Propagandë ligjore

24 Shkurt 2011, 21:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumica në Kuvendin e Shqipërisë miratoi dje një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës deputetit i kufizohet imuniteti. Miratimi pasoi një seancë të zakonshme degraduese të Berishës, i cili lexoi një libër të gjatë sharjesh me emra biznesmenësh, deputetësh opozitarë dhe gazetarësh që sipas tij janë e keqja e këtij vendi. Dhe pasi lexoi listën e armiqve të tij, akuzoi opozitën se nuk voton nismën e tij për kufizim imuniteti se është e korruptuar. Kaq pritej dhe sikur të mos mblidhej fare Kuvendi. E vetmja gjë që vlen për tu shënuar në këtë nisëm të re të opozitës është plotësimi i një tradite të propagandës ligjore në mandatin e qeverisjes Berisha. Në dy mandatet e tij prej vitit 2005, Berisha ka ndërmarrë rreth 20 nisma ligjore antikushtetuese vetëm për propagandë. Ndër to shquan ligji për pastërtinë e figurave, një ligj tepër i domosdoshëm për Shqipërinë; ligji i pronave, një ligj mungesa e të cilit po shkatërron Shqipërinë; dhe natyrisht nisma e djeshme për kufizimin e imunitetit, që është shumë e nevojshme pasi vetë Sali Berisha dhe së paku tri ministra të tij kanë shpëtuar nga burgu prej imunitetit. E gjitha kjo përbën atë që mund ta konsiderojmë pa frikë propaganda ligjore e Sali Berishës.

Çfarë është ky fenomen?

Shumë opozitarë dhe kritikë të Berishës i bien shkurt dhe e quajnë Berishën injorant. Jo. Kjo nuk është injorancë, por është një lëvizje e qëllimshme për të pasur mbështetjen e shtresës injorante të popullsisë. Është thjeshtë një lëvizje regresive politike. Duke qenë i qartë për shembull se mes bashkëpunëtorëve të tij ka plot ish- bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, të cilët dhe vetë i ka quajtur të tillë kur i kanë dalë kundër, (lexoni RD e dikurshme për denoncimet e Rulit apo Qukapikun), Berishës i duhej para zgjedhjeve të vitit 2009 një përpjekje për tu treguar ish të persekutuarve, që akoma nuk u ka dhënë lekët e burgut, që po përpiqej të ndëshkonte persekutorët e tyre. Me koshiencë të plotë futi një nen në mes të ligjit ku ndalonte Gjykatën Kushtuese ta abrogojë këtë ligj për konflikt interesi, dhe kaq i mjaftonte tu shkelte syrin gjithë spiunëve të tij të ishin të qetë se ligji ishte kot. E shikon se ka bërë një masakër me pronat në Shqipëri, dhe ka rishpërndarë tokat e pronarëve të mëdhenj tek Familja e tij, dhe për tu hedhur hi syve pronarëve, ribën një ligj për pronën sipas të cilit qeveria e tij ka të drejtë të shpërndajë tituj pronësie, duke dalë mbi vendimet e mëparshme të gjykatave dhe aktet e trashëgimisë. I sigurt se dhe ky nuk miratohej, ai vazhdon të grabisë gjithë tokat e  bregdetit shqiptar, së paku nga Semani deri në Lëkurës në Sarandë, me një grup të famshëm avokatësh dhe pronarësh që shfaqen gjithkund bashkë, nga Semani në Sarandë.

Pasi mbron Fatmir Mediun nga burgu me imunitet, tutorin politik të djalit të tij në tragjedinë e Gërdecit, pasi shpëton Lulëzim Bashën me procedurë, pasi i shpëton vetë prokurorisë pa shkuar asnjë herë para saj që nga vrasja e Azem Hajdarit e deri më sot, pasi mbrohet vetë në Gjykatë të Lartë për shpifjet ndaj qytetarëve me imunitet, dje bën një propozim ligjor qesharak sipas të cilit deputetëve u kufizohet imuniteti në rregullore, ndërsa fuqia e tyre imunitare buron nga Kushtetuta. Kjo do të thotë që nëse do të kishim vërtet një prokurore të Përgjithshme trime sot, duhet t’i priste një fletëthirrje Sali Berishës për katër vrasjet e fundit, dhe ky i fundit kur të dilte para Gjykatës do shpëtonte, pasi Gjykata nuk do ta konsideronte thirrjen pa i hequr imunitetin ligjor që i buron nga Kushtetuta. Pra, e gjitha kjo përpjekje e tij është jo për të hequr apo kufizuar imunitetin, por për të bërë propagandë rreth kësaj çështje me qëllim që realisht imuniteti i tij dhe ligjshkelësve të tjerë me imunitet të mos preket. Ai e komplikon gjithë historinë thjesht për ta bërë më të lehtë mbrojtjen me procedura në rast të arrestimeve që duhet të bëhen për katër vrasjet nëse këtu do të ketë ndonjë herë shtet ligjor. Nisma e djeshme është guri i fundit në gjerdanin e propagandës ligjore që Berisha po bën prej vitit 2005 pa miratuar asnjë ligj të rëndësishëm në pajtim me Kushtetutën. Ashtu siç ka bërë rrëmujë qeverisjen, ashtu siç ka bërë rrëmujë reformat në financa dhe investimet publike, ashtu siç ka bërë piramidë buxhetin dhe ka krijuar një shtet privat të komandueshëm lehtësisht prej tij, ashtu ka bërë dhe propagandë ligjore duke ndërmarrë nisma nëpër konferencë shtypi pa i shërbyer aspak ndërtimit të një shteti modern në Shqipëri. Për gjithë këto arsye shqiptarët nuk e marrin seriozisht nismën e tij të fundit, por nuk mund të mos marrin seriozisht rezistencën e tij për të bërë rrëmujë dhe ligjet e shtetit shqiptar, përfshi dhe Kushtetutën, vetëm që të mos gjykohet për asnjë krim të bërë, për asnjë pare të vjedhur.

12 komente në “Propagandë ligjore”

  1. reformatori says:

    Te gjithe prisnim LAJMIN: Berisha dha doreheqjen ose u cmend ose vrau veten! Por kjo nuk ndodhi! Opozita humbi nje shans tjeter: nese do te ishin kthyer me 22 Janar ne shesh, maloku do te kishte rene nga kali!
    Tani ai po e merr veten serisht dhe po pregatit mbrojtjen tjeter (ose ndoshta sulmin tjeter!)!

  2. reformatori says:

    Bla bla bla! Kjo quhet propagande! Ajo qe Sala ben ne mengjez na vjen ne darke me gojen e Mersides, Kosovrastit ose Alibejes!
    Polemika ka kohe qe ka vdekur, dialogu behet midis shurdh-memeceve: Sali koha jote mbaroi!
    Gomar ti gomar kush t’vuni
    Sot a neser valo druni!

  3. reformatori says:

    Lutvak po thote tek RAI Due nese Amerika perkrah nje regjim, ai regjim nuk lejohet te qelloje mbi qytetaret e vet! E ka fjalen per Libine! E kuptoni perse Sala do te bjere shume shpejt!

  4. LORA says:

    Kjo eshte per 20 vjet,jo qe nga 2005-a i nderuar Mero, taktika e strategjia e dr.Tyryry-se:qeverisja dhe imunizimi i perversitetit te tij qe e ka leqendisur kaq dhimbshem Shqiperine tone.
    Ne nje artikull tendin,pas krimit shteteror ne Gerdec,ke theksuar qe ky qeveris vetem Qeverine dmth veten.Per mua,me sistemin e kaosit qe tok me Nano-t Meta-t i kane imponuar vendit e kane futur gjithcka ne ciklin me destruktiv qe une njoh ne historine tone,jo me kot nje duhme e qelbur gazetaresh jane sot te shqetesuar se zhvillimet politike te dy vjetve te fundit rrezikojne dalje nga sistemi.I ha meraku per sistemin e kaosit,i ka zene frika se njerzit jane duke u bindur per forcen e tyre ne lojen e demokracise dhe keshtu rrezikojne statukuone e pazareve te tyre.Ja pikerisht kete llum,ne xhepin e shqiptareve,qeveris tash dy dekada kreu tyryry i qeverise se tij tyryry.

  5. dymi says:

    Prokuroria nuk e ndjek dot penalisht nje deputet vetem me rregullore te parlamentit, sepse nuk ja pranon gjykata. Prandaj ajo, prokuroria, do te kerkoje leje nga parlamenti, parlamenti do t’i ktheje pergjigje se e kemi vendosur me rregullore e keshtu me rradhe. Ky eshte rrethi vicioz qe synon ta fute Sal-iu sistemin e drejtesise.Opozita urgjentisht duhet t’a dergoje kete ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese.

  6. hysni dajaku says:

    opozita ka arritur vertet ne momente te veshtira,,nese ne parlamanet ata qe jane pjesa me privilegjuar e opozites(DEPUTETET) trajtohen nje lloj si pjesa me e pambrojtur e shoqerise,cila eshte e ardhmia!!ata qe nuk arrijne te flasin me shume se 5 minuta,dhe kjo,kur i do bytha Jozefines,me vertet do sigurojne zgjedhie te ndershme ne shqiperi??perball nje pushteti qe mbas cdo harbuterie,jo vetem qe te ndalon te reagosh,por edhe te kercenon e te vret,opozita duhet te jet me agresive dhe te paret duhen te jen deputetet e saj qe duhet te tregojne nerv e trimeri,,ata pervecse jan me te mbrojtur jan edhe me te privilegjuar,perderisa shteti vrau 4 shqiptar te ndershem me te vetmn arsye per ti trembur te gjith,kjo duhet ti bej ata burra ne parlamnet te ndiejne nje detyrim moral e shpirteror qe duhet te ngjalli tek ta me shume trimeri,,ata nuk duhet te lejojne qe kryekrimineli Sali te zeri ne goje e duke shar e ofenduar perseri sikur nuk ka bere asgje,,duhet te ket burra atje ne sall qe ti tregojne vendin atij harbuti,se nese nuke bejne ata,kush do ta bej!!!shume moraliste do kundershtojne,duke predikuar qe parlamenti eshte tempull i urtesise dhe mencurise,dhe kjo ne shoqeri nomrale as qe do diskutim,,po eshte ky joni nje parlament???,me ato qe shohim e degjojme,vetem parlament nuk i thua dot ketij tonit,me Jozefinen e Saliun me ato komisione bajate,me ata hajdute qe pasi vjedhin kan guxim edhe te vrasin,duhet sjell shqiptarce ,dhe shqiptarce do te thot qe me harbutin sillu si harbut,se ne jemi ai popull qe tolerancen ta marrim per dobesi,dhe kur e shikojne qe je i dobet,te ven te gjith perpara e te nxie jeten,,

  7. sociologu says:

    deputetet e opozites duhet te jene ne BALLIN e popullit te revoltuar, e jo ne fund te tij! Nje Edi Rama i vetem nuk mund te terheqe kurre aq sa gjithe deputetet e tjere BASHKARISHT.

  8. bbb says:

    Une e kam then edhe afro 1 jave me pare, se apatia dhe mefshtesia e opozites po kthehej ne serum per Saliun. Duhej qe me 22 jananr, protesta te ish e perditshme, ne menyre qe edhe te huajt te ziheshin ngushte, e te deyronin pas presionit te brendshem, kapitullimin pa kushte te Saliu dhe bandes se tij te krimineleve. Me sa duket Sakiu tani po merr terren…

  9. mic sokoli says:

    Deputetet e opozites?? Mos t’a egzagjerojme tani.. Ata jane pothuajse te tere aty per interesa vetjake dhe klanore. Po te kishte burra me karakter duhet t’a kishin hequr kepucen qe te tere e ti binin gjithe kabinetit tradhetar qeveritar sa here qe vjen ne parlament.

  10. Andreas says:

    Per çdo shqiptar inteligjent, ekzistojne dy te tjere, njeri injorant dhe tjetri budalla. Dhe çdo shqiptar inteligjent ka brenda tij gjithashtu nje injorant dhe nje maskara(injoranti nuk mungon kurre). Kur flet injoranti brenda inteligjentit ai perqafohet menjehere nga budallai jashte dhe meret per idiot nga injoranti. Kur flet maskarai brenda inteligjentit, perqafohet nga injoranti jashte dhe meret per idiot nga budallai. Nuk ka deri tani as shenja e as te dhena, qe te kete folur ndonjehere pjesa inteligjente e inteligjentit. Nuk do kishte kuptim se do ta mernin per idiot te gjithe.

  11. shabon gazepi says:

    Z. Mero Baze, na ke lon pa pun me kto shkrime te mrekullushme, je njish

  12. beso says:

    z.Mero,kush e merr seriozisht Kuvendin eshte naiv.Kuvendi ka dale nga shinat,dhe nje dite prit kur te miratoje ndonje ligj per imunitetin e halese se Berishes,te WC shtepiake.Do kete 73 vota pro,asnje abstenim,asnje vote kunder…Ne fund do duartrokasin,siç bejne krimbat kur dalin nga plehu.Nuk mund ta imagjinoja qe ne 2011,ne te ishim kaq dobet ne parlamentarizem,shume me dobet se parlamentarizmi i viteve’20.Kemi Berishe,Topalle,ca bakalle shtypi si Patozi,apo breke te verteta deputeti si Strazimiri me Bumçin,per te mos ofenduar ndonje zonje,per respekt te gazetes suaj me shume sesa te personit.Por gjithashtu kemi ministrine e Jashtme qe merret me lobingjet integruese ne Evrope(nje djale i ri diplomat u shkarkua sepse kish bere nje shkrim ne dem te nje lobingu)dhe kuriozisht kemi nje ministri te tere,me Bregun,qe quhet e integrimit.S’di ku fillon Ministria e Jashtme,dhe ku mbaron ajo e Integrimit,per lenden qe trajtohet,dhe jam kurioz,pse kjo e dyta ekziston,dhe sa volum pune ben realisht?Sa justifikohet mbajtja me buxhet e me rroga e nje ministrie qe ka per qellim …integrimin?Ne fund,per tambyllur,po kujtoj se ne’97,Saliu u vetezgjodh President,kur vendi po digjej Sala po krihej;a nuk te duket dhe sot z.Mero(si deshmitar i atehershem)qe ku budalle po ben per here te dyte te njejten gje?Them budalle,sepse ai qe shkel dy here mutin,ne te njejtin vend eshte budalle i madh.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje