunizian. Kjo është po ashtu më e rrezikshme se sa fanitja e Sali Berishës për puç shteti, pasi nëse Berisha vazhdon të bëhet qesharak me paranojën e vet, njerëzit vazhdojnë të bëhen agresiv me perspektivën e munguar të tyre. E vetmja zgjidhje që shfryn zemërimin dhe jep shpresë janë protestat. Kjo bën diferencën tonë me vendet arabe. Opozita nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar jetën e qytetarëve nëse nuk proteston bashkë me ta dhe nëse nuk përfaqëson zemërimin e tyre. Pavarësisht mënyrës se si do t’i organizojnë protestat, pavarësisht nëse do t’i bëjnë çdo të premte apo çdo ditë, opozitarët e këtij vendi duhet të mos humbasin të vetmin mekanizëm që kanë për të prodhuar politikë.

Përpjekja për ta larguar opozitën nga protesta, më shumë se sa për t’i dhënë qetësinë e duhur një pushteti të inkriminuar dhe të korruptuar, është një përpjekje për të delegjitimuar opozitën dhe për ta defaktorizuar atë. Kjo do të vriste përfundimisht shpresën dhe do na kthente në kushtet klasike të skenarit tunizian, ku populli doli në rrugë pa pasur fare opozitë dhe ende nuk zgjidhin dot çështjen e administrimit të boshllëkut që la ikja e regjimit. E vetmja mënyrë që ne mos t’i ngjajmë Tunizisë apo Egjiptit është që në këtë betejë qytetarët e zemëruar të kenë opozitën e tyre institucionale. Ndihma e madhe që po jep diplomacia amerikane dhe ajo evropiane për të krijuar një kulturë të gjykimit të pasojave pas protestave të tilla si 21 janari është një garanci e re për shtetin ligjor dhe për ata që vrasin për arsye politike qytetarë të pafajshëm. Kjo nuk ka të bëjë fare me arsyet përse njerëzit duhet të dalin në rrugë. Pas 21 janarit mund të ketë dhe një arsye më shumë për të protestuar kundër Berishës me atë që bëri, por dhe pa atë, asnjë arsye nuk ka rënë nga para 21 janari. Por mbi të gjitha nuk ka rënë dhe nuk duhet të bjerë opozita. Kjo është një siguri e madhe dhe një diferencë e madhe që bëjmë me  Tunizinë apo Egjiptin, ku dinamika e ngjarjeve nxori jashtë loje diplomacinë, institucionet dhe vetë opozitat e dobëta të atyre vendeve jo të lira.

15 komente në “Përse nuk duhet t’i ngjajmë Tunizisë dhe Egjiptit?”

  1. korleone says:

    Pare me nje kendveshtrim te larget dhe te ftohte “veshtrim amerikan “ok protesta paqesore per voten e lire etj etj etj ,,,, po pastaj si i behet .. me pas zgjedhje lokale te organizuara dhe te grabitura nga berisha ..opozita perseri protesta paqesore per voten e lire me pretekstin se ne jemi europian te qet te urte te but nuk jemi te dhunshem si tunizjanet dhe egjiptjanet ,, me pas zgjedhje te pergjithshme ne 2013 te organizuara dhe te grabitura perseri nga berisha ,, perseri opozita protesta paqesore per voten e lire dhe perseri me pretekstin se ne jemi europian te urte te bute dhe nuk jemi te dhunshem si tunizjanet dhe egjiptianet ,,, po ne harrojme nje gje se edhe nese jemi ashti sic thua ti mero europian “te urte te bute etj etj “ne kemi perballe nje person qe nuk eshte as europian a egjiptian as tunizian “kemi jashtoksorin sali gerdecin “qe pasi te vret te thot jashte cdo norme etike dhe njerezore se une sali berisha si kryeminister i shqiperis “me vota te vjedhura “kam arsye me te madhe per te vrare sec ke ti te drejte per te jetuare .,,,kurr nuk ka per te ber hajer ku vend pa u hequr nga skena politike sali fatkeqesia e shqipetareve ,,,

  2. nicolla disha says:

    Qeveria bie edhe ne kete opsion. Jo takse per qeverine e Berishes derin ne largimin e qeverise. Pra populli te rrefuzoje qe te paguaje taksen, sepse taksa e popullit eshte perdore per te shperblyre kriminelat e gardes. Pra kjo eshte menyra me e mire per te dopsuar qeverine. Jo takse per qeverine e Berishes eshte nje proteste e forte qe mund te behet kunder nje qeverie te mbrapshte. Kur populli nuk paguan taks, kjo tregon se e gjithe atministrata e shtetit mbesin pa rroga, edhe ato policet qe dhunuan.
    Shqiperia nuk ka nevoje te behet Egjipti ose Tunezia. Jam dakorte me kete Z.Mero Baze!

  3. nicolla disha says:

    Me duket se do te behen 4 vjet duke protestuar kunder Berishes. Edhe atehere do te jete vone qe te kerkojne zgjedhje te parkoshme parlementare, sepse kuptohet mbas 4 vjeteve do te zhvillohen sepse i vjen koha. Shqiptareve i duhen 8 vjete te perballojne Berishen ne pushtet. Ne qofse opozita merre pjese ne zghedhjet lokale atehere te harrojne se ka zgjedhje te parakoshme. Kurse ky do te ishte mendimi me i mire, si kur Shqiptaret te ishin te vendosur duke mos paguar takse tek shteti mafioz. Kjo do te ishte protesta me forte kunder qverise Berishjane ne qose Shqiptaret nuk paguajne takse. Do te paralizoshin qeverine finaciarishte dhe nuk do te kishin mundesi ti paguajne policet qe dhunojne protestuesit.

  4. Alban33 says:

    I nderuar z. Baze, kam shuuuuuume rrespekt per ty, si analist, gazetar dhe mbi te gjitha si SHQIPETAR!
    E kuptoj plotesisht hallin tend! Por i nderuar, asnjera nga ato teknika qe parashikoni ju nuk do te funksionojne me Berishen. Cfardo qe te beje opozita shqiptare nuk do ta shembe sistemin e Berishes.

    Eshte VETEM NJE opsion dhe ky eshte nepermjet Prokurorise dhe Gjykates!

    Ju lutem kuptojeni stilin Amerikan dhe taktiken qe ata po perdorin!
    Derrit nuk i dilet balle per balle! Berishen as Amerikanet nuk e detyrojne te pranoje zgjedhje te parakohshme! Berisha eshte ne gjendje ti vere flaken gjith Ballkanit vec te qendroje ne pushtet!
    Prandaj Amerikanet po insistojne dhe investojne miliona dollar qe te bejne keto institucione TE PA MVARURA.

    Ne qofte se futet ne burg Ilir Meta dhe ndonje tjeter deputet qe ti prishet shumica Berishes ne parlament ai do te bjere. Dhe kjo eshte e vetmja menyre per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme.

  5. huri says:

    Ketu ka mundesi,per vetem nje zgjidhje:Te iki Sali Berisha si individ problematik dhe ekscentrik.Te gjitha zgjidhjet e tjera jane shtyrje kohe te cmuar per jeten politike shqiptare ,shtyrje per ne kalendat e lashtesise te te ardhmes sone.Eshte ne doren tone se cfare do zgjedhim:Te kapim kohen e humbur pa Saliun,apo te zhgryemi si derra te felliqur ne lluce me Sali Ram Berishen ,mashtruesin e Vucidolit…

  6. velo says:

    Z.Baze.Zemerimi i qytetareve jo vetem qe eshte natyral dhe sa vjen e shtohet me shume sidomos me vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem po ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti qe tani po zemerohet edhe me opoziten qe organizon protesta vetem njehere ne jave apo dy jave. Njerezit qe do te thiren ne proteste ne dt 18 shkurt duhet te vazhdojne protesten pa u ndalur deri ne rrezimin e krimineleve nga pushteti. Ndryshe me nje dite proteste kot e ka.

  7. fule says:

    Se marr vesh si ka njerez qe vertet besojne se Ilir Meta mund te futet ne burg, nga donje gjykate e ketij vendi. Qesharake. Nuk ka prove qe ben per kete pune, kjo eshte e qarte.

    Bashkohem me mendimin e pergjithshem per mosbindje civile, sic na sugjeroi i madhi Rexhep Qosja.
    Kjo mund te filloi qe nga mos-pagimi i taksave, para te cilat po perdoren per te shperblyer kriminele e militante te berishes. Opozita duhet ta shfrytezoj mire kete gadishmeri te njerzve te saj, se rrugeve te tjera po u del fundi, megjithese jo per fajin e saj apo tonin.

  8. saimir says:

    Perse Shqiperia nuk mund ti ngjaje Egjyptite Tunizise ,sepse ne nuk kemi kulturen qytetare te ketyre dy vendeve.Ne nje vend qe mungon “LIRIA” e vjedhja e votes,ky vend eshte i destinuar ose te prodhoje diktatore ose te ndertoje institucione prej rere siç jane institucionet ne Shqiperi.Z.Countryman nuk erdhi te konstatoje se ku qendron e keqja e kesaj demokracie por na dha nje recete te radhes se si ne mund te sherohemi!Kjo eshte e habiteshme me nje vend qe nuk kerkon ti ngjaje Egjyptit!Edhe sa do te rojme me receta Ambasadoresh e zv/sekretaresh z.Baze?Perse erdhi z.Countryman kur para jo me shume se 2 javesh beri nje deklarate krejt ndryshe nga pertej Atlantikut,A thua qe erdhi te ndihmoje Amb.e vene disi ne nje pozicion te veshtire,a thua qe edhe ai erdhi per te na treguar se ky vend nuk ka nevoje per ndryshime radikale qofte keto ne politike qofte edhe qeveritare si vendi me i koruptuar i Europes!A thua te kete ardhur per te bindur opoziten te hyje ne zgjedhjet vendore paçka se perseri mund te vidhet e ti dhunohet vota!Jo z.Baze ka ardhur koha qe Shqiperia duhet ti ngjaje Tunizise e Egjyptit deri ne largimin e ketij krimineli qe te vret diten e jo me naten.!Z.Contryman na ngrohu zemrat te gjitheve kur deklaroi se te dy partite jane mike te shtrenjta te Amerikes,a thua se e gjithe kjo urejtje na kishte ardhur sepse Berisha e quante mike vetem ai Ameriken!Z.Baze a do te çoje shqiperia kontigjent te ri ne Afganistan,a do te kete ndonjehere shqiperia rrojet e saja te hapesires ajrore,a do te kete rroje te hapesirave detare siç kane edhe te gjitha vendet e NATOS.Ne shqiperi thoni Ju ne kemi infrastrukture politike te zhvilluar e une do te thosha qe ne kemi nje prostitucion politik te zhvilluar ,ç’ka nuk na bene me te perparuar se Tunizia e se Egjypti.Zv.asistenti i sek.shtetit Amerikan erdhi dhe na bindi te terve se ne nuk jemi i vetmi vend europian qe bejme demostrata te dhuneshme(ku e konstatoi dhunen z.Countryman),ne nuk qenkerkemi vendi i vetem me skandale korupsioni,e se nuk qenkerkemi vendi i pare me probleme zgjedhore,shikoni se si i formuloje si loje fjalesh ato ç’ka ne na jane bere gangrene ato ç’ka te cilat jane shtyllat kryesore te nje demokracie!Eshte gati te na thote qe ne fund te fundit kjo eshte demokracia qe te keshe edhe vrasje nga makina ushtarake,edhe vjedhje nga qeveria edhe vjedhje votash edhe perdhosje nga nje kryekriminel me pushtet,e keto ne fund te fundit jane pjese e jetes demokratike te nje vendi e ne nuk i kuptuakemi e nuk dime ti trajtojme ato!Le te na thote ne ke vend te Europes nje Amb.si ky “mik” i madh futet ne te tere jeten e nje vendi,jep rekomandime,jep urdhera e ku kalon deri ne qefmbetje nese dikush i tregon vendin qe duhet te kete miku ne nje shtepi!Le te na thote kush amb.tjeter i akredituar ne Shqiperi e bene kete paralelizem me qeverine,e i thote nje populli mos demostro!Le te na thote perse nuk i aplikojne keto receta edhe ne vende te tjera me me pak problematika sa keto te tonat!Le te na thote ç’fare u be me videot e çuara per ekspertize ,kemi ndonje habere apo jo!Opozita i nderuar z.Baze kete radhe ka per alternative ose levizjen qe ajo drejton ta ç-oje deri ne fund se bashku me popullin ose le ti bashkangjitet edhe ajo pozites e kryehajdutit si dhe Meta e ne shqiperi te lulezoje “Stabiliteti,paqja,demokracia funksionale”.Le te ndajne edhe ato pak copa qe kane mbetur nga trupi i shqiperise dhe ne si popull le te brohorasim sa here qe do te na programojne koncerte me Lady Gaga,me Rihanat,me Pety Kerry,me Cilietat etj.S’na mbete gje tjeter veçse nje zeri te therrasim “Rrofte miqesia e pandare e e pathyeshme Shqiptaro-Amerikane”.

  9. AdrianGJ says:

    Z Baze – Nuk kame lexuar shume nga analizat the komentet tuaja por kjo e funding me duket sigur eshte nje nga analizat me komplekse the qe vertet pasqyrojne realitetin ne shqiperi.

    Shume njerez shkruajn ketu dhe besojne se shqiperia eshte marre peng nga Berisha. Une nuk e besoje nje gje te till dhe populli mund ta ndyrshoje kete gjate sgjedhjeve lokale. Por c’fare eshte me rendesishjme se keto ditet e fundit vete antare te PD kane per thirrje per ndryshim ne PD.

    Disa nga ju ketu shkruajne ne lidhje me taksat dhe se pupollu duhet te ndaloje pagimet e tyre dhe gjoja nuk do kete pare per te paguar rrogate a gardes. Ne radhe te pare pjesa me e madhe e taksave ne shqiperi jane indirekte dhe pupolli nuk mund te ket ndonje efekt te madhe, e dyta eshte sic thote populli “per nje pleshte te digjet jorgani” – duhet qe kjo situate te kalohet pa nje perseritje te 97 sepse shqiperia ka arritur shume keto vitet e fundint (nje gje padiskuteashme eshte permiresimi i imazhit) dhe nuk do te ishte mire qe keto arritje te shkaterroheshin.

  10. dritan says:

    Berisha do bjeri shume shpejt, ai tashme eshte i rene, berishen e mban ne kembe vetem tos nano dhe meta, si se kuptoni kete. Mos degjoni keta shkerdhata te huaj dhe mos prisni te na bejne mire neve, keta si kane bere mire komit te tyre, Nqs opozita ben ça thone keta te huaj qe sdihet kush jane , kush i dergon , çfare misioni u eshte ngarkuar, nga kush agjentura te huaja jane influencuar, atehere keni mare fund njehere e pergjithmone. Mos i degjoni keta, merni shembull nga berisha qe i fut shqelmin te gjithe te huajve qe i dalin kunder. Mesoni pak nga ujku plak, se i di mire ai keto historira ka qene komunist i semure dhe me keto pune eshte mare.

  11. Angjelin Shtjefni says:

    zbuteni gjuhen pak or djem jemi shqiptare dhe njerez duhet te merremi vesh me fjale jo me hunj …

  12. lilolabja says:

    Z.Mero! Lexova sot nje shkrim te gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung ku trajtohet e njejta teme por ne sens te kundert ,nga kjo qe ju na servirni sot .Koleget tuaj gjermane ju kane lene shume vite drite mbrapa ,ne njohjen e realitetit Shqiptar dhe te gjithe vendeve post komuniste ne evropen juglindore .Me vjen keq qe stigmatizoni nje vend si Tunizia dhe Egjypti ,e para me nje rini 80%me arsim te larte dhe i dyti qe persa i perket kultures ,nuk i hap rruge jo Shqiperise por dhe amerikes .Dihet nga e gjithe bota qe kur ka filluar qyteterimi Egjyptian.Te lutem mos bej keto lloj krahasimesh .Shoqeria civile e ketyre vendeve eshte shume here me e forte se e jona pamvaresisht se ne gjeografikisht gjendemi ne europe .Te sugjeroj ta lexosh kete shkrim.

  13. VL says:

    C’e ke thene mire o Kastriot. Kta jane kafshe fare !!!! Me cdo kusht ta shkaterrojne vendin vetem te marri karrige Edi Rama. Budallenj njerez.

    1. babiloni says:

      Ndaj pjeserisht mendimin e parashkruesve por me disa saktesime:
      + keto tonat nuk jane protesta te qytetareve por te opozites, 20 mije vete nuk perfaqesojne shqiptaret dhe sidomos ata qe duan ti vene zjarrin institucioneve (qe nuk jane as te Saliut e as te Rames, por jene te Shtetit te Shqiptareve). Viktimat e pafajshme te atyre demostratave jane krim i rende qe duhet denuar e shkuar deri ne fund pergjegjesive.
      + Perndimi e tha troc: rruga e vetme per te rrezuar nje qeveri eshte nepermjet zgjedhjeve, ketu besoj zoti Baze eshte ME NE FUND dakort. Por, ketu qendron problemi i Rames: me ante te zgjedhjeve nuk fitoi dot, sepse ra ne kurthin e asaj marrevshje te turpshme te 21 prillit 2008 (qe Baze e njeh mire). ate marreveshje desh dhe ate humbje pesoi. pastaj u vodhen apo nuk u vodhen votat Rama te pyese komisioneret e tij se ata e dine me mire ku i kane cuar votat.
      + Perendimi (dhe Baze) e di mire se Rama, Ruci, Gjinushi, Ngjela deshtaku e Veliaj perversi nuk mund te jene alternative e vertete per te qeverisur vendin:
      pse zoti Baze, ne ambasadat perendimore nuk e njohin sipas jush babezine dhe hajdutllekun 9-vjecar te Rames qe ju vete e keni denoncuar perpara sa te prisheshit me Saliun?!?! Apo tani Rama na u be i ndershem dhe i mire per shqipateret.
      Ju thoni se Rama dhe opozita shqiptare jane te pergjegjshme dhe prandaj nuk ndodh si ne Tunizi dhe Egjipt. nese ju quani te pergjegjshme nje opozite qe “protestuesit e saj” i dergon ne “lufte kunder Saliut te korruptuar” dhe vete pin kafe neper lokalet e Tiranes atehere jemi ne dy plane te ndryshme gjykimi dhe arsyetimi. per cfare opozite flisni zoti Baze? kaq shume paskeni ndryshuar mendje brenda tre-vjetesh.
      une ju kuptoj shume mire kur thoni qe ky pushtet i ka rrenjet ne korrupsion dhe nuk duhet te rrije me ne kembe por kete mision nuk mund tja besoni kesaj “opozite kaq te pergjegjshme”. shqiptaret si popull ashtu sic nuk meritojne me te drejte saliun kryeminister nuk meritojne kurresesi as dhe Ramen anti-shqiptarin qe te drejtoje qeverine e ardheshme te te de deshtuarve.
      Ju duhet te udhehiqnit (por per fat te keq nuk mund ta beni me) levizjen dhe zemerimin e qytetareve te lire nga Berisha e Rama per nje qeveri pertej ketyre qe po shkaterrojne Shqiperin prej 20-vjetesh. Tani ju nuk mund ta kryeni me kete mision sepse:
      deri dje na serviret Saliun si shpresen e shqiptareve ne funksion te theksuar anti-komunist (ju kujtoj qe keni shkruar librin “Realitete Shqiptaro-Amerikane);
      sot po i servirni Shqiptareve Edi Ramen si shpetimtar ndaj te asaj te “keqeje” qe ju vete mbeshtetet per 12-vjet?!?!
      QUO VADIS, zoti Baze?

  14. england says:

    Ne se ne kete vend ne fillimet e demokracise te gjithe ju bashkuan kesaj levizje(njeri nga ata isha edhe une)Pra partise me te njejtin emer,por qe sot ska asnje lidhje me demokracine,kjo zdo te thote se Saliu i fotove me bijte e Enverit i konvertuar ne demokrat na paska te drejte te vrase,te vjedhe,e te grabise vetem se eshte kryetar i kesaj force!Ne se shume nga themelusit e kesaj force(njeri nga ata dhe Mero Baze)jane larguar nga PD ata iken pikerisht nga privatizimi qe Saliu po i ben partise,dhe jo sic ky kastrioti thote se nuk u pranuan ne gjirin e qeverise,O Kaci kush je ti qe i jep keshilla Mero Bazes,dhe na tregon perralla se vetem Zogaj,dhe Mustafa Nano na qenkan kunder kesaj qeverie!Ti pervec se i pa ditur,qenke dhe qorr,shtypin e perditshem e lexon o mjeran,po keto komentet rreth e perqark komentit tend i hedh ndonje sy o i verber,Ne se ti ke vendosur ti besh fresk Berishes,beja kjo eshte zgjedhja jote,por mos ja bej per nje kohe te gjate se do behesh pishmon!Saliu kur te sistemohet tek ambjentet e ftohta pa qera,i ka siguruar nja 10 breza me parat e vjedhura,nderkohe qe ti sa bere sh,sh,sh kot pa pas pula

Comments are closed.

Lini një Përgjigje