Regjimi i hekurt i Hosni Moubarak u shkërmoq pas 18 ditësh protesta popullore duke ndryshuar fatin e qytetarëve egjiptianë, fatin e Egjiptit dhe mëdyshjet e Perëndimit. Përmbysja erdhi në një vend ku opozita mungonte për shkak të mungesës së demokracisë, dhe ishte shpërndarë në ndërgjegjen e qytetarëve të atij vendi. Mubaraku iku jo si një lider që i ka bërë dëm botës, por si një lider që u ka bërë dëm qytetarëve të vet. Ai ishte një lider i dëshiruar për Perëndimin, pasi ishte një interlokutor i shkëlqyer për problemin e Izrealit dhe një dorë e hekurt ndaj ringjalljes së frikshme të fondamentalizmit islamik në atë vend dhe rajon. Ai ishte lideri që ëndërron Perëndimi të ketë në Lindjen e Mesme, por jo në shtëpinë e tyre. Kjo ishte dhe beteja më e madhe që fituan qytetarët e Egjiptit.
Dilema e madhe e Perëndimit për fatin e demokracisë në Egjipt, e mbajti atë vend për gati 30 vjet nën një diktaturë, bëmat e së cilës kemi për t’i mësuar në ditët e lirisë së tij, pasi deri më sot shumë pak vetë kanë guxuar të flasin për të. Dilema e madhe që ka ngjallur në Perëndim rasti i Egjiptit, ka të bëjë në të vërtetë me një dyshim të pabazuar nëse demokracia është vlerë universale apo vetëm vlerë perëndimore. Frika që ekziston për Egjiptin demokratik është se ai do të jetë antiperëndimor, ndërsa siguria tek Egjipti diktatorial ishte se ai ishte properëndimor. Ky përkufizim, në të vërtetë është i gënjeshtërt. Egjipti diktatorial properëndimor është një njollë në ndërgjegjen e Perëndimit, dhe një meskinitet mizor në huqet e demokracive. Frika se demokratizimi i Egjiptit do të forcojë forcat antiperëndimore është reale, por ajo nuk mund të thjeshtohet duke mbajtur një vend nën diktaturë për tu shërbyer demokracive. Qytetarët e Egjiptit e zgjidhën vetë këtë dilemë, duke i dhënë shanse demokracisë dhe duke i dhënë garanci vlerave të tyre perëndimore. Për 18 ditë në shesh kanë qenë bashkë myslimanë fanatikë dhe pjesëtarë ët pakicës së krishterë të Egjiptit, shpesh herë duke pozuar nën slogane “Ne jemi një”. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë tentativa të fitojnë terren dhe forca antiperëndimore. Kjo është një betejë që duhet bërë dhe me ta. Mesazhi i madh i egjiptianëve në mbarë botën sot është se një popull që merr vendim të mposhtë një regjim nuk ndalet. Regjimet nuk përmbysen me leje dhe as me kushte. Ato thjesht përmbysen. Zemërimi popullor i tejkalon formulat diplomatike dhe retorikën e lodhshme të stabilitetit që shpesh për vende të botës së tretë ka prioritet mbi demokracinë, ashtu siç tejkalon dhe mungesën e opozitës. Ne jemi sot në anën e atyre qytetarëve të Egjiptit që zgjodhën rrugën më të vështirë, atë të demokracisë, për të provuar se ajo çfarë është e mirë për Perëndimin mund të jetë e mirë dhe për shtëpinë e tyre. Ndaj sot jemi të gjithë egjiptianë!
Comments are closed.
YourDoll株式会社 美しいコンテンツセクション。私はあなたのウェブサイトと登録資本に偶然出くわし、あなたのブログ投稿が本当に好きだと断言しました。どうもありがとうございました。
トルソー ラブドール ダッチワイフはどこで購入できますか?詐欺から遠ざけるための10の基本的な基準!
O Mero na bere jevgjit do ishte mire te vije ndonje titull tjeter
Presidenti “Obama” deklaron se Egjyptjanet jane nje burim frymezimi per ne!Keshtu duhet te jete edhe per popullin shqipetar pavaresisht duan apo s’duan “Miqt e burrave te shtetit”.N.q.se Moubaraku ra mbas 18 ditesh ,ju’a garantoj se Shpellaraku do te biere per 18 ore.Ky eshte propabiliteti i diktatoreve.
“I say to our Iranian friends: Let your people march, let your people speak, release your people from jail, let them have a voice!” (vice president) Biden said to loud applause of the University of Kentucky.
Keto jane fjalet e zevendes presidentit Bajden,ne nje fjalim te mbajtur sot ne Universitetin e Kentakit, US duke ju drejtuar indirekt iranianeve sic e lexuat me siper:
…”””””….miqte tane iraniane: marshoni, grini zerin, lironi njerezit nga burgu, jepni mundesi atyre te flasin!””””””
Pas kesja deklarate te Bajden, zedhenesi i shtepise se bardhe jep nje deklarate te ngjashme:
“The Iranian government should allow the Iranian people to exercise the very same right of peaceful assembly and the ability to communicate their desires,” as was demonstrated over the last 18 days in Egypt, Gibbs said.
“””””Qeveria iraniane duhet te lejoje popullin e Iranit te ushtroje te njejten te drejte per grumbullime paqesore dhe te drejten te shprehin mendimet e tyre”, sic u be ne Egjypt keto 18 ditet e fundit. “””””
S’e e shikoni seka nje ndryshim te thelle, rrenjesore te politikes amerikane ndaj politikes se jashtme!!!!!
Ne na thuhet, beni kujdes, mos u ngrini ne demostrata, uluni ne nje tavoline me nje qeveri te korruptuar, me nje lanet qe po ju shet kombin, qe po lejon shtetasit e saj te shkruhen majtas e djathtas greeke apo serbe, ju lutemi merreni shtruar, mos bertisni….ju jeni ne mes te europes, mos krijoni trazira…..
E dini kujt i flitet keshtu? Nje njeriu qe ka nivel intellectual te ulet dhe mund te perdoresh me te psikollogji qe perdoret me idiotin.
Jam qytetare Amerikane, dhe deri tashti jam ndjere krenare per kete fakt, por sot ndjehem e trishtuar qe vendi im i bukur, Shqiperia, lihet prapa deres ne agjenden nderkombetare te SHBA dhe i thuhet, He, se edhe ne kemi korruptim,eshte pjese e demokracise. Mesohuni me te! Mos bertisni, mos na shqetesoni, merreni ngadale se nje dite do keni demokracine qe ne kemi sot. ( na u desh ne qindra vjet te arrijme ku jemi)
Ndjehem e trishtuar, e lenduar, dhe e diziluzionuar! Kemi arritur ne deri ketu qe te na trajtoje europa dhe amerika ne kete menyre( i shkrova pa germe kapitale me qellim). S’i kemi ne forcat si komb t’ia dalim mbane VETE kesaj katrahure ku na ka futur ky satrap i shitur ?
moj zana qe na shkruake dhe nje anglishte te pasakte e me plot gabime:
Po si moj nuk e di ti se ka ndryshim te madh mes Shqiperise dhe Egjyptit?
Po atje nuk ka demokraci moj, dh vete zoti Obama (qe ti nuk e kupton se nuk di mire anglisht) deklaroi se amerika do ta ndihmoje popullin egjyptian qe te vendose demokracine dhe per kete akordoi dhe ndihme financiare.
Ndersa i derguari i Amerikes ne Shqiperi deklaroi se “Shqiperia eshte vend me demokraci funksionale” dhe se amerika denon dhunen e ushtruar ndaj institucioneve shteterore.
Keshilla, meso me mire anglisht jo vetem ESOL-in, degjo sa me shume programe televizive dhe aq me shume CNN ( e di cfar nenkuptojne keto germa? I ke degjuar ndonjehere?)
Amerika thote se ne vendet me demokraci mund te behen sa te duasht ti demonstrata paqesore, ndersa te dhuneshme asnjehere, eshte jodemokratike.
