Pas Tunizisë dhe Egjiptit ku përmbysjet kaluan, Libia po vihet në qendër të vëmendjes botërore për shkak të asaj që dyshohet se mund të jetë duke ndodhur, një gjenocid politik nga vrasjet masive të regjimit të Gadafit mbi protestuesit. Shifrat lëvizin nga 100 deri në dhjetë mijë, dhe ka dyshime të besueshme prej shtypit se regjimi ka angazhuar mercenarë të huaj për të kryer vrasjet. Bashkimi Evropian dhe vendet kryesore perëndimore, përfshi SHBA, kanë dënuar vrasjet e protestuesve. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut tha dje se vrasjet e protestuesve të paarmatosur janë të dënueshme dhe të papranueshme nga çdo vend perëndimor.
Qeveria shqiptare, ca për shkak të servilizmit, dhe shpesh herë për shkak të keqkuptimit që ka për rëndësinë e saj, ndjek në deklaratat për politikë të jashtme gjithmonë deklaratat dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpeshherë e bën këtë dhe pa qenë nevoja. I vetmi rast ku qeveria shqiptare po hesht për një gjenocid politik ndërkombëtar është rasti i vrasjeve të protestuesve në vendet arabe dhe sidomos në Libi. Heshtja nuk do shumë mend, është produkt i asaj çfarë vetë qeveria shqiptare dhe Sali Berisha kanë bërë në Tiranë. Analogjia e vrasjeve të protestuesve në vendet arabe dhe atyre në Shqipëri ngjan si dy pika uji. Bile vrasjet në Shqipëri janë dhe më të dhimbshme pasi janë kryer qetësisht me gjakftohtësi dhe larg rrethanave në të cilat ndodhin ato në botën arabe.
Si për ta bërë dhe më të vështirë pozitën e qeverisë shqiptare,u shfaqen dje protestat ën Athinë ku policët grekë gati u masakruan me napalm dhe molotov dhe askush nuk qëlloi për vdekje protestuesit. Ndryshimi thelbësor mes një demokracie dhe një regjimi, ka të bëjë pikërisht me qëndrimin që mban ndaj qytetarëve në protestë, qoftë kjo dhe e dhunshme. Sali Berisha, i cili para një viti ngriti Komision Hetimor për të gjetur vrasësit e masakrës së Tivarit, ndodhur në një shtet tjetër për bashkëkombasit tanë, tani po hesht për masakrën e bërë me urdhër të tij para zyrës së tij. Dhe për ironi të fatit për të dy masakrat ka ngritur nga një komision hetimor. I pari siç pritej la vetëm shijen e banalitetit të atyre që e morën përsipër, kurse i dyti ishte i vetmi institucion humori në këto ditë zie.
Berisha, i cili po plas të jetë në një vijë me perëndimorët dhe në sinkron me ta për veprimet e tij, po bën diferencën me ta pikërisht në elementin që ndan demokracitë nga regjimet e korruptuara dhe diktatoriale. Ai po hesht për vrasjet politike dhe gjenocidin politik në vendet arabe. Ai po ëndërron të mos jetë as si Gadafi, as si Ben Ali, as Mubaraku, por problemi është se nuk thotë dot që jam në anën e të vrarëve që kanë fatin e Ziver Veizit, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Aleks Nikës. Ai është në ngërç politik nga ky paralelizëm fatkeq për të, ngërç i cili bëhet dhe më i dukshëm kur krahason fjalimet e tij që ngjajnë me dy pika uji si ato të Gadafit.
Por ka një krye-arsye përse Berisha nuk i dënon ato vrasje. Ai ende nuk ka dënuar vrasjet e 21 Janarit në Shqipëri. Ai ende nuk është distancuar nga akti i vrasjes dhe asnjë zyrtar shqiptar, përfshi dhe atë, nuk ka deklaruar se vrasja e qytetarëve të paarmatosur nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Ky detaj është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se ai është vetë vrasësi. Për mua nuk ka shumë rëndësi nëse Ziverin e ka vrarë një gardist nga Lushnja apo një gardist nga Gramshi, nuk ka rëndësi nëse ka shtirë mbi turmë një tropojan apo ndonjë mercenar i paguar privatisht nga jashtë kufirit. Për mua ka rëndësi që kryeministri i vendit tim nuk ka dënuar vrasjet para zyrës së tij, por po vazhdon betejën në mbështetje të vrasësve. Kjo është një diferencë e madhe në mentalitetin e një lideri perëndimor nga një udhëheqës regjimi. Në këtë situatë të rëndë të krijuar, hetimet janë njëra anë e medaljes dhe tashmë është ana teknike dhe fyese për viktimat, kurse qëndrimi politik është ana thelbësore. Hetimet nuk na i ndalin dot më vrasjet në të ardhmen dhe sikur të dalë se ato i ka vrarë bodiguard-i i Berishës. Vrasjet politike në të ardhmen na i ndal vetëm distancimi politik nga to dhe quajtja e tyre krim politik. Sali Berisha, kryeministri në detyrë i vendit tim, nuk i ka dënuar vrasjet as formalisht dhe as realisht. Ai vetëm për një moment ka tentuar t’ia faturojë kundërshtarit dhe kur ka parë që ka qenë e pamundur, ka nisur tu dalë zot. Ky është zhvillimi më negativ që bën diferencën e Shqipërisë nga vendet perëndimore. Qëndrimi ndaj një vrasje politike ndan regjimet nga demokracitë. Qëndrimi i Berishës ndaj vrasjeve para kryeministrisë, dhe për shkak të tyre dhe ndaj vrasjeve politike që po ndodhin në botën arabe, na fut ne në vendet me vrasje politike që janë shumë larg standardeve të vendeve që tentojnë të shkojnë drejt Perëndimit.
Comments are closed.
Thuaj na ruajti zoti o Mero qe kishte dhe gazetare qe e filmuan demostraten se ne te kundert sot do flitej per krejt gje tjeter .Sot do ishin ne burg qe nga Edi Rama e deri te k ju gazetaret e tabulatave ,me nje fjale ju puçistet.Ke vrasje politike ka marre mbi supe keto 20 vjet sali kadafi? .Ate karike ku eshte i ulur e ka te lare deri ne mes nga gjaku i ketyre vrasjeve.Personalisht nuk kam pritur dhe nuk pres qe ai te denoje vrasjet politike se kete e di dhe femija ne barke te nenes se kush i ben vrasjet politike ne shqiperi dhe ky e ka emrin sali berisha.
O Mero, po partia socialiste e kishte pushtetin mor vlla e nuk e mbajti dot se vidhnin si skishte me dhe sbene asgje per popullin. Ti e ben sikur Saliu ka 50 vjet ne pushtet. Te kishim opozite tamam, Saliu nuk duhet te ishte futur ne politike me mbas 97s po ca ti besh qe kta socialistet e rinj jane komunistet e vjeter dhe nuk kane shume tru per politike. Tani, le te futen ne zgjedhje e ti fitojne. Aman se edhe Gramoz Ruci nuk durohet me se me i ndyre se ai njeri nuk ka. E kam pare me syte e mi kur kercenonte popullin ne 90n. Sa ka cuar ai tek mali me gropa mor Mero e ti na ben leksione. Si Saliu si ata njesoj jane. Populli nuk fiton prandaj mos na beni si Libia e si Egjipti se nuk ua kemi borxh. Hani kokat ne parlament e vrisni njeri tjetrin mos lini popullin si bageti qe te vritet per juve. Shkrimet tuaja si gazetar duhet te jene te paanshme sic bejne gazetaret profesioniste ne gjithe boten po ty me duket ta ka prenotuar karrigen Edi Rama prandaj shkruan kshu. E bere si deshe vete o Mero po kur gjen bageti qe te vine nga mbrapa, mire ben.
eshte fat i madh qe zhvillimet ne boten arabe perkojne ne kohe me zhvillimet ne shqiperi , ato sa jane te rendesishme per popujt qe i kryejne per rajonin dhe per boten mbare aq kane dhe rezatim tejet pozitiv ne shqiperi jo ne vleren e shembullit se c.dohet te bejme ne me diktatorin berishe se ne i kemi pervojat se cdohet te bejme me te por ne aspektin krahasues qe e le zbuluar jo veten diktatorin tone ne ato qe thote dhe ben por edhe mbashtetesit e tij nderkombetare qe diku denojne dhunen e pushtetit dhe diku denojne dhunen e demonstrueve!!!!!!
Sa te thjeshte e kishte te deklaronte se i denonte vrasjet Saliu dhe se Prokuroria te bente hetimet ndaj tyre. Po nuk e beri per arsyet qe thoni ju me lart. Ndoshta i druhet edhe nodnje detaji tjeter, ndonje urdheri qe mund te kete dhene ne panik e siper?
Po si mund te denoje vrasesi vehten e vet?.Sali Berisha eshte nje diktator tipik isojit te tij dhe mos e krahasoni me asnje tjeter,ai eshte nje monster, eshte sadist i lindur.Ai nuk kurseu Azem Hajdarin qe i hapi rrugen e sundimtarit ejo me te kurseje ata qe i rrezikojne fronin.Prandaj asnje shprese qe Saliu te mposhtet me metoda demokratike,derri do……….Populli n.q s .e do lirine duhet te luftoje per te.Liria fitohet e nuk dhurohet.
…vrasjet Berishes po ia mbulojne amerikanet, ketu do te jemi o Mero!
Berisha kushedi çfare premtimesh i ka bere amerikaneve dhe nuk kane per ta larguar deri sa ti realizoje ato, me pas shohim dhe bejme, dhe mund ta heqin!!! mbaje mend! asnje fije floku nuk kane per ti prekur Sali Berishes!
http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ
Ju lutem shikoni kete videon ne youtube dhe do kuptoni qe Sali Berisha do ta coj perseri ne kete derexhe kete vend per te mos rene nga pushteti.Ky njeri nuk e njeh rotacionin e pushtetit dhe eshte shume agresiv si politikan.Ne qofte se partneret tane te huaj nuk mbajne qendrim tani do shkaktojne gjakderdhje shume te madhe.Levizjet e tij te fundit nuk jane politike por jane meskine me Jozefinen ose me te tjeret …Nuk dua te jem si Nostradamusi qe parashikonte te keqen por te keqen e kemi ne Kryeministri.Nje miku im qe punon ne MB si nenpunes me tha mbasditen e 21 Janarit i traumatizuar “Ministri na takoi te gjitheve per te na ngritur moralin si ne gjendje lufte”,”Mbroni vendet e punes me cdo kusht e cdo mjet”,”Ate dite na mbajten ne pune deri ne oren 6 mbasdite kur mbaroi protesta”.
…Saliu ka perparesi si vrases ne dallim nga Gedafi….Saliu projektoi vrasjet,…si dhe historine e Pucit…kaq ishte i dhene pas krijimit te tij … sa edhe kur vrasjet i ngelen ne dore (…kerkonte doren e “zeze”…fjali te parapregatitura) e puci ishte nje budallallek: akoma i permend me keqardhje…nuk ju dha mundesia te beje raprezalje ne rradhet e opozites….SALIU PROJEKTON E REALIZON VRASJE..
eshte vrases i kualifikuar..( kujtoni vrasjen e demokristianit ne veri para zgjedhjeve…Topalli e shpalli ate nje dite me pare)
Po te kishte ndodhur skanari i projektuar …sot do te kishim nje Sali qe do ta “shante” Gedafin sic di ai ta beje kete…por c’te besh….ZOTI eshte kunder Saliut…Ja zbuloi doren e tij te zeze ne kufijte e te pamunderes…Ja kete ai se planifikoi dot…
Hidheni malokun nga kali!
Ky ka per te perfunduar me keq se Gadaffi!
Sala nuk mund te denoje vrasjet e ,,kolegeve,,te vet diktatore pasi eshte njeriu qe ka konkuruar edhe Zv.e diktatorit.Z.Ramiz Alia i cili,,pranoi turpin e rrezimit dhe terheqjes zvarre te bustit te udheheqesit te madh te Shqiperise,, por nuk pranoi te qellonte mbi ,,Armiqte e Pushtetit Popullore,,Sala nese Drejtesia ne Shqiperi nuk dorezohet duhet te jape dhogari per shum krime deri sot te pa ndeshkuara nga Drejtesia.Krimet e Komunizmit me te vertete ishin te renda dhe duhen denuar nga te gjithe,pa harruar se ato ndodhen ne kohe diktature dhe nuk mund te krahasohen me krimet e sotme ne kushte te nje sistemi demokratik qe vazhdon te veproje si ne kohe diktature duke vrare me plumba kundershtaret politike njerez te ,,vegjel,, e te varfer qe kerkojne Shtet te se drejtes ku denohet krimineli,hajduti,Ministri i korruptuar,zv.Kryeministri i filmuar,Djali i Kryeministrit qe perfshihet ne ,,Tregtine e Armeve dhe te Barutit,,Apo djemte e deputeteve te Opozites qe plagosin apo Vrasin me arme pa leje apo me leje.Nese Shteti nuk i trajton te gjithe njesoj me te drejta e me detyrime ai mund te jete ,,Shtet i Xhungles,,por jo Shtet i se Drejtes.