Të gjithë të çmendur pas “Manita de Dios”

8 Mars 2012, 12:27Sport TEMA

Rudi Fëler, ish-Kampion Bote me Gjermaninë dhe tani në rolin e drejtorit të përgjithshëm te Bajer Levrkusen, ka parë nga afër se si Mesi shpërbeu ekipin e tij në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Për këtë arsye, legjenda e futbollit gjerman nuk ngurron të bëjë një krahasim mes argjentinasit dhe dy legjendave të futbollit botëror, Maradona e Pele.

“Nuk është vetëm për pesë golat që na shënoi sot, ai ka vite që tregon këtë nivel. Ai tashmë është në të njëjtin nivel me Pele dhe Maradonën”, tha gjermani që kundër “Pibe D’Oro” ka luajtur në finalet e Botërorëve 1986 dhe 1990.

Që pas natës së mbrëmshme, Lionel Mesi ka marrë një tjetër nofkë që është shfaqur në faqet e para të të gjitha gazetave spanjolle, “Manita de Dios”, duke bërë lojë fjalësh me pesë golat e tij dhe nofkën “Dora e Zotit” që iu vu golit të Maradonës përballë Anglisë.

Por Paolo Rosi, një lojtar që e njeh mirë Maradonën pasi ka luajtur shpesh kundër tij, është i bindur se Mesi është më i mirë se ish-rivali i tij në kampionatin italian dhe me kombëtaren.

“Ndoshta mund të cilësohet herezi por sipas meje, Mesi mund të cilësohet më i mirë se Maradona. Diego kishte goditje të ndryshme, ishte një gjeni, shpikte lëvizje e veprime, por në nivelin realizues Mesi është i pabesueshëm. Sigurisht që duhet të plotësojë udhëtimin e tij duke fituar me kombëtaren por jam i bindur se ka shumë kohë në dispozicion për ta bërë një gjë të tillë”, tha ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 1982.

Por vetë Mesi vazhdon të shfaqet modest në deklaratat e tij. “Është gjithmonë bukur kur shënon 5 gola, por tani për tani, për ne ishte e rëndësishme të kalonim turin pasi në këtë pikë çdo ndeshje ka vështirësinë e saj. Duam të fitojmë përsëri Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit, ndërsa në kampionat do të luftojmë deri në fund”, ishin fjalët e argjentinasit i cili është larguar nga fusha e “Kamp Nou” duke marrë si dhuratë topin e ndeshjes.

10 komente në “Të gjithë të çmendur pas “Manita de Dios””

  1. Horri i bulevardit says:

    O o lojtar pa pordh, pa tangarllik o i modh,duket robi qysh ne te pame,as si bj mqaf njeriut, as nuk ankohet edhe kur e vrasin derrat.
    Ky Lionel Mesi, i bo zbor topit dhe hallall ja ka bo zoti, i ka hak ato pare.

  2. ...? says:

    me ate portier edhe une i kisha bere 6 gola.

    1. Epirioti II says:

      Po mër po

      1. dua gol says:

        Aty ka qënë ai portieri,por 7 gola nuk ka bërë njeri te porta e tij.

  3. VLORA 1 says:

    O NJERZ KU ESHTE LEGJEND E FUTBOLLIT QE KEMI FATIN TA SHIKOIM NE …

  4. elvis says:

    Per mua eshte shume i mire,por mos harrojme qe Pele ushehoqi Brazilin ne 4 kupa bote ku fitoi 3,kurse maradona fitoi 1 dhe humbi 1.Nje lojtar quhet madheshtor kur udheheq dhe kombetaren gje qe messi nuk ka arritur ta beje kurre.Ate qe ben me Barcelonen nuk arrin ta beje me Argjentinen.Mos harrojme qe kishte mbi 1 vit ne ndeshje zyrtare qe nuk shenonte me Argjentinen dhe gjithashtu ka 2 superlojtare mbrapaqe e furnizojne Xavi dhe Inista qe per mendimin tim vjet duhet ta fitonte nje nga keta te dy.Megjithate mbetet nje lojtar i madh

  5. bashkim kreka says:

    bravo elvis. mesi te fitoje nje here boterorin , pastaj te flasim. ronaldo i madh , kishte 2 vjet pa prekur top dhe e mori brazilin prej dore dhe me 8 golat e tij e shpalli kampion bote, me 1998 ishte ne finale ne prag te vdekjes dhe me 2006 u be rekordmen i boteroreve me 15 gola. per mua ai eshte lojtari me modern i futbollit dhe me i pafati se bashku me van basten.

  6. henri says:

    po çfare ka perpara Messi kur ben ato dhjetra gola njerin me te bukur se tjetri apo ato dhjetra asiste te pastra (qe besoj as edhe njerit ne histori nuk i numerohen) …kunguj valle.?!!!! Me duket se me lojtaret me te mire te botes eshte perballur…Real Madrid, Manchester United, Milan, etj etj. Ne qofte se flitet per kombetaren argjentinase nuk ka se cfere te beje individualisht Mesia i futbollit kur ne sulm Argj i ka pergjithesisht As-a dhe nga mesfusha e mbrapa prasa (per me teper me Maradonen “trajner”) Ore…eeee…. po i mbani mend golat qe ben… ah po … meqe ra llafi golin e dyte me Realin e Madridit vjet (0-2 Champions rishifeni ne youtube) mos ishin gje birila stervitjeje ata 5 mbojtesa + portierin qe e kishin perpara qe nga mesi i fushes…Shpresoj juve skeptikeve (pa lidhje) t’ju vije shikimi i duhur per te mos thene mendja e duhur te beni krahasime me lojtare kalimtare si Ronaldo 1 apo edhe 2…

    1. Elvis says:

      Henri.Nuk ja mohon njeri ate qe ben sepse ka bere,ben dhe shpresoj se do te beje akoma gola nga me te bukurit.Kot nuk i thone alien.Por une shpresoj inshallah nuk peson ndonje demtim alla Van Basten ose Ronaldo sepse atehere do ishte nje humbje e madhe.Nuk jemi une e ti qe e cilesojme por jane eksperte futbolli.Pastaj nuk ka pune skeptiku sepse une siper kam thene “per mendimin tim”.Cdonjeri ka mendimin e vet.

  7. henri says:

    O Visi, fjala jote ne bith te …per ate punen e demtimit (pa lidhje fare, inshallah nuk je nga ata qe ja urojne)O Doni…sigurisht qe cdo njeri ka mendimin e vet…te fala Kristit se edhe ai ben gola shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje