Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit është i sigurt se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe të eliminojë Barcelonën në Kamp Nou.
Sipas tij, ndeshja u vendos vetëm nga goli i Pujol dhe nëse do të ishte evituar, Reali do të kishte dalë me një fitore nga Santiago Bernabeu.
“Mua më pëlqeu mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. Gabimi i vetëm ishte që nuk u treguam të vëmendshëm të goditja standarte. Jua siguroj se po të mos kishin shënuar nuk do të na kishin vënë aq shumë në vështirësi”.
“Jemi të gjithë të trishtuar por kjo është Kupa, ka një ndeshje kthimi dhe do të tentojmë gjithçka në fushën e Barcelonës për t’u kualifikuar”.
Futbollisti ka treguar se të gjithë janë të bindur se mund të përmbysin ndeshjen dhe se mund të eliminojnë katalanasit. “E gjithë skuadra është e bindur, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e komplikuar. Barça është një skuadër e fortë po as ne nuk jemi më pak. Kemi treguar disa herë se mund të luajmë ballë për ballë me ta. Na duhet vetëm të udhëtojmë drejt Kamp Nou me një ide të qartë: duhet të fitojmë”, përfundoi Benzema.
Mbajne veten me GAJRET njelloj si femijet ne pyll natren,qe kendojne medemek se nuk kane frike,por BREKET I KANE MBUSHUR PLOT!!!Haaaa!!!Ah,sikur te mos kishte bere gol ai Pyjoli!!!Haaaaa!!!Po me nje GOL merret edhe KAMPIONATI BOTEROR,o QYP BOSH!!!
Ah sikur mos te bente gol Pujoli dhe te mos ishte Mesi qe beri ate pasim brilant tek Abidal.Ah sikur Reali te mund te luante me mire dhe Barca mos te ishte ashtu si eshte, ah sikur…..dhe ne do te fitonim thote ky qyp.
Vine re si fillon artikulli-eshte i sigurt se mund te fitoje
Fjalet I sigurt dhe mund nuk shkojne ne te njejten fjali
Nuk ka nevoje per koment te metejshem
Ca beni se lat nam me keto budallalliqe po mos te ishte ky po mos te ishte ai,ne nuk po themi qe reali eshte skuader e dobet por perpara barcelones jen shum poshte si nga karakteri dhe nga profesionalizmi,me keta futbollist qe ka reali(jo te gjith)si pepe,karvajo,serxhio ramos,dhe me ate trajnerin murinjon ka per tu katandisur ne nje skuader te vogel,reali duhet te heqi murinjon sepse sa te jet ai(murinjo)reali jo me barcen nuk e fiton dot por as kampionat nuk merr dot,ndersa sa per pepen ai njeri duhet te perjashtohet nga futbolli sepse vetem nje rrugac i ben keto qe ben pepe
Ligji i kompesimit. Reali do triumfojë!