Qeveria shqiptare njoftoi dje se ka përfshirë në administratën e lartë të saj dy Drejtorë të Përgjithshëm, të propozuar nga dy partitë e bashkuara të komunitetit çam në Shqipëri. Posti i parë është ai i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore, ku u emërua ish- Drejtori i Policisë së Ndërtimit të kohës së Fatos Nanos, dhe posti i dytë ai i Drejtorit të Përgjithshëm rë Transportit Rrugor, ose siç quhet në gjuhën popullore Drejtori i Targave dhe Patentave. Nuk di ende kush shkoi tek ky post.
Ky është pa diskutim lajmi më poshtërues që mund të mësosh nga politika shqiptare për problemin çam. Fillimisht dua të them se i respektoj shumë të dy partitë e komunitetit çam në Shqipëri, edhe pse e dyta ishte thjesht një shantazh i Berishës për të mbajtur çamët larg ndikimit të tyre në qeveri. E krijuar si një parti që do të shërbente më shumë si patericë për të plotësuar numrat e Berishës në Kuvend, partia e zotit Idrizi më në fund ja doli ta justifikojë futjen në skenën politike, armiqësinë dhe miqësinë me partinë tjetër simotër çame me një pazar për poste në administratën e lartë, edhe pse në Kuvend ka dy deputetë, thuajse aq sa ka Ilir Meta. Por poshtërimi nuk qëndron as tek sasia e posteve, as tek niveli i përgjegjësisë, por tek përmbajtja e tyre. Lajmi që u përcillet shqiptarëve me nënqeshje në tavolina është “Berisha u ka dhënë çamëve policinë ndërtimore dhe targat për të bërë ndonjë lek”. Në të vërtetë të dy këto institucione janë ndër më të korruptuarat në historinë e qeverisjes shqiptare. Dhe në këtë tufë hajdutësh që kanë hyrë dhe kanë dalë në ato drejtori, dy drejtorat e shkarkuar dje, Gjergj Bojaxhiu dhe Kreshnik Bozho, kanë qenë ndoshta më të papërfolurit personalisht për korrupsion, edhe pse banda e tyre poshtë bënte kërdinë. Inspektorët e Bojaxhiut mund të ta prishin një shtëpi edhe kur e ke me letra po nuk u dhe lek, ashtu sikundër mund të ta falin po pagove. E njëjta histori përflitet dhe për targat dhe patentat, duke qenë thuajse një mision i pamundur disiplinimi i tyre. Dhe të mendosh tani që këto dy drejtori kaq të përfolura kanë kaluar nga dy drejtues me një farë integriteti tek dy të emëruar nga dy partitë e bashkuara virtualisht, thjesht për tu përfaqësuar në qeveri, dhe pas kësaj të kesh shpresë se do pakësohet korrupsioni në inspektorat të ndërtimit apo tek targat e patentat.
Por problemi kryesor nuk qëndron tek njerëzit që do emërohen, por tek imazhi i partive të komunitetit çam në Shqipëri. Këto dy parti që janë bashkuar kanë një specifikë historike pasi luftojnë për të drejtat e nëpërkëmbura të një komuniteti shqiptar që kanë fatin e ngjashëm të hebrenjve, që janë zbuar nga tokat e tyre dhe jetojnë ende pa ju njohur e drejtat e shtëpisë ku kanë lindur. Të mendosh tani që politikisht ky komunitet kur hyn në qeveri merr policinë e ndërtimit dhe targat e patentat, jo vetëm që të kap gazi për seriozitetin e “problemit kombëtar” që ata mbrojnë, por të duket aq personal pazari i tyre, sa fyen çdo pjesëtar të thjeshtë të komunitetit të tyre. Komuniteti çam duhet të ishte pjesë e kësaj shumice pasi ka dy deputetë, dhe ndonjë tjetër brenda partive të tjera. Ai duhet të kishte përfaqësim në Ministrinë e Jashtme, në përfaqësitë tona diplomatike në SHBA, Bruksel, Britani, apo Vjenë, duhet të kishin akses në institucionet e Kulturës dhe historisë sonë që të ndihmonin kauzën e tyre, siç janë arkivat apo drejtoritë e trashëgimisë kulturore, por kurrsesi për të bërë lek tek targat dhe fadromat.
Kjo tregon realisht sa joseriozisht e ka Sali Berisha problemin çam dhe sa thjesht e konverton ai këtë në problem plaçkë. Kjo tregon sa joserioz janë përfaqësuesit e komunitetit çam në politikë dhe sa lehtë e denigrojnë kauzën e komunitetit të tyre, të cilën duket se nuk e përfaqësojnë realisht. Komuniteti çam është ndoshta për frymë popullsie komuniteti me më shumë biznesmenë dhe milionerë në Shqipëri dhe ata më pak se kushdo kanë nevojë për poste me lek. Kjo mendësi denigruese që ka hyrë në qeverisjen tonë për tu mbyllur gojën partive të vogla, në rastin e partive çame zbulon hipokrizinë dhe cinizmin e shtetit shqiptar ndaj këtij problemi.
Ky është një poshtërim që i bëhet profilit të tyre politik në Shqipëri duke i trajtuar ashtu siç i ka trajtuar nën zë regjimi komunist, si njerëz që rendin pa lekut. Por nëse gjatë komunizmit fyerjet për çamët ishin ilegale dhe nën zë, duke u etiketuar si njerëz që bëjnë pazare dhe shesin vëllanë për lek, tani Sali Berisha ua institucionalizoi falë naivitetit të dy drejtuesve të partive politike çame, që kanë nisur bashkëpunimin me Berishën duke marrë dy “drejtori me lekë”, siç thuhet rëndom në gjuhën e pazareve të pushtetit.
Përpos kësaj, këto dy drejtori kanë të bëjnë direkt me shërbimet ndaj qytetarëve dhe çdo pakënaqësi normale që përcillet nga puna e tyre tashmë do marrë dhe konotacion kombëtar pasi do tu faturohet “çamëve” që kanë marrë pushtetin. Tashmë ka pak rëndësi kush do vjedhë apo abuzojë tek policia ndërtimore, pasi edhe nëse drejtori do të jetë superkorrekt, në fund do thuhet m’i mori lekët ai “çami i m…”, ka pak rëndësi kush do abuzojë tek targat dhe patentat, sado i ndershëm të jetë drejtori çam, do të ketë gjithmonë një njeri që do të thotë m’i mori lekët ai “çami i m…”. Dhe meqë këtu jemi në fushën e patriotizmit banal, më mirë të lenim këtë Bojaxhiun pasi do thoshin na i mori lekët ai “serbi i m…” Ah, po, harrova. Këtë mund ta përdorin pozitivisht. Të thonë hoqëm një drejtor me gjyshe serbe dhe vumë një drejtor me gjyshe çame. Por prapë është shumë fyerje.
Comments are closed.
Saktesoje me mire…zoti Shpetim Idrizi eshte gjysem-cam,ashtu si labi eshte gjysem-opinge,por thone qe ka marre me shume nga nena…
Saliu po i mbledh tërë plehrat e Fatos Kazinosë e të Ilir Floririt dhe po u jep poste në qeverinë e tij të falimentuar. Kot po e vonon dhe atë liliputin Kastriot Islami o Sali; merre dhe atë pasi nuk i qëndron dot pranë Edi Ramës, i vjen plasja pasi deri tek gjunjët e Edit mezi arrin dhe po pëlcet që t’i bësh një ofertë.
Mire ai personi qe eshte me qeliza gomari po ky tjetri Idrizi si e hengri kete koqe ulliri nga Sal-iu. Te dinim burre o Shpetim e na dole xhambaz, qofte edhe per te miren e strukturave te partise.
Shkrimi i permban te gjitha komentet, bravo Mero !
Si gjithmone z. Baze ju dhe intelektuale te tjere si ju, hapni dritare ne murin e trashe te korrupsionit e te tradhetive qe u behen SHQIPTAREVE! Fale jush kuptojme lojrat e ndyra qe behen ne kurriz te popullit shqipetar, te cileve Greket ua kane blere gati te gjithe politikanet!
Çeshtja Çame eshte problem i gjith Shqiptarve sepse Çamet jane NE dhe Çameria eshte toke e te gjith neve.
Greket po shpenzojne me miliona dollare per te blere politikane Shqiptar qe te konvertojne Magjypt dhe Gabelt e Shqiperise ne Grek! Kush ma mbushen mendjen se sdo harxhoje per te blere lidershipin Çam?!
Ky eshte sekretari byrose,i ka mesuar te gjitha poshtersite nga krimineli, para ardhes i tije dulla,e ramiz muti qe eshte gjalle akoma,vazhdon te instruktoje,birin e tije shpellarin komuniste nga tropoja.Eshte i sakte shkrimi Z. MERO qe me kyte sa ju beri sekretari,qe ju dha 2 drejtore,camet skane te drejte morale te ndihen me, per ato te drejta te tyre qe i kane endrruar me vite,kjo eshte merita e sekretarit qe perdorei 2 drejtuesit e camve sic deshi ai i djallzuari kominsti plake.Camet e vertete per te drejtat e tyre, le ti fshijne musteqet per murris,edhe drejtuesit e tyre mashtrues,vepruan si ndytesirat e lsi, gjynahe camte sjane njerz te keqinje,se meritojne te luajne me ta, ne kete menyre.
Tani problemi cam do zgjidhet shume shpejt.Perpjekjet e komunitetit cam per tu perfaqesuar ne qeveri u kurorezuan me sukses.Doc Buruja fitoi trustin e lakres.Prej atij posti eshte gati te perleshet me grekun per te drejtat e cameve:Endra e popullit cam u realizua!!!!!!!!!.Eh cpo i ben Sala lolo te gjithe…!
Nuk i thone kot: “Do veje FISI ne FIS, nuk behet dot RIGONI LIS”
Emrin e komunitetit çam nuk e lartesojne dot “Dashi Havase” me “Idriz tatimin”! Por kjo eshte pune e ketij komuniteti!
Çami me I mire dihet se çka bere…populli yne e ka thene me kohe
KE QENE NDONJE HERE ANDEJ NGA 21 DHJETORI TI O BLLOKMAN?????
HAJT SE 2 METRA BASME TI BLEJ UNE SI DHURAT
Hajri un Jom tironc daku. Mu sme ka perzon njeri nga fshati siç ju kan perzon juve. Kshu qe 21 dhjetorin nuk ka nevoj te ma tregosh ti se bi llafi qe po te hap letrat e tates ka rrezik qe nanji cop e 21 dhjetorit ta kem prone temen. Kjo ishte njishtaz
Kurse dyshtaz ate shprehjen ma ka thone nje shoku Im
Hajri un Jom tironc daku. Mu sme ka perzon njeri nga fshati siç ju kan perzon juve. Kshu qe 21 dhjetorin nuk ka nevoj te ma tregosh ti se bi llafi qe po te hap letrat e tates ka rrezik qe nanji cop e Mir e 21 dhjetorit ta kem te gjyshit. Kjo ishte njishtaz
Kurse dyshtaz ate shprehjen mu ma ka thone nje shoku Im I shkolles qe e kam dhe dot shok dhe eshte me origjine nga filati domethene ma ka thene nje Çam. E kupto zotrrote se ça thoni ju çomt per njoni tjetrin
Kaq kisha un dhe kujdes me basmet mati mire se I hap pun vetes
Hajt djal I mbare
o daku po deshe te blej edhe me shume me qene se je edhe trillues
Hajri jam apo sjam un trillus ate se vendos ti mer daku. Mos te te vij inat kjo eshte shprehje qe e thot populli per ju pyet ne vlore ne tepelen gjirokaster e sarande se ça thone ose pyet dhe ata te shpise se ti je çun I ri dhe si di te gjitha historite me çam
Hajt ec onash tashi
A mos vall kjo partia çame eshte organizuar ne krah te qeverise per ti hapur rruge ndyshimit te kombesive ne pjesen jugore nga shqip. ne grek?.
PO E MBRONI KOMBIN ME SHUME “ZELL” JU QE NUK LATE EMER ,FE E KOMBESI PA NDRRUAR DHE TE GJITHA KETO I BENI FREE.
NE ÇAMET E TREGUAM SE KUSH JEMI, PER NJE FE E FLAMUR SAKRIFIKUAM GJITHE ATE PASURI DHE MREKULLI. TREGOJENI JU VETEN TANI E TE SHOHIM SE ÇBRUM JENI. IK DIL PARA PASQYRES DHE KE PER TE PARE SE ÇFARE SURRATI KE O FRI.
TANI IK GATUAJ ÇORBEN…. IK.
O hajri, kam nje pyetje.
Ne shume krahina te vjetra te Shqiperise dhe Ilireve, familjet kane mbiemra p.sh. lumenjsh, natyrore, autoktone, kurse ju …keni mbiemra “emer” p.sh Sami Aliu, Hysen Hajdari, Shpetim Idrizi, Beqir Ademi….Perse keshtu?
ME KE BO NJE PYTJE QE LENE MOS E PYT.
MEGJITHATE PERGJIGJEN PO TA JAP NJESOJ.
KETO LLOJ MBIEMRA EMRA I GJEN NE ÇAMERI ,TEK SHQIPTARET E MAQEDONISE DHE NE NJE PJESE DERRMUESE TE KOSOVES. KJO NDODHTE SE DIKUR ZOTERI NUK KISHTE LETRA APO GJENDJE CIVILE DHE PER TE MBAJTUR GJALLE KUJTIMIN E GJYSHIT APO TE STERGJYSHIT DHE PER TE DITUR SE NAG VJEN NE ÇDO 3 – 4 BREZA NDRYSHOHEJ MBIEMRI ME EMRIN E GJYSHIT APO TE STERGJYSHIT. OK ????
HAJT SE EDHE TY KAM ME TI DHURU NJA 2 METRA BASME.
deputet e camerise se madhe votuan qe te 2 per ti dhene detin greqise
Z.Shpetim eshte i mesuar te kete poste me shume para.Ai u be deputet per here te pare duke qene
drejtor i pergjithshem i doganave dhe nuk harxhoi pak para per fushaten…. Per kete fejese me Salen
te jeni9 te sigurte se e ka bere me urdher te Nannooos. .. E fituan edhe camet.T U R P.
Cfare dobie do sjelle Drejtori i Ndertimores per camet?
Apo do shkoje te prishe ndertimet pa leje te grekeve,… qe ju kane zene token “e te pareve” ne Greqi?
Hajde politikane…hajdeeeeeeeeeee….me Idrizin ne krye
Çamet nuk Kane flamur, ata nderojne lekun e kupton tani qe shpetimit I duhen ca lek dhe saliu I ka thene : Na mor çun germo ktu se ka lek
o daku ju e keni bo flamurin me ngjyre kameleoni ,qe te hani nga te kater anet.
Mos u merzit o daku
Pse te vjen inat hajri
drejtori i ndertimores eshte palle fare
Une jam inxhinjer ndertimi dhe e njoh shume mire si erjonin dhe te atin qe e kam pas pedagog
Jane te 2 palla te paafte te korruptuar dhe me e keqja jane fshatare komplet Por ne shqiperi te ngre ne krye klani nuk ke ci ben
Maloku po ben ndryshime dhe po kerrcenon koklopen me camet duke i ulur ne preher dhe i ferkon koken idrizit dhe i thote “po te jesh cun i mire do te lej te hypesh ne peme te hash fiq” dhe i thot koklopes “ore do rrish urt ti se te nxorra nga bacja”……si abetare lexohet maloku jon….
Eshte vertet per te ardhur keq, nuk e kam per turp te them qe jam ose per te qene e sinqerte isha demokrate, por ka kohe qe ky kryeministri yne po na thyen zemrat gjithmone e me shume. Ti lufton per nje parti, je njeri i shkolluar i emancipuar po nuk je i denje per te qene nen drejtimin e ministrit te transporteve z. Olldashi, po ti beni nje analize kesaj ministrie vetem drejtori i rrugeve (i cili eshte nen presion te vazhdueshem nga ky minister) eshte demokrat. Ky minister pranon me mire tua “dhuroje” drejtorite e tij ‘aleateve” sesa te bashkepunoje me djem te afte e te paperlyer si z. Bozho apo kushdo tjeter. Ne qarqet demokrate dihet shume mire qe camet ne kete mes u perdoren nga Sokol Olldashi dhe Flamur Noka per te marre dy drejtori ne te njejten ministri
levizje shume e trashe..tani qe qeveria e dragobise iken ..shkojne njyejne gishtin ne M…!..U a futi Berisha ! saliu ceshtjen came e ka shitur me kohe shtu si dhe ate kosovare…eshte i interesuar vetem per kolltukun qe te vjedhe sa me shume dhe ska problem ti bleje me pare apo ofiqe ata qe ka mundesi..dmth te dobtit
Ej! Shqipetare!
Problemi çam me këta politikanë që ka Shqiperia deri tani nuk do te zgjidhet kurrë.Problemi çam kërkon politikene me peshe,sidomos kur behet fjale per nje problem shume delikat si ai i gjenocidit që ka ndodhur me popullsine Çame.Kerkon politikane që të kenë influencë në strukturat Europiane,kërkon politikanë që të dinë të flasin,me horizont të thellë historik dhe gjeografik,kërkon në fund të fundit njerëz me stil diplomatik.Pra me nje fjalë nuk mund të zgjidhet ky problem kaq delikat me Idrizra që kalojnë nga një parti në një tjetër.Kjo çështje ka dështuar që në embrion,me këta lloj politikanësh që kanë për synim vetëm të vjedhin. Është fatkeqësi për popullsinë Çame.
–Camet vene me Salen sepse ecin me fjalen e Babes qe i ka thene Sales –Amanet camet
Mirpo nuk dihet si i ka pas Sala maredheniet me baben, se Sala ka 20 vjet qe po ua fut cameve sa krahu
–Ketu dy gjera ka :
Ose amaneti i Babes ka qene Futua cameve sa krahu
Ose Baba do e kete raf Salen shume kur ka qene i vogel dhe tani Sala inatin e babes ua nxjerr cameve ,
sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo qe ju ben Sala cameve…..