Pushteti blihet, por historia Jo!

21 Shkurt 2011, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bexhet Pacolli mund të zgjidhet sot President i Kosovës. Edhe pse ka disa dyshime optimiste tek integriteti i ndonjë deputeti të partisë së zotit Thaçi, frika se pushteti dhe paraja do triumfojë është një opsion më i sigurt. Në adresë të zotit Pacolli shtypi shqiptar ka rikujtuar gjithë dritëhijet e jetës së tij si biznesmen tipik, i cili ka përdorur konjukturat politike dhe pushtetet e korruptuara për t’u pasuruar. Në një kontekst më delikat, shtypi i Kosovës ka përmendur dhe deklaratat e tij më shumë se konfuze lidhur me raportet e Kosovës me Serbinë si dhe miqësitë e tij politike me familjen Milosheviç. Në fund si qershi mbi tortë shfaqet dhe kandidatja për zonjë të parë e Kosovës, një ruse, si dhe kompleksimi i kandidatit për president nga jeta e tij familjare.

Në mbrojtjen e tij publike, zoti Pacolli ka qenë i dobët. Deri më tani gjithë mbrojtjen e ka mbështetur tek lobistë të paguar. Deri tani alibia e tij publike që ai është burrë shteti janë një pensionist amerikan dhe një pensionist shqiptar. Pensionisti amerikan quhet William Walker, dhe është një emër tejet popullor në Kosovë pasi ishte aty para luftës si përfaqësues i Misionit të OSBE dhe denoncues i masakrës së Reçakut. Gjithë pensionistët amerikanë që kanë qenë në pushtet e kanë legal lobizmin dhe askush nuk ua merr për të madhe, por dhe askush nuk i merr seriozisht veç shoqërive të pazhvilluara. Kosova për fat nuk është më një e tillë. Pensionisti i dytë është një ish- president i Shqipërisë, Rexhep Mejdani. Nuk dua t’i kthehem historisë së tij politike si president, por përpjekja e tij për tu sjellë si ish president është më banale se karriera e tij si president. Ndryshe nga një pensionist lobist amerikan, një ish president shqiptar për Kosovën nuk mund të sillet si klient e një studioje lobiste. Si i tillë ai mund të sillet për ndonjë republikë afrikane apo ish republikë sovjetike, por jo për Kosovën. Shqipëria ka përgjegjësi për Kosovën edhe kur bën sikur nuk e ka mendjen tek hallet e saj. Sot në Kosovë po konstituohet qeveria më e dobët qysh nga çlirimi i Kosovës dhe ka shanse të vijë në krye të vendit modeli (jo njeriu) më anti-perëndimor, për të cilin asnjë shqiptar i Kosovës nuk do kishte tentuar të fitonte ndonjë herë lirinë nëse e dinte se do përfundonte nën udhëheqjen e tij.

Unë nuk kam asgjë personale me Bexhet Pacollin bile gëzohem që Kosova ka një biznesmen të pasur, nëse është vërtet i tillë. Por unë nuk mund të pranoj që në emër të shtetit tim, të Shqipërisë, një ish- president, i cili nuk më ka përfaqësuar as kur ka qenë president, të jap mbështetje publike për këtë model presidenti në Kosovë. Unë nuk e di çka thënë Pacolli në shtypin serb e kroat, pasi nuk di serbokroatisht, por kolegët e mi të Kosovës më kanë tmerruar me ato që kanë botuar. Por më shumë se ata, mua më ka tmerruar në gjuhën shqipe Bexhet Pacolli në një intervistë në Top Channel me kolegun tim Mustafa Nano, kur fliste për Nursulltan Nazarbayevin e Kazakistanit si për Mesinë, rrugën e të cilit duhet të ndjekë dhe i pari i Kosovës. Kush nuk beson çfarë ka thënë, mund ta dëgjojë me zë në gjuhën shqipe dhe ta shikojë me figurë. Presidenti i mundshëm i Kosovës ofron si model udhëheqje, modelin e një diktatori të pështirë që ka eliminuar edhe fizikisht liderët e opozitës në vendin e tij, që është një ish komunist ekselent, që vazhdon të fitojë me nga 90 për qind në një vend ku zgjedhjet janë shaka. Këtë besoj e ka parë dhe degjuar edhe Rexhep Meidani. Gazetat e Kosovës kanë botuar të dielën një koment të Rexhep Meidanit për figurën e zotit Pacolli si burrë shteti dhe kjo po paraqitet në Kosovë si mbështetje nga një ish- president i respektuar i Shqipërisë. Bile për ta bërë më qesharak Klubin e ish Presidentëve të Shqipërisë, në këtë dekor është përfshirë dhe ish Presidenti Alfred Moisiu. Ky është një banalitet që duhet ndalur. Unë nuk e ndal dot Bexhet Pacollin të bëhet president i Kosovës, por modelin e Nursulltan Nazarbayevit, të cilin ai e ka idhull, jam gati ta luftoj me çdo mjet deri dhe me kryengritje.

Mbrojtësit e zotit Pacolli po përpiqen të bëjnë rolin e të moderuarve, duke i quajtur akuzat për lidhje të Pacollit me Milosheviçin si patriotizëm i tepruar apo akuza keqdashëse, dhe duan të shtojnë se është krenari që një biznesmen shqiptar ka ndërtuar Kremlinin. Dhe ky është një spekulim i madh. Bexhet Pacolli është i përzgjedhur të ndërtojë Kremlinin jo si shqiptar, por si mik i familjes së Milosheviçit, si shtetas jugosllav me pasaportë zvicerane. E vetmja gjë që i është fshehur Kremlinit është kombësia e tij shqiptare, pasi me siguri do t’i prishte punë. Por lidhjet e tij me familjen Milosheviç dhe politikën ruse janë çështje e biografisë së tij, e cila natyrisht duhet parë mirë. E rëndë në gjithë këtë histori është koncepti i tij për shtetin privat të Kosovës, për një shtet personal, i cili është i frymëzuar nga mënyra se si Nursulltan Nazarbayev drejton Kazakistanin, nga lehtësia me të cilën Nursulltan Jelcini i jepte një tender prej 200 milionë dollarësh një “miku” të vëllait të Milosheviçit, dhe nga natyrshmëria me të cilën një grusht njerëzish mund dhe hanë mish të zier nga kundërshtari i tyre politik në Liberi, shtetas i të cilës është Bexhet Pacolli.

Kosova ka nevojë për një model perëndimor në krye të saj, për një model që nxit lirinë ekonomike, nxit konkurrencën dhe transparencën, nxit zhdukjen e monopoleve dhe lulëzimin e tregut të lirë, që hap perspektivë për vlerat e Kosovës dhe jo për plehrat e Lindjes. Mbi të gjitha Kosova ka nevojë që këto modele të përfaqësohen dhe nga personalitet që janë në krye të saj. Qeveria e sotme e Kosovës është në mëshirë të pakicës serbe të zmadhuar artificialisht dhe të një presidenti që përfaqëson modelin më regresiv që vjen nga Lindja, atë të Nursulltan Nazarbayevit. Ky është një hap i madh mbrapa për një shtet të ri që u lind nga NATO dhe Perëndimi mes të tjerash dhe si sfidë ndaj modelit lindor që mbahej gjallë në Ballkan nga Familja Milosheviç me aleatë të vetëm Rusinë dhe republikat ish- sovjetike. Dhe ndërsa natën e 12 qershorit 1999 rusët e morën me triumf dhe arrogancë aeroportin e Prishtinës, për të treguar se nuk e kishin humbur betejën, sot mund të marrin me qetësi dhe duartrokitje nga ish partia e UÇK-së presidencën e vendit. Zoti i ruajt, por dua tu them të mos llogarisin se Shqipëria i ka ndihmuar kësaj dite të pafat të tyre. Rexhep Meidani nuk është as ish President, por thjesht një emër në borderonë e ish- këshilltarit të tij dhe lobistëve të zotit Pacolli, i cili mendon se si çdo gjë tjetër dhe pushteti blihet. Mundet, por jo historia.

14 komente në “Pushteti blihet, por historia Jo!”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Nga ato qe po shkruajn gazetat kombetare e nderkombetare per Presidentin e ardhshem te Kosoves po duket qarte se historia per shqiptaret po perseritet.Qeveria dhe Presidenca e Kosoves duket se do ti njgjaje fort koalicionit te Sali Berishes me Ilir Meten ku vendosen interesa personale mbi interesa Kombetare .E ardhmja ka per te sjelle fakte te reja mbi personazhet e reja qe investuan kapital ekonomik per te blere kapital politik duke e perdorur ket te fundit per te shumfishuar vleren e kapitalit te investuar ne fillim.Te shpresojme qe teori te ketij modeli te mos funksionojne edhe per shkak se Shteti Ligjore ne kosove funksionon mbi baza te forta te drejtesise Europiane e cila pa dyshim do te ndihmoje qe levizja te behet mbi shina me orjentim te drejte.