Neqoftese di te vesh ne Washington DC(ne nuk di mer ndonje tjeter qe te tregoje rrugen) dhe shko para Shtepise te Bardhe dhe bej si bene keta te porositurit e rames dhe me mjetet qe ata perdoren kunder kryeministrise, ne shenje proteste per “gabimin” qe bo ben amerika kunder vendit tend, Shqiperise. Shko provoje njehere dhe do ta shikosh te ……
Persepari kushdo qe ti je, anglishtja “ime” eshte marre nga ky artikull:
http://www.aolnews.com/2011/02/11/us-turns-up-pressure-on-iran-after-egypt-ousts-mubarak/
Urime per nivelin tend te anglishtes. Duhet te aplikosh te behesh profesor anglishteje ne universitetin e Jelles.
Ti po na del me doktorature ne anglisht se po korrigjon VP Biden dhe zedhenesin e shtepise se bardhe qe jane cituar ne artikull.
Me sa duket zoterote je salist i verber, qe nuk ke sy te shohesh se cfare po i ben ky lanet Shqiperise. Po me sa duket edhe ti merr ndonje cope nga xhvatjet qe ai po i ben popullit.
Quan ti demokraci nje vend qe lejon diplomatet e huaj te hyjne e te vine ne shqiperi si i do qefi per te rekrutuar shqipetaret te ndryshojne kombesine dhe qe vret demonstrues qe nuk jane agresive( i ke pare vidjot a 21 janarit, apo s’te pelqen ti shohesh sic jane?)
Mbase edhe vete e ke ndryshuar kombesine ne grek apo serb?
Ti po e ben si njerezit qe shkonin te verber pas enverit per sa kohe ishin mire vete.
ik o kastriot futi nje tas dhalle
Brilante.
Tani populli Shqiptare mund te kete te njejtin fat. Rruga eshte opsioni demokratike. Prandaje Shqiptaret duhet te mesojne shume nga nje popull leghendare Egjiptian qe ka treguar se eshte i vendosur te protestoje. Me protestat pa ndalime ato sote jane te lire.
Tani nderkomtaret qe jane dhe vijne ne Shqiperi nuk kane te drejte qe te bejne thirrje kunder protestave qe bejne Shqiptaret. Sepse ne demokraci protesta eshte arma e popullit.
Z. Mero.
Pergezime per artikullin si gjithmone te mprehte dhe si zakonisht te qelluar.
Analiza eshte e sakte dhe analogjia e nenkuptuar me ç’po ndodh per fat te keq ne Shqiperi, po ashtu.
Pune te mbare!
Pamje madheshtore dhe plot emocine vinje nga Egjypti nepermjet TV. Eshte Liria qe derdhet rrugeve dhe shesheve te Kairos. Nje faqe historie eshte duke u shkruar ne keto momente.
Eshte ndoshta hera e pare ne histori qe vende te tilla ish-koloniale veprojne jashte kontrollit te “fuqive te medha”. SHBA dhe BE, te preokupuar maksimalisht me problemet e tyre te brendeshme, jo vetem nuk arriten te parshikojne sa cafre do te ndodhte ne keto vende, por madje u tejkaluan nga dinamika e ngjarjeve. Kaq e vertete eshte kjo, sa kryeministri francez, Francois Fillion, festoi kete Vit te Ri ne Egjypt me parate e Qeverise Egjiptiane…
Shkurt, SHBA dhe BE u dertyruan te pranojne, kunder deshires se tyre, nje realitet te imponuar nga pupujt e Tunizise dhe Egjiptit.
Nje nga parrullat e protestuesve ne Egjipt ishte edhe kjo : ” Ti zhduku, ne do te mbetemi !”
A nuk ju duket se vlen edhe per ne…?
Po a jemi me te vertete “te gjithe” egjiptiane? Egjiptianet treguan se e meritojne demokracine. Po shqiptaret? A e meritojme ne shqiptaret, demokracine? PD-istet do te thoshin menjehere se ne ” e kemi” demokracine, vetem se opozita nuk e do ate!!!!!! Socialistet do te thoshin se ne sigurisht meritojme ne mos me teper, te pakten po aq sa Egjipti. Por une them se pergjigjen per kete pyetje mund ta japin vetem qytetaret shqiptare…
Shume impresionuese!Egjiptianet ia arriten te largojne nga pushteti nje diktator qe i qeshte Perendimit,por qe Perendonte lirine e tyre.Kjo pati nje çmim te larte te mjaft protestuesve te vrare,por ia vlejti sakrifica.Uroj qe fitorja e ketij populli te sjelle nje shembull te mire per te gjithe popujt qe duan qeverisje me te mira dhe demokratike.Titulli eshte super i goditur,dhe ne mos gaboj eshte nje fraze celebre e presidentit Kenedi ne viziten,ne Berlinin e ndare:”Une sot jam berlinez!”Kisha besim se Mubarak ishte pa kembet ne toke,dhe kam shume besim qe do bej BIS.Berisha do bjere,dhe çdo dite eshte e mire per nje sihariq te madh.PS.Z.Mero,pasi u terhoqen nga akuza e Pjuçit,tani me kete titull i ke dhene Jozit municione kineze.Do dale neser Jozi me takue ndo gra demokrate,dhe do vishet me kostum kuq e zi Jozi,e do thote qe ke lujtur menç,e na bere egjyptjane.”-Ku ku nana jeme,po ku asht par morr bur,duen me na shite tek Egjypti,kombin tone qe asht aq i vjeter,qikur e themeloi Sali Berisha me doren e vedit”.Do dali ai ushtari i Gardes me flamurin dhe Berishen per dore me pankarten e shkruar me kongjill:Sot ne jemi shqiptare.
Vallahi o mero dhe ju te tjeret me mire me qen egjiptian se me qen çam. Pse do thoni ju?
Sepse egjiptianet nuk bene kompromis me mubarakun qe ta mbanin deri ne shtator por e hoqen menjeher
Kurse çamet e shiten veten per 2 poste drejtorash
Ja pra seç bejne keta tanet shesin veten. Populli ka shume shprehje qe nuk po I them ketu se na merzitet hajriu
HAJT O DAKU SE TI NUK KE NDONJE NDRYSHIM ME EGJYPTIANET DHE MUND TE THUASH ÇFARE TE DUASH. O DAKU JEMI NE DEMOKRACI DHE E DINE SE KUSH ESHTE E BUKURA E DEMOKRACISE TONE EDHE PSE ME TE META ? SEPSE ÇORRI MASKA .PRANDAJ UNE KAM FRIKE SE MOS JE TIRANAAAAS O LONI.
P.S.
O DAKU ÇA KE ME THONE THUAJE MOS E MA MRENA SE DO PLASESH .
Un ta thash po ti se beson. Po ta them edhe nje here: çami me I mire dihet se çka bere. Dhe nje gje po ta them prap sot eshte me mire me qen egjiptian( me veprime dmth qe e rrezojn nje president diktator vrases dhe te korruptuar) sesa me qen çam ( me veprime si ajo qe deputetet çam shesin veten dhe çeshtjen e tyre per tu bere paterice e diktatorit tone)
SA BUKUR QE I KAPKE GJONAT MER DAKU, PASKE HUM KOT DO KISHE BO NJE THES ME LEK+BASMEN E KISHE QYL.
MOS U MERZIT O DAKU
Hajt o hajri se smerzitem un se un e kam ne terezi se si “tiranas” qe jam kam toka akoma me shit, ka viçidolsa sa te dush qe dun me ble toke. Ti si çam I mire qe je ke Bo nai gjo qe ste vjen mire ta pranosh????
Leje basmen daku futju tregetise se zhavorrit se duhen gura per ne daten 18 se “puçistat” e paskan vendos me e heq salen nga “kulla”
Per te Mira
Sa bukur i perdredh fjalet zoti Baze. Egjipti ska te beje fare me ne. Mubaraku ishte ne fuqi per 30 vjet.
Ne e kemi nje opozite, tjeter pune se sdo te marri pjese ne parlament. Ti dashke qe ne ta shkaterrojme shqiperine sic beri Egjipti. E provuam njehere me dhune ne zoti Baze ne 97n me te njejtet njerez si Ruci me shoke e dolem si rruar qethur. Tani ti dashke ta bejme prape ???? Politikanet te shkojne te hane kokat ne parlament jo ne rruge. Mos luani me popullin zoteri !!!!!!!
Z. Mero! Sot une nuk njehem egjiptian, madje as dje e madje as neser. Une sot ndihem shqiptar, si gjithmone, pavaresisht kontekstit te shkrimit tuaj. Kemi specifika historike qe nuk na qase me asnje vend tjeter, afrikan, europian apo latin, pavaresisht se korrupsioni, abuzimi me pushtetin eshte i njejte. Ne jemi shqiptare dhe eshte i vetmi vend ku nje popull atdhetar lufton kunder politikaneve antishqiptare, kur njerez tejet tolerant luftojne tymnajen antihistorike shqiptare te perhapur nga “Vllazeria antishqiptare”, ku perfshihen serbet, grekerit, arabet, mafia perendimore dhe sigurisht govata politike e PS-se dhe sidomos e PD-se. Rendesi ka qe ne gjithmone do krenohemi dhe do ekzistojme si komb dhe do vazhdojme te shkruajme ne fazen e zeze te historise edhe keta capacule te radhes. Ne historine tone te lashte periudha jone eshte nje grimce kohore dhe ka ngjarjet e medha si ne cdo periudhe te jetes te Shqiperise. Jo, une kurre nuk do ndjehem evgjit, edhe sikur ata te rrezojne edhe Berishen.
… po ketij dangallit tone si i behet mor aman!
-te jeni te bindur se nese ky iken, ne Tirane do te behet superparty, njerezit ne Tirane e urrjene çdo dite e me shume.
Ti Z. Baze dhe ata te nderuar komentues qe bejne krahasim me situaten ne Egjypt e Tunizi e keni kot. Ju e dini mire se ne krye te protestave ne keto vende ishte nje opozite e shtypur, E PASTER, E PAKORRUPTUAR, dhe se
O Mero… i modh je. Po si nuk i le dallaveret 1 here. Kam qefe qe ne demonstraten e re te jesh ne krye te demonstrates meqe je kaq patriot e mos rri tu pi kafe te kullat. Boje zemren gur e dil njehere o burri dheut se ngele tu e komentu neshjen nga tribuna si ismet bellova.
Po Mero ka dale ne sheh o “dorand” se ju ka nxjerre me kohe bojen.Ai nuk po ben asnje dallavere po thote vetem ato qe di dhe qe ka pare nga koha kur ishte me ate te lajthiturin tuaj, kryetarin e fisit te PD, e deri tani. Ai ju tmerron se e njeh mire paranoidin Sali me tere shpurren e tij. Sot nuk ka dale ne TV di gje perse? Apo i ka mos i ka rreshqitur dora Lirise dhe i ka dhene ndonje doze elefanti me risprdal dhe s`ka dale akoma nga kllapia? Dilni ne shesh, dilni ne shesh, po or ti ja do i kesh ne 18 shkurt, por kam frike se ai i lajthituri juaj do te fshihet prape ne ndonje ambasade serbe, sic tha vete dhe pasta te bej gati helikopterin si Mubaraku, fundja fundit Podgorica dhe Beogradi nuk jane aq larg.
mos ja ve re dorandit o CLAUS se ai punon ne shtet ose ka marre koncension hidrocentrali njelloj si nje VL qe na brockullis gjojna per 97 e me teorira qe te 2 kane njelloj faj
rrapi treshit je i modh… per zotin ta kisha nei hidrocentral mire do ishte.LLafi jot ne vesh te zotit kur i thone. Po per zotin ti po ma ndjell hidrocentralin, po ta marr te kam borxh 1 darke shembullore.
mos sha nga gruja sales…..hahaha e cme duhet mua sala me lirine o claus une them per Meron dil ne shesh si ata te gjoret qe u vrane e demonstro. Kur eshte kaq patriot dil aty ne shesh si burrat e tjere qe dolen. O mua me vjen keq se keta fryne popullin e populli i gjore del e vritet. Keta qe bejne moral keta te dalin. Po e di si eshte puna o claus Meroja e di se si gazetar nuk i bejne dot gje se e mbron statusi i gazetarit prandaj jep mend. Si qytetar nuk e mbron dot gje prandaj nuk del se ci duhet atit? milionat i ka, njerez qe ti coje per dhjame qeni e fukarenj ka sa te duash ne rregull eshte ky. Claus une di nje gje. Kur je kaq i bindur ne axhenden tende udhehiqe popullin se neqofte se jo behesh si puna atit cerrit te vogel qe fuste ne grindje dy te fortet.
Sot jemi populli me naiv ne bote ,,, Nese zoti Baze na thote se sot jemi egjiptian ne duhet ta kemi per krenari sinonimin metaforik krahasues qe perdor Mero ,,,,Po shikoj disa komentues me siper qe nuk jan dakort ti krahasosh me egjiptianet ,, une do ju thoja se edhe nese do donin ne te ishim si ata ja qe nuk jemi si ata pasi ata arriten me vendosmeri te shkulin nje diktator 30 vjecare nga pushteti i tij i korruptuare dhe i kalbur ndersa ne ne mes te europes kemi frik nga nje malok si sali berisha per te protestuare dhe per te ndryshuare kete qeveri qe ka te pakten 6 vjet qe grabit dhe tallet me popullin shqiptare ,, une me mir te jem egjiptian dhe i lir per te ngritur zerin per te drejtat e mija se sa te jem nje shqiptare kokeulur ndaj presionit autoritarist te nje mbetje komunisti sic eshte sali serb berisha ,u bej thirrje te gjith qytetareve qe me daten 18 te vin ne demostrate para kryeministrise dhe te qendrojn pa nderprerje ne shesh 24 ore rrjesht mundesisht te kalohet edhe ne mos bindje civile ,,,, Me mir nje dit luan se nje qind dit dele ,, delja sali shum shpejt do ngordhte nga frika e popullit ujk ,MOS BINDJE CIVILE E KA THEN BUKUR REXHEP QOSJA “PYKA DEL ME PYK”
mero, TI KE FRIKE NGA FJALA E TE TJEREVE KUR TE THONE TE VERTETN HAPUR LIDHUR ME KOMENTET E TUA . ME I FUNDIT ESHTE ” SOT JEMI EGJYPTIANE”
KY ESHTE TYRPI ME I MADH QE ESHTE BOTUAR NDONJEHERE NE SHTYPIN SHQIPTAR!
TE SHKROVA DHE ME PARE TI MUND TE JESH EGJYPTIAN, MAROKEN, TUNIZIAN, JEMENAS, KONGOLEZ, XHIBUDIAN, ESKIMEZ, INDIAN, MUND TE JESH DHE NGA FISET E HUMBURA TE AFRIKES, AUISTRALISE. TI MUND TE JESH C’TE DUASH, VETEM SHQIPTAR NUK JE DHE NUK KE [ER TE QENE KURRE!
TI JE M O N S T E R! TI JE M O N S T E R, T I J E M O N S T E R; TI JE M O N S T E R, TI JE M O N S T E R
MOS KUJTO SE UNE TE THEM KOT KESHTU. ANALIZOJE VEPRIMTARINE TENDE NE KETO 20 VJET DHE DO TE BINDESH PER KETE.
MOS SHIKO E DEGJO CFAR THONE CA INJPORANTE QE TE PERKRAHIN MENDIMET E TUA!
DEGJO C’THONE AMERIKANET DHE EUROPA DHE DO TE BIUNDESH SE JE PERHERE E PERGJITHMONE M O N S T E R