Dje pasdite u çudita kur një koleg grek më njoftoi me telefon se deklarata e Fyles për Shqipërinë pritet të jetë e fortë. Me një të prekur ballit, fshiva shpejt nga mendja ç‘do teori konspiracioni e as u rreka ta lidh me ngjarjet me konsuj në jug të vendit faktin që lajmin po ma jepte një koleg, i cili nuk shquhet si ndjekës i zellshëm i aktualitetit shqiptar. Me të kam diskutuar shpesh për historikun e fqinjësisë tonë e është nga ata që më ka numëruar më shumë emra shqiptarësh nga ç‘njoh unë e të cilët i kanë bërë nder vendit ku kanë jetuar e punuar, por edhe vlerave që bart origjina shqiptare.
Thjesht preferova të pres ‘i ngazëllyer’ debatin e vonë të Strasburgut, këtij qyteti të vogëlth, i cili nuk do të shqitet kurrë nga kujtesa e shqiptarëve si vendi i “Krokodilit” që s’hëngri as Berishën e as Ramën, po ku Rama dhe Berisha u dendën me mëlçi pate e në fund dolën pa lagur e pa shpenzuar asnjë kacidhe nga lekët e Gërdecit dhe as nga ato të lejeve të ndërtimit. E kështu, me orë të tëra u përkunda në lojën më të re për ne të gjithë: vallë, kujt do t’i bjerë kresë ky mesazh i fortë, Berishës apo Ramës…
Për të mos i hyrë analizave të holla të historikut evropian, e as fakteve e grup-fakteve që në sytë e disave do më nxirrnin si njeri ‘të nxënë’ që llomotit mërzitshëm gjëra që s’kanë pikë lidhjeje me realitetin shqiptar, e në sytë e ca të tjerëve si një injorant apo keqa-dashës që nuk ka përfshirë faktet e grup-faktet që u çojnë ujë në mulli, po e ruaj këtë shkrim si një bashkëbisedim të thjeshtë ku një fjali e vetme e përmbledh të gjithë ciklin e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë: Evropa e ka në terezi!
Madje personalisht mendoj se meqenëse politikanët e kësaj të fundit nuk kanë kaluar ndonjë stazh disa-mujor në Kuvendin e Tiranës, për etikë nuk ua nxë goja të thonë hapur se e vetmja zgjidhje për krizat e pafund të politikës shqiptare është që një pjesë të fondeve t’i drejtojë për ngritjen e një spitali psikiatrik ekskluzivisht për politikanët shqiptarë, me mjekë e doktorë të specializuar si Doris Pak e Hanes Svoboda, me kirurgë si Miroslav Lajçak e me drejtor spitali Shtefan Fylen, por edhe me asistentë e infermierë me shiringa në dorë si ambasadorët në vend, të cilët herë pas here shpojnë, përveç politikanëve, dashje pa dashje edhe policë e prokurorë, gjykatës, gazetarë e gardistë, apo në të kaluarën një çerdhe të tërë kalamajsh me përralla me mollë e me krimba.
“Barsoleta” Brukseli
Një nga institucionet e Evropës që e ka më në terezi se të tërë ne lidhje me ne, është Parlamenti Evropian, ku dëgjon qyfyre pa masë. Nga ato që të bëjnë të plasësh gazit e në fund të shtrëngohesh nga poshtë kur e kupton se qeshin dhe me ty, qytetar i një vendi që përfaqësohet nga personazhet kryesorë të këtyre barsoletave pa kripë. Ndonjëherë janë dhe publike, si ajo e katundarit nga Franca, kryetar i PPE-së në PE, Xhozef Doll, kur i ngrinte gishtin Komisionit Evropian pse na paskësh kritikuar Shqipërinë e Sali Berishës, vend në të cilin ai paskësh qenë vetëm një herë, por aty nuk e kish vrarë kush në rrugë ashtu siç e përfytyronte ky mik i beftë i Berishës vendin tim, pas këqyrjes së fakteve me ‘specialisten e PPE-së për Ballkanin’ zonjën Pak. Ç’do thoshte ky ditëzi po t’i kish qëlluar vizita më 21 Janar, ashtu i mbyllur me Berishën buzë-plasur në zyrë, apo do bërtiste dhe ai se e rrethuan për pesë orë rresht e se u mërzit shumë që Presidenti i BE-së Van Rompuy s’përmendi fjalën ‘dhunë’ në komunikatën për shtyp që kurrë se shkroi për Shqipërinë, e mosdozot të kish cilësuar kryetaren e ndonjë institucioni evropian si ai kundër korrupsionit, Olaf, lavire bulevardi. Me këto lloj tipash evropianë çfarë s’ndodh, sidomos kur e pranojnë vetë në kamera se kanë qenë sindikalistë, e se ju ka ndodhur tu shtypë makina ndonjë demonstrues… Kanë ardhur e vijnë po fshehtas edhe Haxhinasto e Pollo, disa herë, e së fundmi dëgjuam dhe ç’pamë, për bomba molotov, zjarr e shkatërrim, por s’përmendën për be ata katër të kallur në dhe, sepse s’kishin punë e të ardhura.
Ka dhe ca të fshehta për veshët e popullit si telefonata jargavitëse e Jozefina Topallit me Jerzhi Buzek, Presidentin e PEsë, i cili më 21 janar nga zyra e tij ja kthente prerë: “Jozefina mos qaj, nuk e mbështes dot Berishën”. Kësaj mund t’i shtojmë alergjinë e paparë që shkakton në duart, sytë e buzët e pjesës dërrmuese të eurodeputetëve bezdisja me telefonata pa fund e pa thelb nga kryetarja e Kuvendit. Rrëfejnë se kjo më së shumti ndodh me Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, i cili duhet të jetë bërë shumë pishman që s’hapi gojë kur Jozefina e pyeste në duhet apo jo të jepte dorëheqjen pas kritikave të opinionit të Komisionit Evropian për të.
Doni më, për Lulin për shembull, i cili thërritet tashmë (ndër shumë epitete të tjera edhe më të rënda) “zotëria 20 minutësh”, sepse një pjesë e mirë e kanë kuptuar që pas këtij afati të caktuar kohor i mbaron karburanti, dhe mund të bëjë dhe pyetje të llojit: “Ore, e kuptoni ju se ata që janë në opozitë vazhdojnë të pasurohen?” S’po ju jap komentet e Brukselit për këtë se e di që do i nxirrni vetë sipas shapkës. Por ka dhe më, është një fjalë në serbo-kroatisht që për hir të së vërtetës e kam harruar në gjuhën origjinale, por autorësinë e së cilës e mban një slloven, të cilit i mjaftuan disa minuta bisedë në kafe me Majlinda Bregun për ta quajtur ‘bishë të tërbuar’ ministren tonë të Integrimit, ndërsa kjo e fundit ‘lobonte’ fshehtas (hajde merre vesh pse dhe nga kush fshihej) në ditët e rezolutës për Shqipërinë. E ç‘të shtoj për ambasadoren tonë, varavingot e së cilës janë bërë refren i një propagande të fëlliqur, në veshët e atyre evropianëve që e takojnë, larg detyrës fisnike të një ambasadori që detyrë parësore ka përfaqësimin e të gjithë shtetit, e që shkon deri aty sa pasi ka sulmuar publikisht mediat me fjalët e kryeministrit, i kërkon institucioneve evropiane të ndëshkojnë ata gazetarë që nxorën në dritë një debat me dyer të mbyllura.
Eh, sa shumë të tilla ka, në Komision, në Këshill, e sërish në parlament, për plot zyrtarë e zyrtarucë të tjerë, por edhe për opozitën e kreun e saj, për të cilët më ndjeni që nuk do t’i përsëris këtu ato cilësime që për këtë të fundit janë thënë e thuhen dhe hapur në disa media që ndonjëherë edhe barsoletat i kthejnë në lajme fitimprurëse për Partinë Demokratike kundër komunistëve të kuq e këlyshëve të bllokut. Po për opozitën ka dhe më të forta, si ajo pyetja e një studenteje franceze në gazetari, që do ndiqte debatin mbi Shqipërinë për detyrë shkolle, kur pasi më dëgjoi më vëmendje më pyeti, “ëhë, okej, po këtë Ramën nuk e tregojnë fort të mirë apo jo?”. E atëherë, si mos t’i vihesha e të nxirrja nga goja ç‘kisha e ç‘kisha mbledhur edhe për gabimet fatale të Ramës në opozitë. Në fund i thashë, shpresë nuk ka, por ajo edhe vdes e fundit.
Sekretet qesharake
Meqenëse kanë mbetur mjaft ditë deri tek mbllaçitja që do i bëhet majtas, djathtas e tek tuk në mes mesazhit të fortë të Fyles, kohën po e rrokullisim mbrapsht, tek sekretet e misionarit Lajçak në sallën me dyer të mbyllura të Brukselit. Ç’sekret përbën fakti që Berisha, pasi e ka shpënë vendin buzë greminës e që për vete është në pikë të hallit aq sa përveçse i ka plasur buza (me të vërtetë jo në kuptimin e shprehjes) i paskësh thënë Lajçak sllovakut, “më thuaj ç‘të bëj e do të bëj ç‘të thuash ti”? Po tjetri, Rama, që s’na ulesh në tryezë pa e garantuar Evropa se nuk do t’ia blejë e vjedhë komisionerët pikërisht kundërshtari, të cilin përditë e akuzon si makthin e babëzisë dhe makutërisë në vend? Të qeshurat e mbytura në sallën me duar të mbyllura të Parlamentit Evropian, me personazhe politikanët e vendit tim, tronditën, pas pilafi, dhe vetë ata që qeshnin. Ka ca kohë, që prej “Krokodilit” të dështuar me sukses, që dhe këta, si kolegët e tyre në Shqipëri, kanë nisur tu bëjnë presion gazetarëve e t’ju thonë, “do i shtypim kokën gjarprit që i nxori sekretet po e gjetëm, se po na prishni punë mu në momentin kur do arrinim diçka”. Sigurisht, njësoj si në Tiranë, puçistët gazetarë prishin punë dhe në Bruksel kur nxjerrin të palarat e dështimet në shesh e kur i thonë gjërat siç janë, hem andej, e hem këtej. Tek e fundit ç‘thanë gazetarët që s’e dinin ata vetë apo që s’doli nga goja e tyre, edhe kësaj here me zë e figurë.
Mesazhi i orës 9 pa 3 minuta të darkës
Rregulli e do që fjalimet e zyrtarëve të lartë evropianë, gazetarëve të akredituar në Bruksel tu shkojnë nën embargo, pra pa të drejtë publikimi, disa orë deri në një ditë para çastit kur duhet të flasë zyrtari në fjalë. Kësaj here, të thënat e të pathënat, krizat e ngërçet, dështimet e shtrembërimet e mesazheve, përplasjet e të vrarët, puçet e hajdutët në televizor, bënë që ky mesazh i fortë të punohet për orë me radhë për të përfunduar rreth orës 7 e ca të pasdites, e për tu shpërndarë vetëm tre minuta para orës 9 të darkës, kur në fakt s’kish ngelur më kohë veçse për t’i hedhur një sy rrëshqitës letrës para se të dëgjoje me sy e me veshë vetë Fylen t’i shqiptonte ato mesazhe në Strasburg.
Sokol Olldashit, i cili nuk i shpik nga mendja e vet (e njësoj gjithë të tjerët në të njëjtën shpurë) ato që thotë se na sulmuan shtëpinë (e kish fjalën për kryeministrinë se nuk ka aq kurajo) tek 100 pyetjet e Babaramos, Fylja iu përgjigj, “ka krizë”, e që t’ju plasin sytë të gjithëve, që prej më shumë se një viti e gjysmë. Kjo sepse pavarësisht se mund të duket pa vend, Fylja përmendi 12 kriteret që duhet të përmbushë vendi në rrugën drejt BE-së, pasi i tha JO kandidaturës së Shqipërisë, dhe pasi gjatë gjithë kësaj kohe vetëm për ato 12 kritere nuk po punohet e mendohet as nga qeveria as nga opozita. Kjo të bën të kthehesh pak në kohë e të shohësh sa larg kësaj rruge kemi dalë të tërë. Berishës pasi i përmendi katër të vrarët i tha “mos e sulmo Prokurorinë dhe as institucionet e pavarura të shtetit e as mos i shaj, mos i ofendo e mos ndërhyj”. I kujtoi dhe letrën, letrat, krokodilët e misionet e Lajçakut dhe “i bëri thirrje të fortë për përgjegjësinë që ka si kryeministër i vendit, që në Shqipëri të krijojë një frymë politike gjithëpërfshirëse”. Edhe Ramës ju kthye e “i tha të dëshmojë e të garantojë që është një opozitë konstruktive”. Pastaj me njërin sy këtej e me tjetrin andej “ju tha të dyve të ulen, bashkë me të, për të zgjidhur krizën e kapur nga një spirale e frikshme kryeposhtë në të cilën po zhytet gjithnjë e më shumë vendi”. E në fund s’ia përtoi as Parlamentit Evropian e të gjithëve aty, që të kthehen ca vite pas, kur kjo shtëpi e popullit evropian siç quhet ndryshe, fliste me një zë kundrejt Tiranës. Të gjitha këto gjëra që i kish thënë e stërthënë edhe më parë, por kësaj here, në fjalimin e shpërndarë në letër, disa prej mesazheve ishin të nënvizuara mirë, me ngjyrë më të zezë se e zeza mbi të bardhë. Toni ishte acarues, kërcënues, dhe ai e mbyllte me fjalët, “o këto, o asgjë”!
Në mbyllje të natës së Strasburgut, nga Brukseli
Duhet sqaruar se në këtë “o këto, o asgjë” ai kishte parasysh edhe hapat që duhet të vijnë së pari nga liderët shqiptarë. Rama nga Strasburgu i tha se ai ulet në tavolinë me atë që s’e sheh dot në sy vetëm nëse në mes ka ndonjë evropian si Fyle për t’i zënë rrezen e shikimit. Berisha s’ka folur ende!
Për institucionet e pavarura nuk fola që të mos merret si presion i gazetarëve puçistë kundër tyre, por do të rikujtoja vetëm përgjigjen që dha Komisioni Evropian kur u pyet pse nuk bën ekspertizën e videos Meta-Prifti, e kur tha se “nuk mund të ndërhyjmë në një çështje teknike kaq afatshkurtër, për të cilën autoritetet përgjegjëse shqiptare kanë të gjitha mjetet, për ta zgjidhur vetë, me pavarësi dhe paanshmëri, ashtu siç e kërkon një shtet i vërtetë i së drejtës.”
Unë mund t’i shkruaj e mund t’i them këto që di, sepse sot Hungaria ndryshoi ligjin për mediat pas protestës së Komisionit Evropian dhe Presidentit Barroso, institucion pranë të cilit jam akredituar, i cili dëshmoi rëndësinë që i kushton ai lirisë së mediave. Të djathtët në Tiranë kanë edhe të tillë shembuj për të zgjedhur nga evropianët, jo vetëm nga monstra si Berluskoni që po zhytet kokë-poshtë e tepër keqas njësoj si miqtë e tij afrikano-veriorë.
Comments are closed.
–Ketu problemi nuk eshte se cfare mendojne ata ne EU per Ramen apo Berishen
Problemi kestu eshte qe ne demokraci kur populli opozitar Proteston kunder Qeverise ,qeveria jep doreheqjen–Kjo eshte demorkacia
Dhe nga ana tjeter ketu kemi problemin qe shteti vrau Protestuesit –Kjo eshte e patolerueshme
Ne zemer te Europes dhe te vriten protestuesit –Turp !
Qeveri qe urren popullin e saj , ajo vret protestuesit, Te mos permendim pastaj faktin qe vrau ata protestues qe ishin pasive ne proteste –Tamam krim me paramnedim
Eshte dhe problemi tjeter i vjedhjes se Votes
Ne nuk votojme , por bejme sikur votojme,se Saliu i vjedh, ndaj dhe nuk pranon transparencen e zgjedhjeve
Sala prape do i vjedhi votat dhe pastaj kudnershto sa te duash ti –Sala do e beje si Nastradini ,
Ndersa ky artikulli na jep ca cic mice europiane te cilat jane gjera koti,sepse nuk ka rendesi ca mendojne ata te europes per njerin apo tjetrin ,dhe ne nuk duhet te futemi tek problemi si eshte njeri apo tjetri, –
Ne duhet te trajtojme fenomenin qe po ndodh tash 20 vjet ne Shqiperi-
-NDRYSHIMI I QEVERISJES !!!!!!
Gjithe problemi eshte tek NDRYSHIMI ——Kjo qeveri nuk ndryshon kur opozita protestoin sepse e konsideron opoziten ARMIKE
–Qeveri mementalitet LUFTARAK !!!!-????? — Skandal ! C’eshte ky mentalitet ne dmeokracine e koheve moderne ne mes te Europes .???!!!