  2. dymi says:

    Shqiperia duhet te flase.Kosova duhet te shkoje prap ne zgjedhje te parakoheshme.Nuk duhet te lejohet edhe ne Kosove koalicion interesash. Po perifrazoj: Kur hitlerianet zhduknin hebrejte une heshta se nuk isha hebre; kur zhduknin komunistet une nuk protestova se nuk isha komunist; kur vrisnin ceket,polaket,ruset, francezet etj.une prap nuk protestova se nuk isha cek,polak,rus,francez etj, por kur me erdhi radha mua nuk kishte se kush te protestonte me.
    Sot koha ka kaluar, nuk duhet pritur me!

  3. Dajti says:

    Z.Mero lere kombin kosovar ta caje vete rrugen e historise dhe mos ja ki shume merakun.Ata kane fatin e mire se kane tutor te derguarin e Milloshevicit(ndjese past) ne Tirane,gaspadin Saliun i mbeshtetur nga
    Ilir Meta,mik i ri i Tadiqit…..Bota eshte e maskarenjeve,por Shqiperia eshte e shqiptareve.

  4. babiloni says:

    ekselent artikulli Mero!
    pershkrimi me i mire qe nje gazetar realist do ti bente portretit te ketij pseudo-shqiptari.
    kete artikull mund ta kishte shkruar Faik Konica 90 vjet me pare!
    Kosova ka nevoje per nje figure perfaqesuese te te gjithe shqiptareve e jo per nje parveny te shekullit te XXI!
    PDK e Thacit dhe ai rugova i padenje per te qene i biri i te madhit Ibrahim po i bejne fyerjen dhe turpin me te madh Kosoves!
    Keto jane idealet per te cilat luftoi UCK dhe dhane jeten bijte e Kosoves!
    Sa per Meidanin e Moisiun komenteve te tua nuk mund tu shtoj asnje presje te vetme.
    Vetem se me keto qe ke shkruar sot u ke djegur llamben e zerit shume simpatizanteve te Meidanit e Moisiut dhe prandaj nuk kane dhene komentet e tyre sot per kete shkrim te denje per Washington Post!
    Zoti te ndihmofte ne misionin e shenjte!

  5. raimondi says:

    Ne zgjidhjen e presidentit Kosovaret duhet t e kene kujdes qe te kene ne krye nje President qe ka simaptine
    dhe miratimin e Evropes pernedimore dhe te USA-s, sepse keta jane dhe perkrahesit dhe protektroet e popullit shqiptar sot
    Kjo eshte kryesorja ne menyre qe neser perendimi te mos hidhet kudner nesh–Pastaj ne lidhje me ato ekonomine e tregut e te tjera si keto , ato cdo president nuk i kundershton
    Pra problemi eshte qe te zgjidhet nje president qe ka imazh pozitiv ne perendim –Sepse ne kemi probleme me imazhin negativ qe kemi krijuar

  6. albaniac says:

    Model i shtetit te ardhshem kosovar fatkeqesisht po experimentohet ne baze te lidhjeve ne “dangerous grounds’ qe sot kryeministri kosovar po mundohet te shese kete lidhje si te qendrueshme.
    Nqs ky president i ri i Kosoves me insinuata bisnesi teper delikate ne Liberi,Taxhikistan,Uzbeskistan do te arrije qe te jete dhe komandanti i FAK qe ne nje moment te dhene do mund te shkaktoje(provokoje) gjendje te jashtezakonshme do te jete nje katastrofe per nje shtet si Kosova dhe me nje precedent te pashmangshem per nje shtet tjter si Shqiperia.
    3/4 e bussineseve ne Cerna Gore flasin rusisht dhe afersisht i njejti numer eshte ne serbi.Fakti i rinovimit te Kremlinit dhe qenia e ketij presidenti e “rastesishme” ne Afganistan kane nje shije joperendimore dhe “zarfat e borderose te ketij bussnisman” ne ate kohe kane qene me nje adrese vetem,ate te dergimit.
    Mendoj se nuk kemi nje person qe kerkon te behet president i Kosoves.Financa e Ballkanit flet tashme rusisht apo “ukraince” me nje dialekt balltik qe po fillon te deghohet dhe ne kufijte tane.personaliteti i pacollit sa vjen dhe behet me kompleks
    .Ky njeri ka nje vlere pre 420 milion euro dhe eshte shqipo me i pasur ne bote.Kopleksiteti de jure i ketij fillon ne vitet 90″ me boronin, me vone behet mik i vecante i Jelcinit dhe njekohesisht korrier i Moskes ne luften e Kosoves.Rol decisiv me situaten e pengjeve ne Afganistan.Jo shume i pelqyer nga Prokuroria Zvicerane metabex u be objekt investigimi ne kohen e del pontes.Vjen ne Kosove dhe hedh iden e qeverise teknike(Thaci!!!????)Takohet me malokun ne 2009 kerkon i pari heqjen e doganave dhe taksave financiare.
    Per nje njeri si pacolli , qe eshte femija i dhjete ne familje dhe i nje emigranti kosovar ne gjermani qe e shef veten ne ministrine e jashteme ruse do te thosha se ky karakter sigurisht qe ka terhequr vemendjen e western-erve dhe te vime ne shqip.nuk besoj se maloku e pret me gezim zgjidhjen e ketij si president.
    Jam kurioz cfar gjuhe do i flasi sufleri i malokut kur te behet antimitingu i rradhes kur do i duhet te prononcohet per zgjedhjet e kosoves.

  7. nasradini77 says:

    POPULLI KOSOVAR I KA FAJET KRYESORE………TE QOHEMI NE DEMOSTRATA (PAQESORE),DHE TI TREGOJME SE PARI VETVETES,PASTAJ PERENDIMIT,LINDJES,THAQIT,PACOLLOVIQIT QE NUK E DUAM SI PRESIDENT…KAQ MJAFT ME ME POSTIME NEPER RRJET TE DALIM NE RRUGE TE PROTESTOJME,SIKURSE NE VAKT TE SHKIJEVE KUR POPULLI KOSOVAR NUK U NDALTE PARA SPECIJALLCAVE JUGOSLAV…E TASH A NUK KA QAQ LEZET PA PENDREK TSHKAUT DEMOSTRATAT A QKA NDODHI ME KOSOVARET??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. sociologu says:

    Shansi me i hidhur i Kosoves dhe i Shqiperise: te dy shtetet, si Kosova, si Shqiperia jane projektuar sociologjikisht, politikisht dhe ekonomikisht te jene shembelltyra te njera-tjetres!!! Mjere Shqiptaret per kabinetin Berisha-Meta! Mjere Kosova qe po shkon drejt te njejtes qeveri si ajo e Tiranes. Shqiptaret e Kosovaret pas 1990 u bene preh e nje rruge korruptive te pasurimit.
    Kjo eshte aresyeja qe Shqiperia po heq te zezen e ullirit sot!
    Kjo do jete arsyeja qe Kosova do sanksionoje nje mafje pushtetaresh te ngjashem me klanin Berisha.
    Kjo qe po shohim sot (ne te dyja keto vende) ne Prishtine e Tirane, eshte vetem preludi i nje tragjedie historike qe vetem sapo ka filluar! Pse? sepse rruga e pasurimit eshte teper e lakmuar dhe e shkurter ne krahasim me rrugen e demokracise. Shqiptaret e Kosovaret, jane akoma peng e se kaluares komuniste ne mentalitetin politik, e blihen shume kollaj ne aspektin financiar. Dalja ne krye te shteteve si Pacolli-Meta-Berisha eshte maja e ajsbergut te nje shoqerie thelbesisht te korruptuar ne pjesen me te madhe, ndaj edhe zgjidhja e problemeve eshte pothuajse e paarritshme. As me dhune e as me paqe, as me protesta e as me fjalime! Zgjidhja e vetme eshte qe Kosova e Shqiperia te ri-futen serisht ne Protektoratin Rus (te Lindjes), pasi ai Amerikan e Evropian (i Perendimit) nuk kane arritur kurre t’iu pershaten zhvillimeve Ballkanike. Historia po perserit vetveten.

  9. sociologu says:

    Lidhur me Artikullin e Mero Bazes, “Pushteti Blihet, Po Historia Jo!”: Koment nga Sociologu.

    Shansi me i hidhur i Kosoves dhe i Shqiperise: te dy shtetet, si Kosova, si Shqiperia jane projektuar sociologjikisht, politikisht dhe ekonomikisht te jene shembelltyra te njera-tjetres!!! Mjere Shqiptaret per kabinetin Berisha-Meta! Mjere Kosova qe po shkon drejt te njejtes qeveri si ajo e Tiranes. Shqiptaret e Kosovaret pas 1990 u bene preh e nje rruge korruptive te pasurimit.
    Kjo eshte aresyeja qe Shqiperia po heq te zezen e ullirit sot!
    Kjo do jete arsyeja qe Kosova do sanksionoje nje mafje pushtetaresh te ngjashem me klanin Berisha.
    Kjo qe po shohim sot (ne te dyja keto vende) ne Prishtine e Tirane, eshte vetem preludi i nje tragjedie historike qe vetem sapo ka filluar! Pse? sepse rruga e pasurimit eshte teper e lakmuar dhe e shkurter ne krahasim me rrugen e demokracise. Shqiptaret e Kosovaret, jane akoma peng e se kaluares komuniste ne mentalitetin politik, e blihen shume kollaj ne aspektin financiar. Dalja ne krye te shteteve si Pacolli-Meta-Berisha eshte maja e ajsbergut te nje shoqerie thelbesisht te korruptuar ne pjesen me te madhe, ndaj edhe zgjidhja e problemeve eshte pothuajse e paarritshme. As me dhune e as me paqe, as me protesta e as me fjalime! Zgjidhja e vetme eshte qe Kosova e Shqiperia te ri-futen serisht ne Protektoratin Rus (te Lindjes), pasi ai Amerikan e Evropian (i Perendimit) nuk kane arritur kurre t’iu pershaten zhvillimeve Ballkanike.

    Historia po perserit vetveten….

  10. Dino USA says:

    Faktoret qe po e cojne Hashim Thacin per te perfunduar te Bexhet Pacolli jane shume ndjellakeqe.Vet politikanet kosovar kane faj dhe te gjithe se bashku”Lind nje pyetje e madhe”A duhet te formohet qeveria,a duhet te zgjidhet presidenti,kush mund ta bej ate si mund ta bej???Perse e largon b….kryetari i Vetvendosjes,ku ben pjese ai zoteni,si duhet te luftoj ai,per te ardhmen e Kosoves..me shoke apo vetem,Apo eshte me lehte te bej idealistin dhe opozitarin,te ndertoje shtetin e ri me protesta dhe sharje per cilendo qeveri..!Po AAK kur do kontriboj per shtetin e Ri,Cfare e pengoi kete zoteni per te bashkepunuar..?Apo mos mendon ndonjeri te perseriten zgjedhjet per here te katert?Me sa duket i pafshi hajrin sherrit se spo merreni vesh,skeni pse ankoheni per Pacollin,eshte me i mire nga Ilir Meta i Berishes.Te pakten sdo vjedh me se eshte full,ndersa Iliri sapo ka filluar…!

  11. alfred.ocka says:

    Pergezime z.Baze.
    Analiza eshte shume realiste dhe sipas mendimit tim atje ka shume pergjegjesi profesionale dhe kombetare!
    Uroj qe mprehtesia dhe forca e gjykimit te jete e tille dhe ne te ardhmen.

  12. skender sylaj says:

    Respekte te gjithe shkruesve dhe lexuesve te Temes ! Por kete here nuk jam dakord me Z.Baze. Vella i dashur,blihen qe te dyja dhe pushteti dhe historia.Me falni qe po dal jashte teme dhe nuk po flas per Kosoven,por per Shqiperine. Me falni per egoizmin dhe cinizmin por boll halle kemi dhe ne ketu ne Shqiperi, Jemi ndoshta vendi i vetem me “ekonomine me te zhvilluar te tregut” ne bote.Tek ne shitet dhe blihet cdo gje;politike dhe politikane,gazeta dhe gazetare,prona dhe pronare,histori dhe historiane etjere etjere.Besoj e dini dhe ate thenjen e perditeshme te njerezve qe;sot ne treg gjen cdo gje, vetem nene e babe nuk gjen.E kane gabim sot “shiten dhe blihen” edhe prinderit.Marr shkas nga nje bisede qe po beja me vajzen time.Eshte ne vitin e fundit te matures dhe mesuesja u kishte thene qe te benin nje ESE per revolucionin e qershorit te 1924 te udhehequr nga Fan Noli.Se cfare ishte ai grusht shteti, kryengritje popullore,apo revolucion demokratik.Une i dhashe mendimin tim sepse me moshen qe kam (50vjec) kuptohet qe mbrojta versionin qe na kishte mesuar regjimi komunist.Vajza me kundershtoi prere,dhe vendosem te shikonim se cfare mund te gjenim ne internet per problemin ne fjale.Dhe kuptohet qe gjeta te kunderten e asaj qe prisja. Nuk u befasova shume se e di qe jemi ne “ekonomine e tregut”ku dhe historia qe eshte nje mall shume i cmuar shitet shume lire.Por ajo qe me beri me shume pershtypje ishte pjesa ku Noli pershkruhej si nje njeri qe nuk kishte shkollimin e duhur dhe arsimin perkates(qofte dhe per politike).Mund te pranoj qe Noli ka patur gabimet e tija,mund dhe te pranoj qe regjimi komunist ka shtremberuar te verteten per ngjarjet e qershorit te 1924,por kurre nuk mund te ve ne dyshim kapacitetet intelektuale,erudite dhe poliedrike te Fan Nolit.N.q.s regjimi komunist na impononte ngjarjet dhe historine, nuk arriti dot qe te na imponohej ne deshiren tone per te mesuar dhe ditur me shume dhe per te menduar me thelle.Ne ate kohe kam lexuar disa vepra te Shekspirit te perkthyera dhe te shqiperuara nga Noli me nje mjeshteri te papare.Sic e dini nje pjese e veprave te Shekspirit jane me vargje qe kane nje rime te mrekullueshme ne anglisht.Dhe shqiperimi i ketyre vargjeve ne nje rime te pakrahasueshme ne shqip te Nolit eshte nje kryeveper qe Ai dhe vetem Ai mund ta bente.Perkthyesit e dine shume mire sa e veshtire eshte te shqiperosh vargjet dhe te ruash mendimin e autorit ne gjuhen etij dhe njekohesisht te krijosh rimen ne gjuhen e perkthyesit.Dhe mos harroni behet fjale per te perkthyer Shekspirin ku nuk te lejohet dhe devijimi me i vogel ideoemocional.Qofte edhe vetem per kete Nolit duhet ti perulen me respekt si historia ashtu dhe historianet.

  13. LexuesiTemes says:

    HISTORIA; Blihet apo jo.., shitet apo jo..

    Une mendoj se eshte urgjente te MBROHET historia!

    Te gjithe e kane pervojen e deformimit te Historise nga Diktatoret. Duhet filluar pa vonese mbrojtja e historise. Te gjithe Intelektualet, Gazetaret, dhe Qytetaret (ne Shqiperi dhe jashte)qe po i qendrojne dhe po e kundershtojne regjimin dhe diktaturen qe po tenton te vendoset ne Shqiperi, – te gjithe dhe kush te mundet duhet te shkruajne dhe pershkruajne keto kohe qe po kalon Shqiperia.

    Per Mero Baze si dhe intelektualet e tjere te ketyre diteve; a ka mundesi te organizoheni per te shkruajtur historine?
    duken qarte tendencat dhe te planifikuara mire, per ndryshimin e historise!

    Mbrojtja e historise do te jete nje kontribut i pamate per kombin Shqiptar!

  14. reformatori says:

    Mero, keshtu sic e keni pikturuar ju, Pacolli duket nje figure e tmerrshme, dhe njekohesisht te ben te mendosh se geni shqiptar i pashallareve te vegjel, por me bema te medha, po rigjallerohet e po lulezon serisht. Ne mund te hyjme ne Europe, ne mund te behemi edhe parajse, por keta diktatore te vegjel te lindur vetem per zullume nuk do te mund te shkulen lehte nga kjo toke. Enveri, Saliu dhe tani edhe Pacolli. Eshte i njejti gen, e njejta fare e keqe, qe ringjallet nga hiri i diktatures. A e pyesim ndonjehere veten perse keto mostra gjejne menyren se si te shkruajne historine e tyre personale ne kurriz te nje populli te tere? Mua me duket se faji eshte i vete popullit, i cili ka nevoje per “udheheqes” te tille.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje