Morati akuzon gjyqtarët: Si në Calciopoli. I përgjigjiet Juve: Lexo raportin e Palacit

19 Nëntor 2012, 11:05Sport TEMA

Masimo Moratit nuk i ka pëlqyer drejtimi i ndeshjes Inter-Kaljari, të përfunduar në barazim 2-2, sidomos për penalltinë që i është mohuar skuadrës së tij pas një kontakti mes Ranokia dhe Astori në zonën kundërshtare në minutat e fundit të takimit. Pasi ka urdhëruar skuadrën të qëndrojë në heshtje për shtyp, numri 1 i zikaltërve ka folur vetë para kamerave, dukshëm i nervozuar për atë që ka ndodhur në stadium.

“Janë tre ndeshje radhazi që pësojmë episode kundër, tani u mbush kupa! Është një situatë që e kam përjetuar edhe më parë, pas shumë vitesh nuk dua të përjetoj më gjëra të tilla. A filloj të ndjej një klimë të njëjtë me Calciopoli? Me Juventusin fituam se na ndihmoi Zoti, jo falë gjyqtarit; me Atalantën kemi pësuar një penallti që e cilësoj të dyshimtë vetëm për t’i bërë qejfin gjyqtarëve dhe sot pamë një situatë absurde. Pastaj ekzistojnë edhe komentatorët televizive që japin opinione duke u bazuar mbi eksperiencën e tyre si juventinë!”, ishte komenti i Moratit.

“Më ka ardhur në maje të hundës dhe e them një gjë të tillë. Në fushë, e vetmja gjë që thoshte gjyqtari ishte “Ju të Interit mbylleni gojën”. Atëherë të na thonë kush janë të tjerët. Diferencën në klasifikim e bëjnë gabimet e gjyqtarëve që janë të vazhdueshme, ndërsa nuk kërkohet asnjëherë falje”, tha Morati.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Juventusit, që e ka ndjerë veten të përfshirë në këtë çështje pasi Morati kujtonte vitet 2004-2006 dhe çështjen që kishte lidhje me klubin bardhezi. Në faqen e Internetit të kampionëve të Italisë është një foto mbi të cilën shkruhet “NO COMMENT”, ndërsa po të klikosh në të, përfundon te relacioni i inspektorit të Federatës Italiane të Futbollit mbi ligjshmërinë e titullit 2005-2006, ku flitet për përgjimet telefonike të bisedave të Interit me dizenjatorët e gjyqtarëve si dhe me përfshirjen në këtë çështje të ish-presidenti zikaltër, Xhaçinto Faketi.

2 komente në “Morati akuzon gjyqtarët: Si në Calciopoli. I përgjigjiet Juve: Lexo raportin e Palacit”

  1. TOTILA says:

    E RIPERSERIS: Ekipi me pis i ITALISE per te gjitha koherat dhe me i pa vleri ngelet INTERI.

  2. kapo says:

    Ore ti perserite sa te duash po pse kush eshte skuader juvja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje