Van Der Vil, shumë pranë Junaited

12 Prill 2011, 11:00Sport TEMA

Mbrojtësi i djathtë i Ajaksit, Gregori Van Der Vil, është shumë pranë nënshkrimit me Mançester Junaited. Sipas mediave britanike, mbrojtësi është bindur nga bashkëkombasi i tij, Edvin Van Der Sar, për të kaluar tek Junaited. Për këtë arsye, tashmë duke se ai ka vendosur. Junaited pritet që t’i paguajë Ajaksit një shumë prej 15 milionë euro për kartonin e tij. Mbrojtësi kërkohej edhe nga klube të tjera prestigjioze, si Bajerni i Mynihut, Juventusi, Mançester Siti etj.

Lini një Përgjigje