Dy muaj më parë shtypi botoi disa foto shumë familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, me fëmijët e Enver Hoxhës. Fotot tregonin stinë të ndryshme shëtitjesh, pasi njëra ishte shëtitje me varkë në liqen dhe tjetra në një dhomë dimri me oxhak. Fotot nuk kanë nevojë për koment, dhe vet Berisha u kufizua në komente pas botimit të tyre. Ai thjesht shpjegoi se djali i Enver Hoxhës dhe nusja e tij me të cilën ai ka pasur dhe ka miqësi, janë mbështetës të PD-së. (?!!!) Edhe pse është qesharak si arsyetim, jemi të detyruar ta marrim si të mirëqenë, si të vetmin shpjegim zyrtar që ka dhënë për ato foto, por nuk duam ta vëmë në pozitë të vështirë dhe ta pyesim sot nëse i ka ftuar miqtë e tij të vjetër në mitingun festiv që do të mbajë, meqë ata i konsideroj si mbështetës të PD-së ?
Ajo që është e frikshme dhe regresive në antimitingun e sotëm të pushtetit, është se Dita simbol e rrëzimit të monumentit të një diktatori, po përdoret si një “Ditë urrejtje” kundër opozitës njësoj si në Libi, apo Iran. 20 vjet pas rrëzimit të një monumenti të diktatorit komunist, Shqipëria është në rrugë për të rrëzuar Monumentin e Korrupsionit, simbol i të cilit është Sali Berisha. Njësoj si në vitin 1991, dhe tmerrësisht njësoj si në vendet e botës arabe këto muaj, Sali Berisha po imiton diktatorët në ikje dhe ne vdekje, në të gjitha detajet. Ai po vret për të ndalur protestat, po organizon ditët e urrejtjes kundër opozitës dhe po fyen gjakun e të vrarëve për drejtësi para zyrës së tij, nga dritaret zyrës së tij. Ai po jeton njësoj si diktatorët paranojën e vrasjes së tij, eliminimin fizik me armë apo helm, dhe mbi të gjitha po dërrmohet nga ideja se ai mund të shkoj dhe para drejtësisë. I plakur në fytyrë nga tensionet, me buzë të plasur dhe të pashëruar prej disa muajsh, me një retorikë paranojave për armiqtë që e rrethojnë, ai është bërë sot më shumë se kushdo tjetër personazhi i medias botërore, që e citojnë për diktator plak, apo që e rendisin në mes të atyre udhëheqësve politikë në botë që po ikin nga betejat kundër diktaturave të korrupsionit. I rrënuar nga kjo klimë, ai po përdor ditën simbol të triumfit të opozitës në Shqipëri, për të mbjellë urrejtje kundër opozitës duke ngjallur një frymë të frikshme antidemokratike në këtë vend. 20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, ne kemi një qeveri që po investohet kundër protestave me armë në dorë dhe përfaqësues fiktivë të Lëvizjes së Dhjetorit që kërkojnë që historia të ndalet në vitin 1990 dhe të mos ketë më protesta dhe luftë për drejtësi në këtë vend. Njësoj si në logjikën e krerëve të nazizmit në Gjermani, që mendonin se liria u arrit kur erdhi në pushtet Hitleri, dhe Berisha dhe ndjekësit e tij mendojnë se betejat për liri mbyllen aty ku ata vijnë në pushtet dhe pas kësaj çdo gjë është e ndaluar. 20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, unë si gazetar jam më pak i lirë se në Shkurt të vitit 1991 për të shkruar, janë më shumë i rrezikuar nga falangat e krimit se atëherë dhe intelektualët e vendit tim janë më të frikësuar se atëherë për të folur. Në ditën simbol të opozitës në këtë vend, ne po prodhojmë 20 vite më pas një ditë urrejtje për opozitën për arsyen e vetme se ajo rrezikon pushtetin e Diktaturës së Korrupsionit në vend dhe udhëheqësit të saj, Sali Berisha. Kjo është arsyeja, që sot shumica e shqiptareve janë nervozë, pasi Diktatura e Korrupsionit, pasi u ka vjedh paret nga xhepat e tyre, pasi u ka vjedh pronat dhe dinjitetin, pasi u ka vjedh taksat dhe të ardhurat e tyre përmes ryshfeteve, tani po u vjedh dhe ditën kur ata duhet të protestojnë kundër kësaj tiranie të re për të shembur Murin e Korrupsionit. 20 vite pas rënies së Perdes së hekurt, mbarë bota po tronditet nga shembja e mureve të tiranive të korruptuara, të cilat nuk kanë më asnjë lidhje me ideologjitë. Mubaraku nuk ishte as i majtë as i djathtë, por një diaktor hajdut, Ben Ali nuk ishte as i majtë as i djathtë por diktator hajdut. Një i tillë është dhe Sali Berisha. Ndaj ai sot është njeriu më pak i gëzuar realisht në shesh. Atij nuk i shijon koncerti, atij i shijon frikësimi i opozitës dhe zhdukja e saj. Por ai bën një gabim fatal në llogaritë me historinë. Ai duhet ta linte pa bërë pis 20 Shkurtin për të qenë dita simbol e opozitës. Por nuk ka vend për tu shqetësuar. Jo shumë kohë më vonë, ne do të kemi përveç 20 Shkurtit dhe një datë tjetër, ku opozita e këtij vendi do të përkujtojë rënien e pushtetit të Sali Berishës.
