Dilni në rrugë!

14 Shkurt 2011, 21:41Editorial TEMA

Nga Joel Brinkley

Këtë muaj në Rusi presidenti Dmitri Medvedev zbuloi një statujë prej mermeri të Boris Jelcin, i cili, si presidenti i parë i Rusisë dha ndihmën e tij për të sjellë demokracinë në ish- shtetin komunist.

Në Tunizi tani do të doja të shihja që qeveria e përkohshme të ngrinte një statujë prej mermeri për Muhamed Buazizi, shitësi 26 vjeçari tunizian që sakrifikoi veten përpara godinës së qeverisë në dhjetor, duke frymëzuar atë që disa gazetarë arabë e quajnë “kryengritja e lavdishme”.

Nisur nga fakti se sa shumë është shpërndarë “kryengritja e lavdishme”- nga Algjeria në Shqipëri, Kajro e në Kazakistan, Buazizi ka ndezur zhvillimet më të rëndësishme ndërkombëtare që pas rënies së Bashkimit Sovjetik 20 vite më parë.

Për herë të parë në kujtesë, miliona njerëz të shtypur në mbarë botën, që jetojnë nën thundrën e drejtuesve të korruptuar, janë duke u ngritur me grushtat lart duke klithur: Nuk durojmë më!

Për herë të parë në kujtesë diktatorët viciozë kanë nisur të kenë dukshëm frikë. Ata po nxitojnë të ofrojnë premtime për ndryshim, duke shpresuar se njerëzit nuk do i flakin nga zyra. Edhe pse përpara ka ende rreziqe domethënëse, ethet e lirisë po përhapen në mbarë botën- e jo vetëm në Lindjen e Mesme.

Në Kinë, sapo nisën demonstratat në Kajro, censorët e qeverisë u hodhën në sulm duke hequr nga gazetat, televizionet, radiot e faqet e internetit lajmet ku përmendej Egjipti- të tmerruar nga fakti se populli mund t’i kërcënojë.

Më shumë se 20 mijë demonstrues të zemëruar dolën në rrugë në Tiranë, Shqipëri, duke kërkuar zgjedhje të reja. Oficerët e gardës kombëtare vranë tre protestues, duke provokuar tubime edhe më gjigante disa ditë më vonë.

Qindra rusë të tërbuar kërkuan largimin e kryeministrit Vladimir Putin, duke e quajtur qeverinë e tij “tufë hajdutësh”. Një lider i opozitës i tha turmës: “Më thoni ku ndryshon lidershipi juaj nga Hosni Mubarak në Egjipt?”

Nursultan Nazarbayev, udhëheqësi i pamëshirshëm dhe i korruptuar i Kazakistanit, e kapi situatën dhe i tha popullit të tij se do thërrasë zgjedhje të parakohshme duke braktisur planin e tij për të thirrur një referendum që do e lejonte atë të qëndronte në pushtet edhe për një dekadë tjetër.

Por lëshimet më të dallueshme kanë ardhur nga liderët arabë- diktatorët jetëgjatë. Mbreti Abdullah II i Jordanisë shpërndau qeverinë dhe caktoi një kryeministër të ri duke thënë se puna e tij ishte që të kalonte reformat.

Mahmoud Abbas, lideri palestinez, i ka shtyrë zgjedhjet prej vitesh, por papritur ka shpallur se do mbahen zgjedhjet e reja “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Bashar Assad, diktatori brutal i Sirisë dha një intervistë të jashtëzakonshme për “Wall Street Journal” në të cilën tha: “Nëse nuk e shihni nevojën për reforma përpara asaj që ndodhi në Egjipt e Tunizi, është shumë vonë për të bërë ndonjë reformë. Edhe ai premtoi ndryshim.

Presidenti i Jemenit, duke u përballur me trazira të shumta, premtoi se nuk do rikandidonte më.

Lideri i Algjerisë premtoi se do i japë fund 19 viteve të gjendjes së emergjencës dhe do lejojë më shumë liri politike.

Qeveri të tjera janë duke parë dhe u përpjekur të ndalojnë protestat në Afganistan, Libi, Sudan, Pakistan, Marok, Irak, Arabi Saudite dhe në Rripin e Gazës.

Entuziazmi në rritje tregon se këto protesta janë vetëm hapi i parë. Asnjë prej këtyre diktatorëve që ka mbetur në pushtet për kaq shumë vite, e që tani tregon keqardhje, nuk e ka mbajtur postin pa dinakëri e terror. Thuajse të gjithë janë duke ofruar koncesione që shtyjnë në të vërtet për muaj ose vite ndryshimet reale.

Jam i sigurt se secili prej tyre- në Siri, Jemen, Kazakistan, Algjeri, Shqipëri- e di tani që e gjithë bota po i sheh.

Ata nuk duan që të jenë subjekt përbuzje si në rastin e Mubarak. Asnjë nuk dëshiron të shohë popullin e tij që të kërkojë largimin e tyre drejt aeroportit.

Por këta liderë e dini shumë mirë se pas disa muajsh ky moment do ketë kaluar, vëmendja e botës do jetë larguar. Ata mund të bëjnë disa ndryshime kozmetike dhe të vazhdojnë si më parë.

Presidenti i Jemenit, për shembull, thotë se do qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e tjera në vitin 2013. Kush e pengon atë që pas një vit ose dy, të ndryshojë mendjen, duke thënë se terrorizmi në rritje kërkon një lidership të qëndrueshëm?

Vetëm njerëzit që kanë dalë në rrugë tani mund të mbajnë presionin të lartë. Dilni në rrugë e mos besoni tek Amerika e as tek shtetet e tjera të paqëndrueshme perëndimore për ndihmën e tyre. Pushteti është i juaji, i askujt tjetër!

*Joel Brinkley është një profesor gazetarie në Stanford University, fitues i Çmimit Pulitzer si korrespondent për jashtë për gazetën New York Times

14 komente në “Dilni në rrugë!”

  1. fule says:

    Duhet ndjekur keshilla e ketij profesori te nderuar. Se nuk eshte si keta profesoret e universiteteve te bregut te lanes, ketu.

  2. nicolla disha says:

    Ne fakte eshte e vertete, Shqiptaret nuk duhet qe te presin nga amerikanet, ose nga Ambasadori Amerikan per mbshtetje. Ambasadori Amerikan qe eshte ne tirane ka nje rroge te mire, kurse Shqiptareve po i diskotohet buka e gojes, edhe nuk protestojne. Shqiptaret nuk jane te zote qe te paguajne ujin dhe dritat, edhe nuk dalin te protestojne. Kur do te jete ajo dite qe Shqiptaret te marrin shembullin e popullit legjendare te Egjiptit??? Perse Shqiptaret mbeshtesin Berishen kur nje kohe, Shqiptaret vuajne per kafshaten e bukes, vuajne per nje jete normale. Perse Shqiptaret e denojne vedin duke e mbajtur ne pushtet nje maskara qe te vret per nje cope pushteti???????? Perse disa Shqiptaare mbeshtesin Berishen duke sakrifikuar qe te qendrojne fukarejne???? Perse Shqiptaret nuk e duan nje jete te mire, nje qeverisje qe ben per nje popull?? Shqiperia ka shume Njerez qe dijne te qevrisin per popullin. Pra Shqiptaret duhet qe te dalin ne rruge per ti thane fukarallekut ndale. Shqiptaret duhet te dalin ne rruge dhe te qendrojne aty derin kur te largojne Berishen dhe klanin e tije te piste. Shqiptare moss u besoni me propogandes Berishjane qe ju ka infektuar me fukarallek.

  3. raimondi says:

    Te gjtihe te dalin ne Proteste, te gjithe pa dallim partiak .Sepse pushteti i Berishes eshte vetem per pasurimin e familjes se tij dhe shakterimin gradual te Shqiperise

    Ta detyrojme te iki ,sepse ne keto 20 vjet shkaterimet e tij jane te pafundme
    Berisha shkateroi Industrine e e lehte dhe ushqimore
    ,Industrine e rende ,Industirne njerrese dhe perpunuese te naftes, Industrine minerare,Industrine kimike
    mekanizmin e Bujqesise ,.shkateroi agrumet , pyjet , sistemiet e kanalizmeve, shkateroi mbrojtjen e vendit,
    shkateroi qendrat shendetsore dhe shkoallore ne fshatra,,spitalet i ka kthyer ne nje ferr te vertete,nepermjet gjuhes se tij ARMIQESORE kUDNER OPOZITES Ai percau shqiptaret,
    Ai po shkateron kohezioninn e shoqerise shqiptare,
    nepermjet reformes se tij Kriminale ne ekonomi dhe mungesen e vizionit Human ne zbatimine saj aishakteori familjen shqiptare , shakteroi njeriun shqiptar ,duke i hedhur te rinjte drejt ruges Krimit, droges prostitucionit si mjetet e vetme me te cilen mund te sigurohej jetesa nen regjimin e Berishes
    Ai me reformene tij po i shkakton popullit shqiptar nje hemoragji te pariparushme duke bere qe plaga e emigrimit te jete e perhershme
    —Absolutisht ai duhet te japi llogari per te gjitha shkaterimet dhe fatkeqsite qe i ka sjelle vendit tone

    –Prandaj te gjithe te degjojme thirjen e ketij profesori te nderuar –qe tregon tamam shembullin se Intelektualet duhet ti prapaprijne zhvillimeve demorkatike dhe Perpjekjeve te Lirise me mendimin e tyre tamam Ilumisit qe tu sherbje te gjitheve dhe jo te flasin me fraza te rummbullakosura dhe te fshihen pa maskes se mos marjes me politike sic eshte bere zakon ne Shqiperi

  4. Ediruci says:

    NESE GAZETA KA QELLIM TE BEJE PARALELE,DUHET T’A DIJE SE RAMA(EDI,JO INA)ME SHOKE JANE NE RRUGE QE PREJ 20 MUAJSH.LE TE RRINE DHE 20-30 MUAJ TE TJERE NE RRUGE POR TE MOS GABOJNE TE PREKIN INSTITUCIONET SE KUSH PREK,E PREK GJARPERI.

    1. arsen says:

      A di gjo ti robo! Cfare quhet Institucion?
      Pervec Presidentit ( qe eshte i pervecem) qe te gjithe Institucionet jane:
      1- Keshilli Ministarve (me…per fat te keq Sali Berishen kryetar)
      2-Gjykata Kushtetuese ( me kryetar)
      3- Gjykata e larte ( me kryetare)
      4-Prokuroria e Pergjitheshme (me kryetare)
      5-SHISH- (me kryetar ne vartesi te Kryeministrit dhe Presidentit)
      6-Forcat e armatosura ( me Shtab te Pergjithshem me nje shef)
      E more vesh?
      Nese i mer ere koka Kryetarit, po ata qe betohen para Kushtetues, KU DO E FUSIN KOKEN?
      Apo dine te hedhin firmen ME URDHER NGA LART?!!!!!!
      Lexo pak me shume, dhe do e maresh vesh se cfare quhet “te prekesh institucionet”

    2. huri says:

      Dole perseri ti o EDIRUCI,tashti ,pervec uturakut te kryeministrit Sali Ram Berisha,mashtruesit te Vucidolit,po merr persiper edhe instirucionin e tij.Me kete ti o sekretar i sales,nenkupton ndertesen.Por si e pe edhe vet,as ne Tunizi dhe as ne Eghypt,dhe as ne Shqiperi,institucioni mbetet atje ku eshte,ne shpine te tokes.Vetem kolltuku o Ediruc,preket,kapet per zverku ai qe pabesisht dhe vjedhurazi eshte ule mbi te,..dhe cohet ne esfel te gomereve…ik ore ik nga syte kembet.Se sic thote edhe ajo kenga:”President e menderose,Kryeminister e dhjeve fare,..”,per Saliun tend,fati i Mubarakeve ,BenAlive dhe Berisheve eshte ne dore te popullit,sovranit.Ti shif e gjej ndonje vrime miu e fshiu,kete po na e sqaron ky gazetar ,dhe po na theret”Dilni ne rruge”,merreni fatin ne doren tuaj.Mos degjoni Edirucet ,sherbetoret e juntes se peshtire mafioze te Sali Ram Berishes,mashtruesit e kriminelit te Vucidolit

  5. velo says:

    Mese i drejte kur thote ” Dilni në rrugë e mos besoni tek Amerika e as tek shtetet e tjera të paqëndrueshme perëndimore për ndihmën e tyre. Pushteti është i juaji, i askujt tjetër!” E kemi pare qarete keto dite se cfare ben diplomacia amerikane apo evropiane. Ne shesh me 18 shkurt e ne vazhdim

  6. Dajti says:

    Te dalim menjere ne te gjitha rruget e qyteteve tona sepse nuk kemi asnje shprese tjeter te shpetojme
    vehten dhe SHQIPERINE nga bastardet me te ndyre qe njeh historia e ketij vendi.

  7. ...question says:

    …ky Prof. Brinkley, -te shkoj ia tregoj keto leksionet Departamentit te Shtetit te tij, qe i mbeshtet te gjithe lideret e siperpermendur. Pa mbeshtetjen e USA ata jane diktator prej rëre, ju i keni fuqizuar ju i mbani ne pushtet. Kete po e shohim shume qarte ne Tirane prej 20 vjetesh! Mbeshtetet Berishen, Nanon, Meten, Berishen perseri, mbase doni te silllni ne pushtet nje pasardhes te ketyre te treve, prandaj shkoni takoni Islamin me Blushin.
    Ambasadori Amerikan ne Tirane shtrohet per darka me Berishen 4 ore pasi ky i fundit kishte urdheruar vrasjen e demostruesve dhe me Nanon, qe ne para 6 viteve ju na thonit se ishte qeveritari me i korruptuar dhe i lidhur krimin, por vetem pse pranoi pazarin tuaj per tu shkembyer me Berishen, sepse me kete te fundit e dinit se ishte me kollajte dorezimi i sovranitetit te Shqiperise tek USA.

  8. beso says:

    Askush mos te prese qe bota te vije dhe te protestojene rruget e Tiranes;ja mjaftohet te na thote ate sestence qe eshte e vjeter sa bota;Liria nuk dhurohet,ajo fitohet!Persa i perket ambasadorit amerikan,i cili e njeh Shqiperine sa ç’e njeh nje turist njemujor,te mos nxehemi,ai thote ato qe i dikton Departamenti i Shtetit.Sot t’i thoje Departamenti i Shtetit ta quaje Berishen gangster shteti,ai nuk heziton ta thote.Nuk eshte nje rast,por mijera raste kur DASH,per te ruajtur interesat amerikane,apo dhe per te ftilluar interesa te tjera,ben ate qe nuk peritet nga demokracia amerikane;mbeshtet gangsteret e shtetit.Numerohen mbi njeqind mije nderhyrje(thote A.Roy ne nje liber)ku Amerika ka vepruar ne ndihme te satrapeve,dhekjos’ka te beje hiç me demokracine qe gezon popullsia amerikane.Pershendes Opozitenne protestat e saj,dhe kujtoj dhe njehere se lirine tone duhet ta fitojme vete;te tjeret nuk ofrojne liri,por sovranitet te kushtezuar.Te mos rreshtim kurre se demaskuari kete Klike gangstere qe nuk ka ardhur te ndertoje te ardhmen e shqiptareve,por tivere zjerrin asaj.

  9. AdrianGJ says:

    Nga vete fakti se ky profesor i “nderuar” krahason Shqiperine me vendet e lindjes se mesme dhe Rusine, tregon se sa shume dine rreth shiperiss…

  10. lilolabja says:

    Hapur na e thote profesori.Kaq e veshtire eshte te kuptojme kete mesazh te sinqerte ?A thua dhe ky profesor dhe gazetar i New York Times nuk e njeh dhe ky shqiperine?Angazhimi i tij tregon krejt te kunderten .Nuk eshte rastesi permendja e emrit te shqiperise ne kete shkrim ashtu siç ju pelqen disave ,por eshte nje njohje shume e mire qe ka ai ndaj realiteteve te ketyre vendeve .Jetojme ne kohen e WIKILEAKS ku gazetat me prestigjoze te botes si New York Times ,The Gardian,Le Monde ,El Paezo kane ne dispozicion te tyre dokumente qe po ti lene te lire ti publikojne pa frike do te kete nje revolucion ne shkalle internacionale.Sot bota drejtohet nga nje grup mafioz qe shkel çdo dite te drejtat e lirite e popujve,e vetmja qe ju intereson jane konçensionet .Peshku vellezer eshte i qelbur nga koka ,vetem te mendosh kush u jep oksigjen ketyre horrrave .Me plot te drejte profesori dhe mjaft trim kur permend te paren ameriken ,vendin e tij se ajo e ka humbur kredibilitetin ne syte e shume popujve per te qene me e besueshme ne ndihmen e saj .Genjen ? Aspak kete po e shohim me syte tane ketu ne shqiperi ,nga te gjitha qendrimet e funksionareve amerikane qe po perpiqen me çdo kusht ti zgjasin ditet ketij diktatorit .Ata bashkpunojne me çdo diktator te kuq te zi te verdhe ,komunist, liberal , konservator ,gjeneral boll qe uji te shkoje ne mullirin e tyre .Vetem nje eshte zgjidhja te ngrihemi ne 18 dhe mos te shkulemi me nga sheshi derisa te na jepet lajmi se plera iku .Mos harroni vargjet qe na thote profesori yne i madhi ARBEN DUKA .”Veç nje gje nga te gjithe dihet kur ngrihen popujt diketaturat bien.

  11. askushinina says:

    Sali Berisha është tradhëtari, krimineli dhe shkatërruasi i SHQIPËRISË, ai duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti. Ai i leu duart me gjak shqiptar, që në sekondat e para të ardhjes së tij në pushtet. Që në kohë të kohrave ai ka qen i përgatitur për shkatërrimin e këtij vendi. NË 18 SHKURT E NË VAZHDIM, TË GJITHË NË RRUGË, PËR TË MBROJTUR KËTË VEND NGA KOLERA BERISHJANE

  12. AlbinoBlackSheep says:

    Berishen e lejojme ne qe te jete ne pushtet.E lejojme ne qe te ndihet i paprekshem.Nuk eshte faji i Amerikes. Shikoni vendet skandinave,jane gjithmone ne krye te listes si vendet me pak te korruptuara ne bote dhe me demokratiket ne bote. Jane te gjitha vende te vogla.Dhe eshte merita e atyre popujve per cfare kane arritur.Nuk duhet te shohim se kush do thote ndonje fjale te mire per ne e kush do na mbeshtese.Ky eshte vendi yne,eshte jeta jone.Ne proteste te rrezojme bishen e Vicidolit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje