Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se përfshirja e zyrtarëve të lartë qeveritarë në afera korruptive nuk i jep imazh të mirë Kosovës.
Cliff tha se në Kosovë nuk ka parë ende një rast kur një i dyshuar për korrupsion të japë dorëheqje. Ai gjithashtu tha se privatizimi i PTK-së dhe i KEK-ut është i domosdoshëm, pasi shumica e shteteve evropiane dhe botërore e kanë bërë këtë gjë. “Nëse Kosova do që të ketë më shumë investues të huaj, procesi i privatizimit duhet të bëhet dhe të jetë sa më transparent”, ka thënë Cliff në një konferencë të organizuar nga KDI-ja.
Drejtuesit e këtij instituti theksuan se është zhgënjyese se si zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë dhe janë përfshirë në afera të korrupsionit, ndërsa përsëri vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre. Sipas KDI-së, kjo nënkupton se nuk kemi një reflektim të moralit politik dhe ende nuk kemi një veprim të mekanizmave që duhet të trajtojnë rastin e Grandit./KD
Bravo Zoti Cliff, a po don me e lane Kosoven pa qeveri tash qe jena ba me vedi e kena shpetue prej shkive?
Pasi per me zbatue kriterin per perfshirje ne korrupsion u ka dashte me u dorheqe e me hike te tane…
Keta qekan tan kamunista. Doktori ka vjedh e ka vra e s’do me ja dit hiq per dorheqje. Ka burrni malcia apo jo.
O TemA, ju lutem mos na flisni me fjale te huaja qe nuk i kuptojme!! Ca eshte kjo “dorehjqej” se as ta shkruaj nuk po di?!!
Në Kosovë të dyshohesh për korruptim është të kesh potencial për tu bërë kryetar i shtetit. Në CV korruptimi si cilësi dalluese personale konsiderohet si përparësi gjatë konkurrimit dhe kusht i domosdoshëm për tu bërë ministër sikur që janë të tjerët.
One more thing you may not know Mister Cliff: Populli ynë është mbetur i izoluar në mes të dy zjarreve: njëri zjarr nga qeveria jonë dhe tjetri nga Evropa. Njëri po na plaçkit, tjetri na ka futur në geto dhe nuk na lejon të lëvizim.
Ksaj i thojn “kryt ka muri e bythen nga kuji”
Nuk duhet te habiteni z. Cliff. Tita i ka pase mesuar keshtu! I ka gjveshur nga çdo lloj morali dhe etike njerezore. I ka mbajtur ne pozita te larta shume “shqiptare” e “patriote” per ta plaçkitur popullin shqiptar. Te gjithe titistat dhe pasardhesit e tyre jane te perfshire rende ne korrupcion dhe ne kete pike e kane bere per vete edhe gjyqesorin dhe policine. Keta nuk kane asnje lloj morali as etike prandaj doreheqja per ta edhe nuk egziston!… Jane mesu me e vjedhe popullin e vet duke qene ne institucione dhe te mbrojtur me “ligjet” qe i miratojne vete dhe ia pershtatin vetvehtes dhe interesave te veta!!!…
Drenica e Kuqe