Sot Sali Berisha nuk ka thirrur një koncert festiv për të përkujtuar atë që rrëzoi populli i Tiranës më 20 Shkurt 1991. Sot Sali Berisha po përpiqet ti heq frikën vetes se ai nuk ka ndërmend të rrëzohet. Koncerti i tij festiv mbi një bulevard ku janë vrarë nga dora e tij katër qytetarë shqiptarë i ngjan dekretit të Ramiz Alisë në Shkurt të 1991 për mosprekjen e monumenteve. Është e frikshme ta mendosh se për të rrëzuar bustin e diktatorit, nuk u derdh asnjë pik gjak, edhe pse kish dekrete presidenciale që e mbronin, kurse për të protestuar para zyrës së Sali Berishës janë vrarë deri më sot katër qytetarë. Kjo është diferenca e tij e frikshme me ata që ikën nga pushteti më 20 shkurt 1991. Diktatorët mes të tjerash krahasohen dhe me gjakun që derdhin duke ikur.
Comments are closed.
Ate ,sala e terhoqi zvarre prej bronxi ,ne kete diktatore dota terheqim zvare per se gjalli ,kuptohet po nuk e ndihmoi amerika me c…………………….a.
Analize perfekte Z. BAZE. Duket sikur je futur ne subkoshiencen e diktatorit. A thua pret vizita ngushellimi Sala per kete tunizianin Ben-S-Ali…
Si munde ta spegojme,qe edhe sekretari i ngjason shume ne surrat e ne veprime diktatorit tuniziane,shiko surratine diktatorit tunizian,shiko surratin e diktatorit komuniste te shqiperise,sic thote populli shihe e shkruaj 1 Mu… i ndame per gjysem.
Tere derrat nje turi kane d.m.th.tere diktatoret njesoj jane.
BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, VËRTET ËSHTË I DËSHMORËVE TË KOMBIT.
Saliu, ky kriminel, do të festojë për vrasjen që u bëri katër dëshmorëve të demokracisë më 21 janar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky bulevard tani emrin nuk mund ta ndryshojë kurrë pasi është shkruar me gjakun e katër dëshmorëve dhe të qindra protestuesve të plagosur me armët e këtij krimineli.
Kot e gënjen mendja këtë diktator të çmendur se do t’i shpëtojë mallkimit të Popullit.. Gjaku i mijra shqiptarëve të vrarë në vitin 97, i të vrarëve të Gërdecit, i të vrarëve me “aksidente” e me rrëmbime të SHIKU-t, i të vrarëve në prita e në pabesi të dhjetra kundërshtarëve të tij politikë, përfshi këtu titullarë bashkish e komunash por edhe deputetë e kandidatë për deputetë ,nuk mund të falet as nga njerëzia e as nga Perëndia.. Fundi i kësaj monstre do të jetë i tmerrshëm por plotësisht i merituar. Ajo ditë po afron, do të jetë ditë e madhe dhe festë e vërtetë për të gjithë shqiptarët, edhe për ata mendjeshkutër që akoma nuk e kanë kuptuar se çfar qelbësire përfaqëson ky përbindësh. Flas për shqiptarët e ndershëm që rojnë me djersën e me punën e tyre dhe jo për horrat, gangsterët mafiozët, dallkaukët pushtetarë, hajdutët me bllok në dorë, që po e vjedhin e po e shesin Shqipërinë, që edhe trojet e saj duan t’ia falin grekut e sërbit. Këta po, në hale të gomerëve kanë për të shkuar pas Saliut.
Lereni kete psikopat ti kaloje ne delir ditet fundit .Ata dhjetra mintingash qe nuk perfaqesojne vecse nje
turme pa indetitet e pa dinjitet,vertet kenaqin egon e nje te cmenduri por i bejne nje sherbim shume te
keqe vendit dhe femijve te tyre.Me Sali e me Ciljet nuk mund te behet kurre shtet.
Turpi eshte ngrene me buke prej kohesh,dhe Salia nuk po feston per ate ç’ka eshte rrezuar ne’91,por do te perdore numrat e sotem(patjeter Bumçi do thote tre milion popull qe s’do opoziten,dhe jo popull qe feston renien e diktatures-ketu vetem data eshte nje alibi)per te thene qe sa shume popull e do Saline.S’ka me keq se nje plak i budallallepsur,e te thuash nje te vertete,mund te jete i pari ne bote Salia ne lenden e mitingjeve,antimitingjeve,koncerteve…Ketu s’ja merr kush!Sikur i ndjell shabanet me-qysh tha ai-afrozidike…Politika e shesheve dhe turmave eshte nga me te rrezikshmet,ajo vetem krijon probleme dhe nuk zgjidh kurre.Po njerezit u mesuan,dhe te kaloje nje jave pa prere Salia ndonje shirit,apo te kaloje 24 oreshi pa shternguar doren Salia me ndonje nga bota(ç’rendesi ka se ç’eshte,boll ta marre televizori)apo ato mbledhjet ditore te qeverise ku Salia shpjegon performancat e Lady Gaga,pra te kaloje dita pa keto karagjozlleqe do ishte fundi i botes.Salia i ka qejf daljet ne TV,eshte nje pasion i hershem protagonizmi,dhe kur bashkohet me karriken e satrapit krijon idole te vertete.Ka shume shqipo qe e kane idol Saline,nje shoku im me PD(jo llereperveshur)me thosh ne FCB qe Salia eshte shume energjik-shumebe habitshme per moshen e tij-i them qe si duket pi Energy Drink tere diten,prandaj flet si i dehur…Sot do jene tre milione te marre peng perpara koncertit te Saliut,ku ai mund dhe te kendoje…Por une dua tre milione shqiptare te lire!Kush m’i shkemben?
Canvas Screen Projector
Kur shikon te tilla “shfaqje” eshte e pamundur te mos reagosh dhe jo pak….Sic thote Mero fotot e malokut me femijet e Merhum Qoftlargut jane po aq diskretituese sa eshte dhe rremuja dhe konfuzioni qe ka kapur tashme te madh e te vogel ne shqip.
Do te ishte shume interesant nqs keto foto do te zmadhoheshin dhe te jepeshin me big projector ne nje canvas screen mu perballe podiumit ku malokut shpreh deliret e rredhes.Do te ishte interesant reagimi i atij me down syndrome face nga amerika qe se pse i rri ne krah dhe ai vete nuk e di…
Nje fakt tjeter do ishte prape me interes qe fotot e Mubarakut,Ben Alise,Adabbes etj “lider demokrat” si ky maloku jone te jene ne mitingjet dhe koncertet me Lady Gaga apo Shakira…Mendoj se sa flasin keto foto nuk kendon dot as Ciljeta dhe as xhozilena.
Te jene ne ate canvas screen dhe fotot e studimit te kujdesshem te rruges Durres-Kalimash te shoqeruar me VKM perkatese,fotot e kunatit te malokut qe nuk e dinte se punonte ne Gerdec,fotot e tabulateve te cellulareve te Xenit ,Mediut,dhe te kriminelve te tjere te dates 15/gerdec,fotot e VKM te tenderave te HEC dhe minierave te kromit,foto te dajakut midis dy policive tek rafineria e Naftes,dhe shume foto pa mbarim deri ne ditet e sotme duke i dhene flete lavderimi vrasesve me pagese te 21 janarit, qe tashme jane shpallur “heronj te institucioneve” qe meqe ra llafi kush ja servir keto lloj titujsh malokut?
Jane shume foto dhe duhet nje PP Presentation qe mendoj se flet shume me fort se cdo ulurime qe behet every friday on the weekend poshte dritares se malokut.
Dhe jam shume i bindur se koncerti i malokut do te numuroje 7000 vete meqe policet tashme jane trajnuar me kujdes te posacem per kete.
….manipulimi i fundit qe sb eshte me Zotin….bekon ne emer te tij i sigurt qe po ja hedh edhe “atij”… saliu duhet te qartesohet se “trikun ” e fundit ja beri zoti….Filmi i vrasjeve qe me sy te lire eshte e pamundur ta kapesh e jo me ta filmosh sot eshte FAKT….Te zoterosh te pamunduren vetem Zoti ta jep kete mundesi….C’do dite qe kalon ai po perballohet me te “pamunduren”…DUHET TE IKI !!!…Kush e ndihmon per te ndejtur– do t’ja shtoej agonine….e ti tregoj popullit shqiptar qe te jete i mencur kur te votoj serish…cdo njeri duhet te ruaje voten !!!
Saliu duhesh larguar ne 1997.Eshte gabim fatal i politikes dhe popullit tone.Me vjen te uleras.te bertas,te qaj se ky njeri nuk shkulet nga pushteti dot me zgjedhje te lira.I rren mendja cdo shqiptari qe Saliu do organizoj zgjedhje sepse ai e di qe eshte i humbur prandaj do derdhet gjak perseri dhe kjo eshte tmerresisht e dhimbshme.Kombi yne ka vuajtur nga shume diktatura dhe kjo mbase eshte diktatura e fundit.Saliu po mundohet ti japi luftes politike karakter krahinor ku per mendimin tim ne thonjeza “Partia Socialiste e Veriut kunder Partise Socialiste te Jugut”.Ky njeri eshte percaresi i kombit tone.DO ngelet ne historine tone si lideri me negativ i koheve moderne.Kur te permbyset ky satrap duhet qe kushtetuta te mos i jap asnjehere pushtet absolut nje njeriu sepse mund te kemi te njejtat pasoja.
Toske e Gege malsia jane nje komb mu da s’duron,
fund e kry nji asht Shqipnia dhe Saliu se percan dot