Ne nje liber per udheheqjen, te shkruar nga Rudolf Xhuliani, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, thuhej se ai kisht pyetur njerezit se çfare jane disa gjera te thjeshta, qe behen pa shume para, per t’i bere shpejt, ne menyre qe te jepet shpresa se mund te ndryshohen disa gjera. Keshilltaret e keshilluan te heqe njerzit qe lajne xhamat e makinave ne kryqezime, pasi ishin nje bezdisje e madhe.
Kryetari i bashkise se Tiranes e ka marre prej dy muajsh zyren, por nuk ka bere asgje nga ato qe behen lehte, per te na dhene shprese per ato qe behen me me shume veshtiresi. Thuhet se dita dallohet qe ne mengjes. Por, disa harrojne se mengjes nuk eshte fjala per oren 11 te paradites, por per sapo te dale drita, ne sekondat e para te dites. Dhe, ajo qe vihet re, eshte se kane shkuar jo vetem sekondat e para te dites se ketij mandate, por kane shkuar minutat e para dhe prej kesaj qe shihet, nuk duket ndonje gje qe te na jape shprese per Unazen e Madhe. Ne fakt, te gjitha premtimet e tjera jane premtime vetem per te folur, se ne natyre jane te veshtira te verifikohen, dhe nese verifikohen, ato jane objekt interpretimesh.
Por, Unaza e Madhe eshte nje premtim i verifikueshem, eshte nje premtim i kushtueshem, eshte nje premtim qe ka domethenie. Te tjerat jane per te mbushur faqet e programit, pasi nuk mund te kete program me tre paragrafe. Keshtu duhet, ne menyre qe te dukesh se je intelektual me kete plan qe ke bere.
Une jam gati t’i ul syte nga horizonti, por nuk ka asnje shenje qe te me beje te shoh nje Unaze te re ne qytetin e Tiranes. Nese ndonje prej jush me thote kemi kete plan ketu, ate plan atje dhe doni te me mbushni mendjen me biseda te intelektualizuara, une ju them se po kerkoj nje shenje dhe shenje te tille nuk ka. Llafet nuk kane vlere, pasi fshati qe duket nuk do kallzues . Kam qene duke pritur se ndoshta do ta shihja dhe kam menduar se shtatori do te na tregoje diçka. Por, jo. Bashkia flet per furgona femijesh dhe se ku do te shitet djathi. Jane te rendesishme si çeshtje, por nuk jane shenja per Unazen e Madhe. Ato jane pjese te planint qe sherbejne per te mbushur planin. Nese une jam budalla dhe e blej djathin ne rruge, nuk me ka faj kush, por nese une jetoj ne nje qytet, qe per te ecur me makine ose ne kembe, duhet te pregatitesh sikur po shkon ne nje mission ushtarak, per kete duhet te me kete dikush faj. Si mendoni? Une mendoj se fajin qe mungon Unaza e Madhe, nuk e kam une. Shenjat jane qe ajo nuk do te behet.
jo mor joo…unaza do behet qe cke me te…..
mu nuk me pelqeu hovi me te cilin prishen ca shtepi qe ishin ne gjurmen e unzes…ne vend qe te punonin ne hapsiren ne te cilen nuk ka asnje ndertim…..dhe prishjet ti linin per ne momentin e fundit….
sic e thash unaza do behet por kam frike se do bohet pa plan …si rruga e kombit……
Nuk punon firma nese nuk e ka sheshin e lire, ligj!
Unaza do behet por investimet behen kur ofrojne zgjedhje…Prisni te afrohet 2013 …Do e shihni qe ne shtator te 2012 do kete boom investimesh qe do perurohen ne 2013…tani investimet si hyjne ne xhep neriu politikisht…Voten e dhane qytetaret tani te kthejne kurrizin qe tu thote Basha ush gomar,ush o dreq…
Po si ore nuk e shikon.Ja! Tek gishti i Lulit eshte unaza.
Po burri kush eshte nga ata te dy?????????
Burri eshte ky nga e djathta qe tregon ne harte.
Nikolin, nuk u ka faj kush te majteve syleshe, qe kujtuan se vertet jemi vend demokratik dhe zgjedhjet behen te lira e te ndershme. I mbyllen syte kur u kalonin nen hunde qindra kosovare pro-saliste ,qe vinin me autobusa nga Kosova dhe regjistroheshin brenda dites nga Pone si banore ne auditore universitetesh apo sikur jetonin 35 vete ne nje apartament 1+1 (!).Tashme t’a gezoje ky popull kete qorr,hajdut,imoral; sa te jete Argita, edhe kete pleh mbi koke do t’a keni !
…..vetem ne shqiperi unaze quhet nje rruge vize e drejte qe te con deri tek nje qender e re tregtare qe po hapet ..dhe aty mbaron!!!!!!!!!!!!. Nuk e di a eshte e vertete qe unaza ka forme rethore ?, ndoshta, por jo kjo qe po behet ne Tirane mes tymit dhe pluhurit.
sa te kete sale ne qeveri nuk ka unaze ne tirane.
DO BEHET ME patjeter, me gjithe ate kosto qe ka do behet, luli eshte ekspert per ti rritur kostot rrugeve….. SA ME I MADH ESHTE INVESTIMI AQ ME SHUME €€€€€€ I FUTEN NE XHEP HAJDUTET