Deklarata e fundit e ambasadorit të SHBA ka ngjallur sërish komente, dhe natyrisht ka acaruar ata që shikojnë tek policët apo kryepolici, në krah të të cilit ai doli, njerëzit që vranë katër qytetarë shqiptarë. Të tjerë pak më larg dhimbjes, hutohen nga fotografia e një diplomati amerikan me një njeri që ka refuzuar të zbatojë ligjin për dorëzimin e personave të kërkuar nga prokuroria. Ka dhe një kategori fundore që shqetësohet për faktin që diplomati vë në një kandar dhubën e protestuesve me vrasjet e pushtetit. Në të vërtetë e gjithë kjo histori nuk është as juridike, as teknike, as diplomatike dhe as administrative. Kjo është histori e një krize politike, zgjidhja e së cilës do të vijë nga politika, pasi është një krizë që ka lindur nga politika. Të gjithë ata që bëhen nervoz me ambasadorin Arvizu harxhojnë kot emocionet e tyre. Ai është nj diplomat në detyrë që ka orarin e tij të punës dhe axhendën e tij për bashkëpunim me shtetin shqiptar. Të kërkosh që këtë krizë ta zgjidhë ambasadori Arvziu apo ambasadorët e tjerë të BE, do të thotë të marrësh përsipër që këtë krizë nuk e ka prodhuar politika jonë, por ata. Në të vërtetë kjo është një krizë shqiptare dhe ne duhet ta pranojmë si të tillë. Këtë krizë nuk e zgjidhin hetimet, pasi hetimet zgjidhin pasojat e 21 Janarit. Këtë krizë e zgjidh politika dhe ajo do ta zgjidhë një ditë. Ajo që nuk dimë ende sot është çmimi që duhet të paguajmë ende, me jetë njerëzish, me miliona euro dëme financiare, me stanjacion të investimeve në vend dhe pse jo me një krizë edhe më të rëndë ekonomike për shkak të krizës politike.
Debati nëse duhen hetime të gjithanshme dhe të paanshme për 21 Janarin, është një debat artificial. 21 janari ishte një betejë politike dhe përgjegjësia duhet të afishohet si e tillë. Retorika për hetime të gjithanshme dhe të paanshme duhet të marrë fund. Ka vend për të hetuar dy fenomene. Vrasjet politike të urdhëruara me cinizëm dhe gjakftohtësi kriminale, për të cilat ishte parapërgatitur siç mund të faktohet dhe alibia, dhe dhuna e tejkaluar, nëse është e tillë, e protestuesve mbi policinë. Për të parën, pra për 4 vrasje politike, duhet të hetohet Sali Berisha, ndërsa për dhunën e tejkaluar të demonstruesve duhet të marr përgjegjësinë Edi Rama. Një lideri politik i ka hije të marrë përsipër përgjegjësinë e akteve të tij politike. Edhe pse opozita nuk thirri një protestë për dhunë, ajo është përgjegjëse, edhe pse jo fajtore për dhunën e demonstruesve. Edi Rama duhet ta bëjë të qartë këtë për drejtësinë shqiptare dhe për këdo tjetër që tenton ta barazojë gjakun e shkaktuar nga gardistët e Sali Berishës me të çjerrat nga çadrat e pensionistëve të Tiranës, se ai njeh dhe pranon përgjegjësinë politike për dhunën e tejkaluar. Marrja përsipër e kësaj përgjegjësie nuk është vetëm një gjest politik i përgjegjshëm por dhe një kurajo për popullin opozitar. Beteja opozitare ka nevojë për qartësi dhe për të dalë nga komplekset e inferioritetit ku tenton ta fusë Berisha. Edi Rama është përgjegjës për dhunën me çadra dhe shkopinj, edhe pse nuk e ka urdhëruar, po aq sa Sali Berisha është përgjegjës për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm edhe nëse vetë nuk ka urdhëruar gardistët e tij të hapin zjarr mbi ta dhe rreth 30 të plagosur të tjerë. Opozita doli në rrugë nën thirrjet e një lideri politik dhe ai duhet të jetë krenar për popullin e tij opozitar që ju përgjigj dhe vazhdon t’i besojë udhëheqjen e opozitës. Unë besoj që Edi Rama as e ka shmangur këtë përgjegjësi dhe as që ka ndërmend ta shmangë. Po frikacaku i vetëm i kësaj historie është Sali Berisha. Ai tmerrohet nga simetria e përgjegjësisë me Edi Ramën, pasi ka frikë se kjo gjë e bën më popullor liderin e opozitës dhe më fatal ndëshkimin e tij. Ai ka urdhëruar me gjakftohtësi vrasjet me një alibi të gatshme për t’ia faturuar Edi Ramës. Përfshiu në skemën e tij kriminale dy mjekë të spitalit ushtarak, dy ministra gjysëm të pirë nga frika, dhe disa deputet qesharakë, të cilët ende pa u ftohur kufomat drejtuan gishtin mbi një skenar opozitar për vrasje. Tani u hodhën të gjitha poshtë. Drejtësia po provon se gardistët më besnikë të Sali Berishës kanë vrarë qytetarë të pafajshëm me qetësi. Sali Berisha duhet të mundë honin e frikës që ka brenda vetes dhe të marrë përgjegjësinë mbi vrasjet. Ai duhet tu vërë gjoksin gardistëve, ashtu siç i vuri gjoksin abuzimeve prej miliona dollarëve të Lulëzim Bashës në rrugën Rrëshen- Kalimash. Kur Lulëzim Basha u kap duke vjedhur, ai doli dhe tha se nëse ka vjedhur dikush, ai jam unë. Tani Lulëzim Basha u kap duke vrarë. Sali Berisha duhet të ketë guximin e të marrë publikisht krimin përsipër, siç mori akuzat për abuzime prej miliona euro të Lulëzim Bashës. Është e qartë se nëse Basha kishte abuzuar së paku 200 milionë euro me urdhër të tij, më 21 Janar është shumë herë më e sigurt që ka qëlluar me urdhër të tij, pasi siç thotë ka qenë në zyrë dhe ka drejtuar gjithë operacionin.
Pra kjo është një histori e thjeshtë hetimi. Nuk është as e shumanshme, as e paanshme, por e dyanshme. Sali Berisha duhet të hetohet dhe të marr përgjegjësinë për vrasjet, Edi Rama duhet të hetohet dhe të marrë përgjegjësinë për tejkalimin e dhunës nga demonstruesit. Të tjerat janë abuzime me fjalët. Kush tenton të barazojë gjakun e të vrarëve me gërvishtjet nga çadrat, thjesht nuk do të shikojë gjakun. Por do të vijë një ditë në këtë histori, që do të na duhet të merremi të gjithë vetëm me gjakun e atyre katër të vrarëve. Penalizimet për dhunën e demonstruesve janë punë që mbaron shpejt. Dhe dënimet e tyre mbarojnë shpejt. Dënimet për vrasje janë të rënda dhe do të zgjasin. Bile sa më shumë të zgjasin, aq më shumë do të rëndojnë jo vetëm fatin politik, por dhe fatin fizik të Sali Berishës dhe njerëzve të tij, të cilët do të ballafaqohen me një dyshim të bazuar se ata po përdorin pushtetin për të vjedhur, për të vrarë dhe për të mos u dënuar. Të gjithë nuk duhet të harrojmë se në Tiranë u vra pas akuzave për vjedhje, dhe kjo e bën edhe më të rëndë bilancin.
Protestat do të vazhdojnë, herë rrallë e herë dendur, herë me shumë njerëz e herë me pak, herë të dhunshme e herë paqësore. Kjo është një historie e krizës politike, e cila një ditë do të detyrojë palët të ulen për t’i dhënë fund. Por vrasjet ishin vetëm nj stacion tragjik i kësaj krize, të cilat janë gurë i rëndë në qafën e pushtetit të Sali Berishës. Ai s’ka për të ngritur më kurrë kokë nëse vazhdon t’i quajë viktimat banditë dhe banditët e tij që vranë, viktima.
Comments are closed.
Po mire mo Mero! Dakort qe ben analiza ne nje kendveshtrim qytetar. A nuk do ishte me mire ne kete kohe qe shoqata e gazetareve te merrte persiper me shume sesa nje mision informues e analizues, dhe te kalonte ne nje stad te ri per te tejcuar mesazhe ne keto kohe te veshtira duke bojkotuar per nje jave rresht cdo lajm dhe informacion politik, por vetem probleme sociale. Do ishte shume here me sensibilizuese, qe njerezit te shihnin te akumuluara te gjitha problemet e perditshme te shkaktuara nga politika dhe pjellat e saj, sesa buletinet e lajmeve te ca capaculeve te PD e PS qe na shurdhuan me fjale te huazuara, me pak permbajtje shqip ne brendi. Edhe pse di 4 gjuhe te huaja europiane nuk arrij ti kuptoje hilet e keqperdorimit te fjaleve me perberje saksono-latine
Qe kriza eshte politike dhe se 21 janari ishte vetem etape dramatike e saj, kjo eshte e padiskutueshme.
Qe Ambasadori ben punen e tij benda orarit zyrtar edhe kjo nuk ka asnje dyshim.
Por , ajo qe ka nevoje per sqarime eshte : perse ky Ambasador paska nevoje te sajoje apo provokoje dorezime banale dokumentacionesh per te inskenuar nje dalje publike ne krah Policise ?
Kesaj pyetje M.Baze eviton ti jape nje pergjigje!
Zoti Baze ju me te drejte flisni per nje krize politike qe eshte e pavarur nga hetimet e policise mbi pasojat dhe fajtoret materiale te 4 vrasjeve te dhimbshme nga dora e pushtetit. keni 1000% e jo 100% te drejte!
aspektin teknik hetimor te krizes une do ta lija menjane, pasi me ate duhen te merren organet perkatese. edhe daljen e ambasadorit me kreun e policise une do ta lexoja ne kete kendveshtrim: mbeshtetje per punen e organeve hetimor eper te zbardhur te verteten dhe nxjerre pergjegjesite. kjo mendoj eshte pozitive. por tek kjo “histori e thjeshte hetimi” nuk do doja te zgjatesha.
doja vetem t’ju parashtroja nje mendim te thjeshte personal: cilat jane pergjegjesite politike ne kete rast?
nese ka nje krize politike ajo eshte mes dy palesh: nje qeverie (e jona e korruptuar deri ne gryke) dhe nje opozite (?, nese do ta quanim te tille, personalisht jo). si mund te quhet opozite kjo e jone e perbere nga “mbetjet e radhes” se nje pushteti te korruptuar te Berishes. juve zoti Baze deri dje keni udhehequr me shume koherence e ne kohe te ndryshme betejat gazetareske dhe civile kunder Ndokes, Priftit, Veliajt, Rames, dhe shume e shume te tjereve kur keta militonin me Saliun ose ne raste te tjera kur vidhnin hapur e benin pazare mbi kurrizin e shqiptareve.
si mund te udhehiqet nje popull me gjithemend opozitar i nje pushteti te kalbur me Gjinushet, Rucet, Ramet dhe Veliajt, kunder-fytyrat e urryera me te denja te ketij pushteti te degjeneruar qe na qeverisne? si mund ti besojme qeverisjen e ardhshme nje njeriu si Rama qe ju vete e keni akuzuar per metoda autoritare te udheheqjes se pushtetit partiak dhe atij bashkiak? pe me tej e kani akuzuar per vjedheje korrupsion ne detyren e kryetarit te Bashkise!
si mund te udhehiqet nje popull i maskruar nga pushteti i Berishes nga nnje qeverisje e ardhshme e Gjinushit. doni qe tju rikujtoj zoti Baze aato qe keni shkruar per gjinushin ne librin “realitete shqiptaro amerikane”? ka ndryshuar gjinushi apo keni ndryshuar ju zoti Baze?
perse nuk beheni nismetar e mbeshtetes i nje levizje qytetare kombetare bashke me koleget tuaj per te zhdukur nje here e pergjithmone nga kjo toke Ramet e Berishet, Rucet e Metet, Priftet e Bashet etj qe nuk kane mbarim se rraca e tyre sa vjen e shtohet????
Juve keni rastin me te mire sepse jeni anti-Ramist dhe Anti- Berishian i palekundur.
Mos lejoni qe Tema te kthehet ne Megafon te Rames por te asaj shumice derrmuse te shqiptareve qe prej 20 vjetesh po merren neper kembe nga Berisha, Nano, Gjinushi e Rama, sa here qe kata vijne ne pushtet.
kur do te shikojme perseri Mero Bazen e vertete kur korrespondonte per Zerin e Amerikes dhe per shpresen e gjithe shqiptareve ne kohe jo te largeta dhe jo te dyshimta?
pershendetje!
Mendoj se Rama nuk duhet te perzihet me keta te tjeret.Ju zoteri mos i ngaterroni kaq keq punet siç ben Saliu.E majta shqiptare eshte njemije here me demokratike se e ashtuquajtura e djathte e Sales.E majta e ka ndruar edhe kryetarin me votim demokratik.Ka bere dhe rotacion politik normal.Njeh dhe institucionin e doreheqejes.Per keto nuk mund te behet fjale ne partine e Saliut.E djathta duhet te prese te vdese Saliu qe te ti njohe keto arritje te se majtes.R A M A N U K E S H T E P R O V U A R .Kur ne trg dek nje produkt i ri nuk mund te thuash eshte i mire apo i keq pa e provuar ate.Kur te jete provuar dhe del se eshte i mire apo i keq,kjo varet nga votat e sovranit me nje proçes normal te lire e te ndershem,duhet te beje ate qe thote sovrani,pra te vazhdoje qeverrisjen ose ti hapi rrugen tjetrit.Po broblemi yne eshte tek ai pra,tek degjimi i vullnetit te sovranit.Sala thote populli jam une,ligji jam une,shteti jam une,pushteti jam une,gjykatesi jam une,prokurori jam une,votat i numuroj une.Pra gjithçka eshte ai.Te tjeret jane nje hiç.Kjo eshte nje nyje qe shqiptaret kane njezet vjet qe nuk e zgjidhin dot.Zoti i ndihmofte te vdese Saliu se nuk zgjidhet kjo pune veç me revolucion.
Po jo mor zoti Hasan, se une nuk po flas vec per Ramen. E kam fjalen per te gjithe politikanet e ketij vendi qe po e qeverisin prej 20-vjetesh.
Rama yt i dashur ka 9 vjet ne pushtet dhe para ketyre 9-vjeteve ishte 3 vjet te tjera Minister Kulture?!?! apo nuk te kujtohen? po perplasjet e medha qe ai pati si Minister me Aktoret e Teatrit Kombetar te kujtohen??? nejse ka edhe te tjera po deshe por meqe je tifoz personal i Rames te ftoj qe kritiket e Rames te mos ti njehsosh me Saliun dhe rracen e tij, sepse une personalisht nuk e meritoj. Ty nqs te pelqen qe te te udheheqe Rama shko dhe votoje ose mbeshtete ne keto demostratat e radhes; ketu une po flisja per dicka tjeter: une thashe qe ne kemi nevoje per nje qeverisje pertej Rames e Berishes, nje qeverisje tip “grosse koalition” si ajo aktuale ne gjermani, por e jona te ishte teknike dhe te perfshinte njerez te paimplikuar me politiken keto 20 vjetet e fundit; njerez me integritet me pak fjale.
ti zoteri vazhdon e me flet per Ramen si “nje produkt te ri qe sapo ka dale ne treg”: ore zoteri, po i mendon gjerat para se ti shkruash apo cfare?!?!?
Po si mund te qeversie Rama kete shtet me duke pasur aleate Gjinushin, Ngjelen, Milon, Rucin, Veliajn pervesin dhe Tan Priftin bashke-hajdutin e Ilir Metes. Nuk e di se si arrin ne konkluzionet e tua por une them zoti te ndihmofte te vdese megjithemend saliu e te shpetosh qe mos te shkruash budallalleqe te tilla.
Ne shqiperine tone “para-demokratike” e vetmja liri e garantuar nga sistemi yne ne nivel kushtetues eshte: LIRA DHE E DREJTA PER TE THENE BUDALLALLEQE NEPR FAQET E GAZETAVE! ta gezosh kete te drejte dhe e perdorsh sa me shume ta ndiesh te nevojshme!
pune te mbare me revolucionin tuaj, Z. Hasan!
Zoti e ruajtte Shqiperine nga Ramet e Berishet e radhes!
Mero. Duhet tekeni kuptuar nje gje ju gazetaret qe jeni pjese inteligjente shoerise. Pas 1990 ne perqafuam nje sistem i ashtuqujtur demokratik-kapitalist, i cili ishte ne dekadence dhe jo aq i lumtur sac ishte ngulit ne mendjet tona. Tash kriza ka zene rrenje te thella ne cdo vend. Edhe te provosh se sa demokraci ka ne bote, eshte mire qe te provohet nga cdo kush emigracioni ne kurriz e pastaj te flitetn pallavra per demokracoine amerikane apo ate evropiane. Degjoj edhe politikane is psh Ngjela qe flasin me nje tifozllek te semure per SHBA si busull orientimr duke folur me citate se ctha ai apo ky. Realiteti i sotem eshte i hidhur, sepse kapitalizmi eshte duke rene sic ra komunizmi ne vitet 90. Bota eshte sot ne konfuzion sepse perpos gremines ku ka vajt “kapitalizmi demkoratik”, nuk shifen hije shprese. Edhe Obama tentoi te bente disa reforma “alla sociale”, qe ishin ne fakt ide te reja, u qujt komunist. Kurse ne Shqiperi kemi nje rend mafioz te parase, ku ska as drejtesi, as gjykata dhe prokurori qe ben sikur heton. Ne keto kushte ne jemi ne buze gremines te krijimit te nje shoqerie mafioze, ku varferia, frika per jeten dhe e radhja e erret jane realitete te frikshme qe i shofim por sduam ti pranojme. per mua de facto shteti ka rene qe pas tragjedise se Gerdecit
” Të gjithë ata që bëhen nervoz me ambasadorin Arvizu harxhojnë kot emocionet e tyre. Ai është nje diplomat në detyrë që ka orarin e tij të punës dhe axhendën e tij për bashkëpunim me shtetin shqiptar.” NO COMMENT!
Fatin e Shqiperise e kane ne dore vetem Shqiptaret! Kam nje parandjenje te keqe, se korrupsioni e frika kane hyre aq thelle ne shpirtin psikologjik e mendor te shqiptarit, saqe ideja e largimit te Berishes me presionin popullor (SI AJO QE NDODHI ME MUTARAKUN ne EGJYPT) i ngjan nje enderre me SY HAPUR!!!
NQS Shqiperia do te kishte vetem 1/3 e parlamentit si MERO BAZE, bota do te na merrte me seriozisht!!!
Zoti Mero dakort me pjesen e shkrimit per pergjegjesite.
Persa i perket z.Arixhiu me deklaratat dallohet qe ti e mban bute me ambasadorin.Jam i sigurt se po te qe ndonje ambasador tjeter dhe jo ai amerikan,shkrimet e tua do te ishin ku e ku me te ashpra e sarkastike se sa tani.Gjithsesi duke mos e komentuar ate qe mendoj une per ndonje lidhje tenden me amerikanet,artikujt e tu ngelen me te lexuarit.
Z Baze . Eshte e vertete qe kete krize e ka prodhuar politika shqiptare por po aq e vertete eshte dhe fakti qe kete krize e kane thelluar organizmat dhe diplomatet perendimore me qendrimet aspakt parimore qe kane mbajtur. Se pari OSBE-ODIRi qe çertifikuan zgjedhjet e vjedhura ne Shqiperi e me pas qendrimet idjoteske te perendimit. Eshte e tepert per ne te degjojme keto dite pallavrat e Arvizut per punen e lavderushme te policise.Dakort qe ai ka axhente zyrtare bashkepunimi me shtetin shqiptar por kjo nuk do te thote qe ai te flase perçart ne sy te nje populli qe u vra me 21 janar.
Lideri politik i opozites duhet te dali para popullit dhe te kerkoj doreheqjen e Sali Berishes dhe qeverise se tij duke mos e pretenduar postin e kryeministrit edhe mbas fitores se socialisteve.Le te behet kryeminister dikush tjeter.Kjo do hedhi poshte aludimin se Edi Rama do karrigen e kryministrit dhe do bashkoj me shume popullin rreth tij.Nje levizje portokalli si ne Ukraine do ishte ideale per te shkulur nga rrenjet edhe komunistin e fundit ne Ballkan vellain siamez te Milloshevicit.Dy jave neper rruget e Tiranes,Durresit,Vlores dhe Saliu merr fund.Eshte sakrifice por ja vlen per te miren e ketij kombi te vuajtur ne shekuj qe se ka bere piken e hajrit deri tani.
Ky shkrim nuk eshte asgje tjeter,vecse pretenca e munguar e prokurorit te shtetit.Ate qe nuk e ben dot as prokurori i pergjithshem e as prokuroria e krimeve te renda,…e ben nje gazetar.E ben kete gazetari,sepse ai nuk ka komplekse as inferioriteti e as superioriteti.Impenjimi qytetar,i paanshem dhe gjakftohte,e coi gazetarin e cmuar Mero Baze ,tek e verteta e thjesht:Nyja gordiane ,si cdo nyje tjeter qe eshte beregerdec i pazgjithshem,mund te c’nyjoset vetem me rrugen e njohur qe prej kohes se Cezarit.Kjo nyje thjesht duhet ,duhet,duhet duhet…c’bere.Dhe kete duhet ta beje politika e askush tjeter,aq me pak gazetari…por kur politika vetem vegjeton.atehere zeri i gazetarit vjen nje kohe dhe behet edhe zeri i publikut te gjere….Zeri i Mero Bazes behet njesh me zerin publik,”RES PUBLICA”,dhe jo zeri i zgerdhoqave te tjere ne fushen e shkrimeve mediatike….
nje ze vengon nga gryka e Mezhgoranit, eshte zeri i Mero luanit……………
Demostrata te pandalshme 24 ore pa nderprerje ne bulevard para kryeministrise Demostrata te pandalshme 24 ore pa nderprerje ne bulevard para kryeministrise Demostrata te pandalshme 24 ore pa nderprerje ne bulevard para kryeministrise Demostrata te pandalshme 24 ore pa nderprerje ne bulevard para kryeministrise,,,Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile Mos bindje civile ,,,E keqja e kombit tone e ka emrin SALI SERBI dhe ILIR BLLOKU ,,,