Ibrahimoviç skualifikohet tre ndeshje

11 Prill 2011, 15:46Sport TEMA

Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, është skualifikuar nga gjykata sportive me tre ndeshje. Shkak për këtë gjë janë bërë fyerjet ndaj arbitrit anësor në ndeshjen Fiorentina-Milan, e cila u fitua nga kuqezinjtë. Vet Ibrahimoviç është shprehur pas ndeshjes se nuk kishte asgjë me arbitrin, por e kishte me veten. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar gjykatën sportive që ta skualifikojë suedezin. Menjëherë pas këtij vendimi, drejtuesit e Milanit janë shprehur se do ta apelojnë vendimin. Në rast se vendimi nuk rishikohet, Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjet kundër Sampdorias, Breshias dhe Bolonjës. Suedezi vinte pikërisht pas një skualifikimi me dy ndeshje, pasi goditi me grusht mbrojtësin e Barit, Marko Rosi.

Lini një Përgjigje