I pushtetshmi ynë dhe i Plotpushtetshmi

23 Nëntor 2011, 23:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë vetë janë irrituar dhe të tjerë janë çuditur nga deklaratat qesharake të Sali Berishës në Izrael. Përveç humorit që ka shkaktuar rrëfimi i tij se si ka prekur pllakën e Jezu Krishtit, dorën e Maria Madalenës dhe Xhaminë e Omarit, një bezdi ka shoqëruar fjalimet e tij patetike kundër Palestinës apo rrufetë e tij prej Zeusi mbi regjimin e Ajatollahëve në Iran. Ka që nxitojnë ta quajnë servil të Izraelit, të tjerë të lajthitur, dhe një pjesë kanë filluar të besojnë se është dhe anti-mysliman. Është kryefamiljar i një familje ku fëmijët i ka besimtarë fanatikë mysliman, nusen dhe dhëndrin po ashtu dhe për shkak të origjinës së tyre, dhe gruan gjysëm serbe- gjysëm shqiptare, që bën dhe Pashkë dhe Bajram.

Por lajthitjet e tij nuk kanë të bëjnë as me fenë dhe as me ateizmin e tij. Sali Berisha është sot një udhëheqës i izoluar në Ballkan, që po përpiqet të gjejë shpjegime për fatin e tij politik. Ai gjendet në pikën më të ulët të marrëdhënieve të tij me Perëndimin qysh nga viti 1997 dhe tashmë është konfuz për të dalë nga kjo situatë. Por nëse në vitin 1997 shqiptarët arritën ta nxjerrin nga zyrat e shtetit me forcë, tashmë ai ka krijuar një mekanizëm të ri që e mbron nga ballafaqimi me shoqërinë shqiptare. Si njeriu më i pushtetshëm i këtij vendi, ai po përpiqet të krijojë idenë e raporteve të tij me të Plotpushtetshmin atje lart. Në gjendjen e tij gjysëm delirante dhe gjysëm me makthe nga ato që ka bërë, ai shpreson se do të dekurajojë shqiptarët, duke mos komunikuar me votat e fshehta, por me zarfe të fshehta në vrima muresh.

Politika e tij e jashtme është bërë tani anekdotike. Na futi me zor në Konferencën Islamike me premtimin se ata do ndihmojnë Kosovën, dhe Kosovën e ka njohur gjithë bota perëndimore përveç vendeve të Konferencës Islamike. Niset të fusë vendin në Evropë, dhe nuk plotëson asnjë nga 12 kushtet e Evropës, duke shtuar dhe të zeza të tjera si vjedhja e votave dhe vrasjet politike. Sillet rrotull Evropës, duke bërë vizita klienteliste dhe duke i mbushur mendjen çdo evropiani se është drejtues i një shteti privat, që e shëtisin klientët e së bijës nëpër takime gjysëm turistike. Niset për në Izrael me shpresë se duke u bërë më fanatik se ta për armiqtë e tyre historikë do marrë mbështetjen e tyre për pushtetin në Tiranë, ndërkohë që po ata nuk e kanë njohur Kosovën. Sulmon krejt pa vend Palestinën dhe vendet arabe, duke shtyrë dhe më tej mosnjohjen e tyre për Kosovën. Vetë kryeministri izraelit, për shkak të politikës së tij konservatore ndaj Palestinës, ka marrëdhënie jo të mira me Uashingtonin, dhe është nën presion për politikë të moderuar, por Berishës as kjo nuk i intereson. I bie shkurt, paguan ca pare për disa lobistë të fortë në Uashington, të cilët marrin 1 milionë dollarë në vit nga Berisha për ta mbajtur në pushtet në Tiranë dhe të njëjtët po ashtu marrin 1.2 milionë nga Tadiçi në Beograd për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse flitet keq për Berishën në Uashington, ata mund të bëjnë diçka për ta zbutur, aq sa Berisha ta shesë në Tiranë për mbështetje. Kjo e bën dhe më të pavarur nga populli i vet dhe më të afërt me Perëndimin. Si përfundim rrugëtimi i tij në pushtet është një katastrofë. Me të kemi humbur Bashkimin Evropian, kemi humbur seriozitetin në vendet evropiane jo anëtare, kemi humbur mbështetjen e botës arabe për pavarësinë e Kosovës, kemi humbur seriozitetin në marrëdhëniet me Izraelin, pasi i jemi dukur një vend mercenar që mund të rekrutohemi dhe për qejf të Berishës, dhe natyrisht kemi rritur bezdinë në Uashington për gjithë këto marifete që nuk të çojnë askund, përveç zyrës së Berishës. Dhe kjo ka një arsye shumë bindëse. Prej kohësh Berisha nuk ja beson më të ardhmen e tij vullnetit të shqiptarëve, por vullnetit të Zotit. Ai e ka kapërcyer fazën që kur flet, kur vepron, apo dhe kur vret dhe ndëshkon, të ketë parasysh vullnetin e shqiptarëve që mund ta zbojnë me votë për ato që bën. Ka mbledhur mendjen dhe është i qetë nga zgjedhjet pasi i ka asgjësuar. Tani ai beson vërtet se fati i tij varet nga i Gjithëfuqishmi atje lart, dhe në vend të votës së fshehtë, beson tek një zarf ku mbyll dëshirat e fshehta të tij dhe i vendos nëpër mure të shenjta.  Nuk ka më lidhje me ne. Nuk ka lidhje as me Zotin, por thjesht do të na tregojë se fati i tij nuk është në duart tona, por të ATIJ atje lart. Nuk beson në Zot, por i Pushtetshmi i Shqipërisë do të na dëshpërojë se fatin e tij e ka në dorë i Plotpushtetshmi në qiell. Atje ku ne nuk arrijmë dot. Është makthi i tij i fundit që i ka mbetur të besojë se nuk do të rrëzohet nga pushteti. Gjithçka rrotull e ka kundër vetes.

 

34 komente në “I pushtetshmi ynë dhe i Plotpushtetshmi”

  1. Tani97 says:

    ore qe do te rrezohet s’behet fjale, por a do te kemi fuqi te hakmerremi me te dhe klasen e tij?

    1. raimondi says:

      Kete analize diskretituese ndaj Berishes ne drejtim te besimit fetar duhej ta bente ndonje politikan i opozites

      Sala po aq sa eshte hileqar eshte edhe gomar,dhe ben gafa skandaloze ,
      dhe Mero kate drejte per cdo gje qe e akuzon Salen,por problemieshte se opozita eshte e dobet –eshte opozite …Digitale

      –Kemi nje opozite pa kurajo dhe me sa duket eshte edhe me komplekse
      kur vjen puna te trajtoje problemet politke dhe fetare ne driten e patriotizmit,…..
      ……….ndaj edhe Sala do vazhdoje te mbereteroje….

  2. LORA says:

    Ka dy dekada qe dr.krimi nuk nginjet duke shkaterruar e zhvatur mundin e gjakun e shqiptareve e duke hedhur ne ere cdo perpjekje te tyre per prosperim te jetes dhe te ardhmes.Eshte pak te thuash se te gjitha bemat e tij jane antikombetare e ekstremisht antinjerezore.
    Ai e di se shqiptaret,ne shumice,ja njohin mire lekuren dhe si te tille nuk e kane votuar as ne 1992-in (Shiko Bashkim Koplikun ne “gazeta shqiptare” ne prag te zgjedhjeve lokale 2007).Ai e di se shqiptaret do ta perzene,tek e mbramja edhe me gure,kete produkt te kurverimit politik 20-vjecar.Pra e di qe eshte qenef nga koka te kembet,qe qelb jashte e brenda prandaj kerkon ndihme tek i plotfuqishmi mbasi edhe parja publike shqiptare qe shkon ne kontot e kompanive retushuese(podesta group,patton bogs etc) te imazhit te tij nuk ja heq dot eren e qenefit.
    Pa dashur te merrem me me qenefin,ne si popull duhet te mos vonojme me,eshte teresisht ne doren tone,eshte detyre e jona per ekzistence e dinjitet,eshte e tjeshte; DUHET TA PERZEME.

  3. Shefqet Cela says:

    Une nuk shof ndonje çudi ne sjelljen e tije fetare ne kete udhetim.
    Si dredharak qe eshte, megjithse ne fund te karieres se vet dhe pleqerise qe e ka kapur tashme, filloi te mendoje per Zotin.
    Lajthitja pleqerore, i jep besim se mund ta genjeje edhe Zotin. Filloi ti beje lajka nepermjet te gjitha feve. “Ne mos njeren tjetren do ta haje dhe ai”. Harron se ai nuk eshte militant me tru te tredhur, siç i ka idhtaret e vet.
    Sidoqpofte, ky eshte nje sihariq: si te gjithe pleqte, po mendon me ankth per zotin.!
    Fjale te arta te paes: “JANE ME TE MIRE ATEISTET SE BESIMTARET E RREME”
    E paste te lehte!

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Berisha sakrifikon per ta futur Shqiperine ne bashkimin evropian, por perfundon ne konferencen islamike. Kurse per 12 kushtet e bashkimit evropian, ai i injorn duke pretenduar se me vrasje poplitike dhe vjedhjen e votes futet ne evrope. Izralitet e dijne mire qe Shqiperia eshte ne konferencen islamike, por Berisha mendon se gjuish people jane stupid por kjo eshte e kunderta. Per largimin e Berishes, duhet revolta popullore, sepse me voten e 2013 do te vazhdoje te qeverise duke vazhduar te tallet me opoziten e Rames e kurbanit.!!

  5. Agimi says:

    Sa mire do te ishte sikur ne shqiptaret te kishim vendosmerine dhe kurajon e egjyptianeve.

  6. Dike Mullai thote- says:

    Mero TRIMI- Ka disa vjet qe lexoj dhe rilexoj shkrimet e Tua. Krahas, lexoj edhe disa analiste te tjere opozitare. I shoh ato jo si partiake, por si ATDHETARE ! Ju, mbi te gjitha, jeni vene ne sherbim per mbrojtjen e Atdheut. Kaluan mbi 20 vjet qe ky vend eshte shkaterruar dhe vazhdon te shkaterrohet, deri ne shperberje totale. Ne prag te 100 Vjetorit te Pamvaresise,qe presim t’a kremtojme,lufta per t’a shkaterruar sa vjen dhe intensifikohet.E kam te veshtire te shprehem me mire se ju analistet. Marrezite dhe krimet e ketij “te pushteteshmi”, qe po behet “i gjithepushtetshem” jane sintetizuar ne shkrimet tuaja. Nder analistet OPOZITARE ndaj berishizmit,e them me bindje se JU jeni Kryeopozitari, edhe mbi opozitaret partiake. Pena juaj do te mbetet ne Histori ! Pershendetje !

  7. MEMEDHETARI says:

    Shume “bema” te Saliut,qe nuk kam qejf t`ja numuroj sot se i kemi perseritur mijra here,jane HAPTAS TRADHETI !!!!!!!
    Por ne shkruajme komentin tone dhe…asnje reagim popullor…
    Kreret e Opozites duhet te marrin pergjegjesite persiper dhe jo vetem te numurojne e te ulurasin me fjale…
    Kemi arritur ne nje faze te tille qe nuk eshte cudi qe ndonje dite te bukur Saliu te “krenohet” duke thene “PO,JAM TRADHETAR!”,dhe ne perseri te shkruajme :”I shkreti,ka lajthitur fare”…
    Kemi harruar qe per kriminelin ka burgje,per te cmendurin ka litare…
    Dhe…”Yjet” rrijne e veshtrojne!!!!!!!!!!!…
    Te faleminderit 1000 here i dashur Mero,qe me gjithe veshtiresite qe ka sot FJALA E LIRE ne Shqiperi,ti po na hap syte te gjitheve me analizat e kthjellta qe ben ne vazhdimesi,duke folur hapur e qarte .

  8. ismeti says:

    ky HORR maloku asht lobist me i mir serb
    qdo her antishqiptar

  9. eli-Tiv says:

    …qarte po numeron ditet e tij tokesore….me zotin i lan ndryshe hesapet (eshte lidhja e tij personale..ne se e ka!!)
    Po ne c’presim??

  10. Hari says:

    te vetmet gazeta qe e referuan viziten a tij jane konservatore dhe ne sherbim te qeverise ne izrael..jerusalem post jepet falas….dhe ato e tallen bythen….te tjera gazeta me liberale dhe te pavarura si haretz as nuk ia permenden emrin…Mero je i madh….ate e shpartallon…e njeh me mire se sa njeh ai veten…

  11. arvanit says:

    shume vete ne ket forum fajsojne edi ramen per mos rrezimin e sali berishes nga pushteti. edi rama do kishte kete faj nese shqiperia do ishte nje vend demokaratik qe fatkeqsisht prej kohesh nuk eshte me. ne nje vend jo demokratik rrezimi i nje diktatori eshte ne dore te popullit dhe jo opozites (shif vendet arabe), per sa kohe populli do jete ne gjume diktatori do vazhdoje te mbetet ne pushtet dhe nuk ka liber apo editorial qe ta rrezoje nga pushteti.

  12. Xha Temja says:

    Duket sikur dikush nga te medhenjte i ka ngarkuar Berishes kete rol te perkohshem ambasadori. Ai shkoi ne Norvegji, vendi ku tradicionalisht behen bisedime te fshehta, shkoi ne Izrael, vend i shqetsuar perjetesisht per ekzistencen e tij. Bota eshte e shqetesuar shume se ndoshta Izraeli nga frika e paisjes se Iranit me bombe atomike mund te beje ndonje sulm kunder tij pa miratim te tyre. Natyrisht negociatat direkte te te medhenjeve me Izraelin mund te kompromentonin situatat. Duket per kete eshte perzgjedhur pikerisht kryeministri i nje vendi te vogel si Shqiperia, i cili eshte dhe musliman.Dhe nese brenda nje kohe te shkurter Berisha mund te shkoj edhe ne Teheran, atehere gjithcka behet me se e qarte. Por te kuptohemi, gjithe kjo qe themi mund te jete nje godine e ngritur ne rere…

    1. Shefqet Cela says:

      Nuk ka gonmar ne bote qe te autorizoje Saline per te lojtur rrolin e ambasadorit te shkathet. Amerika ka te tille,qe kane dhene rezultate te shkelqyera si Ollbrajt me te tjere. Po ashtu edhe Evropa i ka jo me pak te shkathet.
      Me vjen keq xha Teme si te vajti mendja tek ky njeri. Akoma nuk e ke marre vesh qe ai shkon nga halli dhe u ze deren si fandi spathi?

  13. Une nuk dua te shtoj me teper

  14. Une nuk dua te shtoj me teper atyre komenteve dhe analizes se Meros mor desha te pyes: Perse duke diskutohet me force opsioni i ngritjes se popullit ne protesta te fuqishme deri edhe te dhunshme(sepse vetem me dhune largohen diktatoret),kunder ketij njeriu qe fatkeqesisht drejton vendin ne Shqiperi?.Nese Opozita nuk mund ta beje duhet te çohet shoqeria civile,intelektualet,gazetaret dhe ta bejne te ndergjegjshem popullin se Sali Berisha nuk largohet ndryshe nga pushteti ose perndryshe do ta kemi ne pushtet deri sa te vdese.Mos shpresoni tek Europa,ajo ka hallet e veta boll !

  15. BARO CORROGJAFI says:

    I rjedhuri,i rrjedhur mbetet dhe e tregon vehten se eshte drejt rrjedhjes se plote kapitulluese.Na vjen edhe per te qeshur ,por me teper per te qare,kur Kryeministri yne ju tregon ministrave se çfare kishte vizituar ne Izrael! Dhe ata e degjonin me gojehapur,edhe pse nuk ju pelqenin ato qe degjonin nga goja e tij.Qendrimin i tij ndaj Palestines e shprehu hapur ne OKB edhe tani ne Izrael.PO per Kosoven çfare beri ?Asgje! Ai shkoi ne Izrael, si servil i tij,per te mbledhur edhe lemoshe,se kasa e shtetit eshte boshatisur.Zoti e ndihmofte !

    1. shpulla § says:

      Levizjet e Berishes nuk jane te pamenduara. Levizjet e tij jane ne konkurence me drejtimin qe ka politika shqiptare ne te ardhemen e drejtuar nga Topi. Berisha eshte ne dijeni te ketij plani dhe detyrohet te reciklohet si protagonist i ketij projekti. Dy korrente antagoniste jane instaluar ne shqiperi me regjimin e Berishes, ajo e islamizmit radikal me qender ne kosove dhe tjetra me e moderuar ajo e bektashijve qe mund te prezantohet me politiken e Topit. Kjo eshte sparkata qe do te beje Berisha duke mare distance kundrejt korentit xhihadist qe jane ne te njejten kohe dhe ”armiqte e USA, Izraelit dhe te BE”. Sali berisha do luftoje kunder Topit si i vetmi konkurent. Fjalimi qe mbajti ne Izrael e vendos ne kendveshtrimin e nje ”Laiku” dhe luftues te extremeve fondamentaliste si Irani gjithashtu ushtar i zellshem i politikes USA dhe Izraelit. Problemi i vetem qe do kete Berisha eshte populli shqiptar ku imazhi i tij eshte degraduar aq shume dhe nuk mund te jete si Lidership qe bashkon popullin. Sigurisht lidhja islamike mund ta sulmoje politikisht por dhe kjo kthehet ne favor te Berishes si antifondamontalist. Mendimi im eshte se gjithe kjo teze ka per qellim vetem zbardhjen e Berishes si nje person qe mund te shpetoje veten dhe familjen e tij dhe asnje te ardheme politike ne shqiperi.

  16. anticensurë says:

    mero si po shkon promovimi i “kurvanit”?
    qindre autogramet që ka dhënë rama nuk janë shumë!duhet të japë miliona e miliarda!vetëm kështu do ta rrëzojmë berishën!
    mero kur ka ndërmënd të kalojë këtej nga qerreti?
    unë jam me pushime në qerret,në fakt jam duke shkruar një monografi për bleonën dhe po qëmtoj këtu për origjinën e saj!
    kështu që kur të jetë këtu të kem mundësi ti marr një autogram dhe ta shoh me mirënjohje të thellë udhëheqësin tonë zvarranik!si thu mero zvaranik nuk është emëri i përshtatëshëm për shalë rrjepurin tonë!butak,ligavec do të ishte më mirë!zvarranikë dhe kur stë helmojnë të kafshojnë të paktën.ka toni të mbush me jargë!të paktën jargët e ligavecit tonë janë qesharake,me humor!humor makabër por sprish punë në kurrizin tonë i bën!mbajmë ne,bile dhe e lavdërojmë!

    1. PARAK says:

      Ka shume urrejteje, verberi, jarge dhe helm ne komentin tuaj, Anticensure. Keto te gjitha se bashku,nuk sjellin besueshmeri ne kete koment. Dhe as i shton ndonje pike ketij komenti, autoportreti yt prej qemtuesi te rrenjeve te Bleona Qerretit qe, e thene midis nesh, i rri keq komentit tend. Nuk kam ndonje simpati per Ramen, madje mund te pohoj se ai,si drejtuesi i opozites, sot, eshte pengesa kryesore e nje fronti efektiv kombetar kunder sharlatanizmit dhe rrezikut qe paraqet Berisha per interesat e vendit dhe kombit. Por nuk me pelqejne as qe, jargaxhinjte, per cfardo arsye, sublime apo meskine,te jarganjosin publicistiken dhe forumin qe komenton ate. Mund te gjesh stil tjeter te shkruajturi per te mbrojtur Berishen, nese ai eshte idhulli yt, edhe pse, personalisht, do ta quaja vehten shume te talentuar sikur te mundja qe ta mbroja. Gjithsesi, terbimi yt kunder Rames dhe “Kurbanit” te tij, nuk eshte rruga e efektive per ta realizyar kete. Miqesisht nga PARAK.

      1. anticensurë says:

        PARAK!?
        emërvi pa dëgjuar për mua,ose më mirë nuk më ka rënë në sy!u përpoqa ta kuptoja por dolën kombinime pa ndonjë domethënje.
        Një gjë më bën përshtypje ka disa kohë që emra të pa njohur po më akuzojnë si mbështës të fshehetë të berishës!nuk e di se ku e gjeni një fakt të tillë,por di përse e bëni!?e bëni thjeshtë në mënyrë provokative për të ndikuar tek komentuesit e tjerë!tek ata që normalisht janë të lëkundur!deri sot nuk kam parë aasnjë nga kundërshtarët e vërtetë të berishës që të më ketë akuzuar në këtë mënyrë!aq më pak nga ata që janë shqiptarë dhe nuk i intersojnë partitë e ndyra shqiptare!është e çuditëshme,jo dhe aq,por mesa po shoh janë mbështetësit INTERESAXHINJ të ramës!janë ata mbështës që nuk dallojnë nga mbështetësit e verbër të berishës,metës!këtë verbëri mbështetësit e berishës e kanë një pjesë prej budallallëkut,tjetra prej shpirtligësisë e fundit prej fitimit!ata të metës thjeshtë prej fitimit!këtu në komente janë më të moderuarit dhe e dinë se janë në gabim.i vret ndërgjegja por i ngushëllon fitimi!kurse ti dhe disa të tjerë kush më mirë e kush më keq,në shkrime,përpiqeni të shtrëmbëroni atë që unë shpre në shkrimet e mija!po të jetë thjesht koment për komentin e mësipërm e kuptoj,mund të nxjerrësh një përfundim të gabuar!POR nuk ma merr mëndja që ti ke shkruar thjesht për këtë koment!po të jetë kështu atëherë zotëri ku është interesi juaj!???
        Ju kam shkelur në kallo për librin e botuar nga ju?ju humbin fitimet nga kundër publiciteti që po i bëjnë nje pjesë e komentesve?
        keni mbetur ofenduar për qerretin?është thjesht një rastësi që e përmënd dhe e lidh me bleonën!nuk jam në qerret por desha të thosha se kur shqipëria digjet rama vazhdon akoma të krihet!në vënd që të ngrej popullin ai bredh për të shitur „kurvanin“ e tij!sikur ai libër të ishte tora,bibla ose kurani për të shpëtuar shqiptarët!mor zotëri unë nuk helmoj por nxjerr të gjith atë vrer që më mblidhet çdo ditë që diktatura forcohet!nuk jam i verbër sepse shikoj ku po na çon diktatura berishjane dhe se kush po e ndihmon atë që të qëndrojë në këmbë!urrejtje,po!për diktaturën që për herë të dytë do ta çojë shqipërinë në luftë por më shumë për atë që hiqet si kundërshtar i berishës por në fakt është aleat i tij!për atë që po më tradhëton mua si popull!duke më thënë „unë jam me ty,unë jam vëllai tënd“,kurse në anën tjetër është me kundërshtarin tim!zotëri nga rama kërkohet trimëri!nuk e ka!asgjë të keqe.lëri vëndin dikujt tjetër!nuk them se unë jam më trimi a më i zgjuari,por them se kur unë nuk jam i zoti të përmbush kërkesat e njerëzve që më kanë ngarkuar një detyrë!thjeshtë!ngrë duart përpjet!dorzohem dhe i them kaq isha i zoti kaq munda!bujrum ta marrë më i zoti!këtë nuk po bën rama,duke mos bërë këtë ai po shkatërron gjithçka!ndoshta është më mirë kështu!?duhet prekur fundi për tu ngritur!në ‚97ën u prek fundi,pamë rrezultatin!rama kishte dhe ka mundësinë ta ndryshojë situatën pa prekur fundin!nuk po e bën dhe nuk i intereson ta bëjë!këtë se di përse!di vetëm se shqipëria po çarmatoset gjithnjë e më shumë dhe se një ‚97të do ta bënte pre të lehtë për fqinjët tanë „të mirë“për të cilët gjeniu i kurbanit nuk e ka hapur kuurrë gojën!
        Përshëndetje PARAK kushdo që të jesh!

  17. anais says:

    qe shqiperia do te mbante per kryeminister nje DON KISHOT, as ne enderr s’do doja ta shikoja …… faqja e zeze ….

  18. X says:

    Rama eshte politikan shume i dobet e sjell sala verdall fatkeqsisht.

  19. luis says:

    Hajvanlleqet e tij nuk po kane te sosur.Mero je vertet i madh.
    Kam pelqyer edhe komentin e Shefqet Celes shume i sakte.
    Vetem tani jam i sigurte se ky do kete nje fund te palavdishem se ky mendon ashtu sic genjen shqiptaret do genjeje dhe Zotin,
    Ka shume gjynahe per te lare,si ne kohen e komunizmit qe mori ne qafe shume njerez dhe tani ne pushtet qe nuk ka liber ti zere poshtersite e tija.

  20. visari says:

    Kemi pasë e kemi edhe në anën tjetër budallenj, veç budallait tuaj nuk i afrohen as deri te gjuri. Ekzemplar i rrallë që në krye të një shteti të qëndrojë një njeri me kaq defekte mentale. Ky e përbalti fëlliqësisht Shqipërinë e kohëve moderne. Mjerë ne, po më shumë mjerë ju.

  21. pena says:

    I ziu Sali,po flet me qoftelargun,Emarrte sa me shpejt te shpetoje ky popull

  22. e verteta says:

    Pershendetje zoti Baze.
    Analizat e tua jane shume te sakta. Por nuk eshte e vertete qe Ai eshte i pushtetshem. A kishte me te pushtetshem se Gadafi, dhe e pate si perfundoi, si qen.
    Revolta e popullit dhe gjaku i martireve te 21 Janarit do ta shuajne kete fare te keqe qe po mer ne qafe kete vend te bekuar nga zoti.
    Uroj qe me ne fund ky vend te gjeje nje njeri qe ta beje pas 100 vjetesh te lumtur.

  23. Faik Konica says:

    Mero te gjitha keto qe ju permendni nuk jane fakte.
    Fakt eshte:
    -SHQIPERIA ME RRUGE MODERNE
    -DRITA 24 ORE
    -RROGA,PENSIONE TE NGRITURA
    -INTERNET KUDO,EDHE NE SHKOLLA (se ju talleshit per kete)
    -SHKOLLA TE REJA
    -NJE JETE E TERE E NDERTUAR NDRYSHE NE SHQIPERI.
    -LIRIA JUAJ E PAKUFIJSHME PER TE SHARE BERISHEN GJITHE DITEN E NATEN
    -SUBVENCIONI BUJQESOR
    -HIDROCENTRALE NE NDERTIM
    KETO PER SOT

  24. guri says:

    SHume i bukur shkrimi Z.BAZE,por harrove kesaj rradhe ti kujtosh vrasjet qe ka bere Berisha,gerdecin,21 janarin etj……….

  25. Zani Burimi says:

    Mero, mire qe ma sqarove gjendjen patologjike te Sales, se, me thene te drejten, kur filloi Fiksi mbreme, thashe se e hiperbolizuan se si ka molloisur ai trushkuluri yne ne Izrael.
    Replikoj me alias “Faik Konicen”: Ore miu i Saliut! A nuk te vjen turp qe i shkruan ato yneret e Berishes ? A nuk mjaftojne Gerdeci dhe 21 Janari per te karakterizuar Kryeministrin si tiranozaur? Mos guxo te felliqesh Konicen e madh me nominimin tend, se te piu e zeza!
    Mero, p r sh!

  26. Mallakastrioti says:

    ::::::::::::Matufi plak Sali Berisha, filloj tu bente “Pasqyrim” Rezultateve te Qeverisjes se tij ne Izrael..duke u treguar si “Myslyman Liberal”, Shqiperia Shtet simbol i bashkjeteses fetare etjera si keto..
    po Matufi plak harron se politiken e jashtme te nje shteti , shtete si izraeli e mbeshtesin ne Sherbimet Inteligjente..pra shkurt nga Informacjonet qe ka Sherbimi i saj i Fsheft “Mosad” jane ato qe perc aktojne dhe japin driten jeshile ose jo per disa shtete, dhe jane ato qe perpara se Sali Matufi, te arrinte ne Izrael, ti kene dhene nje Dosje kry.Ministrit izrealit, dhe ne kohen qe “Llapte” berisha ai e kishte te hapur ne Tavolinen e tije…
    1-Shqipetaret duhet te kerkojne me referendum Daljen nga Konferenca Islamike..Shqipetaret nuk jane te “Thekur” per Fete…Shikoj Mallakastriotet, qe nuk u “Rruhet” fare..pastaj cili je ti qe ne Emer te Shqipetareve kerkon te na fusesh dhe na Fute ne Konferencen islamike??
    2-Si vend i Bashkjeteses Fetare, jame i Bindur se Shqipetaret edhe myslymanet do te kerkojne daljen e Shqiperise prej kesa konference “mesjetare Myslymano-Anadollake”….

  27. lushi says:

    po ai esht budall po me budallenj jan ata qe i shkojn mrapa

  28. shkodrani says:

    Analiza e z.Mero e sakte ….me vjen keq me nji IDIOT me pseudonimin Faik Konica,..ban mir me komentu te 55 ose ta ABC…..shkerdhate

  29. raimonda says:

    Mjaft shate berishen.
    JU MINJ QE MEZI PRISNI TE VIDHNI SIC BETE NE 1997-2005.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje