“Komplimente për titullin e 28-të, pas 9 vitesh jeni përsëri më të mirët në Serie A”. Këto janë fjalët që presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka shkruar në letrën e urimit dërguar Juventusit dhe bërë publike nga agjencia “Ansa”.
Duket qartësisht që nëpërmjet këtij urimi, përmbahet edhe një orientim i mirëfilltë i organizmit që drejton futbollin botëror mbi çështjet e hapura nga klubi bardhezi për kthimin dy titujve kampion që iu hoqën nga procesi “Calciopoli”. Ky orientim është më i dukshëm për faktin se kjo letër i drejtohet personalisht presidentit Andrea Anjeli.
“Është kënaqësi e madhe që t’ju përgëzoj për fitoren e titullit të 28-të Kampion i Italisë. Të dielën e kaluar, pas një paraqite të madhe, skuadra e rekordeve e Juventusit ka arritur të sigurojë titullin e 28-të kampion. Një rezultat i madh që me të drejtë ka ngjallur menjëherë gëzim dhe eufori. Kjo pasi pas 9 vitesh, Juventusi ka fituar përsëri titullin e skuadrës më të mirë italiane të Serie A”, shkruhet në letrën e presidentit të FIFA-s.
Mesazhi i Blater ndaj Juventus duket i qartë: nuk do të ketë mbështetje nga FIFA për Anjelin apo drejtuesit e tjerë bardhezinj nëse ata kërkojnë 2 titujt e hequr, pasi ky institucion njeh dhe respektin vetëm vendimet e marra nga Federata Italiane.
Tani pritet reagimi i klubit bardhezi, që ka bërë të qartë se nuk e ka problem të luftojë kundër të gjithë atyre që kërkojnë që Anjeli dhe tifozët të tërhiqen nga kërkesat e tyre, mesazh i vendosur me qartësi në stadiumin e ri, i cili që tani është i dekoruar me 3 yje dhe numrin 30.
Forca Juve je me e mira , titujt nuk ti heq ai derri i korruptuar
Normalisht edhe sivjet titulli ishte i trukuar,kjo ka per te dale pas disa vjetesh.
o edo sa vjet ke qe shikon futboll italian ,se duket qe nuk ke njohuri fare.
c’koqe kandari qe je o malok..ncncncncnc