Nga ana tjeter Kjo menyre te arsyetuari e Pushtetit ndaj opozites eshte tipike IRANIANE
-Kjo eshte pjesa e turpit ku jemi katandisur nga kjo qeveri qe eshte kapur me dhembe e me thonj pas kariges ,te cilen edhe kete karige e ka …VJEDHUR
Eshte cmenduri kur e mednon
Absolutisht nuk i duhet bere asnje leshim atij Bastardi ne Pushtet
-Tani po shof ne New York Timesin e sotem, nje foto ku ne parlamentin iranian ,Jozefina e atij Parlamenti e rethuar nga demokratikasit iraniane po betohen me duart perpjete duke denuar opoziten
Ky eshte turpi me i madh ne kete Intrasigjence te Qeverise sone .Na turpoeruarn ,nukflasimdote me koleget e Punes se na krahasojne ne heshtje me Iraqnin
–Kolegu im i zyres eshte rus ,dhe degjon radion ruse ne anglisht me qender ne New York gjate kohes se punes kur me thote qe ne Shqiperi prapae ka trazira –U cudita –Ku e more vesh ti i them,? dhe u cmenda , se e ngacmoj gjithmone .I them : Brezhnjev ckemi-?
-Kur ai me tha :–Po e jep radio ruse tani
-Pra po na del boja fare si njerez qe nuk idijme te bejme shtet, dhe ku shteti vret njerezit e tij
Ndaj te gjithe Intleektulaet e gazetaret e vendit duhet te ngrihen dhe ta trajtojne problemin si Fenomen
Qe duhet t e behet ndryshimi kur opozita proteston –Pavaresisht se kush eshte ne pushtet dhe kush do vije ne pushtet ,
Ne fakt ne Shqiperi , kjo duhet te vihet ne LIGJ———sepse ne shqipot vdesim per njecike poizte , ndaj me mire te behet ligj kushtetues dhe te mos kundershtojne dot pastaj –Se ndryshe nuk i behet me ne or vellezer
Se s’dua te me caje me derrasat Brezhnjevei qe kam ne zyre looool
Pun m……. me duket . Do i kemi dhe nja 10 vjet te tjera mbi koke keta politikanet tane. Atehere nuk na mbetet gje tjeter vecse te nderrojme si komb kombesine .
I lezetshem si shkrim. Me pelqen
E per çfare na sherben tallja e tyre. Kjo qeveria jone eshte e tille edhe per faj te tyre sepse ata e kane mbeshtetur kete qeveri edhe kur shpertheu Gerdeci, edhe kur manipuloi zgjedhjet, edhe kur vidhte haptazi ne rrugen e Kombit e me koncensionet e hidrocentraleve,edhe kur ministrja Bregu doli te ishte e lidhur me mafioze si Prudentino,edhe kur Zhozi bashke me Salen perdhunonin Parlamentin,edhe kur Meta u kap me presh(bllok) ne dore duke bere pazare te ndyra,edhe kur Sala vrau 4 qytetare te pafajshem.Boll me se per tu tallur jane bere dhe ata .Nese vertet e kane seriozisht duhet ti thone ndal Sales, po zgjedhjeve te parakoheshme.
ky ernesti nga brukseli vuan te njejtin kompleks i shkreti, ndersa e di mire qe ai qe e ka menderosur me gjithcka berisha e te tijte, perpiqet te vendose edhe ndonje paralele me ramen. po clidhje ka rama me barcaletat e brukselit mor ditezi, merru e mos ju ndaj berishes se nga rama vetem hajer ka pare deri tani ky vend, perfshi dhe luften pa kompromis qe po ben me komunistin e paepur qe po na fut perdite ne grope.
Keto qe thote,madje shume me zi se kaq, gazetari se thuhen per dr.Tyryry-ne kam 20 vjet qe i di,nuk me eshte dashur fare ti bije nga Brukseli per ti mesuar.
Per Edin mjafton ti shohesh sa te impenjuar jane kur flasin me te,tamam partnere,per tu ndjere te perfaqesuar europianisht.
Ernest mir i ke kapur shume gjera dhe te besoj kur thua se “Rama dhe Berisha u dendën me mëlçi pate e në fund dolën pa lagur e pa shpenzuar asnjë kacidhe nga lekët e Gërdecit dhe as nga ato të lejeve të ndërtimit”.Une nuk do ta thoja me mire.
ka te drejte autori, shume te tjere kane komplekse sepse ju preket partia dhe lideri…te dy jane per tu hedhur ne kosh plehrash sepse mendoj se vendi do shpetoje nga ata.
e ardhmja do jete patjeter me e mire dhe duhet te shikojme realitetin dhe jo te fshihemi dhe te pajtohemi me padrejtesite qe bejne ps-pd-lsi-etj…