Raportimi i të dërguarit të BE për krizën shqiptare, Miroslav Lajçak, para Parlamentit Europian ka bërë që eurodeputetët të qeshin në lidhje me qëndrimet e Sali Berishës dhe Edi Ramës për zgjidhjen e krizës në vend.
Ndërkohë që Tomas Kantrimen, një diplomat i rëndësishëm amerikan, kërkoi ndjesë në fund të fjalës që mbajti përpara gazetarëve gjatë vizitës në Tiranë, duke u thënë se kishte dhënë një leksion demokracie për gjimnazistë, duke nënkuptuar sa nxënës të këqij jemi kur bëhet fjala për ndërtimin e një shteti demokratik.
E gjithë retorika ndërkombëtare është thjeshtëzuar tek disa përkufizime të tilla se ky vend vuan nga politikanët që nuk duan të hapin rrugë, që duan gjithçka ose asgjë. Për ta ilustruar atë flasin për një betejë Berisha- Rama, duke i vënë në një plan të barabartë të dy. Kjo i bën edhe të qeshin. Mirëpo një gjë duhet kuptuar shumë mirë: kjo nuk është një betejë mes Berishës e Ramës. Kjo është një betejë mes shoqërisë shqiptare që do të jetojë në një shtet demokratik e të lirë me një grup drejtuesish të babëzitur që nuk njohin ligjin. Ajo që zyrtarët ndërkombëtarë na e paraqesin si të komplikuar nuk është dhe aq. Ajo që kjo shoqëri kërkon është që politikanët të mos jenë mbi ligjin dhe që të funksionojë e drejta e votës si mënyra e vetme për t’i ndëshkuar ata.
Skandali i fundit i “kompjuterit të Priftit” po tregon gjithmonë e më shumë sesa e vërtetë është kjo betejë e shqiptarëve. Ajo që nisi si aleanca e PD e LSI për të çuar shqiptarët përpara drejt integrimit po rezulton si tragjedia e shqiptarëve. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një koalicion që ishte ngjizur duke ndarë shtetin me përqindje. Mendojeni pak tani që Ilir Meta me dy deputetë kontrollon 20 përqind të posteve në administratën shqiptare për të kuptuar qartë a kanë arsye shqiptarët që të revoltohen. Pastaj duhet të hedhim sytë edhe nga shteti fqinj, nga shqiptarët e Kosovës, që po përballen frikshëm me fenomenin “Meta”. Bexhet Pacolli, drejtues i një partie me 7 përqind elektorat, po i kërkon gjysmën e qeverisë kryeministrit Thaçi për të hyrë në koalicion. A kanë nevojë për shumë koment këto zhvillime të tilla ndër shqiptarë?
Recetat e gatshme se duhet zbatuar ligji dhe duhen lënë të lira organet kushtetuese që të punojnë nuk kanë më efekt. Është njësoj si miliardat e dollarëve që shpenzon qeveria amerikane për të mësuar adoleshentët për të bërë seks të mbrojtur, e që përfundojnë në kosh plehrash pasi askush nuk ua vë re atyre leksioneve.
Duke e përqendruar debatin në qëndrimet që mbajnë Rama e Berisha harrohet (sigurisht me qëllim) se çfarë mendojnë shqiptarët e thjeshtë për gjithçka po ndodh këto ditë. Mendjet e tyre janë ngarkuar me informacione pa fund, deklarata, fakte e prova për një qeverisje të korruptuar e vrastare. Gjithë kjo ngarkesë mund të rezultojë e rrezikshme. Fati i keq e ka dashur që të mos kemi një mundësi testimi për të parë se realisht çfarë mendon opinioni publik për këtë që po ndodh. Testimet e opinionit, sondazhet e anketat janë një gjë e largët për vendin tonë. Por një gjë nuk mund të ndryshohet kurrë. Ajo është fryma. Dhe fryma mund të testohet më lehtë se sa mendohet. Ishte fryma ajo që e rrëzoi regjimin e Mubarak dhe ajo që po ngre njerëzit në protesta në botë. Ndaj duhen ndarë njëherë e mirë protestat e dikurshme të opozitës me frymën e përgjithshme. Aktualisht kemi të bëjmë me frymë. Ajo e 28 janarit ishte frymë. Nëse nuk e besoni, bëni një provë të pyesni njerëzit që keni rreth e qark, që nuk janë të interesuar për politikën e që nuk janë në punë shteti falë politikës. Pyesni ata njerëz që jetojnë me një pension, pyesni ato shtëpiake që duhet të bëjnë pazarin, pyesni ata prindër që duhet të shkollojnë fëmijët, pyesni ato mama që duhet të dëgjojnë kryeministrin dhe lumin e tij psikik, pyesni ata biznesmenë të vegjël e të mëdhenj. Meqë jemi një vend i vogël ku të gjithë njohin gjithsecilin, të jeni të sigurt që do arrini në një përfundim: se kjo qeveri po ua bën jetën “malore” njerëzve. Dhe nëse sërish nuk e besoni, imagjinoni për një moment lap-top-ët e gjithë zyrtarëve të qeverisë. Do ndryshoni mendje në vend.
Comments are closed.
Ai amerikani kerkoi ndjese per lexionin qe dha ne Kuptimin qe ajo qe ai tha nuk ishte ndonje gje e jashtezakonshme ,por ishte dicka teper e thjeshte
–dmth e kishte me shume per veten , jo per njerezit qe e degjonin ne kuptimin qe :…nuk po them ndonje gje te paditur ,por po them gjera te thejshta fare —
Pra ishte nje shenje Modestie ndjesa e tij ,dhe jo nje ironi apo fyerje per ata qe e degjonin
— Per ate frymen ke te drejte .Por ajo fryme ka kohe qe eshte ne ate vend ,mirpo opozitat ne pergjithesi nuk i pergjigjen dhe nuk ecin me te njejtin ritem me frymen e popullit
Por pervec frymes ,kjo proteste ka lidhje edhe me regullin demokratik,qe kur behen protesta qeveria duhet ti degjoje ,dhe nqs Protesta kekron doreheqjen e qeverise,qeveria te iki,–REGULL BAZE I DEMOKRACISE
Dhe pastaj qeveria te kerkoje votebesimin ne popull perseri ,–Pra te mso jete problem fare nderimi qeverise,ne menyre qe te kemi tamam nje shtet demokratik qe mer parasysh ankesat e popullit te tij ,
Ta ndjejne njerezit qe shteti eshte nje shtet DEMO-KRATIK i mirefillte
Shume i drejte eshte fakti qe ne shqiperi ka skamje qe blehet buke me liste akoma. Me ne fund dikush qe kap nje pike te rendesishme. Por desha ti ktheja vemendjen shkruesit te mesiperm se sigurisht qe LSIse i takon 20% e administrates sepse eshte ne koalicionin fitues te zgjedhjeve. Te kujtoj se edhe ne amerike kur vjen nje president i ri e gjithe administrata shteterore flas ketu per rolet kryesore ndryshohen. A mos valle ka ndonje qeveri ne bote qe kur vjen ne fuqi do le ne postet kryesore te drejtimit te vendit opoziten? po di ti ndonje te lutem na ndrico se une di.
Ti thua qe beteja rama berisha eshte beteje e popullit me sistemin ne kete rast rama eshte populli berisha eshte sistemi. 1 berisha me koalicionin e tij perfaqson shumicen e popullit shqiptar se kane maxhorancen apo jo. 2 ta dish ti mor zoteri populli e di shume mire
qe ka korrupsion dhe e di shume mire qe edhe edi po te vi do kete korrupsion. Mua me vjen inat kur na e provokoni inteligjencen duke sugjeruar se po erdhi edi ne fuqi nuk ka korrupsion. Populli o zoteri do buke populli do pune. Une nuk po e degjoj ndonje gje nga edi se ok do e rrezojme salen por mbasi ta rrezojme kemi kete plan per te luftuar papunesine kete plan per te ulur cmimet kete plan per te luftuar korrupsionin. Ai s thote asgje vetem ta hedhim salen e pastaj c do gje do rregullohet si me magji. Jo or mik jo nuk behen punet keshtu. Kjo me sjell mua te besoj se edi nuk ka asnje axhende por e vetmja axhende eshte te prishi pune qeverise te fusi prape vizat ta ktheje shqiperine pas 20 vjet me kete politike destruktive.
Tani mos te flasim me gjuhen e pezimistit. Sot ka arrdhur koha qe Shqiptret te largojne qeverine e Berishes qe eshte e korruptuar kame e krye. Persa i perket Edi Rames, tani ai eshte kryetare i nje opozite, dhe duhet qe te rrespektohet. Opozita sot po ballafaqohet si nje avokate e popullit me Berishen. Ju po e shikoni sot Berishen qe nuk pyet per nje popull. Berishes i interreson vetem pushteti dhe jo populli. Njerezit sote ne qofse jane te zemruar nga qeverisja e Berishe duhet te behet me opozite per te larguar Berishen. Tani Edit i ka mbete dore qe te beje opozite. Nuk eshte edhe e lehte qe te besh opozite me nje bishe Berishjane, sepse ai ka ndertuar nje sistem mafioz. Prandaj populli dhe opzita duhet qe te punojne bashke per te largua Berishen dhe klanin e ndyre qe ka per rrethe.
po per cfare Edi Rame flet mor zoteri! cfare respekti meritoka ky njeri?!?!
per cilen opozite e ke fjalen?
per opoziten Rama-Ruci-Gjinushi-Milo-Veliaj-Ngjela-Koci-Ndoka-Prifti!
per keta e ke fjalen?
keta do e qeverisin Shqiperine e ardhshme?
po a e ke idene se kush jane keta?
po pse me Gramoz Rucin do ecim perpara ne si shtet?
keta jane me keq se kjo qeveri e qelbur nga korrupsioni qe ne po na qeveris. keta ja kalojne cdo lloj qeverie afrikane te diteve te sotme.
pervec kesaj nuk dine te bejne as politike. nuk dine te mbrojne te derjtt dhe interesat e qytetareve. as demostrates se 21 janarit nuk i dolen dot per zot e ta udhehiqnin deri te kryeministria qe mos ti linin njerezit te vriteshin nga ata idiotet e gardes.
po tani qe plasi bomba e Prifti vete-hajdutit si do tja beni? do ta “pranoni ne gjirin tuaj” sipas premtimit qe i kishit dhene?
Prifti vodhi sa vodhi me Meten krye-hajdutin e Saliut dhe tani donte te denonconte Meten vetem per pjesen e ketij te fundit por ja futi vetes.
nuk e di nese i mendon gjerat para se ti shkruash kur thua qe Rama meritoka respekt dhe pushtet ne vend te saliut. dmth te heqim nje hajdut e te veme nje tjeter qe te a vjedhe per 10 vjetet e ardhshme se ka nevoje per leke per rracen e tij. hajde llogjike hajde!
po nuk te mjaftojne akuzat e perdithsme te te gjithe ndertuesve ne tirane per 20% e Edi Rames,apo nuk jane te verteta?!?!?!
e mjera shqiperi per keta njerez qe i rrijne akoma nga pas Edit e Saliut!
ik e bej ndonje koment tek zeri i popullit ose 55-a se me ate mentalitet qenke zotrote!
Po ku ta gjejme frymen ,ate na e kane zene rrufjanet terroriste te politikes.
Po Bexhet Pacolli,ka sa te duash lek,e nuk ka nevoje te vjedhe,Por keta maskarejte e shqiperise po na grin nga leket.