Bastos, objektiv i Liverpulit

28 Shkurt 2011, 10:33Sport TEMA

Mbrojtësi i majtë i Lionit, Mishel Bastos, është një nga lojtarët më të kërkuar dhe gjatë merkatos së verës pritet që 27-vjeçari të largohet nga francezët. Mediat britanike pohojnë së për të ka shfaqur një interesim të fortë Liverpuli, që sheh tek braziliani përforcimin e duhur për krahun e majtë. Për të marrë Bastos, Liverpuli duket se ka ndërmend që t’i ofrojë Olimpikut të Lionit shumë prej 17 milionë euro. Për mbrojtësin e majtë kanë shfaqur interes të fortë edhe Milani, por mbi të gjitha bardhezinjtë e Juventusit, që prej kohësh janë vënë në kërkim të një mbrojtësi cilësor krahu.

Lini një Përgjigje