Urdhri i parë i Flamurit si ministër ishte firmosja e një rregulloreje të re për ruajtjen e personaliteteve nga sulmet me plehra. Pas kushtrimit që dha një deputet socialist që pushtetarët të qëllohen me qese plehrash kudo që të gjenden, Flamuri urdhëroi përpilimin e një urdhri që rriste masat e sigurisë për personalitetet që të shmangnin goditjen me qese plehrash.
Pika e parë e urdhrit kërkonte që në asnjë prej pallateve të ministrave të mos kishte kazanë plehrash afër dhe anash rrugës. Kërkoi urgjent nga Bashkia të verifikoheshin shtëpitë e gjithë ministrave dhe të shmangeshin kazanët e plehrave.
Por ndihmësi i tij i kërkoi një sqarim.
-Kemi një problem shef, i tha. Ministrat tanë kanë nga disa shtëpi dhe nuk rrinë kurrë aty ku deklarojnë. Rrinë ose tek shtëpi e vjehrrës, ose e kunatit, ose e vëllait, po jo tek ajo që kemi në adresë. Si do t’ia bëjmë?
-S’kemi punë ne tek shtëpi e kujt rri ministri, i tha. Ndiqni ministrin pas, atje ku fle ai, aty merrni masa. Shtëpitë e tjera s’keni punë.
Ndihmësi u qartësua dhe u kalua tek pika e dytë që ishte “Identifikimi dhe parandalimi i sulmeve me qese plehrash”. Sipas përshkrimit që kishte bërë ndihmësi i Flamurit, personat e dyshuar që mund të sulmojnë me qese plehrash janë djem të rinj, të veshur trendy, që ngjan me ata të lëvizjes Mjaft ose burra të moshës së mesme, ekstravagantë, pa kravatë, me rroba sportive, që shëtisin me qese plehrash në dorë. Masa e parë është që nëse dikush shikon tipa të tillë me qese në dorë të njoftojë 129 për alarm për sulm mbi zyrtarët.
-Kemi një problem dhe këtu, i tha ndihmësi.
-Çfarë problemi ka, i tha Flamuri.
-Kemi nja dy ministra që i dërgojnë gratë të zbrazin plehrat dhe kam frikë se do ketë alarme fallco.
-Jo, jo, se ministrat tanë nuk duken si çuna qyteti, tha Flamuri, mos ki merak. Kalojmë tek pika e tretë.
“Shmangia dhe paralizimi i sulmeve me qese plehrash”.
Në këtë pikë ndihmësi i Flamurit kishte parashikuar që ministrat të mbajnë poshtë kostumit një qese me të cilën mund të mbulohen menjëherë në rast se pikasin se dikush do t’i sulmojë. Kjo mund të shmangë ndotjen e rrobave dhe prekjen e plehrave në fytyrë. Pastaj vazhdonin udhëzimet për bodigardët se si duhet ta ndalnin dhe paralizonin agresorin.
-Edhe këtu kemi një problem shef, i tha ndihmësi. Ai Burri ka dhe antiplumb, tani i shtohet dhe kjo qesja dhe ngarkohet shumë.
-S’ka problem, i tha Flamuri. Tani e tutje ai Burri do dalë gjithmonë i shoqëruar nga unë dhe e mbaj unë qesen e plasmasit dhe po më qëlluan u dal përpara.
Vazhdojmë me pikën e fundit. “Kontrolli ndaj plehrave toksikë në kazanët e plehrave dhe mjeteve të rrezikshme”.
-Kjo është detyrë për Bashkinë, tha Flamuri. Dua çdo ditë një raport të hollësishëm nëse në kazanët e plehrave afër lagjeve të ministrave ka plehra me përmbajtje toksike ose lëndë të rrezikshme helmuese, i tha.
-Kemi një problem shef, i tha ndihmësi. Nuk kemi një listë të plehrave toksikë apo të rrezikshëm që prodhohet nga banorët.
-Si nuk keni, tha Flamuri i çuditur. Për shembull mund të gjendet jashtëqitje në kazanë plehrash. Ndonjë qytetar hedh një here tek kazani që ta ketë afër për të qëlluar ndonjë ministër. Lul Basha të mos më rrijë në zyrë gjithë ditën me Kunatin, por të dalë të kontrollojë kazanët. Ja ta them unë një rast. Shëtitorja e Kunatit ku shiten qofte s’ka as WC, as kazan plehrash, asgjë dhe gjithë njerëzit e bëjnë urinën pas kioskave të Kunatit. Aty unë kaloj çdo ditë për në PD dhe nja tre- katër ministra po ashtu. Të kontrollohet rruga cep më cep dhe të bëhet analiza nëse aty ka jashtëqitje me përmbajtje toksike apo jo.
-Nuk besoj shef, i tha ndihmësi. Ato qoftet janë me bukë, s’kanë fare mish, dhe birrat e Irfanit bëhen shurrë për çerek ore.
-Nejse, detyra e Bashkisë është të kontrollojë, tha Flamuri, se nuk dua surpriza.
Në fund, duke firmosur urdhrin, Flamurin e kapën emocionet nëse do ta hidhte atë siç duhej. Shkroi F…, pastaj mbiemrin, pastaj atë dreq rrethi që s’e bënte dot njësoj. Më në fund u çlirua. E hodhi dhe firmën.
-Merre, i tha ndihmësit, dhe mo të shikoj më plehra asgjëkundi.
Fragment i shkeputur nga shkrimi:
“-Kemi nja dy ministra që i dërgojnë gratë të zbrazin plehrat dhe kam frikë se do ketë alarme fallco.
-Jo, jo, se ministrat tanë nuk duken si çuna qyteti, tha Flamuri, mos ki merak. ”
Ketu i ke thene te gjitha o Z. Mero!(te pergjigjia e sinqerte e flamurit “TEND”.
– Me fal,shef,por…m`u thafte goja dhe mendja per keto qe mendova dhe do te them:Po sikur,larg qofte,megjithe masat qe do te marrim sikur dikush,psh,nje i perndjekur politik te perfitoje dhe t`ju godase me plehra ne koke e t`ju beje “mut” nga koka ne kembe…Ju,cfare do te beni,dhe ne te tjeret cfare duhet te bejme???
– Shume e thjeshte,tha Flamuri,do shkoj menjehere te pastrohem dhe duke u lare do falenderoj Zotin qe …nuk me qelluan me gure apo dicka tjeter…
Bravo Mero se me dashie pa dashie e bere nje injorant minister se ky lolo eshte gati te beje cdo gje per klounin Berisha dhe keshtu ti ja perforcove me shume besimin per Mu[t]lin per ta pasur me prane si qen te bindur qe e ka. Prandaj duhet te mbash edhe ti fajin qe me gallaten tende na vure nje debil qe te na rueje nga kriminelat e sojit te tij
kvzZqA rxjcmocgnfwy, [url=http://leilwchixxdr.com/]leilwchixxdr[/url], [link=http://gzgoclwlelzr.com/]gzgoclwlelzr[/link], http://refxangnwqou.com/