Futbollisti legjendar gjerman dhe tani president i Bajern Mynih, Karl Heinz-Rumenige, frikësohet se presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, nuk do të jetë në gjendje për të ndaluar shpenzimet marramendëse të klubeve evropiane, pavarësisht futjes së rregullës financiare për lojë të ndershme.
“Platini premtoi se do të jetë këmbëngulës dhe do të qëndrojë prapa vendimit të tij. Unë besoj se ai e mban fjalën. Por, shpenzimet e klubeve në Angli dhe klubit francez (PSG), mendoj se janë mbi ligjin. Unë shpresoj se do të ndëshkohen. Unë ndoshta kam fituar më shumë në kohën time, por sot janë kaluar të gjitha kufijtë. Se si Ibrahimoviç fiton 15 milionë euro në vit, unë nuk mund ta kuptoj”, tha Rumenige.
Futbolli po e humbet bukurine me kaq shume investime.
E para e punes, Ibrahimovic mund te fitoje krejt i vetem gati 7-8 ndeshje ne sezon, plus ndihmen per ekipin gjate gjithe vitit! Aty ku shkon ai fitohet kampionati, Juve, Inter, Milan (Barca squhet) e tani PSG…. E dyta, I dashur Karl Heinz, ti jeton ne Europen kapitaliste, ku cmimin e cakton TREGU, perderisa ka njerez qe duan ta blejne, atehere ai eshte I lire te shitet jo 15 por edhe 30……. E treta per punen e FPF, kete pune do ta shohim vitin tjeter kur hyn ne fuqi