Rafa Benitez ëndërron që të rikthehet në Premier Ligë, por, me shumë mundësi ai do të drejtojë në Spanjë gjatë sezonit të ardhshëm. Mediat iberikë bëjnë me dije se Benitezi sezonin e ardhshëm do të drejtojë Atletiko Madridin, që ka vendosur të mos rinovojë me teknikun aktual, Kiko Sançez Flores. Shkak për këtë janë bërë rezultatet e dobëta të Atletikos gjatë këtij sezoni. Benitezi do të ketë detyrën e vështirë të ringritjes së ekipit të dytë më të mirë të Mardridit, pas një sezoni poshtë prishtshmërive nga publiku.